Kunati i Lulit, i tronditur nga arka bosh e Bashkisë

4 Gusht 2011, 19:19Antena TEMA

Më në fund java e dytë në Bashki dhe Kunati i Lulit vendosi të hidhte një sy nga financat. Kishte bërë gati disa gjëra që duheshin financuar urgjent se ishin premtime fushate. Duheshin paguar disa fatura dhe duheshin sajuar disa tendera të vegjël me prokurim të drejtpërdrejtë. Për procedurat ishte mjeshtër vetë Luli.

Thirri shefen e financës dhe i tha të niste procedurën për të hapur një tender 25 milion lek për një fushatë publicitare të Bashkisë se kishin ca detyrime

-Nuk kemi lek, i tha ajo.

-Si nuk ka lek, i tha ai, po nuk ka tërhiqini nga Thesari.

-S’kemi asnjë lek, i përsëriti qetë shefja e financës.

-Po ç’u bënë lekët, ku janë, kush i ka marrë, i ka marrë me vete ai…?

-Jo, i tha shefja e financës. Ju ndoshta nuk e dini, por ne kemi dy vjet që nuk kemi buxhet se nuk e ka miratuar LSI me PD. Kështu që nuk kemi asnjë lek. Dy vjet asnjë leje ndërtimi, asnjë taksë nga ndërtimi, asnjë lek nga buxheti i shtetit, s’kemi lek.

Kunati u trondit shumë.

-Po si i bëhet tani, tha.

-Duhet miratuar buxheti, i tha qetë shefja.

-Po sikur t’i miratojmë të dy buxhetet në një buxhet, i marrim dot lekët, e pyeti.

-Me ligj nuk lejohet, tha ajo, po ku di unë.

-Po me procedurë, se e rregullon Luli me procedurë?

-Nuk e di, ne i kemi bërë me ligj deri më sot, me procedurë nuk e bëjmë ne, e bën shefi i madh.

Kunati u tërbua. I kishte gjithë faturat pa likujduar. Lekët që mblodhën në fushatë i hodhi tek pallati në Vlorë dhe mendoi që do paguante nga Bashkia faturat e reklamave. Ishin mbi 1 milionë euro. Në Bashki nuk kish asnjë lek. Qamet i zi. Shkoi në zyrë të Lulit.

-Çfarë do bëjmë për lek, tha, këtu s’paska asnjë qindarkë.

-Ta denoncojmë Edi Ramën, i tha Luli. Të themi i ka marrë me vete si Ahmet Zogu… jo Ahmet Zogu, jo, se i ngelet qejfi Princit Leka. Nejse, po themi i ka marrë me vete.

-Dakord, e themi, tha Kunati, po si t’ia bëjmë për lek? Unë lekët e fushatës sipas bisedës që bëmë bashkë i hodha tek pallatet në Vlorë, tani s’di ç’të bëj.

-Të vëmë urgjent ndonjë taksë të re, tha Luli.

-Po ne premtuam se do heqim taksa, tha Kunati.

-Po mirë, i heqim ato taksa që janë, tha Luli, dhe vëmë vetëm një taksë, po të jetë dyfish i gjithë atyre dhe fillon që më 1 gusht.

-Po mua më duhen lek, më duhen shumë, më duhen tani…, tha kuanti i nervozuar.

-E di, tha Luli, por duhet bërë durim. Se nuk ka cash askund. As Zeni që punon në cash, nuk ka. Më tha i kam bërë të gjitha toka. Duhet të presin dhe ata se i thonë gjithë ato lek. Unë ç’tu bëj këtyre analistëve që më duan lek xhepi për pushime dhe s’kam tu jap, se atyre që duan nga 1 milionë s’kam ç’u bëj.

-Ta marrë dreqi, tha Kunati dhe po sillej vërdallë në zyrë. Hapi një sirtar dhe gjeti një kartolinë të Edi Ramës. Go scarface, tha me zë të lartë, se ti e ke fajin, dhe zuri ta grisë kartolinën. E gjeta, i tha Lulit.

-Çfarë, fol, i tha Luli.

