Kunati i Lulit po dizajnon formularin “Takimi i Jetës”

6 Gusht 2011, 21:15Antena TEMA
Kunati i Lulit po dizajnon formularin “Takimi i Jetës”

Një projekt i ri i ka shkrepur në mendje Kunatit. Pas idesë për të bërë disa miliona shpejt e shpejt me formularin e hipotekës, një tjetër formular i ka shkuar në mendje. Formulari do të quhet “Takimi i Jetës” dhe do tu shpërndahet 700 mijë banorëve të Tiranës për ta plotësuar. Ata do të hedhin në formular shqetësimet e tyre për qytetin dhe pastaj do të kërkojnë një takim sy më sy me Lulëzim Bashën. Pikërisht ky është kyçi i suksesit të Kunatit. Takimin do ta vendosë ai.

Ideja i lindi kur dëgjoi Doktorin të thoshte se Luli do presë qytetarë tri herë në javë.

-Kjo është një mrekulli, tha Kunati me vete. Tre herë në javë nga 100 vetë, treqind vetë, për 52 javë që ka viti i bie afërsisht 15 mijë banorë në vit që do t’i presë në zyrë. Sikur nga 100 euro të japin këta nën dorë për takimin me Lulin, i bie 1 milionë e pesëqind mijë euro. Ou, me kaq blej hekurin e pallateve në Vlorë, tha Kunati i kënaqur.

Ja nisi punës menjëherë. Filloi të bëjë dizajnin e formularit. Përveë gjeneraliteteve të qytetarit, në një hapësirë të madhe i lihet vendi hallit që ai ka dhe sugjerimet që do t’i japë kryetarit. Në fund ka një numër kontakti që është numri i Kunatit.

I kënaqur me formularin filloi të mendojë skemën se si do ta përfshijë qytetarin për ta bërë të interesuar ta takojë. Këtu hyjnë reklamat. Si zakonisht do marrë dhjetë qytetarë me të cilët do bëjnë spot reklamash. Njëri do të thotë ‘unë kisha 7 vjet që nuk zgjidhje dot problemin e ujit të pijshëm në shtëpi pasi depozitat që kemi në tarracë kanë zënë alga dhe komshiu nuk pranonte të paguanim bashkë për ta ndërruar. Erdhi Luli, më priti 2 minuta dhe ma zgjidhi këtë hall. Tani s’kam fare depozitë, por kam ujë 24 orë’. Do dalë e dyta do të thotë ‘unë kisha 9 vjet që më bllokohej banja ngase kanali i ujërave të zeza është kolektiv dhe aty hedhin sende të forta. Erdhi Luli dhe nuk më bllokohet më banja’. I treti flet për hipotekat: ‘Unë kam qysh në vitin 1999 që nuk marr dot hipotekë. Një ditë takova Lulin, ja qava hallin, dhe kur shkova në shtëpi kishte ardhur hipoteka’. Vazhdojnë dhe qytetarët e tjerë dhe në fund mbyllet… ‘Doni ta ndryshoni jetën tuaj… takoni Lulin dhe jeta juaj ndryshon në çast’.

Pasi të harxhohen disa pare me këtë fushatë, do të ketë një fushatë tjetër. Eliza Dushku duke hyrë në Bashki dhe pas 2 sekondash duke përsëritur: ‘Edhe unë jam një nga ato që e takova dhe mund t’iu them se kam bërë pare nga ky takim… Ju dua shumë. Eliza’. Kjo i vë vulën fare. Pas kësaj radha për ta takuar Lulin do jetë shumë e gjatë dhe Kunati e përfytyronte veten duke i folur njerëzit me zë të lartë: ‘Zoti Kunat, zoti Kunat, na e solle formularin zoti Kunat, kur do takojmë Pejgamberin tonë zoti Kunat, zoti Kunat…’ Kunati fluturonte duke përfytyruar këto skena.

I dha print formularit, e mori në dorë dhe shkoi në zyrë të Lulit. E gjeti para televizorit të bërë dyllë të verdhë.

-Çfarë ke, e pyeti zoti Kunat.

-Po shikoj lajmet, tha. Kanë kaluar 4 kronika dhe asnjë s’ka bërë kronikë për ne. Si shpjegohet? Kush t’i ketë bllokuar? Mos na është vënë njeri pas të na bllokojë? Si mendon ti? Do ta ketë parë gjë Doktori thua? Kushedi si do i jetë dukur pa mua në ekran….

-Po çfarë kronike do japin, i tha Kunati. Çfarë ke bërë sot?

-Asgjë, i tha Luli. Po ata kanë kronika gati plot. Ne kemi xhiruar kronika për gjithë vitin dhe ata më kanë premtuar se të shtunave ngaqë s’kanë lajme do t’i fusin ato. Sot s’kanë futur asnjë.

-Mos ki merak, i tha Kunati. Do t’i fusin, ka kohë plot. Shiko ç’kam bërë, tha, dhe i zgjati formularin.

-Do ta marrin 700 mijë vetë dhe do të kërkojnë takim…

-Aman kush i pret aman se është tmerr, kanë halle, s’ua zgjidh dot…

-Po ç’ke mor ti, i pres unë ata, mos ki merak ti. Problemi është si të bëjmë të interesuarit të plotësojnë formularin dhe të paguajnë ndonjë gjë për takimin? Me të tjerat merrem unë.

-Aman mos më ngatërro, do ta marrë vesh Jozi, do ta marrë vesh dhe Sokoli, shiko aman mos më ngatërro. Pale sikur ta marrë vesh Doktori.

-Ç’ke me Doktorin, ai e di se ti i takon. Bile më tha sot që atë telefonin tim që ma ka bërë Ermal Hasimja të flas me popullin, do ma falë mua se tani vetëm unë flas me popullin.

-Ashtu, shumë mirë. D.m.th nuk është mërzitur, d.m.th nuk ka ndonjë komplot d.m.th i kemi punët mirë… më çlirove, isha në makth, pupupu, katër kronika, asnjë herë unë, pupupu.

 

 

 

 

5 komente në “Kunati i Lulit po dizajnon formularin “Takimi i Jetës””

  1. Albogentivlora says:

    Hahaha vertete ja prite ti kur te dalin njerezit e mencur dhe te thone “ai Edi langaraqi qe na piu gjakun. Ja erdhi Luli dhe tak fap na i mbylli hallet”. Edhe Pejgamber do ti thone edhe Mesia do i thone. Jemi popull bageti ne. Por do shikojme se sa shume do ti mbaje premtimet ai.

    1. XHEP-MEDANI says:

      Zoti kunat dhe shoku domatja perpara Eliza Dushkut (dushk per gogla i thone nga lagja e Lulit) duhet te kishte bere qytetare nderi ate Elsa Bolljavuri a Ballauri, si dreqin e ka ate me nder mbiemer kjo drejtuese e OJQ per te drejtat e njeriut. Bashke me Lul domaten zonja Bolljavuri po pergatisin nje projekt se si duhet te ndeshkohen familjet e atyre qe u vrane me 21 janar nga forcat e gjysh Saliut.

  2. Lir Koka says:

    Ky Z.Kunat e verteton 100% qe eshte nip i Vehbi Alimuces., i ckelqyer per skema piramidale, hallall, hallall.
    Lulo ndaje Aurelen martoju me kunatin se ka me te be Lider te PD.hallall, hallall.

  3. ABESHI says:

    VETEM FAMILJA TE NXJERR NE DRITE!UNE QE JAM SHOK ME TRAJANIN VELLAIN E P.VASILT NUK ME KA HYRE GJEMB NE KEMBE TE MINISTRIA!

  4. ali kolshi says:

    bravo mero bravo na kenaqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje