Gimi i Puros dje i theu të gjitha rregullat. Sapo dëgjoi vendimin e Kolegjit, kaloi përmes Bllokut, ndaloi tek dyqani i purove, hyri i gëzuar brenda dhe kërkoi 4 copë. Vajza që shiste purot ngeli e shastisur.
-Çfarë ka ndodhur, tha.
-E hodhëm qelbësirën, tha. Iku. Mori fund. M’i bë shpejt purot. Nga ato më të mirat… sa bën… na lekët në dorë… Mos i shif kot letrat. Është llogari tjetër ajo, ndërhyri, këto sot po i paguaj. Ato do dërgoj shoferin pastaj…
-Ok, tha vajza dyshuese. Të kam parë që s’ke shofer kur kalon këtej. Sidoqoftë na e nis se shkoi një vit.
Gimja mori purot, i futi në xhepin e brendshëm të xhaketës, ndezi njërën prej tyre dhe kaloi në pedonalen e Bllokut drejt Rogner-it.
Në Bulevard disa makina, disa me timon anglez dhe të tjera pa targa, kishin filluar shëtitjen dhe disa djem bërtisnin nga dritarja “Basha por Tiranon”. Gimja i përshëndeti me fytyrën që i shndrinte. Djemtë i kaluan tek këmbët rrëmbimthi pa e hetuar fare fytyrën e tij të lumtur. U ul tek kafja në Rogner dhe kërkoi Kaçin.
-Iku, mori fund, tha. I madh Lul Basha. Ku është mor aman, e ke aty afër…?
-Një minutë se nuk flas dot se jam tek Doktori, i tha Kaçi. Të marr më vonë.
-Dreq o punë ça kanë këta që nuk gëzojnë, tha Gimi.
Mendoi të merrte Zamirin se ai duhet të dinte ndonjë gjë nga Sandri.
-Urime i madh, fituam. E pe ç’i bëra atij, apo jo?
-Më merr pak më vonë, i tha Zamiri, se jam në një mbledhje dhe s’flas dot.
-Edhe ky s’qenka i gëzuar, tha Gimi. Po marr Haxhinasen, tha me vete.
-I madh je zoti Ministër, a e pe apo jo, iku, e hoqëm qafe?
-Çfarë ka ndodhur, i tha Haxhinasja.
-Ed Rama iku, tha Gimja. E shkatërrova fare. E dëgjove ambasadorin e OSBE që foli nga Elbasani. Më mori mua në telefon më tha çfarë të them ndonjë gjë, i thashë thuaj që tani duhet të pranojnë vendimin e Kolegjit. I madh je, më tha. Ja tani menjëherë se jam në Elbasan. A, shumë mirë, i thashë. Është verë e mirë ajo e Elbasanit. Po, po, tha, por s’kam ardhë vetëm për verën, kam dhe ca punë të tjera. I madh je, i thashë. Bëj deklaratën shpejt që ta varrosim. E bëri, s’ke ç’i thua.
-Jo more, tha i habitur Haxhinasja. Po shefi, foli gjë?
-Shefi është me Kaçin, flet tani, i tha Gimi.
-Jo, thashë për Metën, i tha Haxhiansja.
-Aha, Meta s’ka fol akoma. S’ka nevojë, flet në fund. As me mua s’ka folur. I kam thënë mos fol për Ramën pa folur me mua. Foli dhe ky i BE. Më mori sapo doli vendimi, ç’të them, më tha, se ne jemi gjithëpërfshirës. I thashë thuaj që kemi interesin kombëtar në radhë të parë… E tha, e kishte qarë.
-Ashtu ë? Si nuk m’i thonë këta të mitë mua, tha Haxhinasia. Gjithë këto deklarata dhe unë s’di asgjë. Ky stafi im është ai që më ka lënë Lul Basha dhe ata janë të gjithë në fushatë akoma, dhe ngaqë gëzohen vetë e dinë sikur jam gëzuar dhe unë dhe nuk më njoftojnë.
-I madh je zoti Ministër. I shkatërrova fare. Tani po të dojë le të mos e njohë rezultatin pasi do dalë kundër interesit kombëtar.
-Po unë ç’t’u them të huajve kur të më pyesin, tha Haxhinasia.
-Këtë thuaju. Ishte interes kombëtar të fitonte Luli me çdo kusht thuaj. Ne mbi interesin kombëtar nuk vëmë asgjë.
-Po kam frikë mos na marrin për nacionalistë, tha Haxhinasia. Se mezi i binda që Shpëtim Idrizi nuk është nacionalist. Dje u bindën dhe më falenderuan.
-Po jo mo burrë se kam folë unë me ta, më tanë i thuaj zotit Ministër të na e paraqesë si interes kombëtar dhe ne nuk themi gjë kundër Lulit.
-Mirë, mirë, tha Haxhiansia me gjysëm zëri. Kam frikë dhe këtë Arta Daden se s’ka fol akoma, mos më shan ajo.
-Po jo mo burrë, s’ka rëndësi fare çfarë thotë ajo, kam fol me të huajt, me të gjithë. Iku ai, e shkatërruam fare.
-Ashtu thua ti, tha Haxhiansia me gjysëm zëri. Pa pyet njëherë se mos bëjnë ndryshime në qeveri tani dhe mos më lëvizin se po pyesin këta të huajt. Unë u kam thënë që është interes kombëtar mos lëvizja ime nga detyra, por ata bëjnë sikur nuk dëgjojnë.
-I madh je. Jo mo kush të heq ty nga detyra? Kam fol unë me zotin zëvendëskryeministër, është i kënaqur me ty. Më ka bërë gjëmën, tha, se s’ka kush të më hapë emalin që kur ka ikur ai, por po ja merr dorën se ka hyrë në një kurs.
-E di, e di, tha Haxhinasia i mallëngjyer. Ja kam merakun se e kam lënë vetëm, por mundohem t’ia bëj online prapë punët. Kam frikë se po i afrohen njerëz të tjerë rrotull dhe i prishin mendjen. Kam parë atë Shezaiun, që i thoshte një ditë pas Kristoforidhit jam i dyti që kam bërë abetare.
-Mos ki frikë vëlla. Nuk të këmben me njeri ty ai. Eja të të jap një puro se i kam blerë vetë sot. Mezi e prisja këtë ditë.
Mero ti i shkrruan per homor por ky eshte realiteti bardhe e zi ne kete vend,njerez halabake bejne politiken dhe strategjite e shtetit,e kam jetuar vete per disa tipa te tille.Eshte e frikshme per nje komb qe udhehiqet nga njeres te ketij kallepi si Neshua me shoke,kete la trshigemi Nanua me company.
tani nuk kemi se cfare te themi,keta e bene ( gomarin per kale me diten me diell )
prite nje kur saliu te na kerkoje referendum per tu bere mbreti
i shqiperise!Ore edi nuk eshte me nevoja tju lutesh bythen
nderkombetarve,sepse ata as qe e rruajne fare per shqiperine.
Por vetem me protesta deri sa ti shfarrosim kete fare te qelbur qe ka pushtuar vendin.
ZOTI HAXHINASTO :MOSE KUJTONI SE TE GJITHA ATO QE THONI JU DHE LAPANJOZET E JUAJ PERFSHIRE KETU EDHE SAHANLEPIRSIT E JUAJ NDERKOMBETARET ,PO I BESON POPULLI:.
POPULLI BESON ATE QE ESHTE E VERTETE
…..Haxhinasto eshte Aldo Bumci i LSI-se….me nje shkolle nate qe i zgjati nje 10-vjecar…e me reduktime…etj…arriti te punoj ne komitetin qendror t PPSH ne degen e kuadrit (si nipi i dikujt)…Te cudit fakti qe keta njerez drejtojne vendin….
Mero t’i permendesh Haxhinastos Arta Daden, eshte t’i permendesh djallit temjanin. Mondi e ka pas njohur nga afer Arten,kur e kishte pedagoge te Filoqyli,pastaj u ftoh me te dhe u be armike pasi u fejua me nje vajze shume te mire nga fshatrat e Durresit.Pash zotin mos ia tundni krevatin shejtanit se i prishet gjumi.
o bobo ti gjethi post krevateve ri ti ?
JO nuk rrija poshte krevatit se po beja bejbi siterin me cunin e Artes tek parku i lodrave te rruga e Elbasanit, qe djali mos t’i ngaterrohej Artes neper kembe.