Gimi i Puros dje u vu në siklet. Doktori kishte shkuar në Fushë Krujë për të inauguruar bustin e Xhorxh Bushit dhe Gimi nuk e dinte. Por fati e ndihmoi. Një gazetare e ABC, që e mban të azhornuar me të rejat e fundit, e njoftoi dhe Gimi vrapoi në Rogner. U ul në kafe dhe ju lut kamerierit të çonte TV tek ABC.
-Nuk e bëj dot, tha kamerieri, se kemi kontratë me Ora News?
-Po do dalë Doktori se ashtu është një punë në Fushë Krujë, kam rregullu një gjë të mirë, i tha.
-S’ka problem se dhe Ora News e jep të plotë, i tha kamerieri.
Gimja u ul dhe sa u bë gati t’i kërkonte një puro, u kujtua që ai nuk i shërben më të tilla. Donte doemos dikë që të diskutonte, por s’po i dilte askush.
Ndërkohë në Rogner ja beh Zamoja me një francez, që bën supermarkete. Gimja u ngrit dhe e ftoi të uleshin bashkë.
-Jam me këtë francezin, i tha Zamoja, janë këta të Carrefour-it, i çova dhe tek Doktori, u gëzua shumë, në fakt thashë t’i çoj dhe tek Rama, por s’ia vlen tani se ai mund të mos e marrë bashkinë. Në fakt Luli i takoi dhe u tha jam shumë i lumtur që më në fund Aushan vjen në Shqipëri. Këta u mërzitën pak, por e korrigjova unë i thashë Carrefour. Ah, po, tha, se i bëj lëmsh këto francezet, se në fakt Carrefour-in kisha në mendje.
-I madh është. Uluni, ulni. Le se flas anglisht me zotërinë, i tha.
Francezi u ul i hutuar pse duhet të rrinin aty para TV.
-Monsier, est que vous avez le ministre…
-Flasim anglisht, i tha Nesho. Jo, jam ambasador. Shiko pak në TV. Do dalë kryeministri tani. Do përurojë bustin e Bushit në Fushë Krujë.
-Bustin e Bushit, tha francezi… dhe pa nga Zamoja.
Ka qenë mik me kryeministrin, i tha Zamo, dhe po i bëjnë një bust në një qytet këtu afër në periferi.
-Atje do kemi supermarketin, pyeti i tmerruar francezi?
-Jo, jo, nga krahu tjetër, i tha Zamo.
Gimi, që nuk e ndoqi shqetësimin e tij, vazhdoi.
-E rregullova unë të bëhej sot ceremonia, tha. Desha të shkonin dhe këta të ambasadës, po u doli një punë. I thashë Doktorit, shko vetë..
Francezi po shikonte i çuditur nga Zamiri.
-Është duke thënë se ambasadori amerikan nuk shkoi se kishte një punë, i tha Zamiri.
-Po çka bërë ky Bushi, pyeti francezi Neshon.
-Ka qenë burrë i mirë, tha Nesho. E kam takuar disa herë në OKB. Më ka dhënë dorën tri herë. Herën e fundit kur isha me Moisiun më pyeti si është Shqipëria, a bie shi. Bie, i thashë, por po erdhe ti do jetë diell. Dhe vërtet kur erdhi ai ishte diell… Dëgjoje, digjoje se po flet kryeministri, tha.
Doktori po lavdëronte SHBA dhe po shante Evropën që desh e kishte zhdukur këtë komb… Gimi nuk dinte si t’ia përkthente.
-Ja, po flet për raportet tona me Evropën dhe SHBA, i tha. Se ne kemi probleme me ju se ju si evropianë keni dash të na zhdukni!
-Ne???, tha i tmerruar francezi. Kush e tha këtë?
-Sapo e tha kryeministri, i tha Nesho. Në fakt u konsultua me mua për këtë tezë dhe i thashë ta përdori me kujdes, por e ka tepruar pak se është emocional. Por e bën që t’ia dhjesë dhe ambasadorit amerikan që s’i ka shku nga pas.
Francezi po shikonte i trembur nga Zamiri.
-Po ti më the që kryeministri është filofrancez, i tha. Ky i urreka evropianët. Mos ka rrezik për supermarketin tonë?
-Më vjen keq, i tha Zamiri, ne i kemi fut vajzën në pjesë, si do ketë urrejtje ai për francezët. E thotë kot për politikë.
Ndërkohë që po diskutonin, ja beh Sandri. Shikon ceremoninë dhe xhindoset.
-E more vesh Zamo, i tha, çfarë shkërdhatash. U thashë ta marr unë tenderin për këtë bustin se njoh një lezhjan që punon mirë në allçi. I thashë më jep mua 150 milionë se më duhen dhe jepja kujt të duash. Jo, tha, s’ta jap dot se 250 milionë janë të gjitha. Ja, e kanë bërë tani kot fare. As ora nuk i duket. Do thonë prapë i kanë vjedhë orën.
