Gimi i Puros “fshin” Wikileaks për Ben Piramdën

27 Gusht 2011, 21:31Antena TEMA
Gimi i Puros “fshin” Wikileaks për Ben Piramdën

Lajmi se Wikileaks ka shkarkuar në ueb kabllogramat e ambasadës amerikane për Shqipërinë, e lanë pa gjumë Gimin e Puros. Problemi i tij më i madh ishte që lajmin t’ia jepte ai Benit dhe Kaçit. Doli që në mëngjes dhe kërkoi të mësonte ndonjë gjë, por s’po merrte vesh si t’i gjente. Në Hotel Rogner i kërkoi ndihmë disa herë recepsionistit për internet, por nuk e  zgjidhi dot. I zënë ngushtë, mori Benin dhe Kaçin në telefon.

-E more vesh i madh, dolën ato, i tha Benit.

-Çfarë doli, i tha Beni.

-Wikileaks, dolën gjithë kabllogramët për Shqipërinë. U lidha me Londrën dje në mesnatë, se një miku im njeh pronarin e asaj shtëpisë ku qendron Asange dhe ai më dërgoi të parat sa për t’i parë dhe të konsultohej kë të fuste.

-Çfarë ka, i tha Beni.

-Shumë gjëra interesante. Ato që do dalin s’janë gjë, se i seleksionova unë, po disa të rënda i hoqa.

-Erdha menjëherë, i tha Beni.

Bashkë me Kaçin mbërritën për dhjetë minuta në kafe dhe po dëgjonin Gimin e Puros me endje.

-Ishte një për ty, i tha Benit. Fliste për lidhjet me Kosta Trebickën dhe bizneset që u ka dhënë Saliu për ta hequr qafe Kostën. Të shpallte si njeriun më të rëndësishëm që Berisha ka përdorur në historinë e Gërdecit. I hodha një sy unë, e kuptova menjëherë që ishte raporti i Ed Ramës në ambasadë. E mora në telefon atë Asange, i thashë këtë hiqe, se këto janë broçkulla, i ka fut ky Edi Rama.

-Jo, më tha, është kabllogram i ambasadorit.

-S’ka faj ambasadori, i thashë, se e ka gënjyer Edi Rama, por po deshe ma hiq këtë, mos e shkarko. E hoqi i madh. Është njeri i mirë shumë.

-Po nuk është e vërtetë, këto janë shpifje dhe të paguara nga Edi Rama, tha Beni. Duan të më dëmtojnë mua, Kaçin dhe gjithë mendimin ndryshe në PS.

-Atë i thashë, zoti Ministër. Janë shpifje i thashë dhe ai e kuptoi dhe e hoqi. Nuk ishte e lehtë. Ma tha disa herë me takt: “po qe se ty të bën punë nga ana financiare, unë e heq, por kjo ka rëndësi për ne”. I thashë më ndihmon shumë i madh, s’kisha ç’ti thosha. Mos ma merrni për ters, nuk është se po u kërkoj ndonjë lek, por ju e dini që ata s’bëjnë gjë pa lekë.

-Janë shpifje, tha prap Beni. Unë e kam pasur mik Trebickën, e kam takuar me Fatmir Mediun, e kam ndihmuar për Universitetin, po s’kemi lidhje me bizneset. Janë shpifje. I vë ky Edi Rama. Bile këtë e kam thënë dhe në Klubin e Harvardit. Sa herë që mblidhemi ne që kemi qenë në Harvard, unë e tregoj historinë e bizneseve të mija, që më akuzojnë sikur i kam. Se janë shumë të ndyrë, vetëm shpifin. Isha unë ministër Ekonomie, privatizohej ndonjë fabrikë apo uzinë, e blinte vëllai im dh ma ngjisnin mua, sikur e kisha unë. Vetëm shpifje. Por niveli im intelektual nuk ma lejon të replikoj me ta.

-I madh, i hoqa të gjitha këto, se ishin në kabllogram, i tha Gimi i Puros. Kishte dhe një për Fatos Nanon, por atë e lashë. Në fakt, tani u pendova.

-Po çfarë kishte ajo, pyeti Kaçi.

-Thoshte që ai po bën politikë për të bërë para, jo për t’u rikthyer në politikë.

-Kopilat, e kanë kapur tamam, tha Kaçi. Ne më duket po na ikën mundimi kot. Na gënjen me gjëra të vogla. Ja, mua më thanë s’po të heqim motrën nga Bashkia. Ky Kunati i Lulit më tha po deshe të japim dhe një letër të parkosh pa para para Rognerit. Kurse Nano e paska rregulluar punën, merr lek. Po për mua kishte gjë, pyeti Gimin?

-Nuk kishte zoti Ministër për ty. Dhe unë u çudita, por nuk kishte. Por, nuk kanë arritur akoma kabllogramët kur ambasada raporton për LMN. Kur të fillojnë ato, do më thërrasin mua dhe do t’i seleksionoj. Se aty do dali gjithë puna ime që kam bërë për të marrë mbështetjen e Departamentit të Shtetit. Aty do ta shikoni kush jam tamam. Se s’mi njohin mirë vlerat.

-Po sikur të ketë thënë ndonjë mendim të keq ambasada për ne?

-Nuk ka mundësi. Mua dhe këtu, dhe në Departament të Shtetit më kanë pritur shumë mirë. U kam thënë që Edi Rama nuk duhet të vijë në pushtet dhe më kanë dhënë të drejtë. Nuk besoj se ambasadori mi ka shtrembëruar fjalët. Keni për të parë kur të dalin. Po këto sot i rregullova me dorën time. Dhe atij Asange nuk i ikte nga mendja që unë e bëja për lek këtë. Unë po ta bëj nderin tha, po merri nja 500 mijë. Në asnjë mënyrë i thashë. Unë i kam 50 mijë euro borxh një mikut tim dhe s’po ja gjej, jo të kërkoj 500 mijë.

-Qartë, qartë, tha Beni, po kjo nuk është  intelektuale, nuk është normale, ua thashë dhe atyre studentëve në Kukës kur i takova, që ma rregulloi Flamur Noka. U thashë që ne që vijmë nga Harvardi dijmë të vlerësojmë universitete si ky i Kukësit dhe ua shpjegova se si funksionon procesi i perceptimit intelektual të defekteve të demokracisë dhe si purifikohet një shoqëri nën elementë të caktuar presioni, që rikthejnë trysninë mbi qendrat e vendosjes dhe faktorët vendimtarë, të cilët nuk përputhen gjithmonë me aspiratat dhe valencat e fuqisë që ka një forcë politike….

Ktheu kokën nga Gimi dhe ai po dremiste.

U zgjua befas!

-I madh je, i tha. Më fal se dremita pak, se kam gjithë natën që merrem me Wikilekas, nuk ishte aq kollaj i madh.

5 komente në “Gimi i Puros “fshin” Wikileaks për Ben Piramdën”

  1. ervin says:

    Hahaha…nice.

  2. Azdraku i Topojanit says:

    Po me te vertete Ben Malaj ka qene nje dite ne Kukes dhe eshte takuar me disa te rinj qe ja kishte pergatitur PD-ja. Keto te rinj jane disa te ashtequajtur studente te fakultetit eknomik qe dikur drejtohej nga Dhori Kule qe hapi kete dege ne Kukes dhe ketu nuk ka as pedagoge dhe keto studente jane nxenesit e gjimnazeve te fshatrave apo qytetit qe nuk kane fituar ne asnje dege tjeter ne universitetet shqiptare, pra me mesatare 4.5. E shoqeronte edhe Edlira Haxhiymeri(Yzeiri). Beni i Llakatundit duhet te kete shkuar edhe ne Shtiqen ku ka nje shok te tij te shkolles edhe ky fshatar si Beni i Llakatundit qe Beni e ja ka rregullu punen me keto te PD-se me punu ne dogane. Nderkohe qe ky fshatari i Shtiqenit pastron parate e Benit. Me kete rast Beni edhe beri nje takim Kukes edhe ju hodhi nje sy bizneseve te tij qe ja menaxhon Ahmeti me vellezerit. Sa per Harvardin Bei vetem e ka pare me sy. Ja ka thene edhe Berisha. Me habisin keto politikane kur thone se kemi mbaru kete apo ate universitet te rendesishem ne bote. Keto kane qene ne Summer University dhe thone pastaj se kemi mbaru kete apo ate universitet. Keshtu genjen edhe Edita Tahiri kur thote se ka mbaru Harvardin dhe pas Harvardit po mbron doktoraturen ne Prishtine

  3. Viola says:

    Ben Malaj bleu dhe fabriken e sapunit ne Vlore ,duke mos u dhene kokerr leku puntoreve te shkrete.Eshte me m…t se baba shpirteror Tosi i Nanos.

  4. geno says:

    Ben Malaj eshte rac e poshter, pa dine e pa iman, i pabese, njeri qe flet deh nui,k te shikon ne sy. ka miejra prapskena qe kane emrin e tij

  5. vertino says:

    A e dini c’jane konstructionet prekselente? Nuk jane gje tjeter vecse kombinacione te zhdervjellta gjuhesore qe nxjerin pah perifrazat prolikse.Thene shkoqur lloqe Kavaje ose kolloqithe me rigon.
    Keto ka mesuar Ben malaj ne Albanian Harvard,bashke me te tjeret e L.M.N.(Llomotit Me Nge)
    D.V

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje