Haxhinasia dje ishte më i qetë. Këshillat e Gimit të Puros kishin funksionuar dhe shtypi e kishte mëshiruar. Gimi arriti si zakonisht pas mbledhjes së mëngjesit dhe ju desh të kalonte nga kalonin gjithë punonjësit pasi ju kujtua skena e një dite më parë kur e tallën disa gra të Ministrisë që futej nga dera e delegacioneve. Hyri me modesti tek dera ku rri portieri, përshëndeti me kokë majtas dhe djathtas dhe u drejtua për tek zyra e Ministrit.
-Ku i ka purot ky, tha një grua dhe ja plasi të qeshurës.
Gimi mbajti këmbët dhe ktheu kokën me takt. Të gjitha vështrimet ishin mbi të.
-Nuk tha gjë të keqe, tha portieri jo. Nuk tha ashtu siç thonë për Ministrin, tha purot, jo pordhët…
Gimi egërsoi pak vështrimin dhe vazhdoi drejt. Të qeshurat vazhduan.
Haxhinasia po e priste më i gëzuar.
-Kemi lajme nga Holanda, tha. U gjet emri më në fund, Viktoria do ta quajnë vajzën.
-Hajt urime, tha Gimi, e sikur u lehtësua duke harruar me këtë rast dhe shijen e keqe që i lanë punonjësit në korridor që u tallën prapë me të.
-Shumë emër të bukur ja ka gjetur. Fitorja d.m.th. Shumë mirë. Mirë ka bërë që ja ka vënë anglisht. Do mërziten pak këta të Aleancës Kuq e Zi, po s’ke ç’i bën. Duhej ky emër. Ose Sashenka, ose Fitorja duhej. Fitorja është bukur. Por shqip se vë dot Fitorja se s’ke si i flet. I bie t’i flasësh shkurt Fito. Ajo keqkuptohet pastaj se i thonë po fiton pare në Bashki. Më mirë anglisht. Viktoria është bukur. Hajt urime zoti zëvendëskryeministër.
Haxhinases i qeshte fytyra cep më cep.
-Është emër i bukur vërtet, tha. Simbolizon fitoren e Tiranës. Shpresoj ta fitojë dhe sot listën e kryesisë dhe të marrë dhe partinë, pëshpëriti gati me vete Haxhinasia.
-Ku pjerdh ai për ata të tjerët, tha Gimi.
Haxhinasia u skuq përsëri dhe ju pre zëri.
-Hë mo burrë dhe ti tani mos u komplekso, i tha Gimi, se na është bërë zakon kjo shprehje.
Kafshoi pak buzën dhe vendosi të ndërrojë muhabet.
-Takova Kaçin tani që po vija, tha. Po dilte nga zyra e Doktorit. Ishin konsultuar për fjalimin e Doktorit sot në Këshill Kombëtar. Kaçi i ishte ankuar dhe i kishte thënë që duhet t’i tërheqësh vërejtje Ramës që ka lënë mënjanë figura të rëndësishme si Kaçi dhe ka marrë afër ish bashkëpunëtorë të Berishës. I kishte dhënë fjalën Doktori që do ta thoshte. Bile do t’i mëshonte fort.
-Ashtu ë, bravo. Ore, sa e dëgjon atë Kaçin ai. Dhe Shefi i Madh Fare ishte bërë xheloz. Më tha dje, na gjeti belaja me këtë Kaçin. Sa herë e marr, jam tek Doktori thotë. Ky është në koalicion me ne, apo me Kaçin?
-Po lëre mo i madh se i di vetë punët e tij ai. Puna është si ta kompleksojë Ramën mos të zgjerojë koalicionin dhe si të fusë sherrin mes tyre. Kaçi është mjeshtër për këto. I kishte thënë Kaçit a do të futesh në qeveri? Jo, jo, i kishte thënë, do rri në PS derisa të më heqin letrat.
-Haha, sa i vendosur është. Pse me letra është akoma ë? I madh është, tha Haxhinasia. Por Shefi i Madh Fare ishte bërë ca xheloz. E dëgjon shumë Doktori, tha. Dhe Kaçi aq do, po tu afrua, pastaj të hedh helmin dhe të eliminon, tha. Se ai na zboi dhe më 2009 nga Edi Rama flori, më tha Shefi i Madh Fare. Prit kur të na bëjë ndonjë gjëmë me Doktorin tani.
-Jo ore po s’e lëmë ne të bëjë ç’të dojë, tha Gimi. Ai është atje kundër Ramës, jo kundër shefit tënd. E ka gabim Shefi i Madh Fare.
-Nuk e di po është shumë xheloz. E kam frikë atë Kaçin kur shkon vetëm tek Doktori, tha.
-Po jo mo flori se nuk e bëjmë punën të papjekur ne. Ai nuk shkon nga mendja e vet atje. Konsultohemi çdo ditë. Dhe unë i flas, dhe Beni i flet, bile- bile dhe Harasani i flet ndonjë herë, i thotë mos u nxito se nuk eliminohet menjëherë Rama, prit pak. Po është i paduruar fare. Ç’t’i bëj Doktorit, më thotë mua, po unë s’pjerdh fare për Ramën, futem që sot në qeveri…
Haxhinasia uli prapë kokën. Gimi e kuptoi që e shkeli dhe bëri sikur nuk e vuri re.
-Desha të them që ka shumë karakter, ka shumë forcë, tha, është i sinqertë dhe i drejtë si Lul Basha dhe ka një vendosmëri për tu admiruar si Aldo Bumçi.
-Qartë, qartë, tha Haxhinasia, që nuk e kish marrë akoma veten nga ngatërresa e fundit e Gimit.
Si t’ia bëj Gimi, tha. Sa dëgjoj tani atë fjalën që the pak më parë, e humbas fare dhe nuk e mbledh dot veten. Po më bëhet makth. Le kur takoj Shefin e Madh Fare. Ai në çdo tre fjalë dy herë përmend atë fjalë. Mu bë makth. Më duket sikur shikojnë të gjithë nga unë kur e përmend dikush.
-Mos ça kokë. Dëgjo mua. Jam më i vjetër. Kam përvojë. Siç thotë populli ‘plakut pordhët mos i dëgjo, fjalët dëgjoja’. Le se e djallosa fare, tha kur u kujtua që e përmendi prapë. Na sill një puro se na plase me këto makthet e tua kot. Mblidhe veten. Kemi lajme të mëdha sot. Kaçi i ka shkruar fjalimin Doktorit, Luli, i ka vënë emrin Fitore vajzës. Vete ku vete puna, kthehet gjithnjë e njëjta modë. Këtu janë vënë të gjitha emrat, p.sh Neritani e ka pas Hitler, se ka lind kur na pushtoi Gjermania, zonja Liri e ka Liri se ka lindur kur u çlirua Shqipëria, pastaj ka pasur Vladimir, Lenin Stalin, Molotov, Sashenka, pastaj filluan emrat e aksioneve vullnetare, Fitore, Portokalle, etj. Ja shkoi nga shkoi puna, prapë aty shkoi. Vetëm që ka bërë mirë që ja ka vënë anglosakson si emër, se Fitore do t’i thërrisnin shkurt Fito… S’kishte lezet. I madh je, hajt qetësohu tani mblidhe veten. Iku ajo, s’e them më atë fjalë.
O Gim Pordha a e ndezim nga nje pordhe-puro.U be qeveria muhabet pordhe, me kryeminister pordhe.
O mond pordha..haha
Pordhe lart e pordhe poshte
muhabeti s’na shkon kot
Haxhinasto meso burre
na e bere pordhen sh…ure
sa vulgare qe jeni, gjithe vulgaret i ka mbledhur Tema me kete histori pa kuptim. turp t’ju vije qe te gjithe. Shtypi nuk e meshiroi, do ta kishte rrezuar nga posti qe diten e pare nese ai do e kishte thene ate fjale. Shtypi yne dhe ca si Mero Baze meshirojne hajdutet e pasurive te kombit, kur marrin pjesen e vet te lekeve dhe tallen me te paktet njerez serioze e me kulture, qe kane sherbyer ndonjehere ne qeverite tona. turp dhe juve qe e mbeshtesni. shyqyr qe ju erdhi rasti ta perdorni dendur kete fjale, mezi e paskeni mbajtur ne bark, qe tani po e shkruani vend e pavend. turp per kulturen qe rrezatoni.
Erin, si i paske shpetuar censures se Merove me shoke, s’e kuptoj. Ky komenti yt, te cilit s’dua t’i heq as shtoj asnje presje, nuk i vjen per hosh ketyre shpifarakeve ordinere, qe mundohen te perbaltin ministrin e jashtem me profesionist e me te ndershem qe ka pasur Shqiperia ndonjehere. A thua kane shitur ndonje kopje gazete me shume duke sajuar histori pordhesh? Sa turp!!!
c po ja fut pordhes kot .qeke trap fare
o shoku ja ke fut pordhes…..
Po ke te drejte,ndoshta “gjithe vulgaret”jane mbledhur te Tema,por edhe ti sben perjashtim qe lexon keto vulgaritete.
Une jam dakort me parafolesit!
JEMI BERE TAMAM QEVERI PORDHE!
po mire juve qe jeni prane qeveritarve ju pelqejne pordhet dhe era e qelbur e tyre se ne ate ambjent jetoni po ckusur kemi ne qe jemi larg te degjojme. zhurmen e pordheve te qeveritarve tuaj .te papergjegjeshm e injorant qe nuk e dine se regjistrohet cdo fjale e levizje e tyre .
po nuk ka faj qeveria jone .Fajin e kemi ne qe rrim e i durojm se t ishte kjo qeveri ne ndonje vend tjeter t europes do kishin ik me koh kto barbonat.Ato e kan n terezi.Ato vidh ne hic.I lumt
Ti sherbesh Saliut nuk do te thote ti sherbesh Shqiperise. Gimja eshte kthyer ne prapanicSalepires.
ne nje familje te degjeneruar seshte problem se pallohet ndonjeri-a eshte stil jetese dhe se kane per gje qe te shqetesohen nga opinioni publik qe e rethon.
O gimi shefi i madh ka vendosur qe ti te behesh kurban para bashkise se Tiranes, se vlen me pak se nje dash, sigurisht pa puron qe ta ngre cmimin.