-Ah, i madh je, tha Nesho. Se po ja sqaroja dhe këtij mikut francez. Mos u tremb që po shan Doktori evropianët se Bushin e kemi mik të madh. I thashë që e kemi taku në OKB…
-Ik o Gimi mos më lodh se s’kam puro, mos e zgjat muhabetin kot, i tha Sandri. I bëri shenjë Zamos dhe francezit të çoheshin. Francezi u ngrit i lehtësuar dhe ikte duke para sa nga ekrani. sa nga Gimi.
…More,talleni ju të gazetës,apo është bërë kaq “fare rrotë”,ky Agim Gaqo Nesho ??!!
SAPO IKU FRANCEZI GIMJA U REHATUA NE KOLLTUK DHE MENDJA I SHKOI TEK KOHA E TIJ E LUMTUR – KUR SI NIPCE BLLOKU LIVADHISTE MAJTAS DJATHTAS DHE SHIJONTE JETEN. HEJ DREQ, THA, IKU AJO KOHA E BUKUR, TANI LIGJIN NA E BEN DOKTORI, PIK PER PIKE SI XHAXHI. TANI FILLOI ME BUSTET, NJESOJ SI DULLA DIKUR. JA FUTI NJE BUST STALINIT, NJE TJETER LENINIT DHE ATY NDALOI. NUK E DONTE BUSTIN E MAOS NE TIRANE, SE MBAS STALINIT MENDONTE SE ISHTE VETE FIGURE DHE DONTE BUSTIN PER VETE. EDHE KY DULLA I SOTEM, NJESOJ, E BERI BUSTIN E BUSHIT, TANI KE DO VERE, MBASE BERLUSKONIN DO E BEJE DIKU ANDEJ NGA KAVAJA, MBASE EDHE NGA ELBASANI, DHE PLOTESON EDHE KY PLANIN. PASTAJ DUHET TE PRESE. DO SHOHIM, DO JETE LULI VALLE SI RAMIZI APO DO NDROJE TAKTIKE? SE RAMIZI E FILLOI ME EMRA UZINASH – NE SOT NUK KEMI UZINA – KEMI SALLAMERINE – KEMI NE FAKT EDHE FABRIKA CIMENTOSH – KEMI EDHE MULLINJ ME ERE. TE THEMI MULLIRI ME ERE JOZEFINA E PARE, OSE PANELI DIELLOR ASTRIT PATOZI. POR KEMI EDHE SUPERMARKETE IDEALE PER EMRA TE MEDHENJ. JA PER SHEMBULL, QTU TA BEJME QENDRA FATMIR MEDIU, ATE CITY PARK TA QUAJME KAC ISLAMI, KA SHUME MUNDESI PER KETO PUNE EDHE SOT. DO BEJE NDONJE GJE LULI SE JA PRET RADAKJA. PORTE KEMI, TANI MUND TE VEME EMRIN E SABRIUT ANDEJ NGA SHENGJINI – DO NGREFOSET PLAKU. PER BUSTET KA KOHE – TE SHOHIM KE DO BEJE TE PARIN BUST LULI – KA KOHE. DO SHOHIM DHE PASTAJ GATI JAM UNE – DO E TERHEQ ZVARRE SI DULLEN, JA DOLA MBANE, E HODHA ATEHERE. TANI PRES TJETRIN.
Supermarkatin qe mbylli ne Algjeri, Carrefour-i po e hap ne Tirane.
Po hapën supermerkatë Francezët në shqipëri morëm fund. Do të na kripin në shqipëri siç na kripin në Francë.
Ky francezi i ktyre është një i shkretë që e kanë sjellë kur i shitën Euromaxin serbëve se ka gruan serbe.
….sa per dijeni….Gimi i tille ka qene; asgje nuk ka ndryshuar …thjesht tani e njhin e me shume veta …Ne fakultet kur ishte student thonin :..do te behet anetar byroje qe diten e pare te punes….qarkullonte me servilizem..me arogance (ishte djale nga familja..)….Ishte i perkushtuar me org. rinore…kishte kujdes qe te zgjidhej ne krye…etj..
me pak fjale eshte tip Jovan Bregu,,, qe vdes per tu bere njecik magazinjer.
Edi Rama eshte nje njeri qe as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet sepse e ka ngrene turpin siç thote populli me buke.Edhe pse eshte i bindur qe e ka humbur pergjithmon Tiranen bene sikur ka fituar. Do te ishte ne nderin e tij neqoftese i ka mbetur pak nder te bente dorheqje nga drejtimi i partise se tij shterp dhe t’ju kerkonte falje anetarve dhe simpatizantve te tij per te qene dhe mbajtur si politikan i ndergjegjshem as me pak dhe as me shume se paraardhesi i tij.
Sali Berisha dhe kualicioni qe ai drejton jo vetem qe fituan keto zgjedhje lokale por jane te pergatitur edhe per zgjedhjet e pergjitheshme te vitit 2013 ti fitojne me nje diferenc shume te madhe per te patur mazhorancen apsolute ne kuvend.
Sala hyn kot per Bushin se shiptaret nuk e respektojne prej Sales.Sala hyn si xhol kot me fitu pike por vetem se humbet ca pike te tjera.
Nqs respekton Bushin te degjoje Ameriken qe po i thote se i ka mbush ditet e duhet me ike.