Gimi i Puros u pa dje në mes të vapës me katër kostume në krah. Dilte nga një pastrim kimik dhe vraponte për tu veshur në shtëpi. Haxhinasia e kishte ftuar të vizitonin dizajnin e ri të avionëve të Belerit, që kanë ndryshuar emrin në Aurela. Gimi për siguri mori katër kostume me vete ngaqë Haxhinasia i tha se janë katër avionë. Si njeri që e njeh protokollin, ai nuk ja lejon vetes të hyjë në dy avionë me të njëjtin kostum.
Haxhinasia e priste para shtëpisë dhe u nisën të dy drejt Rinasit.
-I madh je, i tha Gimi. E kisha merak këtë vizitë. Kushedi sa do t’i bëhet qejfi Lulit kur të marrë vesh që kemi vizituar avionët.
-Unë e kam për detyrë, tha Haxhinasia. Jam Ministër i Jashtëm, fluturoj dy herë në javë dhe duhet t’i respektoj kompanitë e fluturimit.
-I madh je. Kjo është ide e shkëlqyer. Për shembull merr një charter Aurela dhe shkon në takim në Romë. Zbret atje dhe kamerat fokusohen tek Aurela. Botohet fotografia jote dhe në krah dizajni i Aurela. I madh je. Ose të pyesin gazetarët me kë do udhëtosh, me Aurelën. I madh je.
-Ideja e ndryshimit të dizajnit është gjeniale, i tha Haxhinasia. Ne jemi shumë modest ndonjë herë, por nuk duhet me qenë modest. Ka shumë rëndësi të respektosh familjen në këtë rast.
-Është ideja ime zoti Ministër. Ka një kompani në Amerikë Aurelia, udhëton lirë me të dhe ka ca hotele të mira. Më kujtohej mua si emër sa herë thoshin që këtë Belerin e ka Lul Bash se seç e ka gruaja e tij atë pronarin. Ma thoshin shpesh ata të Albatrosit që ishin nipat e Presidentit. Atëherë u jepja të drejtë, por tani shikoj që ata s’kanë pasë të drejtë. Si mund t’i linte ky në dorë të disa të panjohurve biznesin e avionëve. Tani e kuptoj që ka pasur të drejtë që i shkatërroi. Por gjithmonë më brente brenda vetes si nuk ja vuri emrin Aurela. Dhe më kishte ngelur gozhdë në tru kjo. Tani kur u shpall fitues, thashë me vete duhet vepruar. Duhet bërë diferenca me atë të atin. I duhet ngritur gruaja në qiell. Dhe e gjeta. Ide e madhe shumë.
-Shumë origjinale është, tha Haxhinasia. Dhe ata u gëzuan shumë kur u thashë që do vij për vizitë. Ja kam kaq detyrime. Në Ministri të Jashtme ka ngelur zakon që nga koha e Lulit çdo kush që fluturon ikën vetëm me Aurelën tani. Dhe unë s’mund t’i prishja kontratën. Ishte me prokurim të drejtpërdrejt. Gjithë udhëtimet vetëm me ata.
-I madh je. Po si o do të prishje, ne mezi e kemi. Kështu kanë vepruar gjithë burrat e shtetit, por ne i marrim inat kot. Do t’ia kujtoj Lulit kur të marrë detyrën e kryetarit të Bashkisë. T’i vërë dhe ndonjë sheshi ose lulishteje, ose shatërvani emrin Aurela. Ose t’i vërë emrat e vajzave.
-Ka precedent, tha Haxhaisnia. Ja Musolini për shembull e quajti Sarandën Porto Eda, për të respektuar vajzën e tij Eda Musolinin.
-Atë mos ja kujto se bëhet keq, tha Gimi i Puros. Po i kujtove Eda Musolinin atij, i duket vetja si Konti Çiano dhe duket sikur do ta pushkatojë vjehrri për tradhti. Mos ja zë në gojë atë se bëhet keq.
-Po mirë po i them atë idenë tënde, të evoluojë kjo puna e dizajnit Aurela.
-I madh je, i madh. Ajo duhet bërë. Duhet ta respektojmë atë. E kam pasur aleatin kryesor në betejën kundër atij plehrës. Pa njëri- tjetrin s’do ta kishim mundur dot. Tani që fituam betejën në të, dhe qielli ynë është. I madh je zoti Ministër. Ta ndezim nga një puro pa shku në avion se aty s’na lënë se vjen era duhan.
-E pimë tek salla e VIP-ave se është dhe pa lek, i tha Haxhinasia, se nuk kam as me vete.
-I madh je, i tha Gimi i Puros. Dhe tek VIP-at po na çon. I madh je. Dizajn fantastik ka për të dalë. Nga Beler në Aurela, është evoluim i madh. Hallall e ka.
Na eshte bere gimi aktor telenovelash. perdite nga nje teme per te. Mesiguri mburret cdo dite me temen dhe antenen. bej mero bej rreklame gimit te puros. Nje shprehje angleze thote ( any publicity is good publicity)
Kjo eshte shuplaka e rradhes e K…. Bashes per shqiptaret: vodha, ju shita, ju vrava dhe tani po ju zyrtarizoj biznesin tim fluturues.
Ore mund te me thote ndonjeri kush eshte ky “gimi i puros” se jam sh kurioz?
Flm.
olti, sipas zyres se Gjendjes Civile, ketu flitet per Agim Neshon e vertete, djalin e Tana Kondi Nesho, motres se Vito Kondi Kapos dhe Gaqo Pilo Neshos, baxhanak i Hysni Kapo Terbacit, sherbetorit me besnik te diktatorit Enver Hoxha.
Gimin e kam une ne kujdes. Gimi eshte nje kelluf qe nuk e ka shokun. Dje pasi erdhi nga Rinasi kaloi nga dyqani i puros dhe filloi ti vije rrotull shiteses tek dyqani i purove. I kerkonte puron lart dhe shkrepsen poshte. Shitesja qe e njeh mire i tha: ik o Gimi, se ty te eshte fikur puroja me kohe, tani eshte koha te shkundesh hirin.
I madh je, Bubureci, une ate shitesen dua ta bej deputete te PD-se.
Olti, Gimi eshte Agim Nesho, djal i Gaqo Neshos, qe eshte burri i motres se Hysni Kapos. Gaqo ka qene sherbetor tek Hysniu dhe mori te motren per grua. nga kjo lidhje doli Gim Puroja ose Gim Manalli. Ok. ciao
e vertete
Po kur kur dua te udhetoj me linjen “Aurela”, a lejohet te them psh, “Po ia hipi Aureles, apo merzitet LULI?
Geno , sa kam qesh hahahahhaha ose do themi : do flutoroj me ”Aurelian”’ , ose po hypi te ”Aurelia” mjafton te pagojme parate se te gjitha sherbimet do na i bej ”Aurelia”
Sa per kte Gim trapin , mire ja ben Mero qe e diskretiton , ne fund te fundit nxjerr ne pah karakterin real te gim nesho kllufit dhe lepiresit!
O TEMA, pse e kujtove emrin e Sarandes Porto Eda. se rrezik del Saliu dhe ia ve emrin Vlores “Argita Breg”, apo nuk ngajn Argita nga fytyra e ata shkembinjte bregdetit
O Gim ,Babi Gaqoja jeton mo apo ka shuar ne ejsfel.
ku ka qen ambasador ky gimi i puros