Kunati i Lulit nuk uron dot Doktorin për rekordin

1 Gusht 2011, 19:06Antena TEMA
Kunati i Lulit nuk uron dot Doktorin për rekordin

Kunati i Lulit është në siklet. Qyshkurse Doktori theu rekordin e qëndrimit në ujë në Dhërmi me 4 minuta më shumë se vitin e kaluar, ai është nga të paktët që nuk e uron dot. I vinte plasja pasi e kishin uruar të gjithë. Zeni i mbante telefonin hapur Lulit, ndërkohë që Doktori kaloi minutën e 127 dhe bërtiste e “kaloi” e “kaloi”. Luli ngrinte gishtin e madh në shenjë fitoreje lart dhe i shkëlqente syrin duke qeshur Kunatit. Në telefon dëgjohej fort gjithë atmosfera rrotull shkëmbit ku rrinte Doktori mbi ujë. Të gjithë e uronin përveç atij. I vinte plasja.

-Po sikur ta marr në telefon, thoshte dhe bënte gati numrin. Sapo matej t’i binte, kujtohej se nuk dinte si të prezantohej. T’i thoshte jam zoti Kunat, do ta pyeste Kunati i kujt. T’i thoshte emrin komplet dhe mbiemrin, do t’i kujtohej më shpejt leja e pallateve mbi det, se sa detyra që ka. T’i thoshte thjesht jam Kunati i Lulit, mund ta merrte për ters. I vinte plasja që nuk e uronte dot.

E vetmja gjë që mund të bënte ishte të merrte Zenin dhe të pyeste me takt për fitoren e arritur. Ashtu bëri. Kur hapi telefonin, Zeni ishte ende duke bërë tifo që Doktori t’i kalonte 132 minuta. Dëgjoheshin dhe të bërtitura përreth dhe pastaj një ulërimë i çau veshët. Njerëz të shqetësuar dhe një zë që dëgjohej dhe i ngjante si Doktori që thoshte ‘asgjë, asgjë mos u shqetësoni’.

-Çfarë ndodhi, i tha Zenit.

-Mos mo burrë sa ters je, i tha. Për pak u bë hataja

-Pse, çfarë ndodhi, pyeti Kunati i shqetësuar.

-Kaloi Bora, vajza e Lirit me një motor uji dhe desh e goditi në kokë se nuk e pa që ishte në ujë. Pu pu çfarë tmerri, ka shpëtu kot.

-Po rojet, çfarë bëjnë rojet, i tha Kunati i shqetësuar dhe i gëzuar njëkohësisht që po merrte pjesë në emocionet e Familjes.

-Rojet nuk i lë Babi t’i afrohen se thotë nuk jam Mao Ce Duni unë që e mbanin rojet nga poshtë, qëndroj vetë. Ç’rëndësi kanë rojet, tani desh u bë hataja. Shyqyr me kaq.

-Pu, pu, u tha dhe Kunati nga ana tjetër e telefonit. Po hiqeni atë fëmijë andej ç’e lini të luaj me motorr afër Atij.

-Është fëmijë i mbrapshtë, tha Zeni. Tani justifikohet thotë që xhaxhai Saliu i kishte këmbët mbi shkëmb, e pashë unë ndaj u afrova.

-Ptu çfarë fëmije e poshtër. Go scarface, oh my God.

-Le, le, se shpëtoi paq, tha Zeni. Dhe do na bënte ters gjithë darkën se nesër nis Ramazani dhe ne agjërojmë të gjithë.

-Edhe Doktori, pyeti Kunati gjithë kureshtje?

-Jo, jo, Doktori nuk agjëron, po ne të tjerët. Dhe puna është se këtu janë të gjithë ortodoks dhe na i bien ushqimet në drekë dhe ne duhet t’i mbajmë në frigorifer t’i hamë natën.

-Eh don’t care my friend. Ua si paskeni shpëtuar. A mund të marr Doktorin në telefon ta uroj për rekordin, i tha si i ndrojtur.

-Jo se tani është u tronditur nga motori i Borës, i tha Zeni. Dhe nuk i flet dot se për një budallëk të vogël mund të prishet koalicioni. S’e duroj dot, po s’kemi ç’bëjmë.

-Thashë ta uroja, po nejse ja thua ti. Se ne kemi shumë punë këtu. Se ke idenë sa punë kemi. Luli tani ha dhe darkën në bashki. Në fakt pret që të rrallohen njerëzit në rrugë që të dal se ka plot provokatorë dhe e shajnë kur e shikojnë që del nga Bashkia.

-Hajt se do vij në Tiranë dhe flasim. Duhet të bëjmë një plan urgjent. Të paktën këto parkingjet t’i marrim në administrim bashkë dhe pastaj shikojmë ç’mund të bëjmë me atë punën që më the për Vlorën. Ja thashë pak me takt babit, po ishte i nxehur. Ai zotëria më ka thënë një shtëpi të vogël tre katërshe, tha, kurse ai paska bë 4 pallate mbi ujë. Jo zotëri, më ka gënjyer, tha. Ishte i nxehur.

-D.m.th e mori vesh, tha Kunati i prerë?

-Po, po, i tha Zeni i dëshpëruar.

-Luli ka hall se mos e marr vesh dhe ky Olldashi se atë e ka frikë shumë. Si thua ti, ta ketë marr vesh dhe ai?

-Po kujt i plasi për të, i tha Zeni.

-S’e di po Luli e ka frikë shumë. Thotë vetëm ai mos ta marrë vesh se ashtu është puna.

-Lere mo Lulin se akoma s’e ka marrë veten nga fitorja se nuk e priste. Nuk u bë qameti dhe po e mori vesh thuaj. Mos u mbyll brenda si më 21 Janar që qaje nga frika derisa ikën dhe demonstruesit e fundit. Nuk është bërë hataja. E ka marrë vesh babi, është nxehur pak, por e rregullojmë. Dhe katër pallate s’keni ç’i doni. Mund të flasim për ndonjë gjë të vogël.

-Patjetër, Luli është i hapur për të gjitha vetëm atë Olldashin më tha aman se mos e marrë vesh dhe shkon t’i prish ai se ka policinë ndërtimore.

 

 

 

10 komente në “Kunati i Lulit nuk uron dot Doktorin për rekordin”

  1. tg usa says:

    do kishte qeruar nje hale bora e ilir koke lopes,po ta kishte goditur me motor uji plakun e rjedhur

  2. 2011 says:

    Ah, sa popull pa fat jemi…..

  3. +10 says:

    Nuk bie rrufeja te Sali haleja.

  4. Lir Koka says:

    Sala do e gjeje o nga motori o nga bicikleta.Javes tjeter kemi lajmin se doktori mesoi bicikleten mendoj se kjo do e marri ne qafe.Jepini nje biciklete edhe me dy rrota nga anash si kalamanjve te kopshtit.

  5. 21Janari says:

    Kush di te me thotë , a e mbante Sala veshur jelekun gjate “gares per thyerrjen e rekordit”?

  6. mao rekordi says:

    jelekun dhe dyfekun

  7. stefan cole vlore says:

    Po c’jane keto shkrime se late name fare.Jeni bere si flete rrufete e dikurshme..

  8. ABESHI says:

    SA ME FAT QE ESHTE Z.KRYEMINISTER!URIMET ME TE MIRA PER THYERJEN E REKORDIT.
    DETI I PASTER E NDIHMOI EDHE NE KETE ASPEKT.
    ME RESPEKTE ABESH MJEDISORI

  9. Fatjon says:

    Trecereku atyre qe shkruajne ketu e marrin seriozisht “antenen”. Bah sa popull i trashe qe jeni. As humorin dhe sarkazmen nuk kuptoni.

  10. Astriti says:

    Ky vend eshte marre peng nga horat dhe ordineret qe mbeshtetin kete felliqesire qe kemi ne krye ,,,o Zot mos e durofsh me kete maskara qe po ben qef me vuajtjet e nje populli. Zvare dhe copra neper rruget e Europes i pafshim,, ja u shpreblefsh me te njejten monedhe ,, vrane ,prene dogjen shkateruan dhe jane ne krye,, harram dhe zvare ne breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje