Zoti Çakalli!
Kur ta kam vendos këtë emër, shumë vetë më kanë thanë se jam nxitue. Shumë të tjerë më kanë thanë se ti nuk e meriton me të quejt Çakall. Por koha vërtetoi shumë shpejt drejtësinë e vlerësimit tim për Ty. Askush tjetër si Ti, pra askush tjetër përveç një Çakalli nuk mund të bënte atë që ti bëre ndaj atyre krijesave të gjora. Po më detyron me të kthy përgjigje në këto ditë të nxehta Gushti, jo për të respektu të shkuarën tuj si puçist dhe si kriminel i qenieve të pafajshme demokrate, por për të provu dhe një herë se drejtësia e parashikimeve të mija është e pashmangshme. E kam thënë dhe për një grek tjetër, po e them dhe për ty se bariu i deleve të egra është ma i zi si ujku. Ti je në krye të një bande vrasësish të demokracisë shqiptare dhe si i tillë ti je ma i rrezikshëm se çdo vrasës tjetër. Ata që më zunë rrugën mue dhe ata që të zunë rrugën tye nuk krahasohen. Ata që më kanë zënë rrugën mue janë horra, lavire, kokëpalarë dhe puçistë, kurse ata që të zunë rrugën tye ishin katër krijesa të brishta, të urta, të buta, nga ato që unë s’do t’i vrisja kurrë edhe sikur t’i kisha në parti.
I nderuar faqezi dhe zemërzi si vetë nata e zezë kur kreve krimin e shëmtuar ndaj katër qenieve të pafajshme që ecnin të qeta në rrugën e demokracisë si të gjitha delet e Shqipërisë. Kush të shtyu o kriminel e vrasës që tu marrësh jetën pikërisht deleve që na japin qumështin, gjalpin, djathin, gjizën, dhallën, e mbi të gjitha lëkurën dhe leshin. Ti me krimin e shëmtuar që kreve disa ditë më parë, le katër qingja jetim, ti me atë krim i tregove botës se je kundër qumshtit, djathit dhe leshit. Çfarë të shtyn o kriminel që kërkon ta lësh popullin tone pa lesh. Mora vesh që ti ato katër dele të pafajshme i quaje “lavire të autostradës”. Po pse? Çfarë bënë ato dele? Ato po shkonin në vathë për të çuar qumshtin e tyre…
Ftoj zotin Rama të lexojë mesazhet e qytetarëve shqiptarë, po dhe të miqve të Shqipërisë në Europë dhe në botë ku shprehin keqardhjen dhe dhimbjen e madhe për ato katër dele të pafajshme.
Ti e di mirë që Edi Rama dështoi në përpjekjet e tij dy vjeçare për të vrarë dhe zhdukur delet shqiptare. Të garantoj o zemërzi se ky vend, më madhori në Evropë, është i bekuar, sepse është një nga vendet më të pasura me dele, dhi, lopë dhe viça. Falë financimeve të Republikës Federale Gjermane, ne po krijojmë lidhjet e reja të fuqishme rajonale midis deleve të Malit të Zi dhe Shqipërisë. Së shpejti do të fillojmë punimet edhe për delet e Kosovës. Në një kohë që Shqipëria po bëhet superfuqi e deleve në rajon, ti shkon dhe kryen vrasjen makabre të shekullit.
Ti kryen këtë krim të shëmtuer pikërisht në kohen kur unë në një takim me ministrin e Jashtëm të Republikës Popullore të Kinës, shokut Yang Jiechi, i shpreha mirënjohje për delet kineze, që Kina i ka dhënë Shqipërisë në rrugën e saj të zhvillimit. Ti kreve krimin e shëmtuar pikërisht në kohën kur unë garantova shokun Yang se barinjtë kinezë janë të mirëpritur në Shqipëri dhe se qeveria shqiptare do të krijojë të gjitha lehtësitë e nevojshme për delet kineze. Nga ana e tij, edhe ministri i Jashtëm Yang Jiechi garantoi se qeveria kineze do të inkurajojë barinjtë kinezë me reputacion, që të shfrytëzojnë potencialet që ofron blegtoria shqiptare.
Por mbi të gjitha jam i indinju nga letra juaj e hapur, pasi ju keni dashtë t’i eklipsoni ngjarjet në Londër, ku horra të buleverdit dhe lavire të drejtësisë kanë lejuar mijëra njerëz të djegin Londrën. Ju kërkoni me tërheqë vëmendjen nga Mbretëria që i ka dhuru botës produktet e para të leshit të deles dhe këngët më të fuqishme për delet. Por opozita në Londër kishte përgatitur këtë puç shteti me rrëzu kryeministrin Kameron. Ne jemi të vendosur t’i mbështesim ata në qëndresën e tyre ndaj horrave të bulevardit. Kam urdhërue Komisionin Halimi të niset urgjent në Londër për të dhënë ndihmën e parë dhe zonja Topalli i ka kërku Dhomës së Lordëve të mblidhet urgjent natën për të vendosur çdo bëhet me ata horra, lavire, puçistë dhe kokëpalarë që Ti dhe shokët tuj duan t’i mbrojnë duke tërheq vëmendjen me letra të hapura kundër meje.
Duke përfunduar nuk kam ç’të them tjetër veç “Haram qumshti i deleve që të rriti dhe leshi i deleve që të veshi!” Ti Çakall mos guxo të prekesh më delet e demokracisë shqiptare. Ato na duhen ashtu të urta, të buta dhe gatshme për të sakrifikue për demokracinë dhe jo për çakej si ti.
Sali Berisha. Kryeministri yt deri në vitin 2017
SALIU PO KERKON TE FUSE DELET SHQIPTARE NE BE – FILIPI DHE RAMA JANE KUNDER. KJO ESHTE KRIM KUNDER DEMOKRACISE TE NA MBETEN DELET RRUGEVE TE BALLKANIT.
vertet eshte krim,,,dele kaq te urta sic i ka shqiperia si gjen ne asnje vend tjeter te botes….
hallall o mero baze, na i lezeton diten me kete humor….
Çfarë të shtyn o kriminel që kërkon ta lësh popullin tone pa lesh.
Ketu Sala ka te drejte. E vetmja gje qe na ka mbetur ne shqiptareve eshte leshte (flas per ata ate qe nuk jane tullace).Edhe kete shkon e na e merr Filip Cakulli.
Aaaaaaaa tani e kuptova pse i thone Kryministrit tone te nderur Sali – dele nxhi- se ruan delet nga njerez si Filipi,Meroja etj………….
Haaaaaaaaaaaaaahahahahahahahahahahaha
Mero te qafsha kur te vesh 100 vjec se na shkrive. Po ku te vete mendja o mendjendritur.
I madh je, o Mero Baze. I takon “Cakallit” te te jape nje dreke te mire nga jugu (Saranda) ku vicidoli e ka betonizuar. Por nje keshille: kur te drekoni “mrekullite” e betonit te demokracise ti keni mbrapa kurrizit dhe para te keni detin e mrekullushem qe i ka fale zoti Sarandes.
ha ha ha shume e bukur
eshte hera e pare qe i jap te drejte Sali Berishes ne perpjekjet e tij qe te marrim
leshin qe na takon.
Duam leshin qe na takon me ligj.
O Filip o; nuk i bie ndërmend Saliut për delet që të paskan prerë rrugën ty.
Saliu ka qënë çoban dhish dhe nuk i dhimbsen delet.
Bëj kujdes me dhitë e Saliut, se për to ai nuk të ngrin, por të shkrin fare.
Haha, e paska bere cakalli berishin lesh e li, Mero i lave gjithe “gjynahet” me kete ? ?
Sali, ky cakalli me duket se ka lesh shume a ja ruajme qe te kompesojme leshin e atyre martireve.Ta kemi falur leshin e Filipit, jepja Lirise te ta beje triko per te mbuluar jelekun antiplumb.
ai filip thot por eka filipos a e ke par sa mire flet shqip.
KU VAJTI GJITHE AI MLLEF DHE AJO AKUZE PER GJOJA GRUSHTE SHTETI , NGA OPOZITA , PRESIDENTI DHE PROKURORJA E PERGJITHESHME ? LE TA VAZHDOJE AKOMA PUNEN KOMISJONI HETIMOR PARLAMENTAR , ME SHARLATANIN EDUARD HALIMI .
Nuk ka kohe Halimi tani se eshte bere minister. Mjere ne thuaj pa..
BASHKE ME TY BEHEN 101
saliun lerni rehat se po stervitet te thyeje rekordin e ngjitjes se shkalleve qe e ka aritur te muri i madh kinez
shum i ulet te vrasesh delet e pafajshme,,,nuk i falet…..
o tradita po ti perse e lexon apo ste le krimbi…
eshte e vetmja gazete qe te jep informacjonet,,pa ta trashur trurin…..
Une ju garantoj ju, se leshi juej nuk do shkoj per lesh, populli juej ka ni lesh te cilesis se lart,leshi juej ka rritjen me te lart ne europe,mue me garantoi z.Pack se leshi i popullit tuej ashte lesh pa hile,por ashte opozita ajo qe nuk e vlerson leshin tuej.Edi Rama puciso komunist i pa ndreqshem, don me e lan popullin tone pa lesh,por kjo ska per te ndodhe kurr,une ju garantoj ju se populli jone e ka vlersu gjithmon leshin prandaj ashte tue shku per lesh.Ju falemnders.
ZOTI KRYEMINISTER ,me te vertete te vjene keqe per 4 delet ,qe i mbeten qingjat jetim?
Me te vertete te vjen keqe per delet se te japin lesh ,qumesht ,gjalpe.,djathe ,.PO ta kujtoje se japin edhe mishe.Nga kjo pergjigje e juaj zoti kryeminister une kuptoje se juve me te vertete kure e doni dicka ,jepni te gjithe reputacionin tuaj dmth i kushtoheni,me mishe e me shpirte qe te mose ndodhe ndonje gje e keqe.
PO ju pyes ,:….PO popullin tuaj sa e doni? Cfare keni dhene ju ?, pervece se keni marre prej tije,e keni vrara ate,e keni vjedhur.
QE TE KESHE DASHURI PER NJE POPULL DUHET QE TI JAPESH ATIJ DHE JO TI MARRESH PASURINE ;JETEN ;TE DREJTAT ,MUNDIMIN E SAKRIFICEN ,DJERSEN DHE GJAKUN.
Hahaha. Me kujton Tony Sopranon nga ”The Sopranos” qe vriste njerez pa problem dhe qante kur i iknin rosat nga pishina!
o filip o derezi
na le pa lesh
parlamentin
e ri.
na le pa lesh
dhe ata turiste
8 milion
qe berisha ne shqiperi po kerkon.
o berishe o mendje pordh
lesh ti e lesh
kush te beson.
Liria e Saliut ka thene :leshi eshte edhe buke edhe gjelle
Me duket se kesaj rradhe Saliu e ka padit vehten keq. Une nuk di se si ka ndodhur ngjarja dhe kur. Por dicka kam kuptue (po shkruaj si i madhi) se paska qene nate.Tani a ka te drejte cdo njeri te pyesi:KAQ SHUME MERRET SALI BERISHA ME HORRA,LAVIRE,KOKEPALARE,PUCISTE sa i ndjek levizjat e tyre jo vetem diten por edhe naten ??????????????O popull mos u habisni keshtu ka bere i MADHI ENVER dhe po ja kalon IMADHI SALI.
I madhi Filip donte ti bente kurban ato dele per Shqiperine blu, njelloj sic beri basha per Bashkine.
Po ku te le dele-nxhiu vucidolas rehat…
Saliu Ka shkuar ne Dhermi te beje not dhe te marre ca Jod pasi ka pasur mugese si gjithe Vicidolsit dhe kjo eshte arsyeja pse eshte kaq debil.
Sali ke per te pase fund te zi.
Sa keq i vjen Saliut per delet qe u shtypen pa dashje me makine dhe drejtuesi automjetit per te mos rene ne humnere vete shtypi 4 delet qe ka premtuar çobanit edhe se do ti paguaj, ndersa per 4 shqiptaret qe vrau vete me dashje ne bulevard nuk i vjen keq, bile dhe i perçmon! Nuk ka me asnje llogjike se çdo gje ka mbaruar, por uroj qe njerezit te marrin masa te ta lene Saliun te mbarojne dhe vete.
mirmengjes o mero baze kam ardhur nga puna dhe po shkrihem me historine e leshit rrofsh.ndersa gjithe shqiptarve ju uroj shendet by by
Eshte shume interesant fakti qe zhanret letrare kave evoluar dhe jane shvilluar ne merye mjafte progresive ne keto 20 vitet e demokracise, duke tejkaluar ne menyre parabolike fantazite dhe izmat e tjera ne kete fushe. Shrime te tilla para viteve 90 do te quheshin blasfemi dhe shkruesit e tyre do te perfundonin pa dyshim te pakten brenda burgjeve te atij sistemi qe lam pas, Po aq interesant eshte dhe fakti qe shrues te tille, me “kurajo e guxim civil” te cilet kane qene po aq aktive ne ate periudhe, vazhdojne te dominojne mediat e majta ne kohet e sotme. Pa dyshim qe lexues te vemendeshem, qe ka patur rastin te lexoje shkrime dhe krijimtari te tjera nga po keta autore, do te befasoheshin me kete “progres”, me guximin dhe me devocionin e tyre ndaj “idealeve te pavdekeshme ndaj kauzes,,,”
Natyreshem lindin pyetjet: A jane keto te njejtit njerez tashme te kthyer ne artiste, letrare, satiriste, kritike, sociologe, socialiste, sofiste, sondiste, satiriste, sentologjiste, skizofreniste, sadiste, suniste, surrealiste, somnambuliste, somaliste, qe po perfitojne nga hapsirat e pa mata qe krijon shoqeria jone e re qe po ndertojme? Pa dyshim qe po. Ironia qendron ne faktin se, keto njerez mendojne se kane vlera, merita, te drejta dhe moralin qe te diktojne, te percaktojne, te definojne, te destinojne e gjykojne vlerat, kontributet, perpjekjet dhe arritjet qofte te individeve te shquar te ketyre 20 viteve pas permbysjes te diktatures, qofte te perfaqesuesve te atyre forcave politike qe sollen kete progress. Te cudit gjithashtu fakti, qe kjo kategori race harron shume shpejt qe kjo liri e shprehjes, kjo hapsire mediatike qe kushdo shpreh lirshem mendimet e gjykimet, nuk zbriti nje dite nga qielli, nuk e solli askush si dhurate per shperblim apo vleresim. Ky realitet erdhi si rrjedhoje e perpjekjeve te guximshme te shume individeve qe sakrifikuan jeten, famijlet, pronat dhe endrat per shume dekada nen diktature, por dhe te aja pjese te shoqerise shqiptare qe pati kurajon civile te ndeshet dhembe per dhembe me egersine e atij sistemi qe lame pas. Per fat te keq apo te mire, artikull-shkruesi nuk perfshihet aspak ne kete plejade. Aq me teper, ai nuk ka asnje te drejte morale apo qytetare, te shpife, te akuzoje dhe te denigroje deri ne absurd qofte liderin e pozites, qofte individe te tjere, qe kane treguar e tregojne cdo dite shqiptareve dhe kombit me veprat e perkushtimin e tyre per nje jete me te mire te shqiptareve, per shtimin e vlerave te demokracise te shoqerise shqiptare dhe per integrimin e vendit drejt hapsirave perendimore Europiane. Ketu nuk mar per siper te mbroj apo justifikoj edhe gabime te rritjes, te rruges te veshtire transformuese, te kalimit ne shtigje te panjohura te ekonomise tregut, te mosnjohjes dhe mungeses se eksperience. Por kurresesi nuk mund te pajtohem me denigrime, akuza dhe shkrime te tilla sarkastike qe ekzagjerojne apo deformojne krejtesisht e me qellim realitetin apo ngjarje qofte si ajo e 21 janarit. Dikush ne natyren e tij sadiste e diabolike, mund te ngazellehet me shkrime te tilla. Por kurresesi nuk mund te ndodhe qe nje njeri me nivel mesatar kulturor, qe ka patur rastin te perjetoje te dy sitemet, te mund te influencohet apo indoktrinohet nga shkrime te tilla. Nga ana tjeter, shkrime te tilla krijojne nje fryme urrejtje, mosbesimi e nihiliste ndaj arritjeve,progresit dhe vlerave te reja te shtuara apo te permiresuara ne te gjitha planet.
Te denigrosh e te mohosh arritjet progresive te nje individi apo grupi politiko-social, aq me teper per synime e objektiva personale apo klanore te natyres politike, ekonomike e karieriste, nuk shton aspak vlera dhe nuk sjell asgje pozitive qofte per ate individ qofte per ate grup qe ai ose ajo perfaqesojne. Konkurenca e ideve, programeve dhe perzgjedhja e individeve te afte, jane kyci i suksesit dhe jo intriga e shpifja. Kjo ishte persa i perket anes botkuptimore dhe mesazheve moralo-ideologjike te ketij artikulli.
Tani dicka lidhur me aspektin e “gjetjeve” letrare te autorit:
Aty flitet shume per “delet” e mjera…. A thua se autori eshte nje njohes i mire i “bagetive” dhe nje bari qe i dhemb shpirti per delet e perendise. Ky figuracion nuk ka asnje sens letrar, aq me pak artistik apo sarkastik. Duke u thelluar jo shume, menjehere te ben te mendosh qe krahasim i tille lind nga nje mentalitet ekstra-rracor apo superior i autorit. Te me falni, por ai kurresesi nuk mund te ngjitet as ne nivelin medioker te vlerave te nje individi. Nenkuptimet apo qofte referenca biblike te krahasimit te rraces njerezore me bagetite, nuk ngjisin dhe nuk prekin askend, perkundrazi, cdo individ do te mendonte nese ai apo ajo eshte nje nga keto “dele” Sigurisht, qe kjo nuk te jep aspak kenaqesi, perkundrazi te revolton dhe te nervozon. Nuk e di nese autori e fut vehten e tij ne kete “tufe delesh” apo “deshesh”, apo ai mendon se eshte bariu i tyre i destinuar per ti shpetuar ato nga ujqerit dhe cakejte. Dicka per “Cakallin”; Si figuracion letrar, cakalli personifikon tipare si shemtimi fizik, era qelbesire qe leshon, jargavitjet, pabesia ndaj viktimes dhe djallezia e dinakeria qe perdor kur sulmon. Nuk jam i sigurte nese perdorimi i ketij figuracini te cakallit ka apo lidhje me karakteristika te ndonje autori apo personazhi ne kete shkrim. Dhe se fundi, ne kendveshtrimin letrar, lidhja e deleve, cakallit, 21 janarit, ministrit te jashtem kinez dhe dhuna e plackitjet ne Londer, paraqesin vecse halucinacione personale por kurresesi trajtim te mirefillte letrar. Sigurisht qe ne background te ketij shkrimi, lexohet qarte qe ne shenjester eshte kryeministri i vendit Z.Sali Berisha. Por mesazhet denigruese ndaj tij apo forces politik qe perfaqeson, jane te pa pranueshme dhe shume ofensive
Perfundim: Artikuj te tille krijojne artificialist dhe nxisin nje fryme urrejtje, mosbesimi reciprok, dasie krahinore e kombetare. Aq me teper kur keto behen per motive te erreta interesash dhe synimesh.