Gimi i Puros, entuziast për projektin e ri të Malajt

1 Korrik 2011, 18:44Antena TEMA
Gimi i Puros, entuziast për projektin e ri të Malajt

Gimi i Puros dje ishte entuziast. Prezantimi i planit B të Malajt për të ardhmen e PS, ia kishte ngritur moralin. Kishte disa pakënaqësi me Malajn pse hoqi dorë nga LMN-ja, por sidoqoftë një plan i ri e kishte bërë entuziast.

Edhe arsyet e Malajt ishin bindëse për shkrirjen e LMN. E para ishte se grupi u shpërbë. Kaçi iku tek Doktori, Andisi është rrugës, Blushi ka bërë hapa mbrapa, Bello po shkon pas Blushit dhe Malaj ka mbetur në qendër. Në këto kushte nuk ka më LMN. E dyta që ka shumë rëndësi, është se LMN e kreu misionin e saj për t’i bërë presion PS pas zgjedhjeve të vitit 2009. Tani duhet një energji e re. Gimi u bind. I vinte pak keq për emërtimin LMN, që nuk do përdorej më, por s’kishte çfarë bënte. LMN njihej gjerësisht si Lëvizja Malaj- Nesho dhe Gimi për këtë ishte shumë krenar. Ndaj duhet të punonte fort, që dhe lëvizja e re, të fitonte po aq emër sa e para.

Rruga nga shtëpia në Bllok deri në Rogner-i ju duke 1 minutë. Për herë të parë nuk e ktheu fare kokën nga dyqani i purove, dhe shmangu kontaktin me fëmijët që shesin cigare në rrugë.

Kaçi e priste në kafe.

-I madh është, i tha sa u afrua. Sot fillon. Ka për ta parë ai plehra ç’kam për t’i bërë këtë radhë. Me LMN e izolova ndërkombëtarisht, po me këtë do ta izoloj dhe kombëtarisht. Qytet më qytet dhe fshat më fshat më fshat kam për t’i shku me Malaj. Kam për ta shkatërru.

-Po kot mo burrë harxhoni energji me të, i tha Kaci. Eja ikim në bllok nga Doktori të bëjmë një shumicë, i marrim presidentin dhe ndryshimet në Kod dhe e lëmë rrugëve.

-Ah, i madh je, po s’bëhemi dot. Na kanë ikë. Ja, ju të dy jeni, maksimumi bëheni tre. Se nuk jam vetë deputet unë se ja tregoja qejfin. Ai e ndjeu rrezikun, ndaj nuk më bëri. Por do ta shkatërroj. E dëgjove Bejkerin apo jo? Unë e nxora. Fola me një mikun tim në që rri në Teksas, ka një piceri të mirë ai aty dhe shkon ha gjithmonë darkë, një bodigard i Bushit, që e njeh Bejkerin. I thashë ma jep pak në telefon, ma dha ai miku im. I thashë picën e ke të paguar nga unë, merr dhe ç’të duash, Coca- Cola po deshe, dhe i thuaj Bejkerit t’i fusë një dajak këtij plehrës sonë këtu se nuk do të njohë vendimin e Kolegjit Zgjedhor. E ke të mbaruar, tha, je ‘good gay’, kam shumë respekt për ty. Mori picën dhe Coca- Cola-n ai dhe shkoi i tha. Doli Bejkeri, e bëri mut. Rama ishte mërzitur shumë dhe i kishte thënë dikujt në Uashington se e di kush m’i bën këto, por s’kam ç’i bëj. Jam penduar që s’e kam bërë bashkëpunëtor timin.

-Bën kot, të mashtron, i tha Kaçi.

-E di mo burrë, e di, mos ki merak se nuk më gënjen dot mua ai. Ai u çmend kur deshifroi që LMN do të thoshte Lëvizja Malaj- Nesho.

-Po pse mo, ne çfarë ishim në LMN, kunguj, vetëm ju të dy ishit?

-Haha, i madh je, i madh. Po jo mo burrë, ju ishit truri i lëvizjes, por njerëzit nuk di pse e identifikonin me mua dhe Malajn. Në fakt e thoshte një nga këta të Ramës me inat e thoshte, që i vetmi njeri që beson se Malaj do bëhet kryetar partie është Nesho, se vetë Malaj nuk beson. Ndaj na ngeli Malaj- Nesho se unë isha optimisti.

-Mirë o, mirë, por kjo s’do të thotë që ne të tjerët ishim sa për të vënë shishen e qumështit aty. Se ky Malaj e ka gjetë. Sa herë do të zgjidhet në PS, bën sikur bën sherr, merr ca me vete, i shet ata dhe pastaj pajtohet me kryetarin. Ndaj si shkon njeri nga pas tani. Po i shkove ti, i bën nder.

-Unë do t’i shkoj. Unë do ta shkatërroj atë plehër. Më mori dje një diplomat i lartë ballkanas. Më kishte parë tek TV i Baboos që flisja për Ballkanin. Si është e mundur Gimo, më tha, që me gjithë atë kulturë dhe përvojë që ke, je akoma pa punë. Të dëgjoja dje tha dhe megjithëse nuk di shqip, e kuptoja fare mirë nga duart dhe buzët çfarë thoshe. Je i madh, më tha. Epo ç’t’i bësh, i thashë. Vend plehrash, nuk të vlerëson njeri. Pastaj i thashë që dhe Doktorit i kishte pëlqyer ajo imja. Më tha po të kishim ne në Maqedoni një politikan sa gjyma jote, do ta kishim bërë president.

-Ou, dhe ata këto kritere paskan për president, tha Kaçi. Demek ne të tjerët s’paskemi shans?

-Jo mo, ai nuk i di zhvillimet këtu. Ai e tha parimisht. Këtu është tjetër gjë. Mua ma ka ofruar Doktori disa herë, më ka çuar fjalë, por s’i kam dhënë fjalën. Ma tha dhe dje një djalë që rri aty para piceri Erës, pasi kishte dëgjuar një ditë në rrugë që Doktori i kishte propozuar Gim Neshos për president, por ai s’ia ka dhënë fjalën.

-Mos e kanë lexu tek Antena mo burrë, i tha Kaçi.

-Jo, jo, se dukej serioz ai, nuk dukej nga ata që lexon gazeta. E kishte seriozisht ai. Hahaha, i madh je, si the, e ka lexuar tek Antena. Haha, po jo mo kush e lexon Antenën. Ia kishte thënë Doktori se e kuptova unë nga biseda. Po vdes ai të ma ofrojë atë post, por unë do mendohem. Duhet me bë një herë Malajn kryetar PS, pastaj unë President, Doktorin tek PD-ja, shkon në harmoni puna.

9 komente në “Gimi i Puros, entuziast për projektin e ri të Malajt”

  1. Vlora says:

    po eshte e vertete qe Gimja do te behet president.
    un se lexoj ndonjehere antenen,,,,, po ma tha nje taksixhi,, qe e kishte degjuar ,,nga nje shoqe e Argites
    qe kishte shkuar ne konsultore, per te bere vaksinen e femijes, kunder antraksit.,,,,, ? ? ?

  2. 21Janari says:

    Universiteti Europian i Tiranes eshte bere si nje sere kastravecash.
    Te shkretet studente ; kur i sheh ndonjehre ne TV, me duken si kavie.

    1. Johnie says:

      Gee willkeirs, that?s such a great post!

  3. Anon Ymus says:

    O mero e meriton nje kuti puro nga tema gimja.

  4. BABAROMOOOO says:

    GALLATE E MADHE TEK UNIVERSITETI EUROPIAN I TIRANES.GIMI I TANES ME XHEPIN E LIDRES KISHIN VENE NE MES KACIN E RAMIZIT DHE I BENIN FRESK BENIT TE MALAJVE. I KISHTE RENE TE FIKET NE MES TE TAKIMIT ME STUDENTET PASI NJE PUSHT, NJE STUDENT I POSHTER E KISHTE PYETUR DIREKT: ZOTI MALAJ – SERIOZISHT MENDONI SE SHQIPTARET E KANE HARRUAR KORRUPSIONIN E QEVERISE NANO DHE TUAJIN PERSONALISHT SI MINISTER FINANCASH? MALAJT I KISHTE IKUR GOJA DHE ASHTU ISHTE PLASUR PER TOKE, PA NDJENJA. GIMI I GAQKES U MERZIT SHUME – NA DOLI HUQ THA-KESHTU ESHTE KUR BEHESH MIK ME KATUNARIN-BEHET TRIM KUR I SHKOJNE PUNET MIRE-I IKEN GOJA KUR E PYESIN SA E SI KA VJEDHUR.

  5. BABAROMOOOO says:

    Gimi i gaqkes se tankes se hysniut te kapojve dhe rexhepi i lidres se besnikut te kapojve jane bere bashke me kacin e sokolit te zanes se ramizit te nxjerrin nje kastravec si malaj

  6. arjani says:

    Ky Gimja ,nip i Hysni Kapos,(Gaqka ka marre te motren)Blendi Bushati ,nip i Hysni(djali i Vera Kapos,Lidra Mejdani,krushke e Hysni Kapos(e motra grua e Besnik kapos-djalit te Hysniutj)…te gjithe keta si shpjegohet qe jane pro Berishes?
    Shume e qarte,Berisha si komunist i thekur qe ka qene ishte i lidhur shume me kete familje.Hipokrizi e madhe ose me mire paftyresi e maskarallek kur sulmon si bllokmene antare apo deputte te PS.
    Vazhdo Antena te diskretitosh keta klauna se e meritojne.Te lumte se po beheni shume popullore!!!

    1. Hysniu says:

      arjan, verifikoji te dhenat qe publikon; Gimcja nuk eshte e as e meriton te jete nipi i Hysni Kapos.

  7. kapo kaposhi says:

    Hysniu nuk e di se c’burre ka qene por, rrethin familjar dhe te krushqise i paska patur te tere legena…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje