Dje në mëngjes Gimi i Puros ishte më i qetë. Shkoi si zakonisht në zyrën e Haxhinases për seancën e këshillave para se të fillonte ditën e punës. Haxhinasia e kishte porositur të vinte pak më herët se të vinin punonjësit, pasi ishte në siklet nga të tallurat. Por Gimi nuk ja vuri shumë veshin. Pas orës 9 si gjithmonë u fut në Ministri, parkoi makinën dhe u ngjit nga shkallët ku hyn ministri për të hyrë brenda. Papritur dëgjoi një zë nga pas.
-Sa pordhë ka dhe ky mo burrë, hyn nga shkallët ku hyjnë personalitetet….
Gimi i Puros u kthye menjëherë nga erdhi zëri dhe pa dy femra që qeshën dhe ulën kokën.
-Më falni, me mua e kishit, i tha Gimi i Puros i skuqur dhe në përpjekje për të qenë autoritar.
-Jo, nuk thamë gjë, tha ajo më e madhja. Kjo shoqja ime tha sa pore ka në fytyrë ky Gimi…
Gimi u bë spec nga inati.
-Do ta shikoj punën tënde zonjë, i tha. Tek ministri do shkoj.
-S’ke ç’punë shikon këtu zoti ambasador, i tha gruaja. Ti e di që këtu të gjithë janë të dikujt, nuk prek dot njeri, mos u lodh kot. Bile as dashnoren tënde që ke sjellë nuk e prek dot se e ka zënë një tjetër.
Gimi bëri sikur s’e dëgjoi dhe hyri brenda duke shfryrë.
-Çfarë plehrash ke mbledhur këtu, i tha Haxhinases. Duhet bërë një reformë e fortë. Një tufë kurvash, më fal për shprehjen, që rrinë gjithë ditën kot.
-S’kam ç’bëj shef, i tha Haxhinasia. Gjysmat i ka lënë Luli, gjymsat Shefi i Madh Fare. S’i prek dot.
-E di, e di, ndaj shesin pordhë, i tha…
Haxhinasia uli kokën duke kafshuar buzën.
-Hë mo mos ça kokë se tani ne njerëz të gjallë jemi, do ta përdorim këtë fjalë, i tha Gimi. Por kam një ide. Duhet të bëjmë një plan. Padisim një medie, njërën kot, p.sh gazetën Tema dhe kërkojmë ekspertizën e videos. Kërkesa është e thjeshtë, ke thënë fjalën ‘pordhë apo pore’. Marrim si dëshmitare dhe Bregun, e përpunojmë paraprakisht. Fitojmë gjyqin dhe e fshijmë këtë histori.
-Jo, unë fola me Shefin e Madh Fare dhe ai tha s’do rrimë gjithë jetën duke u bërë ekspertizë videove tona. Por mos ça kokë, tha, se ti je djalë i urtë, nuk beson njeri që flet fjalë të pista. As Doktori nuk e kishte besuar. Nuk ka mundësi, kishte thënë. Ai njeri është aq i ndrojtur, aq i përkushtuar, aq me edukatë sa kam frikë se nuk e di farë ç’është ajo fjalë.
-As që e vë në diskutim që ke mbështetjen e Doktorit, ku pjerdh ai për medien ça thotë…
Haxhinasia uli prapë kokën sapo dëgjoi fjalën…
-Po hë mo burrë se na prishe muhabetin, tani ndonjë herë dhe do ta përdorim ne këtë fjalë se s’do ta heqim nga fjalori. E kisha fjalën që Doktori nuk do t’ia dijë për këto gjëra, mos u shqetëso. Por puna është që ta fshish si problem. Se kjo punë e pordhës është shumë problem tek shqiptarët. E di ti atë historinë e Hasan Pordhës. Ka ngjarë tek fshati i Doktorit. Ishte një njeri me emrin Hasan që pordhi në një dasëm dhe u turpërua. Nga turpi iku nga fshati dhe u zhduk në kurbet. Donte t’i harrohej emri. U kthye pas 20 vitesh me shpresë se ishte harruar. Hyri në fshat shkoi tek çezma dhe gjeti një fëmijë 8 vjeç.
-Nga ky fshat je, i tha.
-Nga ky fshat, i tha fëmija.
-Di gjë ku e ka shtëpinë filania, i tha, për gruan e vet.
-Aha, kërkoni shtëpinë e Hasan Pordhës, i tha fëmija, eja ta tregoj unë.
Atij i ra të fikët nga marazi. Kishte 20 vjet i zhdukur, kishte shkatërruar jetën që t’i harrohej ajo pordhë e s’ia kishin harruar. Dhe ti do ta kesh problem, por duhet bërë një gjyq.
-Po ka thënë Doktori mos t’i hedhim në gjyq gazetat, tha Haxhinasia.
-E rregullojmë mo i madh atë punë. E hedh gruaja jote me arsyetimin që burri im s’përdor kurrë fjalë të pista ndaj ja keni shpikur, dhe kërkon ekspertizë të videos.
-Mirë, i tha Haxhinasia, ti e di. Por problemin më të madh e kam se s’bëj dot mbledhje stafi tani. Sa i mblodha pak më parë drejtorët kryesorë, një kuçkë që ma ka lënë këtu Lul Basha, uli kokën dhe i tha shoqes: Hajt duro pordhët e këtij tani, dhe ja plasën të qeshurës të gjithë. Si t’ia bëj, s’më marrin më seriozisht.
-Ndaj duhet ekspertiza i madh. Vetëm ajo e zgjidh. Marrim një ekspert tonin, e qan fare. I madh je, ia hodhe. Të ndezim një puro tani.
-Unë s’i mbaj më purot këtu, tha Haxhinasia se erdhi ajo sekretarja në mëngjes dhe më tha shefo t’i heqim këto purot se thonë këta drejtorët, ‘po ky pse i mban këto, për pordhë’..
-Po pse mo burrë e ke marrë kaq me emocion. Po s’është asgjë mo, një ekspertizë është dhe shpëton, dëgjo mua. Hajt ta ndezim një herë. I thuaj asaj sekretares t’i sjellë purot, se ne i pimë rregullisht, nuk i pimë për pordhë…
Haxhinasia nuk kishte fuqi më të lëvizte nga vendi. Kjo fjalë i dilte gjithandej përpara, s’dinte si do t’ia bënte tani.
That is so funny.Uh sa kam qeshur.Edmond Pordha.
U shtua edhe nje personazh i ri ne Antena , Haxhi Pordha
NE NJE LETER DREJTUAR ZOTIT EDMOND HAXHI-PORDHA KOMISIONERI FULE SHTRON PROBLEMIN E PORDHEVE TE SHQIPTAREVE DHE SHQETESIMIN E BASHKIMIT EUROPIAN PER PORDHACLLEQET E TYRE KRYESORE: 1-ESHTE RRITUR PRANIA E GAZIT KARBONIK NE ATMOSFERE NGA PORDHET E SHQIPTAREVE, POR KETE PO E JUSTIFIKOJME PASI JANE PORDHE NGA ZORRI, NORMAL QE NJERIU DO PJERDHE. 2 – KUJDES ME PORDHET PER FUTJEN NE NATO – SE ATY NUK JU KEMI FUTUR TE PIRDHNI POTURET, PO TE LUFTONI ME ARME NE DORE PER TI SHERBYER DEMOKRACISE BOTERORE. 3-BOLL ME PORDHET PER RRITJEN EKONOMIKE ME TE LARTE NE BOTE, SE JENI VENDI ME I VARFER NE EUROPE DHE KRAHASOHENI VETEM ME DISA SHTETE AFRIKANE. 4-BOLL ME PORDHET PER TURIZMIN SE ATY TE ZE ZGJEBJA TE FUTESH BRENDA KUFIRIT, JO ME TE BESH PLAZH NE UJIN E DETIT QE E KENI MENDEROSUR. 5-BOLL ME PORDHET SE KENI POLITIKANE TE ZOT SE DUKE FILLUAR NGA I PARI E PER TE SHKUAR TEK JU PERSONALISHT ZOTI HAXHI – PORDHA, JENI PORDHACE KOTI, QE DO JU SHKOJNE PORDHET NEPER BREKE SAPO TE VENDOSIM TI THEMI POPULLIT TUAJ TU BEJE ME NDER MUT. 6-SE FUNDMI I THONI KRYEPORDHACIT TUAJ SE BOLL ME PORDHE, SE E KA QELBUR JO VETEM SHQIPERINE, POR TERE BALLKANIN E PSE JO EDHE NE KETU NE EVROPE. AQ SA KANE FILLUAR REKLAMAT PER BERO-PORDHEN, SI STANDARDIN SHQIPTAR TE PORDHACLLEKUT. NJESI ME TE VOGLA MATESE TE PORDHES JANE TOPO-PORDHE, LULI-PORDHE DHE PATO -PORDHE. NJESIA ME E VOGEL GJITHESESI ESHTE TOPO -PORDHA.
O mond pordha o hejjjj.
Dikur ne nje fshat,njeri kishte problem te madh,pasi nusja e djalit,kishte shume pordh.Ne cdo kohe,kudo,pa teklif ja fuste pordhes.Vjehrit i vinte me plas dhe nuk kishte cfare te bente.Nje dite rinte i merzitur dhe i menduar,nusje e pyet se cfare kishte ndodhur.ai u pergjigj:Me kerkojne dy thas te mbushur me pordh,dhe po si qova do me vrasin.Nusja u pergjigje,mos u beje merak per dy jave ti mbledh une.Dhe sa her qe i vinte pordha,nusja e shtrengonte dhe nuk e linte me dal.Pas dy javesh,vjehri e pyeti ne se ishin bere gati,nusja provoji ti leshoj pordhat,por nuk mundi……………..i kishte ikur vesi i keq,vjehri shpetoi nje here e mire…………….edhe ministart dhe politikanet tane duhet te bejne te njejten gje qe edhe ne te shpetojme nga pordhat e tyre………………..
Me qense Ministri jon i jashtem berei kete gafe me pordh,ja vlen qe secili te tregoj sa me shume barsaleta qe kan lidhje me pordhen,dhe atehere do ta kuptoj Ministri I Metes se sa poshte na ka ulur te gjithe Shqipatreve…………….
Ja ke fut pordhes kot fare…
E KAM THENE APO JO,ME SA DUKET MUA ME NGELI EMRI:EDMOND PORDHA(HAXHINASTO)
Gjate nje gezimi familjar te mbledhur shume vete nje person ngre goten per te uruar te zotin e shtepise pa dashur leshon nje pordhe qe e degjojne te gjithe, ai per ta mbuluar xhestin filloi te kollitej po nje plak u hodh dhe pyeti ore haxhi nga u kollite nga lart apo nga posht ai si i menderosur u ngrit e doli ,Keshtu eshte historia e ketij karagjozi qe po mundohet te mbuloje m,,, me shure i befte mire,
Mire Gimi, por kur ka p….. edhe bashkeshortja e Gimit te puros, Daniela, copa e mishit, kjo eshte se c’eshte. Daniela, si puna e Edmondit, mire qe nuk di te hapi emailin Shpresa Beca, dhe as ndonje fjale anglisht, se ndryshe nuk do te ish punesuar kurren e kurres.
E kishte mire doktori atehere per ceshtjen e biresimeve, per pak i shpetoi Daniela burgut. …….
kemi dy kategori, pordhetar dhe pordhac. ku futet ky ministri i ilir pordhacit.
Nuk eshte per t’u mezitur dhe aq shume me pordhen e Haxhipordhes, kur ne kemi 20 vjet qe degjojme pordhet e sali Berishes dhe te tredhurve te tij. I ndryshim i vetem se pordha u be jasht shtetit, ne Bruksel, pra eshte pordhe e liberalizuar, pordhe pa viza! Kjo eshte vecoria e kesaj pordhe!
tani do tregojm barcaleta per pordhen se na i dha mundesi zvendeskryeministri dhe ministri i jashtem,ishte nje plak labe dhe kish 2 dhendur shkodran dhe dhenduret vendosen ti benin nje vizite vjeres ,kur vajten shkodranet fillun te mbureshin para vjeres sa nuk i linin rradhe njeri tjetrit ,dhe plaka i degjoj dhe ja keputi nje pordhe dhe leshoj nje PO,dhenduret heshten i thane vjeres oj vjere te gjitha i kuptuem po kete PO nuk e kuptuem , dhe vjera ju pergjigje e jeto me pyeti bytha dhenduret e tu jane keta dhe une i thashe PO ,dhe populli pyete ministrat tane jane keta dhe ne te gjithe i themi POOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO
nje plak labe o lab i qelbur qe doni vetem te rrahni gjoksin me menja madhesine tuaj.Shkodranet kane per cfare te shesin mend.Krahaso emrat e rrugeve Shkoder Vlore ne Google earth dhe do kuptosh ndryshimin.Shisni mend per pavaresine dhe nuk dihet nje pushk ezbrazur nga ju per te.Ja vodhet edhe luften Isa Buletinit,Ded Gjo Lulit me Shoke.Ju kane mbetur vetem pordhet qe i shpik media e pavarur si per oren e Bushit.Ju rrofshin pordhet
E ka mar malli e ka mar kete Haxhinasen pordhetar.
Tani ne zyre ai nuk mban me kalendar
Dhe nje qe pati e beri pordhe,cope e cike.
Kush e coi ne Bruksel kete pordhac tipik?
O pordhac more pordhac kush te beri pordhehedhes?
Salistani apo Ilir meta , koke madh e hajdutvjedhes?
Degjoni kengen(pordhen) time.
tung.
o Mondo po ti ne nje qeveri pordhe je , Sale gjith diten pjerdh nga goja, te tjeret po pordhe, ti po dihet minister koti dmth pordhe je, pse merzitesh per pordhe.
Hajt i fusim nga nje pordhe tamoni te dy e ta bejme simfoni pordhesh.
Rrofte pordha ,buria e mutit ne kthese.
Mondo kujdes dhjerjen nashti se dihet pas pordhes vjen MUTI.
Nje dite vjeri i thote nuses,ma vendos kete portretin e k,ministrit ne mure se e dua shume,mire i thote nusja,mori shkallet gozhde e sqepar dhe filloi te ngjitete ne shkalle,duke u ngjitur i shpetoi nje PORDHE,mirpo nusja vazhdoi punen pasi e vendosi portretin ne vendin e duhur pa vjehrin qe qendronte poshte shkalleve,per ta ditur nusja nese e kishte degjuar PORDHENvjeri ,nusja e pyte vjerin ,a ke kohe qe je aty o babush ? vjeri i pergjigjet :po moje nuse jame qe ne kohen e PORDHES he se nuk e kishte eren e keqe,jo moj nuse nga era e pordhessata ka shteremeruar turijte krieministri dhe era ka vajtur ne B E.
….me vjen keq per Haxhinaston…..nuk mund ti ndodhte me keq….Ne ato mbledhje shumicen e fjaleve nuk i merr vesh ..pa le te kuptoj mesazhin e tyre..te ngrihet ne nivelin e diplomatit….Atij i duket se ata shesin por… bejne te zghuarin
Nuk i hyne ne pune ketyre njerezve…fatet e vendit…Eshte shume te kerkosh nga Haxhi…Ai nuk mund te beje me shume sa di e me shume sa i kerkon Saliu…Megjithese Saliu s’kerkon ndonje gje te madhe nga ai…mjafton te jete “vetvetja”…di ai ke zgjedh!
AAhh se harrova Saliu nuk ka por….e nuk ben dot sikur ben…..Kjo ate e torturon….sa do pushtet e para te kete…Por…nuk ben dot….pse ???? Nuk ka kujt t’ja shesi….eshte burre ordiner, te gjithe qe ka perpara jane nga nje koke e me teper se ai…Por… ka kush ka !!
Te dashur komentues qe ju vjen keq per Haxhinastion,per pozicionin ku ai ndodhet qe mbas kesaj predhe qe ka leshuar e beni me faj kot se koti ,Ne fakt shkarkimi i gazrave eshte thjeshte nje nevoje fiziollogjike,por dhe nje paralajmerim serioz per shterngaten qe vjen nga pas.ne duhet te themi shyqyr qe Haxhinase Pordha nuk mbushi poturet ne mes te mbledhjes,pasi do na nderronin emrin nga shqiptare ne dhjeranike.
Ne nje familje kishin nje dreke me te ftuar.Nusja e shtepise beri pa dashje nje pordhe.Vjehri per ta mbuluar i thote nipit te vogel na 5 leke per pordhen .Nusja thote kush e beri pordhen dhe kush mori lekun.Haxhi Pordha beri pordhen por leket i mori Halimi me Bumcin
ne histori dikush mbetet e dikush harrohet,natyrshem kjo nga kontributi qe jep…..po ky mavria e zuri perjetesisht nje vend ne histori…. gjithmon do te kujtohet….” minister pordha”
mbetesh a nuk mbetesh ne histori kjo varet nga kontributi positiv a negativ qe jep….por ku mavria do te mbetet pergjithnje e te kujtohet si “minister pordha”
Me vjen keq per Mondin qe na e leshoi pordhen ne zemer te Evropes, sic duket zysh Arta Dade nuk e ka trajnuar sic duhet,kur e kishte student te filoqyli.
O Mero, te propozoj ne emer te nje grupi artdashes tironsish te besh nje roman satirik per tranzicion-katrahuren shqiptare. Romani te jete i tipit “Don Kishoti”, “Ushtari i mire Shvejk”, ose “Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo”.
Material ke sa te duash me personazhe nga me grotesket e te llahtarshem, vetem deshire e pasion qe ty si gazetar/shkrimtar nuk te mungojne. Do te hysh ne histori me nje veper te tille, prandaj Mero fillo se me pare, nese e ke filluar aq me mire akoma.
Po ju tregoj nje histori te vertete. Ishim ne Puke per zborin tremujor ne shtator 1984. Kishte studente nga fakultete te ndryshme dhe nga Instituti i Fiskultures, qe ishin edhe me garipet e me gallataxhinjte. Mes shume qyfyreve ishte edhe nje me pordhe. Nje student tirons nga fiskultura pothuaj cdo dite ekzakt ne ora 7.00 te mengjezit kur binte canga per t’u zgjuar bente 7 Pordha nje mbas nje. Nuk kishte gje me per te vdek gazit. Gjithe kapanoni fillonte qeshte e uleriste. Diten tjeter ne ora 7.00 gjithe therrisnin: “Jepi Gimo (emrin nuk ia mbaj mend) jep oren e sakte”. Doni me Per Pordhen, me falni per Haxhi Belulin.
Kam nje propozim;komisioni europian ne 12 kushtet qe ka shtruar per qeverine shqiptare te ndaloje prodhimin,eksportin dhe importin e fasuleve si lende e pare ne prodhimin e pordheve,krahas moratoriumit te skafeve do te shpejtoje antaresimin ne BE
u pordh fare kjo pune
Jo ekspertize te kerkoje Haxhipordha, por edhe sikur te pjerdhe vete mu tek zyra e Fyles, ja kane prere bileten, o L.Rama, o Kac Islami po behen gati….. varet kush nga te dy do ta shese pordhen e vet me lire tek Berisha…..