-Kemi bërë nja dy premtime në fushatë, një për pallatin tek garda, nja dy pallate këtu në qendër, disa shtesa aty tek Rruga e Elbasanit, ca ndërtime tek Liqeni. Ulu më bë ca leje ndërtimi tua jap në dorë unë dhe kur të mblidhet KRTSH miratojua ti. Unë u jap lejet, u marr lekët se ndryshe s’kemi si punojmë, ngelëm.

-Po si t’i zbardh unë pastaj, tha Luli.

-Me procedurë. Futi në procedurë dhe zbardhi. Tani më duhen lejet urgjent. Lejet urgjent dhe dyfisho taksat. Kjo na shpëton.

-O bo bo, tha Luli. Sa keq kjo punë. Do ta marrë vesh Doktori, do ulërakë, po e mori vesh Jozefina do bëjë namin. Pastaj kemi premtua se s’do ketë ndërtime. I shikon Olldashi e shkon i prish. Bo bo ç’na gjeti.

-Hajt mo burrë mos ça kokë se u thotë Zeni janë të mijat dhe nuk afrohet njeri, i tha Kunati. Këto duhen bërë urgjent. Dyfisho taksat, më jep ca leje në dorë mua, ndryshe vdiqëm për bukë. Dhe po thanë pse e bëra, thuj fajin e ka Edi Rama se ne e besuam që ai ka bërë 82 taksa për të mbushur arkën e Bashkisë, ai e paska bosh.

-Bo bo ç’na gjeti, vazhdonte të thoshte Luli. Po sikur ta marrë vesh Doktori, bo bo, pa le sikur ta marrë vesh ajo, bo bo, pa le sikur ta marrë vesh ai, bo bo..

Ndërkohë Kunati ishte ulur në kompjuter dhe nxirrte sheshet e ndërtimit nga një hartë që mbante sipër tavolinës.

 

6 komente në “Kunati i Lulit, i tronditur nga arka bosh e Bashkisë”

  1. Lir Koka says:

    U ngjall kompania VEFA.
    Zyrat i ka ne ate qe quhet bashkia e Tiranes.
    Mbledh para me fitim .Vini 1 milion sot te merni 10 milion pas nje viti.Besoni tek Luli dhe Kunati.Aurela eshte ne Hollande.

  2. morgu says:

    Me procedurë. Futi në procedurë dhe zbardhi. Tani më duhen lejet urgjent. Lejet urgjent dhe dyfisho taksat. Kjo na shpëton.

    Mero je i madh, je 1-sh !

    Bravo !

  3. Albann says:

    hahahaha.Qypat me florinj i ka fshehur aty Rama.Se e pergjonin dhe si nxirte dot nga bashkia.Bej zamet o Mero e thuaju te perdorin detektore se do ta gjejne thesarin se aty rrotull eshte.Po se gjeten le ta shkaterojne bashkine nga themelet te dalin si pronare te truallit dhe tua blere shteti e te ndertoje bashki te re 100 milion Euro.
    1)Tiranes i shtohet nje ndertese moderne,
    2)Hapen vende pune
    3)Ndertesa fashiste na hiqet sysh
    4)Kunati i Lulit mer shpejte e shpejt 90 mil(10 mil jane mjaftushem per bashkine)
    5)Njerezit do ndihen me mire kur te vene te ankohen ne bashki
    Besoj qe godina e re do kete pishine,tavolina pipongu,kinema……ne menyre qe populli te argetohet ato 2-3 ore qe do prese radhen)

  4. ABESHI says:

    EDHE NEVE KETU NA KA NGELUR ARKA BOSH EDHE NUK KAM CTE VJEDH UNE ME TRJANIN!:((
    VIT DREQI KY 2011!

  5. paraziti says:

    thuji lulit ti nxjerri lejet sa jan me pushime gazetaret e topit…

  6. RA.SHIT says:

    SAJMIRI DHE AI QURRAVECI VERTET JANE ME PUSHIME E PABESUESHME PSE DINE KTO TE BEJNE PUSHIME.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje