Gimi i Puros gjen zgjidhjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

12 Korrik 2011, 22:13Antena TEMA

Në seancën e djeshme të këshillave, Gimi i Puros i dha Haxhinases një ide interesante. Tani që zgjedhjet lokale mbaruan dhe Shqipëria s’e kaloi dot klasën, shanset që Shqipëria të marrë ftesën për në BE janë të pakta. Por Gimi e gjeti zgjidhjen.

-Dëgjo mua, i tha Haxhinases. Unë kam qenë vetë ambasador. Puna është të prodhojmë lajme pozitive. Me çdo ambasador që të takohet kryeministri, Ju apo zonja Topalli, me secilin vend të BE, natyrisht këto të dorës së dytë, të thuhet që vendi i tyre mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në Evropë. Kështu njerëzit dëgjojnë lajme të tilla dhe mendojnë që kjo puna që na refuzon Komisioni është kot, pasi vendet anëtare janë dakord. P.sh të takoj ambasadorin rumun, bullgar, hungarez, slloven, sllovak, kë të mundi nga këta ish lindorët. Ata janë gati të thuash çfarë të duash ti, se janë ambasadorë dhe nuk do përgënjeshtrojnë kryeministrin. Është ide gjeniale, dëgjo mua…

Haxhinasia po e dëgjonte i mahnitur.

-Ide gjeniale vërtet, tha. Më shpëtove. Ka kaq ditë që më thotë Shefi për ndonjë ide të tillë dhe po mendohesha. Nuk të pyeta ty se s’desha të të ngarkoj.

-I madh je. Si mor do më ngarkosh mua, po unë për këtë punë jam, të jap këshilla. I madh je, si the, të ngarkoj ë? Po jo mo zoti Ministër, përvoja këto gjëra ka…

-Shumë mirë tha Haxhinasia. Ja sot ka takim Topalli me këtë hungarezin dhe shefi i madh me këtë sllovenin. T’ia fusin nga një deklaratë ata thua ti?

-Po, patjetër. Dhe krijohet ideja se tani qeverinë po e mbështesin të gjitha vendet evropiane. Nuk ka rëndësi fare se njerëzit nuk dinë fare ç’është Komisioni, ç’është Fyle, e ç’është Mireli. Ata dëgjojnë që vendet janë dakord të hyjmë në BE dhe e marrin tullë. Dëgjo mua ti, jam usta i vjetër për këto punë unë. I madh jem po si the, më ngarkon mua ë… po unë përse jam. Po nuk kontribuova për këto gjëra, kot që jam pastaj, apo të vij ai i gjati se aq do ai, të dështojmë në integrim.

-Kjo ishte një ide shumë origjinale, i tha Haxhinasia. E ke hallall një dhuratë sot….

-Jo, jo, kam blerë katër copë, që pardje i kam, i tha Gimi dhe nxori puron nga xhepi.

-Jo puro, jo, do të jap një kravatë Hermes. Është shumë e mirë, është dhe anti-ujit. D.m.th nuk laget. Kudo që të jesh, je i sigurt.

-I madh je, dhe nga këto anti-ujit blen. I madh je, po jam kurioz pse i blen anti-ujë?

-Po ja se ty ta them si vëllait. Na thërret ndonjëherë Shefi i Madh fare në vilë për uikend…

-Ore se më ngatërrove, kujt i thua shefi i madh fare?

-Po kur them shefi, kam parasysh Doktorin, kur them Shefi i Madh fare, e di vetë ti, atë që kam shef…

-Ah, i madh je, e kuptova. Vazhdo…

-Dhe kur na thërret shefi i madh fare tek vila fundjavave, ka probleme. Ka disa huqe dhe ai si gjithë të mëdhenjtë. Sa kishte atë vilën tek Dogana, kur të thërriste në shtëpi të lëshotne qentë dhe të terrorizonin. Dhe i kishte mësuar qentë që po të ishe me ndonjë pako në dorë, nuk të hanin. Dhe duhet të vije gjithmonë me një pako në dorë. Tani po të shkoje me pako dihet që falco se kishe dot se ët nxirrte bojën e shoqja. Kështu që do t’i çoje ndonjë gjë. Tani ka bërë një vilë në Lalëz. Po të thirri aje, është problem se të thotë për shembull hidhu një herë në pishinë me rroba se kënaqet vajza e vogël. Do hidhesh, ça të bësh. Hajt se pantallonat dhe këmishën e ndërron, po kravata po u lag s’bën më. Ndaj i kam blerë anti- ujit.

-I madh je, dhe unë thashë pse i mban anti-ujit. I madh je. Po e marr këtë. Unë s’para shkoj në det më se ma kanë marrë atë shtëpinë në Golem, se më kërkojnë ca borxhe, por më duhet. Se kur ha, sa herë pi ujë më derdhet në kravatë. Kjo qenka anti-ujë, fantastike. I madhe je.

-Ta gëzosh, faleminderit shumë. Kisha dhe diçka për këtë presidentin rumun se na ka sharë si popull, por s’di si t’ia bëj.

-Dëgjo mua, lëre mos e ngacmoni atë. Bëjini një tel ambasadorit rumun dhe të thotë që mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE dhe harrohet ajo. Mos ça kokë, dëgjo mua. I madh je. Dhe unë thashë pse blen dy kravata anti-ujë ti. E paske hall të madh. I madh është Shefi i Madh Fare. Ku i shkon mendja mo burrë, mendje brilante ka. I madh je.

 

 

5 komente në “Gimi i Puros gjen zgjidhjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”

  1. bashkim says:

    kush eshte shefi i madh fare?

    1. popolo di Tirana says:

      Shefi i madh fare eshte Meta , ndersa Shefi i madh fare-fare-fare eshte Enveri dora vete.

  2. Ade says:

    Mero,nese me lejon nje opinion timin: nuk me pelqen shume ky gimi i puros; do kisha shume qejf te riktheje personazhin e flamurit dhe gimes se redbullit,,por dhe sandrit, ishte tip.ky puroja eshte i merzitshem, si ne jete, dhe ne satire.pershendetje

  3. XHEP-MEDANI says:

    GAME IS OVER. MENDONI SIKUR DIKUSH QE LUAN BIXHOZ JA U BEN ME HILE TE TJEREVE DHE I FITON TERE PARATE AI VETEM. A VAZHDON ME LOJA? NUK KA PARA – NUK KA LOJE. KJO ESHTE SITUATA NE SHQIPERI. POPULLI NUK KA ME PARA – CFARE DO VJEDHIN HILEQARET E BIXHOZIT TE EKONOMISE SHQIPTARE? OSE DO VJEDHIN NJERI TJETRIN, OSE DO SHPERNDAJNE PARATE QE KANE VJEDHUR PER TE RIFILLUAR LOJA, OSE TE MENDOHEN SE MOS ATA PA PARA REVOLTOHEN DHE JU SULEN PER TU MARRE PARATE MBRAPSHT. KUSH DO NDODHE NGA KETO? UNE SE DI – SHPRESOJ TE NDODHE KJO E FUNDIT, TU TREGOJE SALIUT – LIRKOKEMADHIT – KACOS SE FATOSIT DHE GIM BYTHES SE SA TE VLEN BYTHA KUR ZEMEROHET POPULLI. ATEHERE JO KRAVATE ANTI UJE POR EDHE BREKE ANTI SHURRE NUK DO JU BEJNE PUNE.

    1. tafuti says:

      O Xhepo.Shkruaj me shkronja te vogla se na more syte me keto kapitalet.
      Do me vinte keq qe per inat te shkronjave,te mos lexoja cfare shkruan ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje