Doktori u jep pension të parakohshëm kundërshtarëve të Ramës

18 Gusht 2011, 20:42Antena TEMA

Gimi i Puros dje mori lajmin e gëzuar. Doktori kishte pranuar idenë e tij për tu siguruar pension të parakohshëm anëtarëve të Lëvizjes se Mendimit Ndryshe në PS. Prej kohësh, sidomos Kaçi kishte ankthin se çdo bëhej me të në zgjedhjet e ardhshme, Rama nuk më fut, i thoshte Gimit, Meta nuk po ma jep fjalën, Doktori bën sikur nuk di gjë dhe unë ngelem rrugëve. Gimi ju fut punës se si do zgjidhej ky hall se nuk ishte vetëm për Kaçin, por dhe të tjerët. Në 2013 gjithë LMN mbushte 55 vjeç dhe Gimi duhet të gjente një zgjidhje.

Dje u njoftua se qeveria ka bërë gati draftin që ata që kanë qenë deputetë mund të dalin në pension 55 vjeç, pavarësisht punëve të tjera që kanë bërë.  Gimi i gëzuar shkoi në Rogner dhe ftoi Kaçin për kafe.

-Hajt urime për pensionin, i tha.

-Çfarë pensioni, i tha Kaçi, unë sot kam ditëlindjen, mbush 59 vjeç. Dua dhe gjashtë vjet.

-I madh je. Po si o do të lë unë ty dhe gjashtë vjet pa rrogë? Fola me Doktorin dhe u zgjidh kjo punë. Të gjithë ju që keni qenë deputetë, por që Edi Rama nuk u vë më në listë, do dilni në pension 55 vjeç.

-Unë kam ditëlindjen sot, tha Kaçi, dhe mbush 59. D.m.th mua më kap menjëherë.

-I madh je, hajt urime, ta festojmë. Na e ka dhënë lajmin kastile sot Doktori se ka dashur të të bëjë dhuratë për ditëlindjen. I madh është. Një herë ja thashë unë dhe s’e harroi. Më pyeti një ditë, Gimi tha, si t’i ndihmoj këta kundërshtarët e kundërshtarit tim. Po ç’do t’i ndihmosh Doktor, i thashë. Boll i ke ndihmuar, i ke iluminuar, u ke dhënë ide, i ke bërë të njohur. Dhe një rrogë duan ata. Gimi, më tha, si tua jap këtë rrogë, pa mendo pak. Është i madh dhe njeri zemërgjerë. S’kam parë njeri më të dhimbsur për njerëzit në halle. E mendova gjatë. Thashë t’i them një herë që deputetët dhe diplomatët të dalin 55 vjeç në pension, por thashë se mos merrej ters për mua ngaqë kam qenë ambasador. Dhe ja propozova vetëm për deputetët. Nuk e ke idenë Kaçi sa u gëzua. Më ke shpëtue zoti Nesho, më tha. Më ke shpëtue. Me këtë ligj unë e blindoj Edi Ramën me kundërshtarë të përjetshëm. Dhe kur nisi të m’i numëronte. Është i madh. I dinte të gjithë kush përfitonte. Ja nisi, Ylli Bufi, Rexhep Mejdani, Kastriot Islami, Maqo Lakrori, Rajmonda Stefa, Fatos Nano… gjithë listën. Këta o zotëri, më tha, po tu japësh një rrogë, e bëjnë copë Edi Ramën. Dhe të siguroj unë ty që këtë rrogë që ua jap unë, nuk ua luan topi gjithë jetën. Pastaj e kupton ti, më tha, heq ca dhe nga këta këshilltarët e mi, Cekën, Xhuvelin, Tritan Shehun, Shaban Meminë, lirohem dhe unë ca, u hap rrugë këtyre të rinjve. Është i madh. I dinte të gjitha.

-Rrofsh Gim, i tha Kaçi. Si i bëhet të më japin dhe këto katër vitet që kam kalu moshën në dorë unë se kam ca halle? Pa fol dhe një herë për këto se pastaj më bëhet mirë.

-I madh je, ku të shkon mendja dhe ty. Do t’ia them patjetër. Gjen ndonjë kleçkë ai dhe për këtë. Është i madh dhe shumë i dhembshur. Po si mund ta lë unë Presidentin Mejdani të ngelet në mëshirë të honorarëve të gazetave, tha. Nuk ja lejoj vetes kurrë këtë, i mirë i keq ka qenë president, të marrë pensionin dhe të jetë i qetë, le të dalë të shëtisë qenin. Dhe të tjerët s’mund t’i lë rrugëve. Ylli Bufi ka qenë kryeministër, do thuash ti unë ja prisha qeverinë, ja prisha po ishte lojë politike, Kastriot Islami ka qenë kryetar parlamenti, do thuash ti na ka kërcënu të na çajë kafkat, jo, politikë ka qenë, s’e ka thënë si personale. S’mund t’i lë unë rrugëve tani. Më thotë dhe Sandri, tha. Aman ma hiq këtë Kaçin se na ngeli çdo ditë në Klan, do ndonjë honorar dhe ka qejf ta marrin çupat në intervistë.  Kam përjashtu Harasanin, tha, se më ka thënë Nano që ai ka lek.

-Rrofsh o Gim, ça të them unë. Ja po ma bëre dhe këtë të marr këto katër vjetët në dorë, më bën nder. I bëri shenjë kamerierit për një puro.

Kamerieri bëri me gisht mohues.

-Çfarë, nuk lejohet, i tha Kaçi.

Lejohet, lejohet, por e shikon menaxheri dhe kujtohet që Gimi s’i ka paguar purot dhe bën namin.

-Hajt mo burë se kam ditëlindjen, i tha Kaci, ma sill një në emër tim.

-Urime, sa mbush, i tha kamarieri.

-Me letra mbush 59, i tha, po Doktori më ka bërë 55 dhe do më japë pension.

-Epo shyqyr, i tha kamerieri, urime. Të paktën s’do lodhesh më  të punosh për qeverinë. Ke pensionin tënd.

Kaçi uli kokën dhe bëri sikur nuk e dëgjoi ndërkohë që trokiti gotën me Gimin që fluturonte nga gëzimi.

 

 

12 komente në “Doktori u jep pension të parakohshëm kundërshtarëve të Ramës”

  1. Vlora says:

    mos i pafshim me kurre keto mostra qe e ben —- lesh arapi —- shqiperine..

    1. ZARBUA says:

      NE PENSION NGA KOKA, SE NGA PJESE TE TJERA KANE DALE ME KOHE KETA. SI NGA KOKA LART, ASHTU EDHE NGA KOKA POSHTE.

      1. CFURKU says:

        O ZARBO, PO KACI KA DALE NE PENSION ME KOHE SE AI ZANATIN E KA LENE QE PARA VITEVE 90, NUK KA ASNJE AKTIVITET SHKENCOR, THJESHT ESHTE NJE KOKE PJERDHUR I SFUMUAR NGA RAMIZ HALEJA QE I SHERBEN PARTISE DHE KUJTDO QE JA KERKON SI SPIUN QE ESHTE.

  2. amir says:

    Po Sala per vete qe eshte kryegjyshi,,,,,

    1. samir says:

      Sala do vdesi si kryeminister.Aty do jete deri ne fund.E ka dhen premtim dhe do ta mbaje

  3. Bardhi Tolabi says:

    Komentues te nderuar!
    Nuk e paski kuptuar projekt ligjin e qeverise per pensionin e deputeteve.Ky projekt ligj u siguron nga nje pension dhe nuk ju heq te drejten te jene dhe deputete.Pra edhe kur te jene 55 vjec,do rine ne shtepi dhe ne Parlament,se pune nuk bejne dhe do marrin pare me shume.Per te nxjere paret e tyre per pension,do te lene minatoret te vdesin ne miniere,duke punuar deri ne 60 vjet,sic po i lene sot ne Bulqize. Dhe a e dini pse behet kjo,qe ata qe jane aktualisht deputete,te ja dine per nder Saliut,te jene perjete pazvane te tij.Turpi i mbulofte te tille deputete,te cilet nuk jane te afte te bejne asnje pune.Sot keta “te punesuar”,nuk do te jene neser ne pune se nuk i do njeri,prandaj keta e dine kete dhe miratojne ligje te tilla.”Mire” do te benin,qe te nxirnin dhe bashkeshortet/et ne pension se dhe keta jane lodhur gjate mandatit te tyre me sistemimin e pareve te xhvatura nga ifluencat qe rrjedhin nga deputetlleku.

  4. Brazili says:

    Pse nuk ja ka bere 42 vjec,me dale pension deputetet po deshen.

  5. Lir Koka says:

    Shushunjat, shushunja ngelen tere jeten.Zanatin po bejne po kur nuk u shtypim koken ne mire te na i bejne.U shofte Ramizi e gjithe keta qe na la peshqesh.

  6. Elzir Bushati says:

    mire deputetet dalin ne55 vjet po plaku i rjedhur ne 105 vjet del ne pension?

  7. Albann says:

    Te pakten “s do lodhesh te punosh me per qeverine”… I beri Saliu te gjithe sherbetore…Duke filluar nga Nano …Te pakten Ramizi ne nje gje doli largpames…qe S.Berisha do mbijetonte ne krye te PD.Mbase per momentin Ramizi e hodhi si koke turku ,po duket se kishte bere zgjedhjen e duhur.Berisha eshte njeriu qe i beri shqipetaret te kene mall per Shqiperine socialiste…

  8. ai Burri says:

    55, si gazeta e te vertetes. hahaha

  9. +10 says:

    President of the Socialist Movement for Integration devised threat SMS to phone to escape possible arrest by Federal Bureau of Investigation. AMA Agency has revealed important details before and today reveals other information circulating in the offices of American law enforcement institutions. Reliable sources say the threat is a bloff made up to hit somewhere else. Meta located in the most difficult position in his career, with many problems both within and outside the party. This time the U.S. seems to have set foot in a shoe.

    Number two CIA visited Albania several times informally and in secret to complete within three months. The main mission was keeping away from Meta’s government after his reinsert the cabinet gave immunity and closure of the trial. Pressure and direct threats to the U.S. against Berisha and fear the latter bypassing Meta. But the latter has the power to fate and Berisha is between two fires. If abiding by Meta Berisha, then file his son’s Gërdeci catastrophy likely to be published in the American media and in other European countries. Not only that but the other arms trafficking in Africa, the Baltic in the Middle East and even in Libya for his father. Millions of profits can pay the post and the power to the prime minister is playing soft this time after the robbery and the mandate of Tirana.

    However, Meta being outside the government weakens the position of power in the party and outside it. See who is in a process where the punishment for corruption is guaranteed or not saving procedure. But another sensational news comes from the U.S.. Two weeks ago the FBI announced in the American media that two of its agents visited Albania to verify assets of Almir Rrapo , a member of a mafia clan “Krasniqi” money laundering, international drug trafficking of cocaine and marijuana and the sensational kidnapping and murder.

    However Rrapo was employed by Ilir Meta in the Foreign Ministry when he was minister and deputy prime minister. Although he knew that since 2006 Rrapo was wanted in the U.S., has hired as a secretary by Meta. FBI officially acknowledges that “trophy” Meta and published on its website, where only the name is not mentioned, but the quoted post in government. Reliable sources say FBI agents have led to a form filled with questions for Ilir Meta and handed over the Albanian prosecution. This is the only explanation why Meta attacked the prosecution’s body andcalling Ina Rama as political cell, non-trial video Dritan Prifti. Ina Rama asked him to answer FBI questions about Rrapo. But Meta is uncomfortable, because he does not know what he told to FBI abot mafia activity and where there are hidden assets,or working for whom. These same sources say that the most important question is “Why Almir was hired unverifing his CV?”.

    Rrapo has confessed,telling everything to FBI, and now is considered repented by American Justice, showing all criminal activity be carried VIPs and crime. About a month ago a U.S. superoperacion drug discovered luxury cars and boats. They are also large quantities of cocaine transported by ship of giant companies that can not be controlled. That drug is coming from South America, went to Honduras and then transported to Europe and Albania. That information led to arrest of 37 persons, all narrated by Rrapo, charged with murder and kidnapping of Erjon Shehu, in 2005, trafficking, risking in that way the death penalty. But knowing that Meta is a key in this investigation for the FBI, American authorities urges Albanian politician to explain the links with the mafia and assets. Reliable sources say the CIA and FBI were already looking “for the head” of Ilir Meta, and was given the choise to the justice to punishe Meta for the video of the scandal and then proceed in FBI investigations, or the arrest itself here in Tirana, to publish the news worldwide and a full dossier about that matter, sinking with him the Prime Minister Berisha.

    The latter is found being in the last days of his career, Meta is located between two fires that will burn him at the end. Thus we learn that the threat is seen as a bloff. But even if it’s true, is required by this mafia to get rid of him, because tomorrow may turn into a significant witness to destroy a super-cartel drug traffickers in the Balkans, Europe and the USA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje