Sandri i gëzuar për përplasjen e Doktorit me Çilin dhe Fanen

21 Qershor 2011, 20:07Antena TEMA
Sandri i gëzuar për përplasjen e Doktorit me Çilin dhe

Sandri dje ishte në humor. Me pak kujdes ai kishte nxjerrë jashtë loje Cilin dhe Fanen me gazetat e tyre. Kishte ca kohë, sidomos gjatë fushatës, që ishte i shqetësuar se mos Fania dhe Çili do ta konkurronin. E mbështetën të dy Bashën, bllokuan mediat dhe u afruan shumë me Doktorin. Por jo personalisht. Atë për të cilin ata harxhonin shumë për ta ngritur Sandri e rregullonte me një kurth të vogël.

Rasti i djeshëm ishte fantastik. Gazeta e Çilit dhe Fanes botuan lajmin se Doktori do t’ia jepte presidentin opozitës. Doktori u tërbua. Ai në fakt kishte dashtë të thoshte që Avokatin e Popullit dhe Kryetarin e Kontrollit të Shtetit t’ia japë opozitës. Por Sandri e kishte bërë të vetën. Doli nga takimi me Doktorin dhe i bëri telefon Zamirit.

-Isha tek Doktori, tha, ishte dakord t’ia japë presidentin atij të gjatit. I thashë mos u bë k…, nuk u lihet presidenti atyre, por ai mu duk i vendosur.

-Ashtu, tha Zamiri, po mirë o do bëjë ç’e do presidentin aman, më mirë se ulet tensioni.

Sapo mbylli telefonin me Sandrin, Zamiri mori Kaçin.

-Fola pak me Doktorin, tha, i thashë pse nuk ia jepni presidentin opozitës dhe shpëtoni, e shkëmbeni me bashkinë. Më çuditi se ishte dakord. Ja jap, s’kam asnjë problem, tha, bile mirë që më kujtove ta them dhe në mbledhje grupi.

-Jo ore, tha Kaçi, po nga opozita si, ta zgjedhë Rama apo ta zgjedhë Berisha nga opozita?

-Po Rama o ç’Berishë, kuptim ka…

-Jo se po ta zgjedhë Berisha më zgjedh mua, po ja la Ramës në dorë, harroje.

-Jo mo s’më shkoi mendja për ty, po ta thashë kot si muhabet. Meqë më pyeti ç’ka ndonjë gjë, si mendon ti ta zgjidhim këtë punë, dhe unë i thashë jepu presidentin.

-Jo ti mirë i paske thënë, po puna është ta zgjedhë një të majtë Doktori, jo Rama…

Sa mbylli telefonin me Zamirin, Kaçi mori urgjent Panoramën.

-E more vesh, tha. Doktori do t’i japë presidentin opozitës. Bëje pak si punë pazari se bëhet me e besueshme, por thuaj nëse nuk bie Rama dakord me pazarin, Berisha është i vendosur t’ia jap dikujt nga opozita dhe pa pëlqim të Ramës.

Pas kësaj mori Çilin. Ja shpjegoi dhe atij. Dhe dje gjithçka plasi në gazeta.

Sandri ishte kënaqur nga funksionimi i skemës. Lexonte gazetat dje në mëngjes dhe qeshte.

-Hajde pika, do bëjnë gazeta për Doktorin këta pa folë tre herë dita me të. Ua tregoj unë tani.

Mori Doktorin në telefon.

-Ore, i ke pa këto gazetat tona çfarë skandali apo jo?

-Kë, 55-ën, i tha Doktori?

-Jo mo jo, këto tonat, Mapo, Panorama…

-Jo, pse çfarë kanë?

-U çudita, kanë shkru sikur ti i ke fal presidentin Ramës. Në fakt në folëm bashkë, nuk bëhej fjalë fare.

-Po natyrisht që s’bëhet fjalë. Ashtu ë e kanë shkruar… E shikon ti. Shiko Sandër, kush e kontrollon këtë MAPO di gjë ti?

-S’e di Doktor, ai Çili në fakt është angazhuar hapur me ne, po kam dyshime se ka gisht ai Rama aty.

-Ashtu është, dhe unë ashtu mendoj. Po këtë Panoramën kush e kontrollon?

-S’di të them, ti e di që Fania me ty është, po gazetën e ka pak jashtë kontrollit.

-Jo Sandër, shiko, duhet pa kjo punë se kjo duhet të jetë lojë e rrezikshme. Shiko, ata në fakt kanë tregu se ku e kanë pazarin, ata duan presidentin. E kapa. Nuk ua jap. Jo, nuk ua jap. Nuk mund tua jap. Jo, s’mund të më kërkojnë presidentin ata mua…

-Po prit se ndoshta s’e kanë kërkuar ata…

-Jo shif, Fania dhe Çili kanë lidhje me ata. Jo, e di unë, e kam ditë me kohë po i vrojtoja. Jo, jo, ata e kanë bë.

-Nejse, unë do tu flas pak rëndë, tha Sandri, dhe në emër tënd, por e vërteta është se ata s’mund të shkruajnë po nuk e panë në lajme tek ne. Kur nuk e panë tek ne si u shkoi mendja ta kuptojnë ç’mendoni ju. S’i marr vesh këta njerëz. Ti as i ke pa, as i ke takuar, ata bëjnë sikur flasin me ty dhjetë herë dita. Dhe ngjisin pastaj këto thashetheme.

-Ke të drejtë Sandër, me thënë të drejtën s’kam besim fare te ata. Do ta shikojmë këtë punë.

 

13 komente në “Sandri i gëzuar për përplasjen e Doktorit me Çilin dhe Fanen”

  1. 21Janari says:

    A thua qe Doktori ti kete thene te verten Sandrit?
    Nuk ma do mendja.
    Megjithate kjo nuk ka shume rendesi, sepse “te vertetat” e doktorit, e shumta zgjasin 24 ore.

  2. 21Janari says:

    A thua qe Doktori ti kete thene te verteten Sandrit?
    Nuk ma do mendja.
    Megjithate kjo nuk ka shume rendesi, sepse “te vertetat” e doktorit, e shumta zgjasin 24 ore.

  3. Harem Saliu says:

    Ore po sikur Sala te jete peder aktiv, a i pallon keta Sander e Co.Pa dyshim keshtu thone.

  4. Baba Tomorri says:

    Pika Henri Cilit qe kujton se eshte Henry Kisingeri dhe Labinotin e tij kujton si Washingtonin! Po me keq eshte per kete Blendi Fevziun qe mbahet si Otellua i shpigareve te Shqiperise dhe ben nje vrime ne uje, duke ja ulur perdite e me poshte vleren e aksioneve te Sandrit ne TV KLAN?! Pa le me keta opinionistet e tjere njeri me hajvan se tjeteri dalin e flasin per gjithcka u del perpara, por ku gjejne shteg nga ata qe i ftojne le te bejne pershesh. Te gjithe nderojne kanalet kur ka “opinione” ne keto televizione!!!!

  5. Erion Gjoni says:

    Shume e bukur. Presidentin tone nuk e hane as qente. Ha, ha ,ha!

  6. gallata says:

    dialog zagaresh, kadaf-ben ali. megjithate duhet me qesh ca

  7. gallata says:

    o mero hap nje tv 24 ore me humor e gallata. ke aq shume material sa nuk mjaftojne 24 por as 48 ore ne dite. beje nje tv e veri emrin “24 humor e cirk nga vatani” populli do te shohi vetem qyfyret e don kishotit, sanco pances e co. hajd babe hap nje tv gallate.

  8. BABAROMO says:

    ZAMIRI ESHTE NJE ISH REFUGJAT NE AUSTRI – ME NJE TE KALUAR TE DYSHIMTE NE TREGETINE E TIJ – QE PASTRON PARATE E VRANICKIT. KJO DIHET MIRE. TE TJERET SI SANDRI E FANIA JANE KATUNDARE NGA LEZHA E SKRAPARI. PIKA INTELIGJENCIES PER KE MBAN NE KRYE TE VENDIT – KATUNDARET, QE BEJNE SI BOSA POR JANE INJORANTE KOMPLET.

  9. tg usa says:

    po Flamuri ku ndodhet?

    1. popolo di Tirana says:

      E kane varrur ne gjysme shtize.

  10. megi says:

    po taani kreditit me fanen…. presimmm

  11. babaramo zbokthi says:

    Deri ne vit te katert gjimnaz Ilir Babaramo bente shurren ne krevat ne gjume naten. Shkolle te larte kruante dhe hante quret, ndersa tani gjate punes i paska nisur zbokthi. hapu balte te futesh kur eshet gazetar Ilir Babaramo

  12. Vlora says:

    vetem motren “cilin “mor aman, mos na i ngacmoni,se ajo eshte shum delikate dhe fillon e qan pastaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje