Fundjava mblodhi në Golem tek fshati turistik i VIP-ave gjithë personazhet e Antenës. Full(h)ani, i cili kishte sebep se ka ndërtuar një vilë dykatëshe pa leje, duke nxjerrë jashtë përdorimit dhe shtëpinë e një publicisti nga Kosova, vendosi të shtronte me urgjencë një darkë. Babojaa, i cili kishte filmuar gjithë vilën kur ndërtohej, i kishte vënë një gjobë të majme, por qëkur TV-në e blenë pronarët e rinj, nuk ja merrte dot paret. Kështu në shenjë pajtimi dhe pafuqie, vendosi t’i jepte fund gjobës me një darkë të majme.
Gim Neshoja po ashtu. Ëndrra e tij për Lul Bashën ishte bërë realitet, ndërsa ëndrra për president ishte në rrugë të mbarë. Ai vendosi të shfaqej në apartamentin e tij në Golem, të cilit s’i ka paguar ende asnjë këst, me qëllim që pronari ta merrte vesh se atij nuk i kërkohen paret. Si mund t’i kërkosh lekët e shtëpisë një njeriu që do bëhet president. Fliste me zë të lartë me këdo që takonte dhe u shpjegonte se si një miku i tij në SHBA i kishte telefonuar dhe i kishte treguar sa punë duhej të bindej Ristani të bënte Bashën fitues. Ai miku i Gimit kishte pasë një mik në Itali, i cili kishte një refugjat shqiptar në shtyp, dhe ky i fundit ishte nga Tirana, kishte marrë pjesë në Aleancën Kuq e Zi në Romë, aty kishte taku një shok të Ristanit dhe kish gjetë mundësin t’i thoshte se ke të fala nga një italian që njeh një amerikan që ka shumë ndikim tek Gim Nesho dhe po deshe jepja këtij Bashës mandatin për Tiranën. E kishte mësuar aq mirë përmendësh këtë kronologji ndërhyrjesh sa njerëzit mbeteshin pa mend kur e dëgjonin.
Babooo ishte më i frustruari. Ai e ka apartamentin në një shkallë me Lul Bashën në Golem. Vitin e kaluar apartamenti desh u rrëzua përtokë për shkak të punimeve të Lul Bashës, dhe Babooo pat raportuar tek Antena për këtë. Sivjet duket se nuk ka asnjë problem. Babooo priti se mos vinte deri në mbrëmje Basha dhe s’i nuk erdhi, u shfaq tek klubi i fshatit.
Tavolina zuri të rritej pak nga pak dhe u bën mbi 30 frymë. Fullani, i cili kishte thirrur një rreth të kufizuar njerëzish për qerasje, pyeti pse kaq shumë njerëz. Më në fund u sqarua se fshati do zgjidhte të parin e vet për administrim.
Filluan birrat, pastaj u vazhdua me verë dhe në fund me uiski. Lezeti i arrit në mesnatë kur Gim Nesho, i cili e kishte tepruar me pijen, po gërhiste mbi karrige me kokë të varur mënjanë dhe Babooo që bërtiste hipur mbi tavolinë “ta gëzojmë të parin e vendit”. Gimi u zgjua menjëherë i trembur nga thirrja, ngriti uiskin dhe iu drejta të gjithëve “Faleminderit, ta gëzojmë së bashku. I madh je Baboo”. Plasi një e qeshur e madhe dhe Gimja po shihte rrotull i çuditur.
-E kishim për kryeplakun e fshatit, i tha Full(h)ani, jo për presidentin. Ka kohë për atë.
Gimja e mblodhi pak veten, pa prapë nga Baboo dhe lëshoi batutën e tij: I madh je Baboo…, e pe ç’i bëra Ed Ramës apo jo? Ta thashë si ja gjeta mikun Ristanit…
-Ik o Gimçe, ku pjerdh nga ty Ristani, ka mbaru ajo punë, e kam zgjidh vet vëlla. Më ka ardhë e mira ke dera, e kam kryetarin e ri të bashkisë në një shkallë.
Festa vazhdoi deri pas mesnatës. Babooo e teproi më shumë se kushdo në pije. Kur mbaroi festa, ndodhi dhe tragjedia për të. I pirë siç ishte doli në sheshin qendror të fshatit, një pistë e madhe me çimento mes pishave dhe po shihte nga e kishte shtëpinë. Një mendje i thoshte që e kishte majtas, tek rreshti i shtëpive dykatëshe afër me Lul Bashën. Një mendje i thoshte e kishte djathtas tek një ndërtesë trekatëshe ku e kishte dhe Bushati. Filloi të llogarisë herë majtas, herë djathtas, herë majtas herë, djathtas dhe vendosi më në fund të ngjitej tek njëra. U fut brenda, njohu hyrjen e Bushatit dhe vazhdoi se ju duk në rregull. Afër të gdhirit i kishte dal pija. Kishte bërë dush, ishte veshur dhe shkoi në shtëpi të tij. Aty plasi sherri. Babooo paska ikë pa larë nga shtëpia me shapka dhe pantallona të shkurtra dhe ishte kthyer me këpucë, i larë dhe me këmishë e pantallona të reja. Ju krijua situatë e rëndë si të shpjegohej dhe filloi të sqaronte me zë të lartë që Fullani kishte ndarë dhurata me rastin e ndërtimit të shtëpisë pa leje dhe që Gim Nesho ishte zgjedhur i pari i vendit. Sqarimet e tij mes sherrit po zbuteshin pak nga pak nga pafuqia për të përballuar sherrin derisa më në fund dëgjohej lehtas një zë, ‘janë falas, janë pa lek, ndaj i mora, janë falas, i kam dhe të vjetrat, ja po deshe shkoj i marr, janë falas, për kokë tënde janë falas…’
HOW TO RECOVER STOLEN CRYPTO Would you like to get your lost Bitcoin back? Do you want the money that was taken from you in Bitcoin returned? You need to get in contact with the appropriate agency in order to accomplish this. The HACKER GAIUS Group is an expert in cases pertaining to fraudulent investment schemes and cryptocurrency. It is a private detective agency that also recovers funds. To get started, report your concern to Optimistic Hacker Gaius using the contact information provided below. WhatsApp at 1..6..0..1..4..6..0..9..4..7..7. email… optimistichackergaius (@) seznam.cz website: https://optimistichackegaius.com
ca harxhoni rreshta e kohe me keta plehra.opo beni thirrje fsheses popullore, qe tu gjeje vendin ketyre horrave[nese nuk kane vend ti hedh ne koshin e mbeturinave per ti varrosur qe te mos ndotin me]
Po dalin edhe se ku i ka shpenzuar Sandri leket qe mori nga Ministria e Turizmit per pormovimin e turizmit “te papare” shqiptar:
Fevzo eshte duke transmetuar nje seri emisonesh te quajtur “Shqiperia Turistike”.
Ideja eshte shume “origjinale”. Keshtu per ta prekur per se gjalli “zhvillimin” e turizmit nen udheheqjen e partise Sandrit, behen krahasime me vitin…. 1938 ( ashtu siç bente edhe Hoxha dora vete).
Autori eshte kontradiktor: “Babooo ishte më i frustruari (shqip: i zhgenjyeri, i irrituari). Pse? Sepse sipas autorit: “Sivjet duket se nuk ka asnjë problem.” Shqipja nuk ka nevoje per huazime nga anglishtja, sepse i ka mbiemrat shume te bukur.
NE TE VERTETE NGJARJA VAZHDOI ME TEJ. GIMI I TANES PO RENDONTE SHUME MBI SUPIN E BABOOOS. FLOKET E PALARE TE GIMES HYNIN E DILNIN NE GOJEN E HAPUR TE BABOOS. I ZIU BABOORAMO KISHTE MERAKUN SE MOS PRESIDENTI I ARDHESHEM RROKULLISEJ NE DYSHEME DHE VAJ HALLI PASTAJ… POR, NJE MOMENT E BERI ZEMREN GUR DHE VENDOSI – IKU DHE E LA GIMIN E TANES VETEM. ASHTU VJEDHURAZI I SHKOI MENDJA PER NJE PALE KEPUCE TE REJA, DHE TEK VENDI I ZAKONSHEM HYRI ASHTU SI HAJDUT I REGJUR. BUUUMM, BUUUM DHE NE MENGJES HERET NISET PER NE SHTEPINE E TIJ. HYN BRENDA DHE CFARE TE SHOHE; GIMJA SHTRIRE NE KREVATIN E BABOOOS, SHTRIRE SA GJATE GJERE DHE BABOORESHEN NE HALL SE GIMJA I TANES KISHTE ARDHUR NATEN DHE KERKONTE STREHIM SI PRESIDENT I ARDHESHEM, POR JO ME SHUME. PERBETOHEJ E SHKRETA-KAQ VETEM KISHTE KERKUAR GIMJA-ASGJE ME TJETER, AS KEPUCE E AS PANTALLONA.
dihet ajo ajo pun ran malet e kan mare ne dore halet.se ku do perfundoi nji zot e di