Flamuri në alarm për votat e futura në kuti

20 Qershor 2011, 21:18Antena TEMA

Flamuri dje e humbi fare qetësinë. Visi e kishte siguruar më parë që operacioni tek njësia 5 me fletët e votimit të futura në mbasditen e 14 majit doli me sukses. Në fakt dje Flamurit i ra pika. Tek njësia 5 në kutitë e kryetarit mungonin gjithsej nja 5 fletë, kurse Visi kishte shtuar 70 në kutinë e Minibashkisë.

-Tani na doli problem i madh, tha Flamuri. Si do t’ia bëjmë kur të vejë prapë në Kolegj çështja dhe këta të PS të thonë pse për 5 fletë që janë gjet gabim në kutinë e kryetarit, janë shtuar 60 flet në kutinë e minibashkisë?

-Po gjejmë ndonjë gënjeshtër, tha Visi. Ja themi për shembull që demokratët e njësisë 5 janë të trashë dhe daltonikë.

-Jo se na nxehet Gaz Dibra dhe plas sherri, tha Flamuri.

-Po sikur të themi që demokratët e kësaj zone kanë qenë nën presion nga opozita dhe janë ngatërruar se kishin emocione?

-Po, por janë shumë. Në 640 kuti janë kokë më kokë, në 117 dhjetë herë më shumë Basha. Ti më the i kopsita?

-Po mua më thanë shto nja 200 copë gjithsej, i shtova. Sa shkova në shtypshkronjë, sa i bëra gati, sa gjetëm kodet dubël që kishim bërë, ça të llogarisja më parë unë. Pastaj ti e di që unë aq shkollë kam. Po të kisha qejf për shkollë s’merresha me këtë punë.

-Nuk kam këtë hall, tha Flamuri, por ky shkërdhata po fiton mandatin me votat që ja kam hedhur unë e ti dhe PD po merr faturën. Pastaj ka me na zbu dhe nga partia se do thotë ju më prishët imazhin.

-Atë nuk e di. Mua më jep paratë që më premtuat dhe jeni në rregull. Më keni dhe ngarkesën fiskale për spotet e Zgjohu-t. Kam pagu 1 milionë euro, vetëm tatimi mbi fitimin është 100 mijë euro, plus ngarkesa e bilancit.

-Hajt mo burrë kush po çan kokë për bilancin, kush do të kontrollojë ty.

-Po, po, po si ka bë ligjet Ridvani të vijnë pas dhjetë vjetësh e të hapin letrat. Ku të ik të mbytem unë pastaj?

-Ore, unë kam hallin e këtij Bashës si i bëhet, se po na e mori me kaq vota si i ke futë ti, pas dhjetë muajsh na përzë Basha, s’ka nevoje me na përzënë Rama.

-Nuk di gjë, vetë më tha fut vota, vetë më thoni pse s’ke bërë kujdes tani. Pyeta ty, më the fut. Pyeta Ristanin si t’i fus, më tha përpiqu të vësh kodet dubël që ke bërë, s’më tha asnjëri nuk përputhen. Tani po i nxirrni këto avaze.

-Jemi në telashe Vis. Jozi ishte bërë tym. Tha duhet me e futë në burg atë që ka futë duart në kuti. Nuk lejona ne me u prek standardet, tha. Të parat janë standardet.

-Unë s’kam faj. Më thatë bë fletë dubël, i bëra, më thatë bë kuti tepër, i bëra, më thatë bë kode dubël, i bëra. Më thatë fut fletë, i bëra. Tani s’kam faj unë që gjithë Tirana paska votu njësoj dhe kur ka votu drejt, dhe gabim. Unë i kursyer u tregova, 91 vota më shumë për Bashën futa në finale.

-Nuk e di, e kemi pisk. Ai Burri më pyeti me takt, kush e ka bërë kaq trashë këtë punë. S’dija si t’i thoja se deri dje isha mburrur që e kam bërë unë. I thashë unë e kam bërë me Visin. U nxeh shumë. Ku e gjete atë të papërgjegjshëm, më tha.

-Po Ristani çfarë thotë, do ta kalojë?

-Ristani s’e rruan fare. I nxjerrim ndonjë bionde të mirë aty afër fundit kur të marrë vendimin dhe e ngre dorën për një minutë.

-Epo çke a derëbardhë, për këtë mërzitesh. Po në kolegj e merr prapë Toma, mos ca kokë. Iku kjo punë, të paktën të na e dijë për nder për ato vota, se lekët shkoj që s’kam për t’i marrë.

Këtë frikë kam dhe unë, tha Flamuri. Mos bëjnë si nervozë që të mos na japin lekët, se është hapë fjalë që kam dhe unë pjesë. Epo gjithë këto telashe për një b…q… që s’do na e dijë dhe për nder.

8 komente në “Flamuri në alarm për votat e futura në kuti”

  1. Hektori says:

    o shyqyr me ne fund erdhi flamuri

  2. Artemis.S says:

    @Hektori ? Me te dhishme jane me Sandrin,po ka kohe qe eshte larguar ai,edhe me Fanen ka store.

  3. 21Janari says:

    Me thane se Toma ka shkuar per specializim ne Venecia.
    Eshte ende i paqarte qellimi i specializimit.
    Disa thone per gjyqtar; te tjere per gondolier ose varkar siç i thone ne shqip.

  4. Harem Saliu says:

    O Mulo ku je o burre se na thave syte.A e din si ka thene Basha per ty prandaj e ka emrin Mushke.Se mul ne anglisht i thone mushkes> Don me thene se ti sje as me Bashen e as me kundershtaret e dredh.
    Hajt Mulo ne e dim se ti s’je mushke por gamor e kam fjalen nga palla miko.

    1. BABAROMO says:

      LUL DOMATJA E DI SE GJERAT E NATES NUK TE SKUQIN

  5. tg usa says:

    Saliu po te ishte bere aktor humori do kishte sukses te madh

  6. Vlora says:

    mos na i nda me kete flamurin,,, se edhe si pa ngjyre qe eshte,,,prap ka gallata………

  7. kunadhja thote says:

    sa e bukur ajo e ristanit qe se rru..n fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje