Një incident i rëndë ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit. Drejtoresha e Agjencisë së Turizmit ka dhënë dorëheqje se nuk ka pranuar që fondin për promovimin e turizmit t’ia jepte Sandrit pa prokurim. Ngjarja precipitoi kështu.
Sandri merrte rregullisht rreth 200 milionë në vit nga kjo Ministri që kur ishte Pango ministër. Me ardhjen e Xhaferit, shifra nuk lëvizi edhe për shkak të dashamirësisë së Xhaferit që nuk donte gjë për vete duke ja lënë të gjitha Sandrit. Por ikja dhe e Xhaferit e la Sandrin si peshku pa ujë. Zëvendësministrat nuk e çanë kokën për fondin e promovimit të turizmit dhe ai qenkësh katandisur 60 milionë lek të vjetra. Edhe pse Doktorit i ra goja lart e poshtë për të promovuar turizmin, pare kishte harruar të paguante. Kjo e tërboi Sandrin. Ai kish marrë në telefon Drejtoreshën e Agjencisë së Turizmit.
-Sandri jam, na kalo pak ato paret e këtij viti se shkoi vonë, po ikën vera.
-Më falni zotëri, i tha Drejtoresha, por s’mund ta bëj këtë pa prokurim.
-Çfarë prokurim k… thua ti moj, kush të ka vënë ty aty, të marr për bythe të çoj andej nga ke ardhë. Nga je ti një herë, nga Durrësi të ka sjellë ai debili?
-Më falni zotëri, unë kam këtu dhjetë vjet.
-Dhjet vjetë… qeke dhe socialiste zotrote?
-Jo, ti më ke futë që në kohë të Ilir Metës, s’kemi ndryshuar…
Sandri ruajti pak zërin dhe e uli tonin.
-E mirë, mirë se s’më plasi çfarë je, po paguaj pak ato paret.
-Nuk mundem zotëri, i tha prapë drejtoresha, se 60 milionë janë të gjitha…
-60 milionë? Çfarë turizëm k… do bëni ju me 60 milionë. Po mua 60 milionë s’më dalin për të paguar dritat që kam harxhuar duke transmetuar kutitë e Lul Bashës. Shtoje moj fondin aty…
-Nuk mundem zotëri, kaq janë të gjitha dhe s’mund tua jap të gjitha ju…
-S’do m’i japësh mua?! Pse moj kujt do t’ia japësh, këtyre pronarëve të rinj të News, pse moj e ke hëngër ti që janë me Doktorin këta. Po ç’me Doktor ziun janë ata moj, a e pe Fanen që u shtrua në spital dhe s’i shkoi Doktori, asnjë njeri nga qeveria. Pyeta Solisin unë kush i ka ardhur për vizitë, vetëm drejtor bankash, më tha.
-Më falni zotëri se nuk ju njoh nga afër, i tha zonja, por unë s’mund ta bëj këtë. Për mua jeni të gjithë njësoj…
-Të gjithë njësoj… mirë se ta tregoj unë, i tha dhe mbylli telefonin.
Të nesërmen zonja e Agjencisë dha dorëheqje.
Në vend të saj u emërua Klodi Piruni nga Durrësi.
Ditën e parë të punës si Drejtor Klodi u ul në tavolinë dhe thirri sekretaren.
-Ku është ajo shkresa për ato lekët e reklamës, tha.
-Nuk ka shkresë shef, i tha ajo, duhet të bëhet tenderi.
-Ok, i tha Klodi, tenderi të bëhet kur të ketë kohën, por më sillni shkresën që ta firmos që ato lek duhet t’i kalojnë Sandrit.
-Po s’mund ta bëni, i tha sekretarja, se shkelni ligjin.
-Nuk shkel asnjë ligj i tha Klodi, pasi pa firmosur atë shkresë Sandri nuk më firmos që jam Drejtor. Kështu që çdo firmë e hedhur para se të më firmosin emërimin nuk përbën faj.
-Si të doni, i tha Sekretarja, unë ua bëj gati, e kam modelin vetëm ndërroj datën se ai i merr çdo vit, por do kesh telashe.
-Hajt moj gocë se telash më të madh se të lësh Sandrin pa lek në këtë krizë nuk ka. Ma sill për firmë dhe jepini lekët. Pastaj nisni procedurën e tenderit.
Ndërsa Sekretarja po bënte gati vendimin, Klodi mori në telefon Sandrin t’i jepte sihariqin.
-Po ca sihariqi është ky mor k…, i tha Sandri. Po unë me aq lek fshi b… Po s’keni faj ju, kam faj unë që e nënvleftësova këtë punë dhe e lashë në dorë të Doktorit. Ta kisha bërë vetë, pa e shikonit ju tani.
KJO ESHTE SHQIPERIA-NJE INJORANT NGA LEZHA BEN LIGJIN NE VEND. NE CDO VEND TJETER DO ISHTE ME KOHE NE BURG.
Na kane burgosur ne te gjitheve, qe vete te rrine jashte.
Por ta leme kete muhabet, se u beme boze.
Po ku ka burg ketu per hajdutet simbas teje i bie qe te futet Saliu ,Iiri, lLuli e meradhe qe nuk kan fund ter administrata e Saliut ne burg.Duhet revolucjoni i Qemal ataturkut ne shqiperi,duhen prer koka te shpetoi ky popull nga hajdutet,nuk ka rrug tjater .
Edhe Klodi Piruni nuk e ka te gjate ne Ministri; po behet gati Haxhi Traijleri ta zevendesoje.
O Mero po me Klodin e Lides se klubit gjashte kendeshi c’pate, ai buke me kos po ha.Per me teper ai eshte edhe njeri i Telitit dhe Olldashit. gjynah t’i biesh me qafe.Ai i shkrete edhe kur ishte Prefekt ne Durres iku me gjithe personelin e prefektures per pushime ne Budva, kur Xhorxh Bushi i erdhi per vizite ne Fushe Kruje. Aman o Mero sa poshte e ule pazarin deri te Klodi i Lides!
Shume e vertete kjo. Mua ma mori mendja prapaskenen qe kur e pashe ne edicionin e lajmeve te klanit qe sulmohej drejtoresha ne fjale, meqe “nuk ishte marre fare me promovimin e turizmit sivjet dhe kishte menduar vetem per pushimet e veta”. Rralle ben vaki qe te sulmoje Klani funksionare te pushtetit po nuk pati ndonje “merak” te vetin Sandri aty.
Dhe te nesermen drejtoresha, Franka Paloka (kusherira e Ed Palokes, se mos mendoni se ishte ndonje person i hajrit aty se s’thote gje Meroja), dha doreheqjen.
Naivitet i madh nga ana e saj, kjo ceshtja e fondeve te reklamave ishte bere zakon qe i kalonte klanit rregullisht cdo vit, ia futi vetes duke u ngaterruar me Sandrin se nuk e shpetoi dot as Edi Paloka kesaj rradhe. Gallate e madhe!!!
Edi Paloka nuk ben ma hajer, qysh sa hengri nje grusht te mire nga deputeti i Lacit,
A. Prenga, keshtu qe nuk i degjohet ma zani as ne parlament, as ne media e jo ma ti degjohet ne qeveri. Mir ja bejne se ka qene shume i padurueshem me ate lloj komunikimi qe ka patur. Keshtu qe ti gjej nje vend tjeter kusherires, se me Sandrin nuk e han dot.
I lumt ajo dor atij djaloshit lacian,do ja puthe ate dore ,qe mbylli nji hale,qe sa her fliste me ate gojen e shtereber qe gjallte neveri,per te tille djem guximtar ka nevoi partia socjaliste ,jo sahan lepires si kastrijot islami e me radhe llumbra qe shiten per 5 lek.
MOTOJA e qeverise se SALIUT eshte, MERRNI KUSHE MUNDET ME MARRE
KESHTU KTHEHUNI NE GOMAR
Jam kurioze te di si do veje halli i Sandrit kur te nderoje pushteti?
ik se ta treego sandri dil andej nga kinostudjo
O Sandro kur te futi Sala ne burg me duket se kishte te drejte, por mendoi se ishte me mire te te mbante si zar se je me i vlefshem.Je bere si kujdestari i filmit ” Lulekuqe…”.Nje kohe do jesh ne burg , nje kohe drejtor kodosh, hajde se me mire keshtu, mos u bej k… fare nuk kalohet jeta pa aventura.