Kunati i Lulit dje kishte shumë punë. Kishin vendosur të hapnin dyert e Bashkisë për përfaqësuesit e krahinave që ndihmuan Luin për zgjedhjet në Tiranë. Ishin katër shoqata që kishin bërë kërkesë. Shoqata Nikaj Mërtur, Shoqata Dy Drina e Kukësit, Shoqata Korabi e Dibrës dhe një përfaqësues i shoqatës Nivicë- Lekdush nga Kurveleshi, që ishin kushërinj të tij.
Kamerat ishin njoftuar të ishin aty në orarin e caktuar, ndërkohë u bë kujdes që përfaqësuesit e shoqatave të mos merrnin me vete kafshë ose shpendë për kurban siç e kanë zakon.
Në orën 11, orari kur dhe Luli vjen në Bashki, Kunati po përpiqej të vinte rregull tek dera.
Të parët donin me hy përfaqësuesit e Nikaj- Mërturit, por shoqata e kuksianëve bënte sherr se kishin shkuar më parë.
-Or ti, jena ka hyjmë na të parët se dihet kush asht i pari i këtij veni, i tha kryetari i Nikaj- Mërturit.
-Po na kena folë me Flamurin e ai na ka thënë që jeni të parët në radhë.
-Jo or taj, të parët janë qytetarët ka thënë ky Lulëzim Basha e ju kuksianet nuk jeni qytetarë. Dhe ai Flamuri nuk është më numri 2 tani, se është bash Lulëzim Basha numri 2. A e ke digju këngën që i kena këndu me çifteli: “Në Tiranë po theret kafsha, ka hy në bashki Lulëzim Basha, po theret kafsha po theret qengji, po vjen Lul Basha, po ndriçon vendi”.
-Po qe se janë të parët qytetarët, as ju nuk jeni qytetarë, i tha kuksiani tropojanit.
-Ne jena tropojanë mor burrë, çka qytetari kërkon nga na ti. Jeni mbi qytetarët.
Kunati i Lulit që po e shihte se po ikte kontrolli mbi situatën, i ftoi të futeshin të gjithë bashkë të përzier me njëri- tjetrin. Përfaqësuesi i Nikaj- Mërturit pranoi me kusht që ai të hynte i pari dhe ashtu u bë.
Sa hynë në kat të parë, panë sportelet e rregulluara dhe rregull.
-Heu sa mirë i paski rregullu bre për dy ditë, i tha tropojani.
Kunati i Lulit nuk po fliste.
-Or zoti kunat, i tha kukasiani, na trego or ti, a për 24 orë i keni ndreç kaq mirë këto sene?
-Po ja kemi nisur nga puna, i tha Kunati. Mezi presim të ndryshojmë Tiranën.
-Boll mirë vallahi i paski ndreç. Veç du me pa njiherë zyrën e kryetarit se më kanë pasë thënë që ai Edi Rama paska pas dhe WC allafrënga brenda. Duhet me ja prish atë WC bre se s’ka hije burrit me e pasë halen brena shpis’.
-Ja do përpiqemi, i tha Kunati që nuk dinte kujt t’ia prishte e kujt t’ia ndreqte. Dibrani nuk po fliste dhe Kunati i Lulit gjeti ngushëllim tek ai.
-Tani e tutje dyert do jenë të hapura për të gjithë, i tha Kunati me shpresë se po e fuste në bisedë.
-Boll mirë, i tha dibrani. Kemi një fjalë ne në Dibër: Çfarë lë pa thënë, bereqet e ke. Kam frikë se ky djali ynë s’ka lënë asgjë pa thënë në fushatë e tash ka me pasë do punë.
-Patjetër, patjetër që do ketë punë, i tha Kunati që s’kuptoi asgjë nga ironia e dibranit.
Ndërkohë i afrohet përfaqësuesi i shoqatës Nivicë- Gusmarë i Tepelenës.
-Si të kemi djalo, i tha. U lodhe a jo? E keni nisur mbarë me gjithë këto vizita.
-Ja duam ta shikoni si po e gjejmë Bashkinë dhe si do ta bëjmë, i tha Kunati.
-Ngadalë biro, se s’i dihet çfarë kucka sjell lumi. Ja yt atë luftoi gjithë jetën për Partinë e Punës, luftoi deri më 2004 me Partinë Socialiste, ia solli fati në derë dhëndrin nga krahu tjetër, u bë me lek.
-Aha, e kuptova, tha Kunati. Patjetër do ta na ecë mbarë. Ju jemi shumë mirënjohës dhe për mbështetjen ne fushatë.
-Rrofsh biro, i tha labi. Unë dhe yt at kemi katër herë rresht që e fitojmë bashkinë. Tri herët e para kemi votuar Ramën, fitoi, herën e katërt Lulin.
Kunati uli kokën e bëri sikur s’e dëgjoi. I la përfaqësuesit e fshatrave të ngjiteshin në kat të dytë dhe u afrua tek dera. Roja donte të ndalonte një burrë të vendosur të hynte brenda.
-Jam qytetar, i thoshte, fisi im ka një jetë që e drejton Tiranën. Do shkoj të uroj kryetarin…
Roja nuk i hapte derën.
Sapo pa kunatin, qytetari filloi të fliste:
-Zoti Kunat, zoti Kunat, na lini të takojmë kryetarin, ta urojmë… jam qytetar i vjetër i Tiranës, familja ime…
-Lëreni, tha Kunati, të hyjë.
Njeriu që hyri u shkund nga bezdia e djersës që vinte roja tek dera, futi derën në xhepin e brendshëm ët xhaketës, nxori një puro Pedro Robust dhe ja zgjati kunatit.
-Merre, i tha. I bleva sot 30 mijë lek. Sapo kanë ardhur, janë shumë të mira. I mora për zotin kryetar.
-Ou, ju jeni Gim Nesho që të thonë Gimi i Puros, i tha kunati. Po ç’lidhje keni ju me bashkinë?
-Daja im, babai im kanë qenë gjithë jetën o kryetar komiteti, o sekretar të parë në këtë qytet. Tani duhet të respektojmë kryetarin zoti Kunat.
-Patjetër, patjetër, i tha Kunati, se kanë hy këta përfaqësuesit e fshatarëve që na votuan në Tiranë. Ti e di sloganin tonë, ‘të parët janë qytetarët’ dhe ne e duhet t’i respektojmë…
-I madh je, tha Gimi. I madh është. E shkatërruam fare. Se nuk më njeh ti, po do flasim.
Ky Luli shume i korruptuar me duket…
do na e kaloka edhe neve qe jemi profesora ne kete fushe!:(
GIMI ESHTE I MADH – KA KAQ DITE QE E PRET HYRJEN E LULIT NE BASHKI. SE DONTE TE BENTE EDHE ATY NJE PORDHE – NGA ATO ME ERE. NUK KA LENE VEND PA PJERDHUR NE TIRANE, NGA PRESIDENCA NE KOHE TE MEJDANIT, NE KRYEMINISTRI NE KOHE TE NANOS, NE MINISTRINE E JASHTME NE KOHE TE HAXHIPORDHES, E TANI NE BASHKI. GIMIT I THONE GIM PORDHA, KETE E DI TASHME TERE EVROPA.
…pervec tyre mu duk se pash edhe perfaqesuesit e X-6 -tave dhe Range Roverave. Ata jane fjalepak, e kan zakon qe qethen te gjith njesoj me koken si kacube dhe barseta tip cizme. Mbajne kmishat me jaka te gjata si llapa te zberthyera deri te kerthize aq sa duket i gjith kapistalli prej floriri si qe zverdhon ne stonance te llahtarshme me fukarallekun e sureterve prej shpellaresh. Ndryshe nga te tjerret ata nuk shtyheshin por ecnin ngrehur dhe me kokat lart dhe prisnin qe te tjeret ti shihnin dhe ti hapnin rrugen si per te treguar ishin ata fitimtaret e vertete……….dhe ne fakt ata jane fitimtaret (lexo Hajdutet) e vertete. ata jane lajmesit e gjyqtareve, ata jane shkeset e komisionereve, ata jane …klyshet e saliut.
Harrove te thuash qe brenda kemishave qe ne pergjithesi i zgjedhin qe te kene inicilaet e stilistit duken si sallam turist.
E gjeti Bashkine gati kollovari i Saliut. Me cdo gje te rregulluar sic i ka hije nje bashkie ne nje qytet europian. Por nuk do zgjasi shume e do katandiset si ministria e kultures para Rames, me banjot qe kuterbonin ere. Ne fakt nuk i duhet nje bashki sic e la Rama. se tek Luli do shkojne per vizite vetem delegacione nga Bathorja, Kamza, Nikaj-Merturi dhe fundi i dynjase. Ah, po se harrova, do t’i vije edhe Menduh Thaci. Se Grosruku kur vjen nuk shkon gjekundi vecse tek baba Saliu.
Lum ne, ç’do ditë kemi për të parë në ekrane mitigashët e Saliut e të Sanço Ilirit, të mbledhur grusht bashkuar në Bashki, rreth Lul Vrasësit që qesh me idiotësinë e vet.
O Mero, mos i ngaterro dibranet me Lulin. Luli nuk eshte Dibran. Ai behet sa here ia ka nevoje. Kur ia do puna behet kosovar, kur ia do vota behet nga Elbasani, kur ja do Sala behet tropojan, kur ia do Tadici dhe Fazllici behet antishqiptar… Ne Diber thone se stergjyshin e tij ia kane perzene nga fshati, se merrej me do pune qe nuk shkruhen… Prandaj u ngrit katundi, i dogji shtepine dhe e perzuri…
Mos me thuaj o Brahim qe edhe gjyshi ishte pederast.
HAHAHAHA me hoqet trurin per koke te plakes
Pse ke trru ti?
Ky qenka bo si kunati i shokut xhemal..