Dje ishte një ditë tjetër e sikletshme për Flamurin. Paradite si rrallëherë nuk pati ndonjë telefon me Doktorin dhe vendosi të shkonte në Rgner për kafe, që të ishte afër tij po ta thërriste. Një ditë më parë kishte takuar Sandrin në darkë dhe kishin folur për ndryshimet në qeveri. Të dy donin të bënin sikur ishin shumë të informuar.
-S’po bën dhe ky këto ndryshimet, i tha i pari Sandri.
-Do t’i bëjë, por i thashë unë ta shtyjë në shtator, i tha Flamuri.
-E di, e di, se fola dhe unë, i tha Sandri. Dhe Fevzos ashtu i kish thënë. Bile Fevzo i dha dhe disa emra konkretë.
-Jo mo e kemi mbyllur atë punë, s’ka problem, vetëm duhet gjetur momenti i mirë se tani s’e ka mendjen njeri është plazh.
-Po, po, e di se kam folur, tha Sandri, po puna është të vërë ata që kemi folur se ja fut ndonjë herë ai vetëm të shpëtojë.
-Jo si emra s’i ka keq, por puna është kur do t’i bëjë se më çmenden, i bien telefonit tim dhjetë herë në ditë sikur i kam unë në dorë të gjitha gjërat. U kam thënë ja kam dhënë emrin tënd atij Burrit, ai e di tani, por nuk tërhiqen.
-Le ç’e pyet, mua më mbytën fare. Nuk hap dot telefonin. Po unë i transferoj tek Fevzo. Ai i xhiron.
-Ti e ke kollaj, i tha Flamuri, po unë s’kam kujt t’ia kaloj. U them lidhuni me Patozin, s’e besojnë që flet me Doktorin, u them lidhuni me Jozin, s’e besojnë. Vetëm ti na e bën thonë. Kam ngel keq.
-Fevzo është i madh, tha Sandri. Ka nja një muaj që i ka mbushur mendjen njërës tek Ministria e Integrimit që do ta bëjë në vend të Majlindës, pastaj hap fjalë që do çojmë Mesilën tek Turizmi, pastaj takon Tim Idrizin, i thotë kam folur me Doktorin për Bujqësinë se do ta heqë atë Genc Rulin se kishte bërë para më shumë se Shkëlzeni me bono thesari, pastaj takon Metën i thotë do vesh në vend të Imamit, Imamit i thotë kam folur me Doktorin do vesh në vend të Shabanit… gallatë e madhe.
-Fevzo e ka në terezi, po unë që e kam në kurriz, tha Flamuri. Nejse, ja erdhi shtatori, mbyllet kjo punë.
-Po mo po ai shkërdhata tallet, por unë e di ç’heq, tha Sandri.
Ky ishte dialogu dhe këtu u ndanë.
Ndërkohë që po sillte në mendje gjithë këtë dialog me Sandrin, para i shfaqet Gimi i Puros, i qeshur dhe i skuqur nga emocionet në fytyrë, që po i afrohej.
-Zoti deputet, i tha, urime për qeverinë e re.
-Faleminderit Gim, i tha Flamuri, po nga shtatori do ta shohim.
-Nejse, në shtator mund të bëni atë të madhen, por them për dy ministrat e rinj, i ka qarë. Kam shumë respekt për ta.
Flamuri e humbi pak se i ra papritur. “E dinte Gimi i Puros dhe ai Burri s’e kish marrë akoma në telefon?” Po i vinte kafja rrotull.
-Po, po, të mirë janë, por do ketë dhe gjëra të tjera, i tha Flamuri që të mos dilte huq.
-Shiko, Eduard Halimi është nga juristët më të zot që kam njohur, i tha Gimi. E kam takuar njëherë në rrugë dhe kam dash t’i hidhem në qafë. E kam përgëzuar. Ka bërë punë të shkëlqyer me 21 Janarin. Mos të ishte ai, ata do kalonin në revansh. Nuk e njeh ti çfarë plehre është ai i gjati. Unë e njoh. Po e shkatërrova ama…
-Po, po, Edi është djalë i mirë, tha Flamuri. (Ku ta ketë vënë këtë debil, tha me vete, se Jozi ja premtoi dikujt tjetër Drejtësinë).
-I madh je zoti deputet. Po dhe Aldo është djalë i mirë, i gjallë, aktiv, i kulturuar, ke për të parë si ka për ta bërë Turizmin..
Flamuri u qetësua. D.m.th Aldo tek Turizmi, tha, Eduardi tek Drejtësia. E humbi fare. D.m.th Doktori kishte marr një të Lulit dhe një pa lidhje. I kaluan mornica në trup. Dhe sidomos që nuk e kish marr ende në telefon.
Gimi po e shikonte në dritë të syrit.
-Ça ke mo i madh që e humbe, përse mendon? Djem të shkëlqyer janë. Prit ta ndezim nga një cigare se ja vlen.
-Or ti, ik o mos më ça kokën me gjithë purot e tua. Se kam gjithë ato halle. Këta të dy i kemi vënë kot sa për të mbushur vendet. Do ketë ndryshime të tjera.
-Po mirë mo i madh, s’ka gjë. Rëndësi ka që janë djem të shkëlqyer. I madh je, përse nuk të punon truri. Sa largpamës je. Ja po mendon për ndryshimet e reja. I madh je.
U mat të çohej. S’dinte kujt t’i bënte telefon. Ti bënte Ed Halimit, kishte frikë mos nuk e kishte marr vesh akoma. Aldos nuk donte t’i shikonte sytë. T’i bënte Jozit, do ishte e nxehur. T’i bënte atij Burrit, s’kishte lezet… Na e morën partinë, tha me vete. Merre me mend kur s’më pyesin as për dy ministra idiot, kushedi si do vejë puna jonë. Po shyqyr që dhe atë Sandrin s’e paska pyetur se kush e duronte . Por prapë i kish ngelur gozhdë në tru se kujt ja kishte thënë të parit lajmin… ai ishte rivali i tij real. Ngriti kokën. Gimi i Puros i rrinte përballë duke e parë në dritë të syrit.
-Ça ke mo burrë që e humbe fare, i tha. I madh je, sa halle ke. Unë e mora vesh i pari, tha, ma tha Kaçi, ja kishte thënë Doktori. E kishte marrë vetë në telefon, i kishte thënë mos u mërzit se do zë këto dy vendet bosh sa të mbyll këto punët e partisë, pastaj do mendojmë për ju. S’dua gjë fare unë, i kishte thënë Kaçi, vetëm ta shkatërrojmë atë plehrën. Ai ma tha mua, unë ta thashë ty.
Flamuri u qetësua përfundimisht. Shyqyr, tha. Kaçin e heq qafe shpejt. Ç’t’i bëj ndonjërit që rri pas Lulit.
…ne te vertete, te dy kandidaturat jane te Flamur Nokes: se pari, Aldo, pas mrekullise qe beri me 8 maj me zgjedhjet e Tiranes kishte rrezik t’i zinte vendin ne Parti; se dyti, Halimi, pas Gjyqit Special te Kuvendit ishte bere i rrezikshem per t’i marre postin Kryetares Topalli. Por, si fshatar i zgjuar qe eshte, Flamuri nxjerr gjithmone ne skene ndonje idiot si puna e Gimit te Gaqos…
Flamuri pasi takoi Gimin, u nda nga ai dhe rruges peshtyu nje gelboqe nga ato te goraneve dhe tha: pisi i pisit, akoma mbahet me pordhet e Hysniut. Se kush i kishte thene qe Gaqoja i shkrete ishte qullac, madje edhe Tanen e kishte gjetun te gateshme, ose ma sakte gjysem te gateshme. Ndersa Gimi i Gaqos, sapo u nda nga Flamuri, i futi edhe ai nje pordhe dhe tha:
Sapo u mor vesh qe Aldo do te “drejtojë” Turizmin, qielli u nxi ne te gjithe Shqiperine..
hahahaha,
E bukur kjo….