Kunati i Lulit i shpjegon Liza Dushkut të mirat dhe të këqijat e shtetësisë shqiptare

10 Gusht 2011, 20:44Antena TEMA
Kunati i Lulit i shpjegon Liza Dushkut të mirat dhe të këqijat e

Kunati i Lulit dje kaloi një kohë të gjatë duke i shpjeguar aktores amerikane me origjinë shqiptare të mirat dhe të këqijat e shtetësisë shqiptare. Fillimisht për të mos ja prishur gëzimin për marrjen e pasaportës, e nisi me të mirat.

-E mira e kësaj pasaporte, filloi kunati, është biznesi. Me këtë pasaportë ti mund të bësh biznes në Shqipëri dhe nuk paguan taksa.

-Nuk paguan taksa, pyeti e çuditur Dushku.

-Po, po, taksa paguan, por, po të njohësh kryetarin e Bashkisë ose kryeministrin, nuk paguan.

-Ua, interesante, tha aktorja. D.m.th ata kanë të drejtë të të heqin taksat? Po ata qenkan më të fortë në kompetenca se presidenti i SHBA.

-Si të ta them, i tha Kunati, jo se kanë të drejtë të t’i heqin, po kanë të drejtë të mos të t’i kërkojnë.

-Ua, shumë interesante, tha Dushku, d.m.th ata i mbledhin taksat për vete…?

-Si të ta them, jo se i mbledhin për vete, por kanë mundësi të ndihmojnë miq dhe dashamirës të Shqipërisë, i tha Kunati. Por e mira e kësaj pasaporte është konkrete, i tha Kunati. Unë kam folur dhe me Lulin…

-Kush është Luli, pyeti Dushku.

-Ah po, Lulëzim Basha është kryetar i Bashkisë së Tiranës, shkurt i thonë Luli..

-Ah, po, kuptova, ai djali i qeshur dhe i ndershëm që më priti në zyrë.

-Pikërisht ai, tha Kunati. Pra unë kam biseduar me zotin Basha dhe ai më ka premtuar se ne mund të bëjmë një fushatë promocioni për Tiranën, me rreth 3 milionë dollarë dhe Ju mund të merrni rreth 2 milionë dollarë prej tyre. Nëse do t’i merrni si qytetare amerikane këto pare, do të tatoheni 40 për qind, nëse i merrni me këtë pasaportë, zyrtarisht vetëm 10 për qind.

-Ua, interesante, tha Dushku, d.m.th unë mund të paguaj 200 mijë dollarë taksa dhe marr 1.8 milionë në dorë. Uaa, po kaq nuk kam marrë as në Hollivud.

-Unë po ta them si shembull për ilustrim, i tha Kunati, se ti po deshe i merr dhe të 2 milionët në dorë, bëjmë një vërtetim që je paguar më pak, dhe aq.

-Jo, këtë nuk e bën kurrë Lulëzim Basha se është njeri i ndershëm, më kanë thënë, tha Dushku e prerë në fytyrë. Po ju çfarë lidhje keni me zotin Basha që i rregulloni këto punë?

-Unë jam zoti Kunat, i tha Kunati i Lulit.

-Uau, zoti Kunat është detyrë, apo emër, pyeti Dushku.

-Është emër dhe detyrë njëkohësisht, i tha zoti Kunat. D.m.th po të jesh Kunat, je  njësoj si ai që është në detyrë.

-Uau, në SHBA nuk është këtu, tha ajo. Mendova se zoti Kunat është për shembull një farë avokati ose zyrtari i lartë mbi zotin Basha. Se zoti Basha është njeri i ndershëm dhe mendoj që mban gjithmonë një avokat për punë të tij.

-Jo, jo, jam më shumë se aq, i tha zoti Kunat. Detyra më e lartë pas 2005 është baxhanak, pastaj vjen kunat dhe në fund vjen vëlla. Për shembull gjithë hidrocentralet i kanë marrë baxhanakët, kunetërit dhe ndonjë vëlla ministri. Po vëllai është i treti në radhë.

-Ua, interesante, i tha Liza. Po çuditem shumë këtu. Më duket vetja si në përrallë. Paska shumë privilegje si pasaportë. As pasaporta amerikane nuk ka kaq privilegje.

-Ka dhe probleme, tha Kunati.

-Ua, çfarë problemi, pyeti Dushku.

-Motra ime për shembull e ka dorëzuar shtetësinë shqiptare dhe pasaportën shqiptare. U betua që nuk do ta marrë kurrë. Por atëherë ishin kohë të vështira. Në Shqipëri ishin në pushtet socialistët dhe ata kërkonin ku kishin shkuar miliona dollarë të një kompanie me emrin VEFA. Unë dhe motra e kishim të afërm presidentin e kësaj kompanie…

-Çfarë e kishit, kunat apo baxhanak, pyeti Dushku.

-Jo, jo, mamaja jonë e kishte diçka si dajo. Por ne e kishim ndihmuar që ai të investonte në Hollandë dhe shkuam dhe vetë aty të ishim të sigurt duke bërë shkollën. Qeveria na u qep nga pas dhe donte t’i merrte paret e  VEFA-s motrës sime. Ajo u zemërua keq, e la fare shtetësinë shqiptare dhe pasaportën shqiptare. Që atëherë s’e ka marrë më.

-Ua, shumë interesante, tha Dushku. Edhe pse është grua e zotit Basha që është njeri i ndershëm, ajo prapë s’e merr shtetësinë shqiptare?

-Nuk e merr, është zemëruar keq me shqiptarët, i tha Kunati.

-Po nuk ka mundësi ajo të ketë ndonjë kunat ose baxhanak në pushtet dhe t’i kthehet mendja.

-Jo, i ka goditur ters, nuk mund të ketë baxhanak dhe kunat, nuk ka akoma se unë nuk jam martuar. Vetëm unë kam fat që jam bërë Kunat me rëndësi. Ajo thjesht përfiton se është motra ime.

-Ua, interesante, tha Liza. Jam me fat që jam në kohë. Do mendohem dhe unë të martohem me ndonjë kunat.

-Be careful, i tha Kunati. Ka shumë njerëz që të gënjejnë. Jo çdo kund kunati ose baxhanaku vlen, përveç Shqipërisë.

 

 

6 komente në “Kunati i Lulit i shpjegon Liza Dushkut të mirat dhe të këqijat e shtetësisë shqiptare”

  1. Rani says:

    E dobet shume per satire kjo.

  2. Albogentivlora says:

    Ej shyqyr se thash se e harruat Kunatin. Kam dy dite vetem lexoj Cakallin dhe Salehun.

  3. Lir Koka says:

    Or ky kunati me duket se do i propozoje martese kesaj goces.Pastaj hajde mbaje Lulin kur te behet bashkiak i L.A.

  4. lili says:

    Ah AH!Po me duket se kete elizen e kemi ne Tirane nga Zeni: Fadil Berisha eshte Kusheri me gruan e Zenit,(kusheri te pare)edhe gruaja e Zenit ka folur me fadilin ,si t’ia bejme me Kunatin e Lulit qe na mbeti beqar…

  5. ari says:

    do ishte mire te merte dhe vjerren Luli me vete.

  6. Vorra bomsi says:

    -Ua, interesante, tha Dushku, d.m.th unë mund të paguaj 200 mijë dollarë taksa dhe marr 1.8 milionë në dorë. Uaa, po kaq nuk kam marrë as në Hollivud.Megjithese kam dale dhe pa breke, bile dhe kam bere seks me gjithe jevgjit e hollivudit dhe prape nik kame marre kaq para. Cudi e madhe, per njerez qe jetojne ne vende ku funksionon ligji,por jo ne xhunglen e salibanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje