Gimi i Puros i del në mbrojtje ambasadorit OSBE për axhendën ushqimore

17 Gusht 2011, 21:04Antena TEMA
Gimi i Puros i del në mbrojtje ambasadorit OSBE për axhendën

Një letër e gjatë u botua dje në shtyp për ambasadorin e OSBE. Disa djem të rinj, që i kishte kapur policia natën duke ngjitur trakte kundër Sali Berishës, i kishin shkruar ambasadorit për t’i kujtuar që në Shqipëri nuk ka ardhur të pijë birrë dhe të hajë kërnacka, por të mbrojë demokracinë dhe lirinë e shtypit. Gimi i Puros, që është diplomat i vjetër, u trondit nga letra. E lexoi dy herë radhazi dhe nuk u besonte syve. Si ka mundësi që fyejnë ambasadorin tha. I shqetësuar mori Haxhinasen në telefon.

-Dua të vij në zyrë urgjent, se kanë ndodhur gjëra të rënda, i tha.

-Çfarë ka ndodhur, i tha Haxhinasia. Do ketë mbledhjw kryesie LSI?

-Jo mo i madh, jo. Mos ki frikë nga Kryesia. Kam folur unë me Ilirin, nuk të prek. Por ka probleme se janë këta rrugaçët e vegjël që kanë fyer OSBE. Duhet ta mbrosh patjetër. Ja do vij në zyrë ta sqaroj.

Shkoi tek Ministria e Jashtme dhe ishte sërish në dilemë nga të hynte, nga shkallët ku hyjnë delegacionet, apo nga dera e administratës. Në finale shkoi nga shkallët ku hyn delegacioni. Sapo mori drejtimin, dëgjoi pas krahëve portierin që i tha shokut vet.

-Nuk heqin dorë nga pordhët këta ambasadorët.

Gimi bëri sikur nuk e dëgjoi, po u skuq i tëri. Akoma s’ia paskan harruar pordhën Haxhinases, tha me vete.

Hyri brenda. Haxhinasja po e priste në këmbë shumë kurioz për atë që kish ndodhur.

-Kanë sulmuar ambasadorin e OSBE, tha. I thonin pi birra dhe ha kërnacka. I bën Edi Rama këto, e di unë. Ja njoh stilin. Dhe ata djemtë që ngjisin trakte ai i vë. Duhet ta mbrojmë.

-Po si ta mbrojmë, tha Haxhinasia, gati jam.

-Të bëjmë një deklaratë ne si Ministri e Jashtme që të marrim në mbrojtje veprimtarinë e ambasadorit të OSBE në Shqipëri dhe t’ia numërojmë gjithë aktivitetet.

-Shumë mirë, gati jam, tha Haxhinasia. Ja t’i them sekretares. Na sill pak gjithë aktivitetet e ambasadorit të OSBE-së në një letër, i tha asaj, dhe vazhdoi bisedën.

-Tjetër, çfarë të bëjmë, i tha?

Të bëj një deklaratë kjo lëvizja Zgjohu që janë tek kjo agjencia e mbrojtjes konsumatorit në bashki tani ku të mbrojnë faktin që ambasadori i OSBE konsumon ushqime shqiptare dhe t’i japin një medalje nderi a diçka të tillë si promovues i prodhimit shqiptar.

-Ide e shkëlqyer, tha Haxhinasja. Tjetër, jam gati, tjetër çfarë të bëjmë?

-Po bëmë këto e thërrasim ambasadorin pastaj për një drekë me birra e kërnacka dhe i themi të thotë ndonjë llaf të mirë tek këta të Perëndimit për të përgënjeshtruar atë punën e pordhës që s’ka ikur akoma.

-Pse, s’ka ikë, tha Haxhinasia i pezmatuar.

-Jo, jo, tha. Sapo kalova nga shkallët prapë e përmendi dikush aty tek dera. Nuk ikën ajo. Do 20 vjet, ta kam thënë historinë e Hasan Pordhës.

Trokiti sekretarja dhe erdhi me listën e aktiviteteve të ambasadorit të OSBE gjashtë  muajt e fundit.

‘Muaji Mars, vizitë në Elbasan në Ditën e Verës, promovimi i ballokumeve.

Muaji Maj, vizitë në Lushnjë për festën e Shëngjergjit. Testim i ushqimit tradicional, gjel i mbushur me arra. Vizitë në Përmet në punishten e reçelit artizanal.

Muaji Qershor. Vizitë në Korçë në fabrikën e birrës dhe shijim i birrës së dalë drejt e nga rubineti. Shëtitje në Devoll për të provuar rakinë e manit në fshatin Rakickë.

Muaji Korrik. Rikthim në Elbasan dhe Korçë për birrë dhe verë. Udhëtim në Lezhë për të provuar peshkun në Vain dhe në Patok. Natë e mbushur me pije tradicionale në Ishull Lezhë.

Muaji Gusht. Festa e shalqinjve në Sarandë. Panairi i djathërave në Gjirokastër. Festa e salcës së kosit në Tepelenë. Festa e Birrës në Korçë. Panairi i rrushit dhe verës së vendit në Berat.

Deklaratë për rregullimet në Kodin zgjedhor.’

Gimi i lexoi me një frymë.

-I madh ambasadori, tha dhe u ngrit në këmbë. Fakti që OSBE është marrë vetëm me aktivitete ushqimore, do të thotë që këtu punët e demokracisë dhe lirisë së shtypit janë në rregull. I madh ambasadori, ta mbrojmë. S’ka tregues më të mirë se kjo axhendë. Kështu duhet ta shkruajmë. I madh ambasadori, ja ç’do të thotë të jesh diplomat i hollë. U tregon me takt shqiptarëve që keni lënë pa punë dhe OSBE si vend shumë demokratik. D.m.th jemi si SHBA. Se tha dhe Doktori që dhe zgjedhjet e fundit si ato në Florida ishin. D.m.th s’ka vend OSBE këtu. Derisa ambasadori qenka marrë gjashtë muaj me të ngrënë e të pirë dhe ka një deklaratë për ndryshime në Kod do të thotë që i kemi punët mirë. I madh, duhet ta mbrojmë. Fort bile. Ja ky është ambasador. Hajt ta ndezim nga një puro, i tha Haxhinases.

 

 

 

 

 

 

4 komente në “Gimi i Puros i del në mbrojtje ambasadorit OSBE për axhendën ushqimore”

  1. Lir Koka says:

    Shqiperia ka nje minister pordha dhe OSBE ka nje ambasador kernacka.
    Vend pordhesh dhe kernackash.Me falni harova edhe rekorde notimi.
    Si ne kohen e Enverit me ate kengen ” Si lum na qe jetojme ne Puke”.

  2. Elena Marko says:

    Turp per ambasadorin e OSBE . Me keto veprime me kujton Sali Protopapen qe desh ta hante shelegun te pjekur ne hell. Ku i bien Shqiperise keto monstra moj aman . ?? Ajde te presesh nga keta raporte reale per zgjedhjet . Si mund te kritikoje ai qeverine kur me ta ri , ha e pi .. Turp per kete person .

  3. XHEP-MEDANI says:

    PO LISTA VAZHDON. NE MUAJIN MAJ DREKE PUNE ME KASTARAVECA DHE KUNGUJ. NE FAKT KASTRAVECI I VETEM ISHTE RISTANI.

    NE MUAJIN QERSHOR – DARKE ME HUDHRA NE PORADEC, DUKE PROVUAR EDHE VERE E RAKI MOLLE. PASTAJ – BASHKE ME HAXHINASTEN PROVA SE KUJT I LESHONTE ME SHUME TYM PORDHA E DJEGUR.

    NE MUAJIN KORRIK – DREKE ME DOMATE TE MBUSHURA NE BASHKI ME LUL DOMATEN. NE FUND, SENACE MASAZHI NE BYTHE ME SALCE DOMATE DHE VAJ ULLIRI.

    NE MUAJIN GUSHT – MENGJES ME PACE E PILAF ME GIMIN E PUROS. TESTIM I GJATESISE SE PUROS DUKE E MATUR SA THELLE I HYNTE SEICILIT NE PRAPANICE.

  4. Lere OSBE-ne says:

    OSBE ose Ora e Sumes dhe Bythes Europiane e ka ne terezi. I plasi suma ambasadorit cfare zgjedhje bejme ne, sa vjedhim e sa korrim, ai mir na o bo derisa ne hajme mut e pijme shurre duke lene kafshet e ujqit tane te na kullosin e dhjesin ne koke per 21 vjet. Sa ambasadore do vijne e ikin dhe as do cajne bythen per ne, po nuk marrim vete fatin ne dore. OK daku, ec OSBE se mrapa na ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje