Kunati i Lulit u trondit dje. Ndërsa ishte duke dërguar e-maile për gazetarët në rolin e zëdhënësit, në e-mail të Lulit, që e kontrollon kunati, vjen një emal nga Brigitte Bardot, mbrojtësja më e madhe e kafshëve në botë. Në tekstin e letrës shkruhej:
Zotit Lulëzim Basha, Bashkia Tiranë.
Me një ndjenjë të përzier tmerri dhe neverie mora vesh se ju jeni kurorëzuar si kryetar i diskutueshëm i Bashkisë së Tiranës duke therur një qengj para Bashkisë. Nga të dhënat tona në terren rezulton se krimineli që ka therur qengjin, ishte një mbështetësi juaj fanatik mysliman, i cili ka therur atë kafshë të gjorë për arsye politike. Kjo më shtyu të kërkoj më tej në biografinë tuaj dhe mësova se 6 muaj më parë ju po ashtu keni vrarë katër vetë për arsye politike në Tiranë, po para dyerve të qeverisë. Kjo më irritoi jashtë mase, pasi nga studimi që u kam bërë tipologjisë së njerëzve që persekutojnë kafshët, dhe për më tepër kriminelëve që i therin ato si puna juaj, më rezulton se ju jeni i pari në listën e personave që keni therur forcërisht një kafshë për arsye politike. Kjo më ka irrituar pa masë dhe më shtyn të kërkoj të drejtat e asaj viktime të etjes suaj për pushtet, për t’i ndëshkuar deri në fund.
Zoti Basha.
Sikurse mund ta dini, unë jam një person jo politik dhe jam veprimtare e shquar në mbrojtje të të drejtave të kafshëve. Gjesti juaj është gjesti i parë në botë që lidh fundin e jetës së një kafshe me fillimin e karrierës suaj si kryetar bashkie. Dëshira juaj për të shkelur mbi gjak kafshe para se të hyni në dyert e Bashkisë është makabre dhe kjo tregon shumë për karakterin tuaj dhe formimin primitiv që keni. Më lejoni t’iu njoftoj se do të ndërmarr gjithë hapat e duhur për ta ndëshkuar këtë krim të shëmtuar për arsye politike dhe për ta bërë atë një shembull që do të frymëzojë mijëra mbrojtës të kafshëve në gjithë botën kundër një njeriu që kërkon të drejtojë një kryeqytet me gjeste primitive.”
Kunati i Lulit e lexonte e s’u besonte syve.
-Dhe kjo duhej tani, tha. Ambasadorët nuk na erdhën përveç ambasadorit të OSBE që shkon në çdo dasmë e vdekje që ka në lagje, mjafton t’i japin një gotë birrë. Telegrame urimi nuk na erdhën. I vetmi telegram që na erdhi nga jashtë, na mallkon.
Doli i shqetësuar në korridor dhe kërkoi të dinte kush e ka filmuar therjen e qengjit.
-E ka filmu ABC i tha roja, mos ki merak se është burrë i mirë ai drejtori, ka respekt shumë për Lulin.
-E di, e di, tha Kunati i Lulit me gjysëm zëri se u kujtua ngase e ka respektin.
-Po tjetër e filmoi njeri?
-Jo shefo, ishte ene njoni me fotografi, po ai tha jam gazetar gazete, s’ka problem.
-Mirë, tha kunati i Lulit i mërzitur.
Sa u mat të futej brenda, i turret një burrë.
-Or taj, a je kunati i Lulit or mic?
-Po, i tha kunati i hutuar.
-Ore du me fol me Lulin pash Zotin me m’i dhanë ato lekët e qengjit se s’kena bukë me hangar në shpi or taj.
– Po merr mishin shite, i tha kunati, ku t’i gjejmë lekët tani ne?
-Ore taj, mishin mu turrën e ma morën krejt njerëzit që ishin aty se janë të papunë or taj, por duhet me më çu tek Luli me m’i dhanë ato lek se na i ka premtu. Ne e kena ba prej gëzimit atë qengj kurban.
-Po shkoni nga PD-ja kërkoni Flamurin se ua jep ai.
-Shkum or taj por s’na dha gjë. Ai që u ka premtuar, ai t’ua japë, tha. Na i jep tani se ndryshe këtu na ke para Bashkisë po e ngremë një çadër këtu në krah të Skënderbejt, e s’po shkulna.
-Ja se do pyes dhe u kthej përgjigje, i tha kunati.
-Prit or taj mos na rrej, si e ke emrin ti?
-Unë jam kunati i Lulit, i tha djali me gjysëm zëri.
-Mirë or taj, të gëzosh Lulin, po veç na duhen ato pare, e ikna ne prej këtej.
-Mirë, tha kunati se u jap unë veç mos therni më qengja para Bashkisë se na bëjnë fjalë këta të hujt.
-Hajt mo burrë mos ça kokë nga të hujt, por vre punën.
Kunati u dha lekët dhe ikën.
Sa shkoi deri tek shkallët, mbërriti dikush tjetër.
-Or ti shoq, a mundesh me folë, i tha.
-Po, i tha kunati i Lulit, çfarë ke?
-Or taj, janë do njerëz, më kanë vjedh qengjin dhe e kanë therë këtu për me e ba kurban. A mundesh me më dhanë lekët e qengjit or taj?
-Po sapo u dhashë, i tha kunati i Lulit, atyre që e therën.
-Ore ti, është qengj i vjedhun dhe s’bën hajër me nisë punën me gjë të vjedhur, i tha fshatari. Më sill lekët se ka me u shku ters.
Kunati i Lulit e dëgjoi dhe u kthye pa folur. Qenka idiot tha me vete. Ndaj s’na ka ecë ne, kemi gjashtë vjet që bëjmë hajër me gjëra të vjedhura. Ça t’i bëj kësaj plakës që na çmendi se ka pa foton, pa me ju s’jam duke u marrë, tha.
Dhe duke u ngjitur shkallëve i ra ndërmend përgjigja për Brigitte Bardot. Do t’i kthente përgjigje. “Nuk është e vërtetë se kafsha është vrarë për arsye politike. Po të ishte kështu, ambasadori i OSBE që mbulon problemet e demokracisë do ta kishte konstatuar. Për ne të parët janë qytetarët dhe dëshirat e tyre janë ligj.”
Duket qe Brigitta e ka parandjere kete qe do te ndodhte. Ajo e ka shkruar letren qe kur ishte dashi ishte ende qengj.
Duke e njohur mire “bariun e kopesë”, ajo e ka nuhatur qe “qengji” i kishte ditet e numeruara.
Te pyesim Brigitten ne se ka gati ndonje leter tjeter per “bariun e kopese”, i cili vendos per fatin e “Ludashit te Bashkise”…
…qengji u ther dhe iku per lesh por kakrdhiat ngelen aty…..(Luli, Njazi, Poni, ….).
Salimut Protopapa e beri kurbanin e vogel me dashin me te mire te kopese, te shohim kur do i vije radha kurbanit te madh….
Sa fantazi keni. Na shkrite fare. Jeni aq gallate sa ne demokratet iu ndjekim per dozen tone te argetimit çdo dite
O MERO – TE LUTEM MERU NJE CIKE EDHE ME PONEN-SE GOMAR ME TE MADH NUK KAM PARE DERI ME SOT. DJE NE MBLEDHJE TE KESHILLIT BASHKIAK FUSTE GISHTIN NE HUNDE DHE BENTE SACME SIKUR DO DILTE PER GJAH. MADJE EDHE ZAMIRI I CMENDUR I THA SE MJAFT ME SACME – BOJ PORDHA TANI SE NA DUHEN MA SHUME. KETA JANE MALOKE, KESHTU ESHTE DHE KY ILIRI, DO JETE RRITE ME BERRAT DHE DEMOKRACI QUAN MBRETERINE E SALI GOMARIT. SUPER MALOKU I SHEKULLIT TE XXI.
Tani beni ju gallate se jeni duke na vjedhur neve.
Kur te filloni te vidhni njeri-tjetrin, atehere do te bejme ne gallate me ju.
me gjithe mend jeni demokrate?po salen cfare e keni ?dashin qe juprin ju kopene e pd?po jozefinen?apo e keni dele per qumesht?
Ja, këta janë talebanët e Sali Shpellarit.
Brigita ka zbulu se ne albanistan ndodhet nje femer shume e fuqishme qe mban emrin e saj, nje fare Ar-Gita Vic Idoli, e cila eshte e vetmja qe mund te ndaloje therrjen e kafsheve te gjora. Prandaj vendosi t’i shkruante asaj dy gishte pusulle si me poshte:
“E nderuar dhe e plotfuqishme Ar-Gita,
Po ju shkruaj ket pusull pasi mora vesh nje therrje makabre te bere, sipas te dhenave nga dashnori juaj i fshehte dhe njekohesisht vellai juaj i adoptuar Lul Kallp Dol Vici. Ju lutem shume te perdorni fuqite tuaja te magjishme dhe hipnotizuese qe te ndalni masakren e metejshme. Organizata boterore qe une ndertoj do te monitoroj kete proces delikat dhe do te marre masa te lahtarshme ne rast perseritje. Ju lutem njoftoni dhe agjentin tuaj sekret Damir 007 Faz-llavic dhe agjenten e vjeter jugosllave Slobodanka Fucist Ramic, te cilen sipas te dhenave te mia e keni mbikqyrese ilegjitime.
Me urrejtje te pashoq,
Brigit Bardot
Kjo dyshja e re Basha dhe ikunati do jete fantastike tek antena .
Dhe mire beni qe e lexoni Ilir,keni nevoje dhe ju te qeshni,pamvarsisht se ju ofendojne e shajne si shpellare keni nevoje te qeshni ,tju rreshtojne tek njerzit.
ju uturaket e saliut botoni ketu ,kurse ballkanweb nuk boton me shkrimet e opozitareve.ti ilir shko tek 55 dhe na le rehat
O Brigita e din se ne Shqiperi ne te theresim Gita njesoj si Argita.Beji edhe nje leter nje hollandezeje me emrin Aurela se edhe ajo ja mbledh ketij Lulit te vocer.S’ka faj i shkreti e shtypin grate.
Performansa perpara Bashkise se Tiranes provokoi ne shije pa imagjinueshme, kjo evidenton ne menyre flagrante nivelin e nje kryebashkiaku primtiv e levantin.
akti primitiv-satanist do kete koseguenca per imazhin e vendit dhe per te gjithe shqiptaret, imazhin e vendit perdite i jepet nje yndyre e cila kerkon kohe te pastrohet, klasa politike shqiptare eshte e nivelit me te ulet ne historine e vet, turp!!
e bukur ..vetem se Brigitte nuk do merrej asnjehere me keta katunare vrases te malsise
BB mire qe te vjen keq per dashin, po duhet permendur ata te shkretet qe u vrane para kryeministrise. Eshte gjithashtu me humaine, megjithate kemi nje mesjetar ne qeveri qe kujton se po lufton me grekun,