Ai burri kishte thënë në një konferencë për shtyp se Lulëzim Basha e ha drekën në zyrë. Kjo i ra si bombë kunatit të Lulit, i cili nuk e kishte llogaritur këtë detaj të ditës së punës së Lulit, ngaqë ai nuk vjen në zyrë as në orar të punës, jo në orar të drekës. Sidoqoftë tani që u tha se ai ha drekë në zyrë, diçka duhet të bëhej. Bashkia është e mbushur ende me punonjës të Edi Ramës dhe ata sapo dëgjuan Doktorin, bënin sikur kishin punë në drekë dhe përgjonin a po i vinte buka Lulit a jo. Dita e parë shkoi keq. Pikërisht kur Doktori e kishte thënë këtë udhëzim publik për Lulin, Luli nuk e kishte dëgjuar. Punonjësit po ruanin se kur do t’i vinte Lulit buka, kur panë Tur Zhejin me Henrin që erdhën e morën për drekë. Turi ngaqë donte ta mësonte gjithë Bashkia që Luli do vinte për drekë me të, hyri në kat të parë dhe i tha gjithë arrogancë një vajze që po kalonte aty.
-Ti moj çupë, shkoi foli pak Lulit, i thuaj po të pret Turi me Henrin për drekë poshtë.
-Ua, tha ajo, kam frikë se shefi është i zënë se e ha drekën në zyrë…
-Shko moj thuaj po të presin, pse, çfarë është shefi, komunist si Ed Rama të rrijë në zyrë?
-Ua, si flisni kështu, tha vajza. Këtë e ka thënë dhe kryeministri që ai e ha drekën në zyrë.
-Shko moj çupë, bëj si të them, lëre kryeministrin në punë të vet, pse ç’e di kryeministrin tonë ti, Adil Çarçanin?
-Ua, më vjen keq, i tha vajza, mos e krahasoni kryeministrin tonë me komunistët e vjetër, apo doni të na provokoni ne se mendoni se jemi me Adil Çarçanin?
Ndërkohë që debati vazhdonte, Luli u shfaq në krye të shkallëve duke buzëqeshur dhe i bëri shenjë Turit që të mos mërzitej.
Vajza e pa e çuditur. Kunati i Lulit që rri gjithmonë dy metër pas tij, e pikësi habinë e vajzës dhe i foli Turit nga lart.
-Luli ka hëngër, por po vjen tu shoqërojë për një kafe. ‘Go scarface’, tha me vete shprehjen e tij të preferuar anglisht.
-Hajde mo burrë, çfarë ka ngrënë se na grinë zorrët, i tha. Lëri pallavrat, i tha Turi.
E gjithë kjo bëri bujë në Bashki. Dje gjithë Bashkia fliste për faktin që Luli nuk hëngri bukë në zyrë, po hëngri me Turin dhe Henrin. Atëherë Kunati vendosi ta ndryshojë situatën. Mori në telefon tek restoranti i Bashkimit dhe porositi që të binin ushqim të paketuar për Lulin. Recepsionisti e pyeti se çfarë të fusim brenda.
-Asgjë, i tha Kunati. Duam që çdo ditë të dërgoni një ambalazh të bukur, rreth orës 12, ku të shkruhet ‘Dreka për Lulëzim Bashën’. Niseni me një shofer ta lërë tek recepsioni dhe ata e çojnë tek zyra.
-Bosh e do, pyeti i çuditur recepsionisti.
-Bosh, bosh, s’ka, neve e duam që ta shikojnë këta punonjësit që ai ha në zyrë, i tha Kunati.
-Allah, Allah, tha recepsionisti. Po pse e porosit tek ne? Porosite ndonjë fabrikë paketimi dhe të dërgojnë çdo ditë një karton. Pse na harxhon kot paketimin?
-Mirë e ke, tha Kunati, ashtu po e bëj.
Sapo e zgjidhi këtë çështje, doli tek dera i gëzuar, kur ç’të shikonte. Rreth një mijë vetë ishin plasur para derës bashkisë.
-Po ju çfarë doni, pyeti.
-Zoti Kunat, zoti Kunat, duam takim me Lulin, filluan të thërrasin qytetarët. Ai ka premtuar që çdo të premte ka takim me popullin, dhe ne kemi ardhur.
Kunati u hutua shumë.
-Oh my God, tha me zë të ulët anglisht. Edhe këtë kishim mangët tani, tha me vete.
-Më falni, po këtë javë të premten e bëmë të mërkurë, tha, dhe nuk ka takim të premte. Ju premtoj se të premten tjetër do t’ju pres patjetër.
Turma shfryu e zemëruar.
-Pse kështu niset puna me gënjeshtra, i tha një burrë. E kemi dhe dhëndërr. Fola me tët atë, më tha ik aty se po nuk ishte Luli, është djali dhe ta mbaron ai punën.
-Po ju thashë që çdo të premte kemi takim, veç këtë jave. Go away scary monster, go away, i iku shprehja anglisht për fshatarin që kishte para.
-Çfarë the, e pyeti fshatari i hutuar.
-Tani është ora që kryetari ha drekën në zyrë se ka shumë punë dhe nuk ju fus dot brenda, ndryshoi Kunati.
-Po ju na thatë se do dëgjoni zërin e çdo qytetari, tha i nxehur fshatari që kishte ardhur ta takonte.
-Do ta dëgjojmë patjetër, i tha Kunati, po sot është e premtja e parë. Keni për të parë të premten tjetër sa mirë do tu presim. Go scarface, tha me vete i nervozuar që fshatari nuk i ikte nga dera.
kur ti cojne kartonin, ti fusin brenda nje top mut Lulit, se i bene mire, por ti cojne edhe Saliut se ai ka 20 vjet qe ha mut
hahahahaha le ti futin brenda koqet e dashit
Meqe per Lul-in, kete djale simpatik te kalibruar ne Hollande, eshte e lejueshme per mendimin tim le ti futin brenda edhe p..h e Argites, Jonides, Albanes se Vokshajve(dashnores se regjur te Enverit), Ciljetes, Melises, Majlindes & co te kurvave te tjera qe i ka bere Sali Berisha peshqesh PD. Kjo eshte shume e vertete! Ju betohem ne ndershmerine time!!!
Ky eshte realiteti pa breke, duket si komedi, por ne fakt eshte realiteti tragjiko- komik alla berishist.Qysh diten e dyte te punes ai gamori i vucidolit leshon pordhen e pare te madhe te tipit haxhipordha; Luli e ha dreken ne zyren.Sale a me t,pyt po shurren ne pepelina e ben.Po grun ku e lepin ne tavolin e zyres.
Hajde bastardim hajde.Me keq se eterit tuaj Envero-Ramiziste.Ja kaluat edhe shokut tuj bastard Nano.
LULI E HA NE DREKE NEN BREKE. HAHAHAHAHA. I FORTE SALIU, EDHE KETE E THA DEREZIU SALI, QE JU NXIFTE JETA ME KEQ SE BLOZA QE I KA ZENE P… LIRISE.
e keni pare intervisten e lulit tek VOA.NJELLOJ si SALA.xhaketa blu dhe pantallona doku bezhe.pritja e LULIT ne bashki me kujton fotot e enveri…GJU ME GJU ME POP
qekeni pa etike mor zagare
MOS NA E SHANI LULIN SE MEZI E KEMI.UNE PER VETE KAM SHUME RESPEKT PER TE SI PROFESOR I PATATES QE JAM.