Dje më në fund Kunati i Lulit pati një ide për lek të shpejta. Hipotekat. Premtimi i madh i Lulit tani duhej kapitalizuar. Puna është të mbajë ngritur interesin dhe të marrë sa më shpejt lekët. U ul të detajonte planin. Hapi premtimin elektoral. Premtimi i parë madhor tek emisioni i Çanit ishte që më 15 Nëntor duhet të merrnin të gjithë hipotekat në dorë. Sipas llogarive i bie afërsisht tre muaj. Atëherë Kunati mendoi se kjo datë duhej përdorur patjetër, po natyrisht jo për të marrë hipotekën, por për ta paguar atë. U ul dhe bëri llogari. Ishin rreth 70 mijë apartamente pa hipotekë që presin ta marrin nga Luli se ua ka premtuar. Hapi ligjin dhe pa që Luli nuk kishte asgjë në dorë. E vetmja pengesë që u ka sjell Bashkia deri më sot apartamenteve të pahipotekuara, është që nuk u ka dhënë lejen e shfrytëzimit se kanë ndryshuar projektin. Atëherë Kunati shënoi në bllok pikën 1 të planit.
1: Të gjitha kompetencat për legalizime brenda Tiranës i hiqen Shabanit dhe i kalojnë Kunatit. Zoti Kunat bën listën e pallateve që kanë ndryshuar projektin, ua legalizon ndryshimin dhe u jep leje shfrytëzimi. Sipas llogarive të Kunatit, këtu ishte fjala për rreth 50 mijë apartamente. Me një llogari të shpejtë të Kuantit sikur ç’do pronari t’i marrë vetëm një mijë euro për çdo apartament në pallatin ku ka ndryshuar projektin, i bie 50 milionë euro me një dorë.
-Eureka, bërtiti Kunati. E gjeta formulën. 50 milionë euro paradhënie dhe puna mbaron. Ato 20 mijë të tjerat kanë problematikë tjetër. Me 50 milionëshin e mbaroj kompleksin në Vlorë në det, bëri llogaritë Kunati me vete, dhe mbyll ato borxhet me Fazliçin tek ai supermarketi që e bën vetë. Pjesën tjetër po e lë për avionët e Aurelias. Fluturoi nga gëzimi për zgjidhjen e shpejtë dhe shkoi në zyrë të Lulit.
-Duhet të japësh një intervistë për hipotekat, i tha.
-Bo, bo, mos ua kujtojmë njerëzve ato se s’bëjmë dot gjë, tha Luli.
-E kam gjetur zgjidhjen, tha Kunati, mos ça kokë. Janë 50 mijë apartamente që duan legalizim se kanë ndryshuar projektin. U marr nga një mijë euro në mënyrë modeste, i bie 50 milionë euro. Me ato mbarojmë gjithë punët. Ti ngre një grup pune dhe më 15 nëntor kur ke premtuar shpall që e gjete zgjidhjen. Do ngrihet ky grupi i punës dhe pas gjashtë muajsh do konkludojë që duhet bërë legalizimi i 50 mijë apartamenteve që kanë ndryshuar lejen e ndërtimit. Atëherë thuhet në ligj me këtë punë merret zoti Kunat, dhe e zgjidh unë. Pastaj pas gjashtë muajsh ti del prapë në konferencë shtypi, buzëqesh dhe thua u gjet dhe zgjidhja, mori formë ligjore, por do gjejmë zgjidhjen për 20 mijë të tjerët. Këta kanë më shumë probleme dhe këtyre u marr nga 1500 euro për apartament që i bie 30 milionë euro. Me kaq mbarojmë çdo gjë. Gjashtë muaj më pas ti del prapë në konferencë për shtyp dhe thua që tani u gjet zgjidhja dhe për pjesën tjetër kemi në dorë strategjinë ligjore që do zbatojmë. Pastaj ikën dhe del pas gjashtë muajsh prapë duke buzeqeshur dhe thua tani i kemi në duar të dy strategjitë ligjore dhe do t’ia çojmë Kuvendit. Gjashtë muaj më pas ti del i gëzuar dhe thua se Kuvendi i hapi rrugë zbatimit të ligjit dhe tani hipotekat janë në duar tuaja. Por duhet të prisni gjashtë muaj sa të bëjmë aktet administrative. Pastaj pas gjashtë muajsh ti del prapë dhe thua aktet administrative janë gati dhe tani mund të fillojmë të zbatojmë premtimin tonë të madh për dhënien e hipotekave. Grupi i punës do marrë këto gjashtë muaj mendimet tuaja se si e keni pritur këtë vendim, do thuash ti. Dhe kështu arrijmë tek gjashtëmujori i fundit i mandatit. Atëherë ne kemi bërë lek me ato 80 milionë euro që kemi marr paradhënie, kemi mbaru punët tona, kemi bërë dhe nja 20 pallate pa leje, por i fusim në legalizim dhe ndajmë hipotekat. Gjithë njerëzit do kënaqen që i mbajte premtimet. Do ketë ndonjë legen që do thotë ti premtove më 15 Nëntor, por askush nuk ua vë veshin. Njerëzit kanë hall të marrin hipotekën në dorë pa ç’bërë katër vjet më herët, katër vjet më vonë. Kështu i zgjidhim të gjitha gjërat, dhe punën e lekëve që na duhen urgjent, dhe premtimin tënd.
Luli i dëgjonte gojëhapur. Skema ishte perfekte.
-D.m.th ti thua ta fusim në procedurë, tha Luli. Se në fakt kjo punë vetëm me procedurë bëhet.
-Me procedurë them dhe unë. Më 15 Nëntor ne themi që hipotekat i keni gati, mund t’i merrni që sot, por ka procedure dhe kjo zgjat katër vjet. Atëherë ty të besojnë se të gjithë e dinë që ti me procedurë i zgjidh çdo hall, dhe të tuat dhe të njerëzve.
-Shumë mirë, shumë mirë, tha Luli. Kjo qenka mirë. Më shpëtove. Se po pret Jozi të dështoj, por kjo do ta tërbojë. Shumë mirë, shumë mirë. Ja t’i bëj një telefon dhe atij Arjan Çanit se dhe ai ma kërkon hipotekën e tij dhe të mamasë së tij më 15 Nëntor. T’i shpjegoj që është procedurë kjo punë se nxehet ai dhe bën ndonjë emision dhe më tall. T’ia shpjegoj dhe Doktorit që dhe Pallatet e Bashkimit më 15 Nëntor do ta marrin hipotekën, por do ketë një procedurë të vogël dhe do ta marrin pas 4 vjetësh. Më shpëtove më këtë, rrofsh.
Ndërkohë bie telefoni i Kunatit.
-Zoti Kunat, Gimi jam, Gim Nesho, Gimi i Puros siç thua ti. I madh je. Më thanë e gjete zgjidhjen për këtë hipotekën.
-Kush të tha mor burrë, se tani sa po e sqaroj me Lulin.
-I madh je. Ma tha Sandri me Fevzon që dje po iknin në Monte Karlo dhe kishin biseduar me ty që duhet të thotë Luli që më 15 Nëntor do jepen ato, pa le të jepen kur të duan pastaj.
-Po, po, tha Kunati me gjysëm zëri. Kemi folur diçka, kemi folur. Mirë, mirë, hallall, do të jap unë një puro mos ça kokë. Po, po, e vërtetë është, folëm diçka.
Luli po shikonte sy e vesh.
-Kush ishte, tha.
-Gimi, Gimi. Thotë që duhet ta thoni shpejt këtë të hipotekave se po presin njerëzit. Dhe ai thotë që dhe Sandri thotë që dhe Fevziu ka thënë që ta thotë, pa pastaj le ta zbatojë me procedurë.
-Me procedurë, me procedurë, zgjidhje e madhe kjo, rrofsh. Ke bërë punë të mirë me këtë skemë. Do ecim mirë kështu.
O kunat pse nuk thu edhe planin e Aureles qe do te hape me 5 milion euro bordellon me te madhe ne Hollande dhe aty do te punojne vetem vajza tiranse nga familjet militante te PD,pagesa do te jete sipas standarteve europiane.Vende te sigurta pune me pagesa evropiane.
Procedura-thirri Luli, tani eshte koha te veme ne pune xhaxhi Vehbiun (Alimucaj). Ai eshte kompetent ne pune hipotekimesh e piramidash. Ai do te na shpetoje. Rrofte VEFA dhe bijat e saj-Bashkia e Tiranes dhe Piramida e Dulles. Populli sylesh i Tiranes, dmth fakiret e zbritur nga malet, se tironsit e vertete ia kane mallar nga syt komet jashte ne Europe e Ameriken e Veriut, do ta haje edhe kete rradhe sapunin (hipoteken) per djath. Rrofte e u shofte xhaxhi Vehbiu dhe mbesa e tij, gruaja ime me korrespondence Aurela Van Hollanden.
UNE BESOJ TE PROCEDURA EDHE UNE ME PROCEDURE I KAM NXJERRE LEKET E SHTEPISE ME PROJEKTET E MINISTRISE.