Gimi dje ishte ulur në Rogner dhe po lexonte gazetat. Si zakonisht e nis me RD dhe gazetën e Sandrit. I ka ngelë ky zakon qysh herët. Po lexonte një deklaratë të PD për platformën ekonomike të PS, dhe po e nënvizonte. Pastaj i kërkoi kamerierit një letër dhe filloi të nxirrte dhe disa citate nga deklarata. Ishte shumë e fortë. Pasi mbaroi, u tërhoq i kënaqur në karrige dhe mori telefonin.
-Zoti Ministër, i madh je, ku je, a po vjen për kafe?
Erdh ai tha ai. Çfarë ka ndonjë lajm? E ka qarë Doktori fare deklaratën. Kanë staf, kanë njerëz, punojnë, janë sistematikë…
-Pse, çfarë ka thënë?
-Angjelin e kanë bërë mut. Shiko, është serioz ai në këto gjëra, nuk të fal. Eja, eja se ta sqaroj këtu.
Pas pak ish Ministri, që Gimi i thotë gjithmonë ministër, ishte aty.
Gimi po ja lexonte me zë. “Partia Socialiste, e tmerruar nga arritjet e mëdha të qeverisë në fushën ekonomike dhe sidomos në shkesin që ka pasur modeli i saj ekonomik, u është rikthyer emrave të vjetër në PS, ata që shqiptarët i njohin si mamuthë të korrupsionit….”
-Çfarë thua, i tha Beni i prerë në fytyrë. Kjo qenka e ndyrë. Ti më the do flas unë me ta…
-Po kam folur mo i madh. Shiko, shiko sa bukur e kanë bërë se ma ndërpreve…
-Çfarë ke bërë, e kupton apo jo? Ne sa nisim të shpalosim platformën, ai na kujton të shkuarën.
-Po jo mo zoti Ministër, dëgjoje me kujdes… “Në dëshpërimin e tij të madh, Rama ka thirrur pranë PS emra që u kujtojnë shqiptarëve korrupsionin galopant socialist në tetë vite, ata që kanë shkatërruar Shqipërinë, që kanë institucionalizuar mafien në çdo segment të biznesit…”
-Na more më qafë, i tha Beni. Qenka prishur me Nanon dhe Metën, po vijnë nga PS-ja ata. Na mori më qafë, na nxori jashtë loje…
-Po jo mo zoti Ministër, dëgjoje me kujdes… Dëgjo Gimin, e ka qarë… “Të gjithë shqiptarët e kanë të freskët se si ministrat socialistë, ata mamuthë të korrupsionit shpërdoruan paratë e shqiptarëve dhe ndërtuan bizneset e tyre përmes rrethit familjar, vëllezërve dhe të afërmve të tyre, që sot e kanë kthyer këtë opozitë në opozitë miliarderësh…”
-Ça më lexon mo Gim se më zuri koka. Më rrëqethet mishi kur dëgjoj këto gjëra, thashë se i kisha harruar.
-Po jo mo i madh se nuk është për ty…
-Po le të jetë për kë të dojë mo burrë, më keq po nuk është për mu. Atëherë qenke për Metën dhe Nanon, d.m.th ata na kthehen prapë në PS, shkojmë për lesh ne… Unë të thashë futja Cacit.
-Po Cacit ja kam futur mo i madh, po ti e di që Doktori i bën pak gjatë këto deklarata. Është i madh. E ka qarë… Ja dëgjoje… “PS është e shqetësuar për modelin tonë të suksesit ekonomik dhe kërkon që kur të vijë në pushtet ta zëvendësojë me modelin e mamuthit të korrupsionit, atij që ka drejtuar ekonominë dhe financat shqiptare.”
-Po ca ke bërë mo burrë se gjithë shqiptarët do ta marrin për mua se unë kam drejtuar edhe ekonominë edhe financat, bile edhe Kaçi…
-Po jo mo burë se është treguar i kujdesshëm. Ja ka futur një fjali… “Njeriu që po harton platformën ekonomike të PS është Anastas Angjeli, një njeri që shqiptarët e njohin…”
-Eh shyqyr, tha Beni, se mu duk sikur e kishte gjithë tekstin për mua.
Kaçi, i cili kishte mbërritur ndërkohë dhe e dëgjonte buzagaz tekstin që lexonte Nesho, ndërhyri.
-Ja kam borxh këtij Angjel shkërdhatës, se kur e kishte mirë me Doktorin më fuste lajme tek Albania kundër meje. Tani bota me rrota, ja fus unë.
-I madh je, i tha Gimja. E qava këtë. Desha ta marr vetë Doktorin në fakt t’i thosha ta bënin këtë deklaratën, por s’mu duk shumë etike. U bëra një telefon atyre të ABC t’i thoshin Sandrit, po ata më thanë i marrim rrogat nga Zamiri, pastaj kapa Zamirin, i thashë t’i thoshte Sandrit, më tha që nuk është mirë t’i them unë se kam miqësi dhe me Angjelin, po thuaj ti në emrin tim. I thashë Sandrit që fola me Zamirin dhe duhet një deklaratë e PD që ky Angjeli po harton platformën ekonomike të PS. Në fillim më hutoi se më tha ‘ç’i bini më qejf Cacit të shkretë, ka hallet e veta’, por kur i thashë se duhet për çështjen tonë, e kupton vetë ti, ma mori përsipër. I madh është. I shpjegova se duhet të ndëshkojmë të gjithë ata që tentojnë të afrohen në PS. E kuptova, tha. I madh është. Vetëm mos më kërko puro për këtë, tha. I madh është.
Kaçi vazhdonte të ishte i kënaqur nga ajo që kish ndodhur. -Sa bukur shkruan ky Doktori, tha. Si nuk di ai Rama të lidhë dy fjalë kur shkruan. Është proliks, konfuz, letrar, shiko sa i qartë dhe sa goditës është ky. Ka lezet, lider potent. Më mori dhe mua në telefon dhe ma lexoi para se t’ia jepte zëdhënëses. E ke qarë, i thashë, po kujdes mos thuaj ish ministër financash se kam qenë dhe unë… E di, e di, tha. Po i mëshoj më shumë faktit që ka qenë Ministër Ekonomie. As asaj mos i mësho shumë, i thashë, se ka qenë Beni. Ah, po, tha, mirë, po e lë kështu në ajër se as qeveritë nuk i përmend dot se i ngelet qejfi Nanos dhe Metës. Shumë i fort është. I qartë dhe shumë i fortë. E kam zili.
-I madh është zoti Ministër, i tha Gimi dhe po shikonte gjithë zili një menaxher të hotelit që kishte ndezur një puro dhe po i pinte gjithë qejf para tyre…
Te tille jane keta mostra.
Jane si nje Komitet shkerdhatash .
Te tille jane keta mostra.
Jane si nje Komitet shkerdhatash.
Kte Neshon e pashe sot paradite qe po masturbohej duke pire puro ke Sheratoni.Mu kujtua antena.I kishte dale boja e flokeve dhe ndersa thithte puron i kenaqur me veten dukej vertet personazh grotesk.Bravo antena per pershkrimin real.
Ne te vertete Berisha nuk ia fal vetes qe e miratoi Anastas Angjelin si Akademik.
gim nesho ka skaduar