Gimi i Puros, i kënaqur me shtypin në Maqedoni

7 Korrik 2011, 19:48Antena TEMA
Gimi i Puros, i kënaqur me shtypin në Maqedoni

Gimi i Puros dje fluturonte. Më në fund dhe në Maqedoni nuk ngeli asnjë medie opozitare. TV më i madh po mbyllet dhe tri gazetat e tij u mbyllën, nuk dolën më në treg. Por më i gëzuar ishte me 5 gazetarët që punon për WATZ. Pas suksesit që Gimi pati në Shqipëri si përfaqësues i WATZ për të udhëzuar qeverinë si të bëjë pazare me WATZ për TV, miku i tij, Qerimi e aplikoi këtë dhe në Maqedoni. Dje Gimi fluturonte nga gëzimi që skema u realizua. Mori në telefon Qerimin ta uronte për suksesin.

-Si je zoti Sekretar i OKB, i tha. (Kështu i flet Gimi Qerimit, se kanë qenë bashkë në OKB). E dëgjova lajmin. I madh je. I papërsëritshëm je. Ku e gjen këtë energji mor burrë? I madh je. Fola dhe me Presidentin sot. I thashë Qerimi po ecën në Maqedoni. Bravo, më tha.

-Bëji të fala Presidentit, i tha Qerimi. Si i ka nga shtëpia, qenin si e ka?

-Mirë, i thashë, mirë. Ja po merremi me këtë të gjatin tonë. Do ta shkatërrojmë këtë plehër. Ta marrë vesh kush jemi. Po i madh je, i madh. Po i mbylli kryeministri ë…?

-Ato dihet që do mbylleshin. U thashë t’i blija unë për WATZ, jo, thanë, duam shumë pare. Fola më kryeministrin, i thashë do më kesh mua mbështetje po mbylli. Më tha kam frikë nga OSBE. S’ka problem, i thashë, në Shqipëri  ne kur heqim gazetarë nga puna e rregullojmë me një darkë me birra me ata të OSBE dhe nuk flasin. Ashtu, më tha. Po të jetë kështu i mbyll që sot, dhe i mbylli. Mu nxehen ca gazetarë që bëjnë si të njohur këtu se donin të sulmonin kryeministrin për këto mediet që u mbyllën. U thashë ec shikoni punën tuaj, ikni nga puna.

-I madh je, i madh. E pashë, e pash%. Mirë ua bëre atyre plehrave. Po këta që nuk donin të shiteshin nuk dhanë ndonjë paradhënie…?

-Jo, nuk e hanë këta. Shqipëria është për ato punë. Mirë që ma hape muhabetin se më ka marrë një pronar gazete nga Shqipëria, thotë të kam dhënë 60 mijë euro, t’i solla bashkë me Gimin. Unë s’e mbaj mend. Di gjë ti?

-Ah, i madh je. Po mos i dëgjo këta, janë ca njerëz kot. Ohu sa gjashtëdhjetëmijëshe më kërkojnë mua. Vetë i japin se duan të shesin gazetat tek unë, vetë i kërkojnë tani. Po ku t’i gjej unë. Kam pasë shpenzime. E di sa pare kemi harxhuar të rrëzojmë këtë plehrën apo jo?

-Qartë, qartë, i tha Qerimi. Thjesht u habita ç’ne unë pare nga Shqipëria. Unë i marr nga Bullgaria kesh ato që më duhen.

-Ah, i madh je. Jo mo burrë, as mos çaj kokë. Këtë punë kanë këta. I madh je, i madh. Po i hoqe ata të pestë? Mirë ua bëre. Po OSBE kishte reaguar më tanë?

-Po pra, po. Thashë ta merrja për një darkë t’i jepja një birrë këtij të OSBE këtu, nuk pranoi. Më kujtohet atëherë kur kishim probleme në Tiranë me TV, një dark i dhashë atij Borshit unë, më tha s’ka problem, bëni ç’të doni. Se kemi atë dreq memorandumi me OSBE ne si WATZ që s’duhet t’i heqim gazetarët. Po ata të OSBE në Shqipëri ishin njerëz të mirë, këtu të bezdisin, këtu i marrin seriozisht gazetarët.

-I madh je. Po kam punuar unë këtu. Besoj e more vesh ç’i kam bërë këtij ambasadorit të ri. Më tha dua të vizitoj ca pronarë mediesh. Po, vizitoji, i thashë, po jo në media. Shko tek bizneset e tyre. E çova piu birra në Korçë. U kënaq. Po të jetë dhe media si birra s’do kem kurrë probleme, tha.

-Po pra, po, ju e keni të mirë atë të OSBE atje, po ne këtu i kemi pak grindavecë. Do na çajnë ca kokën, po harrohet.

-I madh je. Mos ça kokë. As për ato lekët që të kërkojnë mos ça kok. Ai që të kërkon 60 mijë eurot e ka fajin vetë, se m’i ka dhënë të gjitha paradhënie. Shtëpinë paradhënie, lekët e blerjes paradhënie, faj kam unë? Janë ata të tjerët të asaj gazetës tjetër rozë, ata kanë dhënë pak gjëra s’u ngelet qejf. Janë ata të tjerët Të Tv ata kërkojnë bakshishin po me ata s’kam punë se kam folë dhe me Presidentin dhe më ka thënë mos u kthe. I madh je, i madh. Po mos mërzit nga OSBE se ashtu e kanë ata. Duhet punuar në fakt, ne këtu kemi punuar dhe janë një me qeverinë. S’kanë asnjë problem. U kam ngritur shqetësimin unë që ka ndonjë gazetar që akoma kritikon kryeministrin, por më kanë dhënë fjalën mos ta bëj problem se me kalimin e kohës ja mbyllin gojën. I madh je, i madh.

-Faleminderit, por thjesht nga meraku e kisha se po më kërkojnë paret. Po qe se ti e zgjidh vetë këtë punë, jemi në rregull. Unë do ha dhe një darkë sonte me këtë të OSBE. Do t’i them që ata në Shqipëri kur mbyllëm programe dhe ndërruam drejtorë lajmesh, nuk na thënë gjë, e kaluam me një darkë. Këta s’kanë pse e bëjnë më shumë problem.

-Ashtu bëja i madh. S’ka asnjë problem. Po deshe vij flas unë. Si mund të ketë gazetarë kritikë me qeverinë në këto kohë krize? Dhe nuk është puna se janë kritik me qeverinë, por duan të mbështesin opozitën. Ky është skandal. Do flas dhe unë me atë të OSBE në Shkup. Kam një lidhje me atë unë se një miku im që ka punuar në Bosnjë, tani është në Austri dhe ka njohur atë Dunjën që merret me shtypin në OSBE dhe ndoshta i thotë ndonjë fjalë. Sidoqoftë ha një darkë një herë dhe thuaj që në Shqipëri ambasadorit i pëlqen shumë birrat. Po tha dhe unë i pëlqej, më thuaj mua se e rregulloj këtë punë, e sjellim një ditë ën Korçë të pijë birra. I madh je, ja arrite dhe ti qëllimit.

 

 

 

3 komente në “Gimi i Puros, i kënaqur me shtypin në Maqedoni”

  1. 21Janari says:

    Prandaj nuk ecin punet fare ne keto vendet fqinje. Ata nuk kane fabrika birre.
    Por, Gimi do ta rregulloje edhe kete pune : do te organizoje turnè te OSBE-ve te ketyre vendeve ne fabrikat e birres shqiptare. Keshtu rritet edhe numri i turisteve, duke i bere qejfin edhe Doktorit.

  2. XHEP-MEDANI says:

    Gimi i puros, ose ndryshe Gimi i Gaqkes i shkruan leter komandantit me gezimin e madh ne zemer se tani ne Shqiperi kemi nje sukses te madh. Dikur kishim nje gazete te vetme: Zeri i Popullit dhe ca fletushka qe i mbanin ison. Tani situata , i dashur komandant Saliu, eshte ndryshe, shkruante Gimi ne letren e tij. Tani kemi tre gazeta Zeri iPopullit, kemi me emer tjeter ate qe e quajme RD, e dyta eshte ajo 55 dhe e treta eshte Integrimi i Lirkes se videos. Dhe ate Zerin e Popullit e kemi bere lecke fare, ate me emrin e vjeter, se nuk e leme per asgje. Sa per fletushka kemi plot, ne vend te gazetes bashkimi kemi ate qe sapo bleme, Gazeten Shqiptare, po kemi edhe plot te tjera si Panorama qe eshte si dikur Gazeta Puna, po kemi edhe ate revisten Klan qe e kemi tepke si Revisten Ylli, kemi MAPON qe del si buletinet e KQPPSH dhe plot si keto. I dashur komandant Sali, shkruante me tej Gimi, te jap fjalen se edhe tere gazetaret e dikurshem te partise se punes do i kesh ne krye te medias, e shpejt do festojme fitoren perfundimtare te komunizmit mbi shqiptaret, mbi ish pronaret, mbi ish te perndjekurit e dikurshem – po aq te perndjekur sot, dhe do shkaterojme fare intelektualet e do mbajme ata safi si ajo Ballaurka, po edhe ai Tupja, dhender i birose politike dikur.

  3. pellazgu says:

    mos e luj se s’ta quj, plehra nga te kater anet, shqiptaret jane bere si grope halje, nuk dine nga ta mbajne te shkretet, i paska mallku zoti qe kur prishi enveri kisha e xhamia dhe kur vdiq la amanet me kuc e me mac te marin pusht_etin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje