Gimi i Puros, i shokuar nga skandali i Haxhinases

21 Korrik 2011, 20:15Antena TEMA

Në mesditë Gimi i Puros e humbi fare. Shkoi me rrëmbim në zyrën e Haxhinases, u lëshua i gjithi mbi kolltuk, zgjidhi kravatën dhe shfryu.

-Ç’më bëre mo burrë, një herë të lashë vetëm, e bëre gjëmën. Si mo burrë shkon e flet ashtu në Bruksel, nuk e di ti që aty gjithçka regjistrohet. Këto ishin këshillat e para që të dhashë. Vjen Komisioneri Fyle, çohesh, përulesh pak, i buzëqesh, i thua zoti Komisioner, i bën një kompliment dhe ulesh gjysmë, pastaj çohesh sërish, i jep dorën të dërguarit Lajçak… e me radhë.

Haxhinasia dëgjonte i përhumbur.

-Iku kjo shef, tha. Si t’ia bëjmë tani. Nuk kam frikë që e ka dhënë Tema, por e ka dhënë dhe Balkanweb, mos do të më heqë Shefi i Madh Fare.

-Po jo o, si do të heqë Shefi i Madh Fare. Pse të gjithë nga videot do ikni ju. Nuk e bën Shefi i Madh Fare këtë.

-S’di si t’ia bëj. A ka pasur raste të ngjashme më parë në diplomaci kështu?

-Zoti zëvendëskryeministër, kjo është e rëndë. Por ka pasur ç’është e vërteta. I ka ndodhur Mao Ce Dun- it në Kinë. Ishte gjithë ai burrë shteti dhe i pordhën në Byro Politike. Doli dhe kënga, e këndonte plaku im gjithmonë sa herë vinte nga Kina: Shokë foli Mao Ce Duni/ Kush pordhi andej nga fundi?/ U ngrit e foli Çu En Lai/ S’pordha unë po pordhi Xhai/ U ngrit Xhai rëndë- rëndë/ S’ishte pordhë, por ishte fendë…

Haxhinases i erdhi fytyra në vend.

-Po ç’u bë pastaj?

-Eh, pastaj i madh i pushkatuan se s’të falte njeri për një pordhë aty. Po kanë ndërruar kohërat. Unë them që zgjidhja është Majlinda.

-Majlinda… po ç’të bëjë ajo?

-Ajo të pranojë se ti i ke bërë komplimente asaj dhe i ke thënë unë të ndjej ty në çdo pore, në çdo qime floku, në çdo shprehje.. se kështu spostohet vëmendja.

-Jo, s’ma mban. Më mirë iki nga qeveria se sa të them këtë….

-Po thuaje mo burrë, konsultohu me Majlindën se është vajzë garipe ajo, s’çan kokë…

-Po, po, po ku te vete në shtëpi pastaj. S’kam hallin e Majlindës, po s’më qasin në shtëpi.

-Aha, problem tjetër, se po deshe flas unë me Majlindën.

-Majlinda më ka parë gjithë kohës me inat dhe s’më ka folur as me gojë, kush e beson që unë i bëja komplimente. Le që gjithë kohën më thoshte boll me këto budallaqe.

-Po mirë mo i madh, sikur të thuash ‘bo, këta do na shikojnë dhe poret e lëkurës tani’.

-E themi shefo, po sikur s’e ha njeri. Duhet një çikë më e besueshme.

-Shiko, dëgjo mua. Kam përvojë në këto punë. Do flas unë me një në Uashington, që udhëton shpesh në Evropë dhe disa herë i ka rënë rruga në një karrige me këtë Fylen dhe e njeh. Mund t’i thotë ai një fjalë që ta pranojë dhe Fyle që ashtu ke thënë.

-Puna është tek Shefi i Madh Fare, tha Haxhinasia. Po qe se ai do të më heqë, mua më ngelet siç e kam thënë, hajt dëgjo pordhët e këtyre tani. Po qe se ai vë dorën në zemër, e themi si të duash, s’ka problem.

-I madh je. E ke kapur thelbin. Tek ai qëndron çelësi. Dëgjo mua, merre në telefon dhe thuaj që ne nuk mund të ikim të gjithë nga videot prej politike. Duhet të vendosim një standard. Dy zëvendëskryeministra s’mund të ikin prej videos. Ç’rëndësi ka nëse është çimkë e Çakallit apo çimkë e Ujkut në Bruksel. Çimkë është prapë.

-Dakord shefo, po i them, po kam pak frikë. Ishallah më merr vetë në telefon se po më mori Mona më parë, të bën për një lek. Ka gjuhë të hidhur fort.

-S’ka mundësi. E njoh unë komunikimin e saj, është model. Po flas unë me Shefin e Madh Fare. I them të merr dhe të qetëson.

-Kam frikë shefo, kam frikë. S’i duron dot fjalët e pista fare ai. Tërbohet dhe direkt të thotë rrotë k…, na q… nënën, ku e kishe mendjen. S’duron dot fare tek fjalët e pista. Pu pu, ç’më gjeti. Si the ti, në Kinë si u zgjidh ajo, si ishte ajo kënga “Shok foli Mao ce Dun-i, kush pordhi andej nga fundi…” si përfundoi shef, si përfundoi.

-I vrau mo burrë si përfundoi. I madh je çfarë pyetje bën. Hajt se do ta kalojmë mos u mërzit. Do flas prapë me atë që njoh në Uashington unë, do ta ketë ai kartëvizitën e Fyles. Hajt se do ta rregullojmë i madh.

17 komente në “Gimi i Puros, i shokuar nga skandali i Haxhinases”

  1. Nuci says:

    I madh je o Mero.

  2. toma says:

    Ne fakt historia filloi keshtu: Haxhinsja me Majlinden pasi takohen heret ate dite kishin gjetur restorantin e nje shqiptari nga Leskoviku dhe menduan ti futin nje mengjez trimash, se do kishin nje dite te gjate e te lodhshme perpara. Majlinda nje tas fasule e nje pilaf, ndersa Haxhka nje dopio pace koke e nje gote dhalle. Para se te niste mbledhja Majlinden e kish zene kapslleku. Dhe t’i shpetoi nje pordhe nga ato qe te cajne breket. Haxhka u kthye i e tha: Edhe pordhet tende kishim mangut. I kthehet Majlinda si garipe qe eshte: Po pse mender ne bythe do ti mbajme?

  3. +10 says:

    Nje dhendri te ri, i turpshem sa me s’ka, kur ishte per vizite tek njerezit e nuses i shpetoi pa dashje nje pordhe. U zu ngushte i mjeri, nuk donte veten dhe nuk foli me asnje fjale. Nga turpi qendroi nja 10 vjet pa vajtur tek vjehrra. Pas 10 vjetesh me shprese se harresa ka bere te sajen, mori femijte e gruan dhe shkoi per vizite tek vjehrra. Sa u hap dera degjon vjehrren qe therret e gezuar: -Po ku je mor djale se ke qe ne kohen e pordhes qe nuk je dukur. ….Dhendri quhej Edmond Haxhinasto

  4. Brazili says:

    E forte fare.

  5. I zhgenjyeri says:

    Po te kete vene ne shenjester per ti liruar vendin Luan Rames, ne shtator do ta heqi me ose pa pordhe…..
    Koha do ta tregoje !!!!! Por besoj se Haxhunasto do ta mbaje koken lart, njelloj si perpara Fyles…..

  6. Nje qytetare says:

    Si shume po u vertitet rrotull p…a ketyre te LSI. Nje here ua plasi Cim Peka mu ne kulm te emisionit kur Shefi i Madh Fare (sipas Haxhinases tek Antena) sapo fillonte te shante Edi Ramen. Tani keta Europianet. Do kete ndonje komplot ketu. Eh c’i gjeti skraparlinjte e shkrete.

    1. Sonnya says:

      Cfare eshte kjo historia e Cim Pekes se nuk e di une? Ju lutem kam nevoje per detaje, ma trego historine e plote. Ka ndodhur vertete apo eshte barsalete e juaja?

      1. lorenc says:

        e thjeshte, cim pekes i shpetoi ne emision.. (nje shoku im tha se nuk e kishte llogaritur mire) kur kishte perballe Meten,

  7. Lir Koka says:

    Po ky i gjithi duket si pordhe gomari.

  8. XHEP-MEDANI says:

    E MBANI MEND SE PAK DITE ME PARE GIMI DOLI I MERZITUR NGA ZYRA E HAXHI-LESHIT DHE PORDHI NE SY TE POLICIT. ESHTE SEMUNDJE NGJITESE KJO – EDHE HAXHIU I SHKRETE TEK PORDHET I MBETI MENDJA DHE JA QE I SHPETOI MO NE BRUKSEL. DHE NEPER DHEMBE I THA MAJLINDES – KETA PO NA BEJNE TE NA SHPETOJNE PORDHET, TE ZINJTE NE HAJDE DEGJO EDHE PORDHET E SALIUT PASTAJ. U PORDH PUNA GJITHANDEJ.

  9. Merimanga says:

    Bravo Mero !!!!

  10. alban says:

    Dhe pastaj, njerezit do te thone, kur Hashinasto te mos jete me minister i jashtem, gje qe nuk ka gjasa te ndodhe qe kryepordha ta heqe: “Iku muti per nje pordhe!”

    1. XHEP-MEDANI says:

      E BUKUR KJO: DO THONE BOTA IKU MUTI PER NJE PORDHE.

  11. I zhgenjyeri says:

    Ore do iki, qofte dhe per nje pordhe, se ne shtator vendin e do jo vetem L.Rama, poe edhe Kac Islami… Zbritni me kembe ne toke o njerez

  12. Illo Foto says:

    Kete fjalor njef Haxhiu , i rritur ne kulisat Komitetit qendror dhe i dalledisur me Ilirin dhe Saliun . Instrumenti i punes se nje diplomati eshte vetem fjala . Kyj lloj diplomati nuk di te flasi , por vetem te pjerdhi . Eshte per te qare hallin .
    Eshte rritur midis pordhesh . Shume i pershtashem , per nje Qeverri si kjo , ilegale . Perfaqeson vetveten , Ilirin dhe Saliun . Mos e ngani , se nuk gjeni me te mire , por dhe me te mire nuk pse ju duhet . Illo

  13. homer simpson says:

    Nuk eshte e vertete qe eshte rritur ne kulisat e komitetit qendror, po ka qene studenti kanakar i Arta Dades qe ja coi Kastriot Islamit ta mbante ngrohte dhe pastaj Kaci ja fali Ilir Metes se ju nxef bytha shume. Eh more, Haxhi-pordha, ish sekretari rendomte keshtu perfundon kur u ferkohesh shefave shume pas bytheve. Pasi ke pare vetem bythe ne jeten tende vetem, pordha eshte etaloni i vleresimit per ty dhe niveleve si ty…

    1. zana19 says:

      me bere te qesh o homer simpson. E ke qare me lot pershkrimin e haxhi-nastos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje