Kunati i Lulit përgëzon Fevzon për shkrimin kundër Piramidës

28 Korrik 2011, 22:28Antena TEMA
Kunati i Lulit përgëzon Fevzon për shkrimin kundër

Dje Kunati i Lulit e nisi ditën me dhimbje koke. Tek Hotel Tirana një grup “Vullnetarësh të Enevrit” siç u thotë Doktori ishin mbledhur të promovonin një libër me shkrime për Piramidën. Ishin zgjedhur 49 shkrime kundër prishjes dhe një pro prishjes. Ky i vetmi ishte Fevzo.

Kunati i Lulit u bë shumë entuziast dhe donte doemos ta uronte. I ra telefonit të Fevzos po ky nuk ja hapi. Do të ketë ndonjë punë, mendoi. Më mirë t’i nis një sms. I nisi dhe një sms, i tregoi se kush ishte dhe çfarë detyre kishte, por nuk pati përsëri reagim. Filloi të mendojë se Fevzo ka ikur me pushime ose është në zyrë të atij Burrit. Thirri Sekretaren e Bashkisë, që është ende ajo e Edi Ramës, dhe i tha ta lidhte pak me Fevzon.

-Patjetër, tha ajo dhe filloi t’i binte telefonit.

-Ou, pse, e ke telefonin e Fevzos ti, i tha Kunati.

-Patjetër, i tha sekretarja. Deri sa mori lejen e ndërtimit para PD-së, merrte dhjetë herë dita. Dhe kur vinte, rrinte nga dy orë në zyrë të shefit.

Kunati i Lulit u turbullua pakëz.

-Nejse, merre një herë, i thuaj të kërkon Kunati i Lulit.

-Më fal zoti Kunat, si e keni emrin se ndoshta nuk është mirë t’i them Kunati Lulit?

-Thuj, thuj, se ashtu më njeh mua ai.

Sekretaria e mori dhe filloi të flasë. Kunati po shikonte i çuditur. Po, po. Po fliste me vetë atë, Fevzon.

-Ma jep pak, i bëri shenjë sekretares. Sekretarja tundi gishtin mohues dhe i bëri shenjë të priste. Pastaj uli telefonin.

-Do lidhet sekretarja e tij me ju, i tha sekretarja. Mua ma hapi se i doli emri Edi Rama. Kur i thashë që do flasësh me zotin kunat, më tha lëre numrin tek sekretarja se e merr ajo.

Kunati u pre përsëri.

-Paska shumë tangërllëk ky, tha. Po hajt s’ke ç’i bën, po pres telefonatën e sekretares.

Nuk vonoi shumë dhe sekretarja i bëri shenjë të ngrinte telefonin se kishte në linjë Fevzon.

-Përshëndetje, i tha Kunati. Unë, besoj s’më njeh nga zëri se s’kam folur kur jemi takuar bashkë, se jemi takuar disa herë me Lulin, në fakt të mbaj mend që nga 2005 kur jemi takuar dhe të shikoj në televizor, por ti s’më mban mend….

-Më fal, kush jeni, i tha Fevzo.

-Po pra, desha të të them se jam Kunati i Lulit, se dhe ti kështu më njeh, e ke parasysh që jemi takuar disa herë po ndoshta nuk lidh dot zërin me figurën.

-Ah, po, i Lulëzim Bashës, i tha Fevzo. Po, po, kam dëgjuar për ty. Çfarë kishit ndonjë gjë?

-Jo desha të të uroj për këtë shkrimin që ke bërë tek ky libri që kanë botuar këta enveristët e Piramidës, i tha Kunati.

-Aha, faleminderit. Po është skandal mo burrë si do ruajnë Piramdën. Ja kam thënë dhe Doktorit që në fillim se unë ja futa në mendje, nuk ka kuptim ajo aq afër kryeministrisë si fantazëm. Pastaj këta bëjnë kot mo burrë se mos u dhimbset kujtesa e qytetit. E çfarë kujtese është ajo? Ajo më 1988 është bërë. Mbaj mend unë kur isha i vogël që shkoja nga një prej gjysheve të mija, nuk ishte, afër ishin disa shtëpi private dhe një gardh me pemë. S’kishte Piramidë. E çfarë kohe simbolizon ajo, ajo më shumë është quajtur Piramida e Frrokut se ishte Frrok Çupi drejtor, se sa Piramida e Enverit. Debat koti. Po le ta bëjnë librin mo burrë s’e kam problem, mua nder më bëjnë.

-Atë them dhe unë, tha Kunati. Të kanë bërë shumë nder dhe shkrimi yt ishte shumë i bukur…

-Po është skandal mo burrë ajo që bëjnë ata se fola dhe me Fylen kur isha herën e fundit në Bruksel se dhe ai çek është, vend komunist ka qenë dhe ai, më tha se kanë probleme të ngjashme në Çeki, por nuk është se kanë ndonjë vlerë. Pastaj këta e bëjnë sikur është Kulla Eifel mo burrë, atë më tha dhe Sarkozi kur e takova herën e fundit, Kulla Eifel më shumë na hap telashe se e po e ruajmë nga terrorizmi se sa po na sjell turistë. Ajo ishte kot mo burrë, duhet hequr fare. Pastaj nuk mbahet parlamenti i vjetër aty ku është. E kupton apo jo? Ajo është tokë e një prej stërgjyshëve të dajës të mamasë sime që më ka birësuar dhe ai e ka pas dhënë për namazgjah. Tani është mirë të lirohet ajo e ta marrin pronarët, s’kanë pse e mbajnë të zaptuar si lulishte parlamenti.

-Po kjo toka këtu tek Piramida ka pronarë, i tha Kunati gjithë kuriozitet.

-Po ka o burrë si s’ka. Disa bile ja kanë parashitë Bashkimit. Po dhe aty ku është Piramida ka. Pasi të prishet duhet të pyeten pronarët, pastaj duhet vepruar.

-Po pra, ashtu tha dhe luli. Ta prishim një herë, tha, pa për parlament shohim e bëjmë. Parlamentin mund ta bëjmë dhe tek Shtëpi e Ushtarakëve, ose tek Vila e Enver Hoxhës në Bllok. Duhet parë një herë  e kujt është toka se mund të dalë ndonjë gjë më e bukur aty.

-Po mo burrë, po të ikë një herë ky parlament këtu ku është se na ka zënë tokën, ndaj dhe ja shtiva në mendje Doktorit ta prishë. Është skandal mo burrë, se mbrojnë një gjë kot që s’i përket askujt, as Enverit, as Doktorit, asnjërit.

-Ndaj të mora zoti Fevziu për të uruar, i tha Kunati.

-Më fal, ju si e keni emrin, i tha Fevzo, që të mbaj mend për herë tjetër?

-Ta thotë Luli kur ta takosh, i tha Kunati, se kam njerëz këtu dhe s’dua ta mësojnë këta.

-Aha, e mora vesh, i tha Fevzo dhe mbylli telefonin.

 

 

 

 

 

 

 

13 komente në “Kunati i Lulit përgëzon Fevzon për shkrimin kundër Piramidës”

  1. Nje qytetare says:

    – E njeh kete ti? Ky eshte kunati i Lulit qe ka vjedhur qindra vete.
    – Kam digju per te.
    – Gjithe jeten me tapi fallco ne dore. E perse? Per ju, per popullin. Kurse ty te dridhet dora t’i lidhesh nje telefon.

    1. +10 says:

      C’po ndodh aty? Kundershtojne shoku Sali! Lidheni qenin….

    2. popolo di Tirana says:

      Ky eshte Kanani fallco i “koheve moderne”.

  2. Lir Koka says:

    Kunati i Lulit dhe llapaqeni i doktorit.Fevzon ka mundesi ta pagezoni “llapaqeni i doktorit”.Mut i jati mut i biri mut ai qe beri t’ane.

  3. +10 says:

    Une jam kunati i shokut Xhemal (dmth djalit te shokut Xhelal), dhe desha me ju ngrit pak si familje, si shoqni, pa po te ish per mua psssss…..

  4. Kunat travestiti says:

    E ke qa Mero, por te lutem bej nje te forte me kete fare kunati qe eshte nje travestit e pervers i vertete. Kane gjet tenxherja kapakun: Luli homo i gjalle, gruan as e njeh si te tille, ky tjetri as burr as gru, pra Tirona jone e lavdishme ne durt e kujt ka njel. Shif kur te fillojn paraden e travestiteve vitin qe vjen, vet do te parakalojne te paret me brek tanga e lulka ne trup e faqe me buzkuq. Mero kemi per te pa gallata pa fund me keta gjysmagjela ne, lum kush te rroje travestitet t’i kundroje.

  5. pellazgu says:

    mos e luj se sta quj

  6. ola says:

    Turp z. Fefziu, boll lepite kompanine se late nam, e mbani veten dhe per njeri te shkolluar ju….Po hajt se le te themi se keni te drejte per Piramiden, po gjithe ky popull qe te ndjek e te simpatizon nepermjet TV, s’te vjen turp perpara atyre? Ky eshte mesazhi qe percjell ti si gazetar per varferine, te prishim se keshtu na teket???? Na e ke shpif mor burr, boll me ato emisionet dhe OPINIONET e tua, se ke lene nam ore servil i shpifur.

  7. geno says:

    Kunati i shokut xhemal, te djalit te spiun Xhelal Bashes qe ishte i lumtur qe partia ia coi mamin e LULIT me pune tek krliniak e shokut Enver, ku pas 1 viti ne qershor 1974 doli ne dite udheheqesi i dyte i Shqiperise Luli, qe i ngjan aq shume xhaxhi Enverit dhe djemeev te tij

  8. tiranare says:

    Mamane e lulit e quajne nafije. Eshte ajo e dybekut, ju kujtohet apo jo? Pra luli eshte djale dybeku.

  9. toma says:

    Cmos ja tundte Nafies, ja beri dhalle. Kur shikonte xhaxhka Nafien gollomesh kur perkulej ne dybek, ajo justifikohej se ishte e shtune, i kishte hedhur te brendshmen ne kazan per ti lare. Xhaxhin e kish zene skleroza, e ju besonte i varfri ju besonte.

  10. emiljano says:

    per zotin as femijet qe i njihen si te vetit nuk i ngjajne kaq shume enverit sac i ngjan ky lul kopili.kot nuk i thojne bem baba te te ngjaj si nga paraqitja por edhe menyra e sjelljes

  11. ABESHI says:

    UNE PER VETE NE PUNE KAM VELLAIN E PETRIT VASILIT.
    ME BLLOK NE DORE BREDH EDHE TE SHTUNEN E TE DIELEN….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje