Taqi arriti suksesin e parë me Doktorin. Kishte kohë që ja kishte premtuar një nder të tillë. Donte doemos ta takonte një ditë me Ilham Aliyev, Presidentin e Azerbajxhanit. Rasti ju dha në Bruksel. Ilham Aliyev kishte shkuar aty në takimin e Partive Popullore, por për shkak të kredencialeve të këqija demokratike, nuk e pranuan në takimin zyrtar. Kësisoj ngeli pa protokoll dhe pa takime. Taqi, i cili i ka borxh ende 77 milionëshin e Rafinerisë, gjeti rastin dhe filloi të pyesë ç’po bënte Doktori në Bruksel. Mori fillimisht Sandrin si më të informuar.
-S’ka gjë, tha. S’do ketë takime. Ka kaluar një herë nëpër sallë dhe i ka përshëndetur të gjithë. I ka tundur kokën dhe Merkeli dhe Sarkozi dhe Barrozo…
-Si e kanë tundur kokën, i tha Taqi, majtas- djathtas apo lart- poshtë.
-Majtas- djathtas i tha Sandri.
-Mos, qenka keq, tha, se ata e kanë shenjë refuzimi atë.
-E mo vari k… se mos e filmoi njeri si e kanë tundur kokën ata. Ashtu do i jetë fiksuar Doktorit, pa ata e kanë tundur në rregull.
-Dëgjo vëlla, më bëj një nder, i tha Taqi.
-Ça nderi, i tha Sandri.
-Është ky presidenti i Azerbajxhanit atje, Ilham Aliyev, e kam shumë mik se më ka dërguar ato lekët për rafinerinë atëherë 77 milionë euro brenda ditës. Do ta takojë Doktorin. Ka shumë ide interesante…
-Ç’është ky k… që paska ide interesante?
-Mos fol ashtu mo burrë se ka miliarda. Ka naftë dhe gaz sa të dhjesësh. Dhe ka ide për pushtetin fantastike.
-Po ça t’i them Doktorit?
-Po thuaj ta takojë një herë se ja thotë vetë ai, është shumë interesant.
-Po ça ka bërë ndonjë gjë interesante ai, tha Sandri, që t’ia them paraprakisht…
-Po ja gjëja më interesante është se ky është bërë president më 2003, po jo me zgjedhje siç bëhen këtu, rrëmujë, sharje, rinumërim, akuza. Atje u bë me qetësi të madhe. Ishte babai president, vdiq, u bë ky. As sherr, asgjë. As pati kontestime, as KQZ, asgjë mo, gjithçka në rregull.
-Ou, qenka i madh ky. Po ç’punë bënte atëherë kur u bë president?
-Ishte si të them unë si me thënë president i ARMO-s, d.m.th president i kompanisë shtetërore të naftës. Se ajo është qeveri më vete atje. Nga ajo u bë president.
-Aha, paska qenë si ty k… hahata, se mos kërkon të na bëhesh dhe ti president ore, se ka zënë radhën Gim Nesho.
-O Sandri o vëlla, i thuaj ta takoj se ashtu është një punë, e kam punën pisk.
-Pse mo k… ça ke?
-Na arrestuan këtë ortakun mo burrë, këtë që i shitëm kompaninë e avionëve. Na e kapën në Spanjë se i kish dhënë nja 500 milionë euro Mubarakut. Ai ishte boss. Ai m’i kish rregulluar gjërat në Azerbajxhan. Dhe kur pata një problem me njërin që erdhi të më kërkonte pare, i bëra një tel këtij, kur u kthye në Azerbajxhan shkoi në të s’ëmës, e hodhën në erë me makinë. Dhe e kam respektu shumë këtu. I dhashë shtetësinë, ma bëri Bamiri menjëherë, i dhashë pasaportë shërbimi, ma bëri Meta menjëherë, lekët i thashë t’i jap kur t’i kem. S’ka problem, tha. E mori dhe Zeni për drekë tek Logoreci. I tha ça problemesh të kesh, ke Gardën në dispozicion. I kishim rregullu punët vaj mo burrë, shkuan na e arrestuan në Spanjë. Ndaj kam hall se ka një mesazh ky Ilham Aliyev për Doktorin për këtë punë.
-Qenka punë e madhe, tha Sandri, po i them menjëherë.
Sandri u lidh me Doktorin dhe ja shpjegoi rëndësinë. I shpjegoi dhe detajet e takimit dhe rëndësinë e këshillave. Nuk harroi t’i theksonte se ky e paska marr detyrën nga babai..
Doktori hezitoi pak dhe nuk bëri komente.
Sandri që ia lejon vetes ca shaka shkoi më tej.
-Hahaha Doktor, ky paska qenë si me thënë president i ARMO-s, dhe pastaj është bërë në vend të babait. Sikur të ishte Argita për shembull pronare reale e ARMO-s dhe të të zëvendësonte ty.
-Sandër, këto janë fantazi të tuat, po unë po shkoj ta takoj. Kam një problem d.m.th se jam vetëm këtu, s’kam as shefin e kabinetit dhe s’kam ku lë çantën, po nejse po e marr me vete po e le tek cepi i kolltukut. Po të ketë ndonjë mesazh ai, e fus në çantë. Të përshëndes. Pa merak, e takoj unë.
Pas kësaj Sandri mori Taqin në telefon.
-Mbaroi gjithçka, tha. Do shkojë në takim. Bile ishte vetëm se s’kishte protokoll, dhe do merrte dhe çantën me vete. Ai Ilham Aliyev, si e ka, të mos e marrë për ters se nuk shkon për provokim me çantë. Thjesht s’ka ku ta lërë.
-S’ka problem mo burrë se ai me çantë është mësu vetë. Është boss, dëgjo mua.
ky plaku i rjedhur ne cante ka patur cimka.e incizoi biseden per ti bere shantazh aliyevit
rrofsh o mero qe na i solle taqin prape………..boll beri pushime…..
Ju lutem lexojeni dhe kete.
E braktisi dhe Barack Obama
Shkruar nga AMA-NewsFlash, OpinioneQer 24, 2011
Kryeministri shqiptar ishte paralajmëruar kushedi sa herë që çdo lëvizje diplomatike ta bënte brenda normave të paqes ndërkombëtare, stabilitetit dhe miqësisë. Për këtë shkak iu dha besimi i tepruar dhe iu fal NATO. Sali Berisha u ndje komod gjatë udhëheqjes së presidentit Xhorxh Bush. Madje u nderua edhe me një vizitë flash në Tiranë nga numri një i Shtëpisë së Bardhë. Por ai “muaj mjalti” duket se ka përfunduar që prej vitit 2009. Për hir të stabilitetit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajtën një qëndrim konsekuent dhe permanent, duke këmbëngulur që partitë politike në Shqipëri të udhëhiqeshin nga dashuria për popullin, dhe jo për pushtetin, kurse dialogu ishte këshilla e vetme.
Mirëpo e dinin se në situata krize edhe vetë Berisha tejkalonte krizën personale, dhe gjithçka e kthente në inat. Ikja e Bushit dhe ngjitja në Shtëpinë e Bardhë të Barack Obamës, duket se solli një erë të re miqësish mes dy popujve. Kujtojmë ish-ambasadorin Xhon Uidhers, që në një prej kabllogrameve të publikuara nga
Uikiliks, pas 2009, theksonte se “Berisha është truri i vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri”. Pra nuk kishte ndryshuar aspak nga Berisha i viteve 1995-1997. Por ndërsa kjo nuk i cenonte shumë marrëdhëniet dypalëshe, SHBA-të nuk mund të falnin kollaj “inatin” e Berishës. Dhe si në shprehjen popullore për “inat të
sime vjehrre, vete e flej me mullixhinë”, u hodh në krahët e botës lindore. Fill pas vitit 2009, u lidhën ura të ngushta miqësie me vendet arabe, edhe me ato që njihen si mike të Amerikës. Kujtojmë takime intensive të ambasadorit iranian në
Tiranë me ministra e qeveritarë.
Shkëmbime vizitash të shpeshta dhe atashimi i një ambasadori, i njohur si i afërm i një prej miqve të ngushtë të kryeministrit, por dhe me hije agjenture të shumëfishtë. Një prej kandidaturave për ambasador në SHBA, u kundërshtua fuqishëm prej Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, për shkak se ishte i rritur me kulturën islamike dhe përbënte rrezik. Episode që dukeshin pa rëndësi, por që arritën kulmin dy vjet pas anëtarësimit në NATO. Rassmusen njoftohet se nëpërmjet Shqipërisë kishin dalë informacione tepër sekrete të shpërndara agjenturave serbe, ruse apo atyre islamike.
Informacionet sekrete ushtarake ndodheshin në duart e armiqve, dhe hyrja në sistemin sekret të kodifikuar ishte bërë nga persona që zotëronin certifikatat e sigurisë. Verifikimi i kryer konfirmoi se ndërhyrja ishte bërë nga pala shqiptare. Shkëmbime kabllogramesh të egra me paralajmërime ndaj Berishës, ndërrohet personeli ushtarak në NATO, dhe nisin hetimet. Lëvizin disa kuadro si përgjegjës, dhe emërohen në detyra të reja. Por spiunët ishin me imunitet dhe nuk u ndëshkuan asnjëherë. Ky episod u cilësua si një pakujdesi, por përsëritja e një precedenti në fillim të 2011, do të nxirrte në shesh një informacion ku të gjithë shqiptarët mësuan se disa prej deputetëve nuk ishin të besueshëm dhe dyshoheshin si agjentë të shumëfishtë. SHISH nuk garantonte certifikata sigurie dhe pastërtie për ta. Gjithsesi lëvizjet kontrolloheshin nga afër dhe vlerësohej se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar.
Mirëpo aleancat e ngushta me qëllime ekonomike, Shqipëria nuk mund të merrte më borxhe në FMN apo BB dhe nga BE, për shkak të krizës së borxhit publik dhe asaj politike, e hedhin menjëherë Berishën në prehrin e një armiku të përbetuar të SHBA-ve. Miqësia me Iranin, vend me të cilin në 2009 u forcuan marrëdhëniet diplomatike. Në janar të vitit 2011, shefi i kabinetit të presidentit iranian Ahmedinexhad, bën një vizitë dy ditore blic, tepër të fshehtë, dhe për më tepër pa protokoll. Mashaye takohet personalisht me kryeministrin Berisha, kryeparlamentaren Topalli, ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta, presidentin Bamir Topi. Vizita shkakton skandal në Iran. Mediat dhe opozita iraniane kërkojnë llogari për një udhëtim pa protokoll. Mashaye për më tepër ishte përplasur në një takim formal për kulturën iraniane edhe me republikanin Sabri Godo. Amerikanët mësojnë për vizitën sekrete dhe vihen në alarm.
Po të njëjtën gjë bën edhe SHISH me strukturat e tij. Mashaye i thotë medieve iraniane se e kishte dërguar presidenti që t’i bënte një ftesë të veçantë homologut Bamir Topi, për festën kombëtare të Iranit që mbahej më 24 mars dhe ku ishin të ftuar edhe shumë lider të tjerë. Mirëpo ai takim nuk u mbajt kurrë. Topi nuk konfirmoi as vizitën, as takimin me Mashaye dhe as ftesën. Nën zë u tha se pazare shtetesh fshiheshin pas kësaj vizite, të cilave iu pre rruga, por kishte dhe prapaskenë ekonomike, biznesesh në fushën e energjisë bërthamore. Mbeti një vizitë mister, por vetëm 8 ditë pas kthimit të Mashaye në Iran, Tirana u kthye në një pellg gjaku. Më 21 janar u vranë 4 protestues në Bulevard të opozitës nga Garda e Republikës. Dhe ndodhën ato që ndodhën më pas. Por Berisha nuk u tërhoq. Iu bind kërcënimit të mos afrohej me Iranin, por nuk la pas “nepsin” e tij për para dhe lobing.
Një muaj pas masakrës në bulevard, arrin një marrëveshje tjetër të fshehtë me Bankën Islamike në Turqi. Mendohet se ndërmjetëm i fuqishëm ishte përsëri Irani, si garant i kredisë 350 milionë dollarë, një nga më të mëdhatë, që u tha se do përdorej në rrugën Tiranë-Elbasan. Kredi me 5 për qind interes në 20 vjet. Aty përfshihej edhe një fond 50 milionë euro i falur nga qeveria kuvajtiane. Posaçërisht për ndërtimin e tunelit 4,2 kilometra i gjatë, por më parë Kuvajti i kishte falur edhe bashkëshortes së kryeministrit për Fondacionin “Fëmijët Shqiptarë” një fond prej 250 mijë eurosh gjatë një vizite që ajo pati në këtë vend. Më tej “dashuria” për “Lidhjen Islamike” u shtri edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe. Zëvendësministri i Ekonomisë niset me urgjencë dhe mbyll një marrëveshje 160 milionë dollarë për Parlamentin e ri që do ndërtohet.
Marrëveshja u arrit në Abu Dhabi. Në këtë vend kujtojmë se disa vite më parë udhëtoi dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ku njihet i bujshëm soditja e saj me motor. Vetëm pak ditë më pas dukej qartë se edhe ky vend i pasur ia kishte zënë “kokën me derë” kryeministrit shqiptar. Ambasadorit me njohje të mirë të botës arabe i kërkohet vetëm një nder. Forcimi i bashkëpunimit mes Gjysmëhënës së Kuqe dhe Shqipërisë. Marrëveshja humanitare dhe në kohë lufte për ndihmat. Kjo organizatë, koivalente e Kryqit të Kuq, ka shërbyer në Kosovë gjatë luftës dhe ka pasur gjithashtu zyra në Shqipëri, që pak e nga pak u shtryllën si pasojë e nismave antiterrorizëm 1998-2005. Këto lëvizje që dikur përkonin dhe me zhdukjen nga ambasada shqiptare në Nju Jork e një lap-topi me informacione tepër sekrete të Ministrisë së Jashtme shqiptare, kanë hedhur në aksion edhe agjencitë ligjzbatuese të ruajtjes së sigurisë në SHBA. FBI dhe CIA janë vënë në alarm, pasi ishte tronditur kredibiliteti dhe nuk kishin më siguri dhe besim te partnerët shqiptarë.
Aktualisht gjithçka është nën verifikim, lufta e ftohtë është sipërfaqësore, por jo e padukshme. Kriza më e fundit politike, që duket e qëllimshme dhe tendencioze nga ana e kryeministrit Berisha, në sfond ka pikërisht dëshirën e tij për t’iu kthyer historive dhe miqësive të vjetra. Liberalizimi i vizave me vendet ish-sovjetike është një kërcënim i hapur ndaj interesave amerikane në rajon dhe për më tepër rrezik për BE-në. Këto dy formacione nuk dëshirojnë fuqizim të Rusisë, duke përdorur “Kalin e Trojës”, teksa aktualisht Tirana zyrtare ka liberalizuar vizat me Rusinë, Ukrainën, Azerbajxhanin, Armeninë, Kazakistanin, Kinën dhe së fundi Tajvanin. Nga ana tjetër sapo janë forcuar lidhjet edhe me Katarin. Por njihet pozicioni strategjik i Shqipërisë, megjithëse një vend i varfër.
Dhe kërcënimi është serioz. Meqenëse Perëndimi dhe SHBA mbyllën rubinetin e parave për kryeministrin shqiptar, ky i fundit po kërkon në burimet e vjetra të naftës në botën arabe, apo të gazit në ish-Bashkimin Sovjetik. Miqësitë e reja i hapin rrugën këtyre vendeve që të krijojnë bllokun e madh me një dalje, apo shteg sekret, që e ka emrin Shqipëri. Aktualisht BE dhe SHBA janë në dilemë të madhe. Të punojnë me një njeri të paqëndrueshëm, që u rrezikon stabilitetin, interesat ekonomike dhe gjeo-politikën ushtarake, apo të kërkojnë aleanca të reja në të mirë të qetësisë në Ballkan dhe të ardhmes së projekteve të tyre.
Shenjat e para sapo janë dhënë fuqishëm. SHBA-të nuk kanë më ambasador në Tiranë dhe duket se ka ndërruar linja diplomatiko-politike. Drejtues të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë shkëputur si në “luftën e ftohtë” marrëdhëniet me qeverinë dhe kryeministrin Sali Berisha. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe lider me emër të së djathtës në Evropë, që nuk përfillin më një
kryeministër jo serioz. Edhe BE sapo ka nisur një erë të re bashkëpunimi me forca të reja në vend, në të mirë të popullit shqiptar dhe stabilitetit në rajon. Tashmë kërcënimet e Berishës nuk po “pinë” më ujë. Dhe për të kuptuar këtë fakt, mjaftojmë të lexojmë deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, e firmosur vetëm pak orë më parë. Shtyhet
Gjendja e Emergjencës në Ballkanin Perëndimor, për shkak se disa individë kërcënojnë rrezikshëm këtë stabilitet dhe projektet e paqes politike dhe ekonomike.
Dhe kur flitet për individë, kuptohet se ata janë njerëz me tepër pushtet, të rrezikshëm, që kanë pasur precedentë të tillë të mëparshëm. Nuk flitet për grupe të trafikut të njerëzve, prostitucionit, apo ndonjë vrasës ordiner. Flitet për formacione politike që po “lobojnë” për të prishur punë ndaj BE-së dhe SHBA-ve. Përmendet Maqedonia, Marrëveshja e Ohrit, Kosova dhe aty bën pjesë dhe Shqipëria. Që prej ditës së sotme, për kryeministrin tonë ka nisur izolimi i dytë. Dhe ky është izolimi i madh, ku mund të thuhet me plotë gojë, se këtë herë, ai po luan vërtet me zjarrin.
AMA-News
Shume interesante.
Per Linden dhe ate qe ka ideaur kete konspiracion islamik.
Ne ditet e sotme nuk ka asgje te keqe qe te “pish qumesht nga dy nena”. Duke qene nje vend me shumice myslimane, ne ngjallim hije dyshimi tek Europa dhe njekohesisht simpati tek pjesa tjeter e botes myslimane. Ku ta gjejme qe te perfitojme nga kredite arabe dhe njekohesisht t’i tregojme Europes se duhet te na kosideroje si partnere serioze dhe jo si vasale. Edhe SHBA bejne tregti me vendet myslimane, nderkohe qe Franca dhe Italia ishin aleatet me te forte te Kadafit deri dje. Mendoni se ka ndonje te keqe nga kjo per shqiptaret ?
shqipetaret mes lindjes dhe perendimit! asnjehere skane per te vendosur se nga do rrine…
Opinione te tilla duhen kthyer ne shkrime polemike ne gazeten TemA
Gjera te ngjashme kam lexuar here pas here edhe ne gazeten e perjavshme”Investigimi”.Shume interesant.Gjithsesi shkrimet te Investigimi kishin me shume hollesi dhe me shume analize faktesh.