Flamuri, në telash me Faron për Këshillin Kombëtar

20 Korrik 2011, 21:40Antena TEMA
Flamuri, në telash me Faron për Këshillin Kombëtar

Flamuri e nisi dje ditën duke lexuar gazetat, të cilat kanë nisur ta bëjnë me zemër se janë të gjitha me Lulin. Intervista e Jozit kundër Lulit tek Baboo ishte vetëm në gazetat armike, Tema dhe Shekulli. Flamuri edhe donte ta lexonte çfarë kishte thënë, edhe nuk e duronte dot që e kishin mbrojtur vetëm gazetat armike. Gazetat e partisë, asgjë. Hapi gazetën e Faros, pasi ajo merr udhëzime nga Luli kundër Jozit. Hapi faqen e parë, iu duk korrekte. Vetëm një titull ishte interesant. Fliste për sulmin ndaj Murdokut në Londër dhe bënte thirrje që të rrihen dhe ata që përgjojnë me çimka në Shqipëri.

-Çfarë shkërdhate, tha Flamuri. Ka marrë zemër tani dhe kërcënon dhe këta që kanë kasetat. S’ka faj kur nuk ja nxorën ata t’ia çonin në prokurori.

E kontrolloi me kujdes, nuk kishte gjë tjetër. Por kishte aludime se brenda partisë ka armiq të brendshëm, që bashkëpunojnë me armiqtë e jashtëm. Kishte 48 orë që vriste mendjen se kush i zgjodhi dy ministrat dhe s’po e gjente ende. Ai Burri s’i paska treguar askujt. As atij që ja tregon të gjitha. Vendosi të flasë një herë në telefon me Faron se ka dhe komshi në pallat.

-Si je mo komshi, i tha në telefon.

-Mirë, si jeni ju, ju përgjigj ftohtë Faro.

-Po ç’ke mo burë që flet kështu se jemi dhe komshi?

-Flamur, iku koha jote, i tha Faro. Boll keni bashkëpunuar me njerëzit më të zinj të Shqipërisë kundër meje.

-Me kë kam bashkëpunuar, i tha Flamuri, ç’janë këto akuza?

-Me atë të gazetës Tema, i tha Faro. Mua do m’i hidhni ju këto? Ai tallet me ty që të forcojë, të të bëjë figurë, bën sikur tallet dhe me Jozin që të vërë bë gjumë Doktorin që e ka armike, ata të tjerët nuk i ngacmon fare dhe ju i keni dhënë gjithë dosjet për mua.

-Ore, s’qenke në vete ti, i tha Flamuri, po unë ça s’i kam bërë atij… i kam çuar policët, i kam vënë gjoba, i kam prishur shtëpinë e motrës, i kam heq njerëzit nga puna… Pse, lojë është kjo? Pse, unë s’kam fëmijë dhe familje, nuk e mendoj që mund të hakmerret një ditë…

-Janë lojëra të gjitha Flamur, nuk ua beson njeri. Kam të dhëna të sakta që ju e furnizoni kundër meje. Dhe kasetën time ju ja keni dhënë dhe ai bën shantazh për ta botuar.

-Ore, je në vete ti, unë të mora për mbledhjen e Këshillit Kombëtar, çfarë të bëjmë ndonjë gjë nëse do votohet, ti më hap avaze të tjera…

-Lëri këto Flamur, s’ti ha njeri që bën sikur flet nga Korça se je mik me Ritvanin. Ti, Ritvani, Jozi, Patozi, Olldashi keni ikur. S’keni më punë aty. Boll më keni luftuar. Tani është dita ime.

-Ore Faro, më vjen keq, po unë po të ishte për të folur për ty të kisha futur në burg, i more lekët për leje Delijorgjit, dhe lejet ja bëri Ben Qirjako, në parti s’dorëzove asnjë lek dhe ne ja ngecëm Edi Ramës, i more atij tjetrit 300 mijë dhe sërish asnjë lek, dhe ne heshtëm. Po do t’i hapim letrat, i hapim…

-Jo, unë s’kam gjë me ty, e kam me ata të tjerët. Ty të kam komshi, do të respektoj, por me ata të tjerët kam folur dhe me Lulin s’kam më punë.

-Ore, ti s’je në vete, po pse mo, dhe ti paske kasetë si Meta? Pse s’thua që na q… nënën? Po e ka marrë ai në dorë, do dalë një ditë ajo, më mirë nxirre vet. Po përse e ke mo burrë se mos e nxjerrin të premten para Këshillit?

-Asgjë mo s’e kam. Janë ca rusë që do merreshin me skrap, janë dhe ca turq që do merreshin me koncesione minierash, asgjë mo s’e kam, për partinë e kam, po jo për partinë tuaj, ju jeni të shitur. Jo ti, dakord, po ata të tjerët.

-Faro, s’je mirë më duket, i tha Flamuri. Unë të mora mos bënim ndonjë aleancë për të shtunën, po ti s’qenke mirë.

-Flamur, duket që të ka rënë Kartagjena se të shtunën s’do bëhet asgjë, thjesht do mblidhemi do festojmë fitoren e Tiranës, por ti dhe ajo shefja jote mendoni se keni akoma në dorë partinë. Ka ikur koha kur  e bënit ju ligjin. Ju ka mbaruar vaji i kandilit. Jo ti, ty të kam mik se jemi komshi, po ata të tjerët.

-Po pse flet kështu mo burrë, ça keni me mua, unë punën e atij Burrit kam bërë, ç’më ka thënë ai, kam bërë, dhe për ty s’e kam pasur të lehtë se sa herë i thoja ndonjë gjë të mirë, më bërtiste me të madhe mos ma zë në gojë spiunin se me ka pleks djalin me Delijorgjin… Po ç’t’i bëj unë mo burrë, aq kam pasur në dorë, vetëm e kam zbutur.

-Nuk është e vërtetë. Unë kam raportet e mia me të. Unë i kam bërë atij ndere të papara. Do t’i sjell dhe vëllain e Obamës që ka në Kinë se ka botu një libër. Dhe Luli që flet me të, më ka thanë se ai më ka të parin në listë për çdo gjë, por ju keni dashur të më largoni. Por e vërteta del një ditë. S’e kam me ty se ty të kam komshi, po me ata të tjerët.

-Eh dreq o punë, tha Flamuri. S’u morëm vesh kurrë bashkë. Hajt se flasim.

 

6 komente në “Flamuri, në telash me Faron për Këshillin Kombëtar”

  1. Nje qytetare says:

    “…ça keni me mua, unë punën e atij Burrit kam bërë, ç’më ka thënë ai, kam bërë, …”

    Shikojeni këtë fjali. Kujtoni edhe kontradiktat e brëndshme të PD dhe kuptohet fare lehtë që PD është si PPSH, dhe kryetari i saj si Enveri. Të gjithë ata që i kishte ushtarë të mirë e të bindur vinte një ditë dhe u vinte shkelmin. Jo grupe armiqësore, jo ku di unë. Kështu militantët e vjetër (jo patjetër nga mosha) i priste burgu ose plumbi, ndërkohë që zëvendësoheshin me figura të tjera në byro ose KQ. Ustai i zoti nxjerr çirakë më të mirë se vetja – thuhet.

  2. star says:

    Jete kenete e ka me te goditur titullin kjo dixhidure.

  3. Lir Koka says:

    O Mul kujdes nga Faro se ka fjale qe shkon me grate e kojshijve.Tani ai as i behet po sa i llepin nga pak.

  4. patrioti says:

    fantastik shkrimi..urime tema

  5. geno says:

    O Lir Koka, Fariu eshet pa cip ne faqe eshte balash, nuk pyet per grate e lagjes, ai mbante dashnore kunaten mor burre dhe ne fund e martoi me dashnorin e mbeses

  6. popolo di Tirana says:

    Nuk do t’ja dije Faro and company nga diskreditimi me apo pa kaseta.
    E vjetma gje qe i smbraps eshte frika nga sekuestrimi i pasurise se vjedhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje