Dje në mesnatë Kunatin e zgjoi një telefonatë. Një zë i ndrojtur polici donte të fliste me të.
-Zoti Kunat jeni, i tha.
-Po, i tha Kunati i Lulit.
-Më fal që po të shqetësoj në këtë orë, tha, por po shikoj një lajmërim të tmerrshëm në rrugë dhe thashë të pyesja.
-Çfarë ke parë, i tha Kunati?
-Një lajmërim: Vdiq Sali Berisha”. Më fal që po e nxjerr nga goja, tha polici, po kështu është e shkruar.
-Po ku është e shkruar, i tha Kunati.
Në çdo rrugë, tha. Janë postera.
-Më fal një minutë të pyes, i tha Kunati dhe mbylli telefonin.
-Po sikur të ketë ndodhur vërtet, tha për një minutë. Filloi të mendojë se çdo ndodhte të nesërmen. Varrimi madhështor, administrata që do bënte homazhe dhe Luli me Familjen në krye të vendit. Pastaj ceremonia. Fjalimi kryesor. Kush do ta mbante? Sipas protokollit duhet të fliste presidenti. Atë s’e lë njeri, tha me vete, as të vijë në varrim. Atëherë i bie Jozefna. Atë s’e lë teta Lili se ka inat që atëherë… Ngelet Luli, tha. E përfytyroj dhe një moment çastin kur do vinte Tur Zheji në zyrë me tre versione fjalimi. Tek i pari që fliste për veprën e lavdishme të Doktorit, tek i dyti kishte dhe elemente të punës në ekip, kurse tek versioni i tretë ishte se si Doktori gjithë jetën kishte ëndërruar për një pasardhës që duhet t’i zinte vendin dhe të ishte i denjë, dhe që Luli e ndjente peshën e madhe të përgjegjësisë që ai gjithmonë i thoshte tani që u bëre i zoti do vdes i qetë. Pastaj përfytyroi momentin kur Luli do zgjidhte versionin e tretë të fjalimit. Heshtja mortore dhe Jozefinës që i lëvizte vetulla e djathtë nga nervozizmi. Pastaj ceremonia, Luli që hedh lopatën e fundit të baltës dhe përkulet mbi kokë të tij duke u betuar në heshtje… U hutua shumë pas ëndrrës dhe përfytyrimit të skenës së pasvdekjes. E çoi fantazinë më tej. Kthimin në PD, mbledhje parë e kryesisë pa Doktorin. Kuanti me Zenin që kishin zënë derën dhe linin të hynin vetëm ata anëtarë kryesie që donin ata. Lulin që u ul drejt e tek vendi i Doktorit me fjalinë e dytë, versioni i parë që Turi i kishte shkruar. Ishte fjalimi i vazhdimësisë. Luli që do fliste për çuarjen para të veprës së Doktorit deri në vitin 2023, kur Shqipëria mund të hynte në Bashkimin Evropian. Një zhurmë në korridor dhe zëri i Jozit që zbriste, ‘ajo nuk a kryesi, kryesia a tek zyra ime. Ata janë rrugaça, kapi për zhelesh roje qiti jashtë’. Kunati që shikon me sy nga Zeni dhe ai i shkel syrin duke i thënë ‘le të flasë kot ajo’… Kunatit po i shijonte shumë kjo skenë dhe po përhumbej në të. Bie prapë zilja e telefonit.
-Shefo, polici jam, i tha prapë.
-Urdhëro, po e verifikoj, i tha Kunati.
-Jo shefo s’ke ça verifiko, i kapëm i tha polici.
-Ca është, nuk ka vdekur, tha Kunati gati me ulërimë?
-Jo vallai, shyqyr është gjallë e pastë ymër, marrtë nga ditët tona, tha polici. Janë ca rrugeçër që kanë ngjitë këto posterat. I kena kapë. Janë katër vetë. Njoni bën si interesant shefo. Thotë mua më ka vra Zeni vëllain në Gërdec dhe do marr hak. Ca pizevengu. Po pse mo ca kish Zeni me vallaun tat, i thashë, asgjë personale nuk kish, atë fat pati ashtu iku. Zeni nuk erdhi me vra njerëz se është rob zoti, erdhi me bo ndonjë lek. Aq kësmet qe.
-D.m.th nuk është e vërtetë, tha Kunati i shqetësuar?
-Jo, jo, zoti Kunat, i tha polici, rri i qetë.
Kunati u turbullua tërësisht. Ishte një ëndërr aq e bukur dhe ja la në gjysëm ai derr polici. I nxehur e merr në telefon.
-Rrasini brenda ata pisa, tha, se na prishën gjakun.
-Patjetër shefo, i tha polici. Më duket se qekan të Jozefinës se thonë jena të Kuvendit, tha polici.
-Të asaj do jenë, po rrasini brenda i tha Kuanti gjithë inat. Gjithë ajo ëndërr që pa me pasvdekjen e Doktori u shkri si kripa në ujë.
– I rrasëm shefo, por po na e dredhin, tha. Thonë jena Kuvend tjetër, jo i Jozit. Po nuk e hajna ne këtë. Po i zhdëpim në dru njëherë se tregojnë vetë këta.
-Rrasini aty e mos i nxirrni, tha Kunati, se më prishën gjakun. Kam dhe punë nesër do jena nga Blloku me prish kafet.
Tomka dhe shoket e tij… Do hane dru si gomari ne duhan te zinjte. Salen veten p l u m b I e zbret nga mushka.
CUNA – MOS PRANONI ASKEND MBI KOKE. NESE JENI TE REVOLTUAR – GUXONI – SE EDHE POLICET HALLEXHINJ JANE EDHE ATA – EDHE ATA DUAN TE IKE NE ESFEL NJE ORE E ME PARE KY PLAKU I PJERDHUR – SA HARE DO KETE ATE DITE. NE NJE FSHAT TE KORCES KANE FILLUAR QE TANI PETULLAT TE BEHEN ASHTU ME MJALTE – DO GOSTISIN TERE SHQIPERINE PER FESTE. ATEHERE DO DERDHET BIRRA LUME – JO SI NE FESTEN E IRFANIT TE METES – PALLUESIN E MONIKES.
ha ha ha,, o mero sa i madh qe je mo burr i dheut…..lexoja dhe vertet e imagjinoja ate skene se cmund te ndodh ne PD pa doktorin……
duam sduam ne rup- sup ja o ben te gjithe atyre morrave te pd. ha ha ha…..
Kush eshte autori i kesaj rubrike qe cdo dite leshon ndonje batute me vlere diamanti?
Sot po shkepus kete moment nga varrimi i Sali Berishes (lopaten e fundit me balte qe e hedh vete Luli d.v.)
“… Pastaj ceremonia, Luli që hedh lopatën e fundit të baltës ….” hahahahaha me lot te gjithe duke e mbuluar Salen me…..balte.
Na duket sikur jemi rikthyer pas ne kohe.Tamam si ne filmat shqiptare ku shperndaheshin trakte kunder fashizmit.Je i madh o Mero me keto shkrime!
Po te drejtosh me diktature fashiste ,lufte guerile do presesh>Pershendetje per “guerilasit “e vegjel….Duket qe ne popull zjen urrejtje…..Shenje e mire
O Kunat po pretendon Eliza Dushku me u bo lidere e vendit.
bravo
Të lumtë..-TEMA-…!Kemi shumë nevojë për këtë lloj sarkazme…!Edhe ne i mendojmë rreshtat e shqiptarëve që i drejtohen varrit të Tij…!Vërtet do jetë një varrim madhështor…!Falemnderit gazeta Tema..!