Gimi i Puros gjen ekspert për kasetën e Metës

11 Korrik 2011, 22:42Antena TEMA
Gimi i Puros gjen ekspert për kasetën e Metës

?Gimi tani shkon çdo mëngjes në Ministri të Jashtme për të këshilluar Haxhinasen. Ky i fundit i ka premtuar disa fonde për seminare për OJQ e Gimit, dhe Gimi ka marrë përsipër që me disa shpenzime të vogla t’i japë këshilla çdo mëngjes. Tema e preferuar janë akoma reagimet për Tiranën.

-Tani duhet të flasim pak, i tha Gimja. Do flas dhe me Doktorin vetë, por dua që më parë disa punë të jenë të koordinuara. Këta të huajt s’po flasin akoma. Iku vikendi, erdhi e hëna, akoma s’kanë folur. Doktori duhet të flasë sot. Duhet të mbrojë Sashenkën. Shiko, nuk mund të gjesh asnjë gjyqtare të japë vendime aq të qarta dhe të drejta. E njoh nga koha e komunizmit. Ka qenë korrekte që atëherë. Nuk i dridhej dora. Kush ishte kundër pushtetit dhe partisë, në burg e kalbte. Më vjen mirë se ka ruajtur integritetin.

-Bravo, bravo, i tha Haxhinasia. Po ku di unë i shkreti. Si t’ia them? Se sot ka gjyqin dhe shefi dhe me atë nuk fitet sot për punë gjyqesh. Është i mërzitur shumë.

-Lere mo atë, ai e ka të fituar. Kam folur unë për atë, i kam lëvizur urat e mija. Kam një mikun tim në Nju Jork që ka qenë njëherë në Angli dhe ka njohur një femër në një hotel, e cila tani punon tek një laborator ekspertizash videoteke. I kam thënë atij t’i thotë asaj që po na u desh ekspert i huaj për kasetën, ta çojmë tek ajo dhe e qan ajo. Kam harxhuar shumë për këtë flori se ti e di që këto gjëra nuk bëhen pa lek, por unë për atë e shkrij pasurinë. Është njeri i madh shumë. Nuk i vjen njeri më i madh Shqipërisë se ai. Ka tamam staturë kryeministri.

-Ashtu, tha Haxhinasia i gëzuar. Epo t’i them shefit ta dijë të paktën që je munduar.

-E di ai flori, e di. I madh je, si the, t’i thuash shefit ë…? I madh je. S’ka problem. I kemi biseduar me shefin këto gjëra. Tani duhet një plan konkret. Benin s’po ma ndihmojnë fare aty në PS. Ai Ed Rama s’ka ikë akoma, shkoi një javë që ka humbur. Ja kam shkruar fjalimin Benit, ka kaq kohë që e ka gati dhe s’ka ku ta lexojë. Nuk mbledh forumet.

-Po si të të ndihmojmë, na thuaj?

-Po ja, thuaji shefit t’i mbledhë dhe një herë këta t’i aktivizojë. Se s’ka më kuptim. Ai duhet zëvendësuar patjetër. Janë dy Bena gati. Ose njëri, i pari, tjetri i dyti, ose e kundërta. Ç’rëndësi ka. Të dy janë të shkëlqyer, po ky Beni im është edhe më i shkëlqyer.

-Po patjetër i them unë, po prit një herë se ka atë hallin e gjyqit.

-Po lëre mo atë, se atë e kam mbyllur unë, boll t’i shkoja ekspertiza asaj emrës që ai njeh ai miku imë që e ka taku një herë kur ishte në Londër dhe mbaron puna. I madh je, ke hallin e shefit ë? Po nuk e lëmë shefin rrugës ne, se ndaj jemi gjallë. Ne ç’t’i bëjmë të nxjerrim rrugëve atë tjetrin. Duhet me folë dhe me Doktorin se ai humbet pas punëve dhe e harron këtë punë. Se tani flori kam dy vjet që punoj natë e ditë. Pare kam harxhuar, shpenzime kam bërë, miqësinë time e kanë përdorur. Po duan ndonjë nder ata flori. Ndonjë pagesë si lobistë të qeverisë, mund ta rregullojmë që dhe unë të mos shpenzoj shumë dhe ata t’i mbajmë të karikuar. Me këto njohje që kam unë s’e lë kurrë të ngrejë kokë ai lehtas, por ndonjë ndihmë nga ju dhe duhet.

Haxhinasia u kujtua befas për diçka dhe u ngrit në këmbë.

-Prit të jap një puro, tha. Ma dha ambasadori rumun, ishte dje për vizitë. Më tha të kemi si djalin tonë, dhe mburret gjithë Rumania që një rumun u bë më në fund Ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Më la dhe këtë puron. Më pyeti se çfarë zhvillimesh ka në media dhe politikë tani pas vendimit të Kolegjit. I thashë kemi problem Top Channel-in dhe nja dy gazeta koti. Si mund të të ndihmoj, më tha. I thashë ndërhyni tek ambasadori amerikan të mos protestojë po i nxorëm nga godina. Do mundohem, tha, po s’më shkon shumë fjala atje. Por do flas një herë me bullgarin se mos i thotë ai.

-I madh je, ja e paske bërë një punë. Po dhe ndonjë gjë për Benin duhet t’i thuash. I thuaj që opozita ka nevojë për lider tjetër. Më të fortë, më me vizion dhe më bashkëpunues me qeverinë më demokratike të historisë sonë.

-Do t’i them, do t’i them, i tha Haxhiansia duke i zgjatur puron. Gimja e rrëmbeu dhe filloi t’i marrë erë.

-Qenka origjinale, tha, e paska mbajtur mirë. Është Çërçill, ashtu si i pi unë. I madh je. Po si i the, t’i thotë ambasadorit amerikan të mos ankohet ë? I madh je. Unë kam fol me këtë të OSBE, ai është dakord. Ma ka thënë disa herë që nuk ka asnjë problem, se unë nuk e shikoj atë TV më tha. Si mund të jetë TV i madh ai kur nuk të kanë ftuar ty asnjëherë për çështje të Amerikës dhe botës në përgjithësi. Janë të zgjuar, nuk u hedh dot. I madh je. Paske bërë një punë. Po shiko dhe Beni duhet ndihmuar se Kaçit s’ia kam merakun se do të hyjë në qeveri në shtator.

 

3 komente në “Gimi i Puros gjen ekspert për kasetën e Metës”

  1. gjethi says:

    Le nam o Mero duke u marre me diteziun gimin e p…Nese ke takat merru me Fanen apo me sandrin,apo Fanja i semure nga zemra e pagoi gjoben!?

  2. Lir Koka says:

    Gimit kane per t’ja fut puron nga ajo vrima me e paster qe ka ne trupin e vet se nga goja u ngop.

  3. XHEP-MEDANI says:

    DJE GIMIT I ERDHI NJE LAJM I MIRE NGA NJE MIK I LARGET. SIPAS MIKUT – PUNA PER PRESIDENT ISHTE NE VIJE, LAJMI NGA VJENA E NJOFTONTE SE FATOSI KISHTE PROBLEME NE AUSTRI – SE RAIFAISENI NUK JA PAGUANTE ME FATURAT, PASI KISHTE DALE KACI QE KERKONTE EDHE AI SHPERBLIM PER SHITJEN E BANKES SE KURSIMEVE. DHE PRESIDENTI SI POST NUK KA LEKA, PRA FATOSI DONTE OSE KRYEMINISTER – OSE BURGAXHI, POR JO PRESIDENT.
    SALIU, PO I SEMURE, NUK DUKET SE E DON TA ZERE PERSERI ATE POST. DON ME E MBYLL KRYEMINISTER – TANE JETEN E JETES DORE E HEKURT E KOMUNIZMIT NE SHQIPERI. SALIU KERKON QE FOTOGRAFIA TE JETE KRAH MARKSIT – ENGELSIT – LENINIT – STALINIT. PAS ENVERIT DON TE VIHET SALIU DHE PAS TIJ KASTRUA ME MAO CE DUNIN. NE FUND HYSNI MILLOSHI – PALLOSHI.
    PRA: LAJMI ISHTE SE GIMJA E KISHTE NJE SHANS. POR, LAJMESIT I THANE SE SIPAS AMBASADES AMERIKANE NE TIRANE GIMJA DUHEJ PATJETER TE MARTOHEJ. KJO ISHTE BELA E MADHE PER GIMIN E GAQOS, SE NUSEN E PARE E LA PASI I ATI DOLI ARMIK I ENVERIT. NUSJA E DYTE I IKU PER DUARSH NE AMERIKE. GIMJA VERTET KUR U KTHYE NE TIRANE PERLAU NJE ZOCKE NGA ATO TE FONDACIONIT, POR EDHE AJO SHPEJT U MBARS DHE GIMES I NGECI KOPILI NE DERE.
    TANI I THONE: GJEJ NUSE TE BEHESH PRESIDENT. NUK MUNDET TE KEMI NJE PRESIDENT DHE TE MOS KEMI NJE ZONJE TE PARE – KJO ISHTE KERKESE EDHE E AMBASADORIT TE OSBE NE TIRANE.
    GIMJA FILLOI TE MENDOJE DHE NUK PO GJENTE ZGJIDHJE. NUK DINTE KE TE MERRTE PER SHEMBULL. SALIU, MEAZALLAH SE KA EXPERIENCE ME FEMRA. AI EDHE SOT FLE ME BENEVREKE. BAMIRI, PO AI KA EKSPERIENCE, POR E TIJA ESHTE E HIDHUR SHUME, SE TE DJEGIN DY KURORA NJEHERESH – KONSUMOHESH SHPEJT POR NUK TE LE REHAT AS MEDIA. NANUA – AH PO, AI NANUA BERI ZGJIDHJE TE BUKUR ME XHOIN, E ZGJIDHI MIRE E BUKUR KOPILI. E GJETA – THA GIMJA, DO I KERKOJ DOREN ASAJ KURVES QE KAM PERBALLE, QE KA AQ SHUME EKSPERIENCE NE DASHURI PLATONIKE. KESHTU SE PAKU DO KEM NJE SUME TE LARE NE SHTRAT DHE SHQIPERIA NJE ZONJE TE PARE PA MUT NE BYTHE. URRA – RRUGA E HAPUR PER PRESIDENT – URRAAAAAAAAAAA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje