Sorollatjet e Fanes në bulevard, para dritares së kryeministrit, më në fund dhanë frytin e vet. Një ditë Fania shikon nga xhami i makinës Zenin që futej tek dy kullat binjake. Ndaloi makinën dhe u nis urgjent pas tij shkallëve. U fut tek kafja e preferuar e tij. Fania nga pas. E përshëndeti. Zeni, që i buzëqesh gjithkujt, i buzëqeshi. Fania sa nuk fluturoi nga gëzimi.
-Pimë një kafe vëlla, i tha, se shkëmbejmë ndonjë mendim.
-Patjetër, i tha Zeni. Unë bile kam dash të të marr, t’iu uroj. Urova Vanën për blerjen dhe më tregoi që Tani po merrej shumë me TV, kurse ti me gazetën.
-Epo gazetën e njoh më mirë unë, kurse Tani njeh më mirë TV. Hë, çfarë thotë zonja, e kënaqur nga ne tani?
-Unë vetë jam i kënaqur në fakt, se ajo gazetë më kishte rënë disa herë më qafë. Tani të paktën jam i qetë.
-Si i qetë vëlla? Tani e ke gazetën tënde, çfarë të dojë shpirti tënd shkruajmë. Për këtë punë e blemë, pse mendon ti se do lëmë ne të shkruajnë ata zagarët që e mbajnë veten për gazetarë çfarë duan ata?
Zeni qeshi.
-Mirë, mirë, tha, e kisha fjalën që tani jam i qetë, po nuk e vë në dyshim që tani jeni tanët. Vana më tha se je pak hollë me lekët, të duhej një kredi tjetër.
-Ah mo vëlla, kur shikoj ç’i bëjnë atij të birrës Norga, më këputet shpirti. S’mund të vijë banka të kërkojë lekët ‘o sot, o s’ka’. Duhet lënë pak kohë vëlla. Ja, unë kam hallin e Birrës në Korçë. Më ka mbaruar elbi dhe e kemi mbajtur pak dorën dhe ka rënë cilësia. Kam marrë një teknolog danez dhe më çmendi ‘duhet elb’ thotë. Të blesh elb duhet kredi, unë nuk kam çfarë hipotekoj më vëlla. Shiko më ndihmo, mos di gjëkundi ku ka elb?
-Elb, u mendua Zeni. S’e di, të pyes. Po duhet pyetur kush ka stalla kuajsh se ata mbajnë elb. T’i them Imamit mos ka kuaj ushtria, dhe ata në këto rast e marrin elb kot se bëjnë ndonjë tender.
-Jo, jo, kam pyetur, tha Fania i dëshpëruar. S’kanë gjë ata të Ushtrisë. Pyeta dhe këtë Genc Rulin se kush importon elb, po më tha s’ka futur njeri. S’di si t’ia bëj vëlla. Mos ke ndonjë tokë të lirë ta hipotekoj sa të marr këtë kredi?
-Unë kam plot, po i kam të gjitha në bregdet, i tha Zeni. Aty kanë fitu këta të majtët dhe s’të japin vërtetim pronësie kryetarët e komunave, se janë me ca probleme letrat.
-Po në brendësi nuk ndonjë tokë?
-Kam ca në rrugën për Rinas dhe në Kashar, po s’di a të bëjnë punë?
-Si s’më bëjnë punë, i tha Fania. Harrove ti që unë shkëmbeva një copë tokë në Kashar me një uzinë në qendër të Tiranës. Kur ka bonsens qeveria, të nxjerr nga telashet brenda orës. Ma bëri Doktori brenda muajit dhe i jam mirënjohës se bëra 6 pallate aty.
-Ore, kush të ndihmoi ty atëherë?
-Po ka respekt për mua ai, tha Fania. E bëri sapo i thanë.
-Dakord, dakord, po dua ta di kush ndërhyri, pyeti Zeni gjithë kuriozitet.
-Po s’ka rëndësi, tha Fania, e rëndësishme është që ai e bëri menjëherë.
-Po pra, po kujtohu pak kujt i ke thënë të ndërhyjë, tha Zeni, se babit i kanë thënë që ai që ka ndërhyrë ka marrë nga një apartament në çdo pallat.
-Jo, për kokë të çunit jo. Po as bëhet fjalë, mua ma bëri nderin Doktori, pse duhet të jepja apartamente.
Zeni qeshi.
-Dakord, unë thjesht pyeta sa është pazari, i tha. Po nuk i ke dhënë njeriu, aq më mirë, të paktën të jetë i qetë babi se dyshon shumë tek Pollo.
-Jo, më vjen keq, unë po të jetë për të dhënë t’i jap ty, as bëhet fjalë.
-Jo mo unë s’po t’i kërkoj, por thjesht pyeta se aq është pazari, vazhdoi Zeni.
-D.m.th ti nuk më ndihmon dot me ndonjë hipotekë për kredinë, u rikthye prapë bisedës Fania.
-Fol një herë me Vanën, i tha Zeni, mos ka ndonjë mundësi tjetër nga Banka, por me sa di unë janë pak hollë, se vetëm rrogat e qeverisë kanë gjendje.
-Do t’i them, i tha Fania, s’kam ç’bëj. Në fund të fundit për elb i dua se më ka rënë shumë birra, s’ma blen njeri pa elb.
-Ik fol një herë se do flas dhe unë, tha Zeni. Dhe shiko, ki pak kujdes atë Tan Hoxhën se akoma s’ia ka mbyllë emisionin Tani i kreditit. Hiqeni qafe shpejt se sa herë e shikon babi turfullon se i kujtohet 21 janari. Të mos ishte ai pisi, do t’i kishim punët mirë tani.
-E heq vëllai sa të kthehem në zyrë. Bile i dërgoj sms që tani që çdo emision do kontrollohet. Vetëm shiko mos më gjen ndonjë lek për elb, se më ka rënë birra fare, as Baboo nuk e pi që ia jap falas.
Baboo vertet nuk i pi birrat e Fanes, por nuk i le pa i marre.
Ka filluar ti shese me gjysem cmimi tek lokalet e Komunes se Parisit.
Ky Fania qenka goxha personazh, ka zene top listen e Antenes ja ka kaluar edhe Flamurit.
Mjere Shqiperia o shqiptare!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?
kam pershtypjen qe flamuri do rifitoje prap vetem e vetem qe ne lleuesit te lexojme akoma per te..kam nje kerkese te vogel, pse nuk botohen foto te ktyre “vipave” te rinj se kam pershtypjen sdo ti len rehat as neper kafe, kur ti mbuloje mileti me te qeshura…
Bli gazeten Tema; aty i ke te gjithe.
Keto kohe nuk e kam lexuar “antenen” se ashtu jane rrokullisur njarjet keto jave.Me thene te drejten u bana kurioz se me thane se Flamuri ishte bere shume xheloz dhe i kishte mbete hatri ndaj Meros,Sot e mora vesh pse.
E bukur. Bravo Antena.
E vertete per Zenin. Nje here e kam pas ne krahe ne avion. Babai I tij ishte ne business ndersa ky bashke me disa ministra pas atyre pak karrigeve business(se ato I kishte zene Sala me lulin) dhe dukej qe zeni babit Te vet drejtonte gjithcka.
Bravo Antena.