Gimi i Puros raporton i kënaqur tek Ben Piramida shkarkimet në Bashki

26 Gusht 2011, 21:49Antena TEMA
Gimi i Puros raporton i kënaqur tek Ben Piramida shkarkimet në Bashki

 

Gimi i Puros dje ishte i lumtur. Në mesditë kishte mësuar lajmin se Lul basha kish shkarkuar rreth 60 punonjës të Bashkisë së Tiranës që punonin në sektorin e tatim-taksave. I lumtur për lajmin, thirri Ben Piramidën tek Rogneri, ku takohen zakonisht.

Beni e priste aty.

-E more vesh, i tha. I madh Luli. 60 vetë njëherësh. I kisha thënë Ramës me kohë, që i ke të paaftë punonjësit e tatim-taksave, por jo më thoshte. E kishte qarë Luli. I kishte nxjerrë të gjithë të paaftë. Fola pak me vajzën e tezes së gruas së tij, që është shefe kuadri dhe ajo kish biseduar me Kunatin e Lulit dhe sot e kanë vendosur, do t’i heqin të gjithë.

-Shumë mirë, të bëhet, tha Beni. Se ky Rama, të kujtohet si na hoqi të gjithëve nga partia rojet dhe punonjësit e ndërtesës, vetëm pse ishin me Nanon. Mirë ua bën, ti heq Luli të gjithë. Pastaj, performanca e tyre linte për të dëshiruar. Unë i kisha thënë Ramës që jam i pakënaqur me performancën e tyre fiskale, por ai më thoshte që nuk është problem performanca, por barra fiskale, e cila duhet të shkojë nga zgjerimi i bazës dhe nga lehtësimi i individit.

Gimi tundi kokën duke bërë sikur e kuptoi.

-Si t’ia bëjmë zoti Ministër, ta mbështesim Lulin për këtë, i tha Gimi.

-Ja të futemi në Facebook dhe tek gazeta Tema, i tha Beni. Kam gati 30 pseudonime dhe 30 profile. Fillojmë e bëjmë komente.

-I madh je, shumë mirë. Po të vijë Kaçi dhe t’i bëjmë të tre?

-Jo, se i bëj vet, s’ka problem, tha Beni. I kam të shënuara këtu pseudonimet. S’ka problem. Dhe filloi.

[email protected]. Basha po bën punë serioze. Dihet që punonjësit e tatim-taksave nuk kanë pas performancën e duhur. Ai duhet të sjellë aty njerëz të aftë.

[email protected]. Kam shumë respekt për veprimet e Lul Bashës. Duhet patjetër të ndryshojnë njerëzit e tatimeve në Tiranë. Edi Rama të dërgonte vetëm zarfa të paguaje taksa. Është mirë të vijnë vet njerëzit, se me ata merresh vesh.

[email protected] Bravo Basha. Rama ka qenë i korruptuar. I vetmi ministër që ka pas një vlerë në atë parti ka qenë Arben Malaj. Të tjerët duhen pastruar.

[email protected] Çfarë të them unë. Ju qofshi si u dhimbsen njerëz të Ramës. Ky nuk është spastrim politik. Po të ishte se ai do kishte punësuar njerëz të aftë, nga ata që ka pasur në punë zoti Arben Malaj, ministri më i zoti i PS-së dhe Fatos Nano, atëhere do ishte hakmarrje politike. Rama ka marrë njerëz pa ngjyrë dhe pa identitet. Mirë t’u bëhet.

Gimi rrinte dhe shikonte se sa shpejt Ben Piramida shkruante mesazhet dhe sa shpejt i postonte në Facebook dhe në forume gazetash. Kishte tre adresa, një Stafi, një lajme dhe një Ben Piramida dhe pastaj 30 pseudonime për forume.

-I madh je, i thoshte Gimi. Si i bën vet gjithë këto gjëra mo burrë. I madh je. I paparë. Ka për t’u çmendur Rama. Futi dhe ndonjë fjalë për mua, fut.

-S’kam si të të lidh me taksat, i tha Beni, se dihet që vetëm unë jam specialist për taksat në Shqipëri. Por, prit se kam një ide. Ja lexoje:

[email protected]ëatz.mk   Bravo Basha.. reformat janë të nevojshme. Ai duhet të mësojë nga performanca e lartë e një kryespecialisti shqiptar që unë njoh për tatimet, zoti Arben Malaj, që ma ka prezantuar në Nju Jork ish ambasadoriAgim Nesho, kur vinte për një biznes të përbashkët që kishin aty. Ju përshëndes dhe ju uroj suksese.

 

-I madh je, i tha Gimi. Sa i madh je, ku të shkoi në mendje. Sa mirë i mban mend mo burrë gjithë këto pseudonime.

-Kam dhe të tjera, i tha Beni duke qeshur. Shiko pak këtu….

Gimi shqeu sytë! Kishte pseudonime [email protected],   vebiugjallë@yahoo.com [email protected] , rrapushi[email protected].

-I madh je, i tha Gimi. Ku i mban mend të gjithë mo burrë.

-Si mos t’i mbaj mend, me këta kam bërë lekët e para, i tha Beni. I përdor ndonjëherë për reaksion tek njerëzit. Shikoj nëse i urrejnë apo i duan, se nga kjo varet dhe qëndrimi ndaj meje.

-I madh je, i madh. E shkatërruam fare. Tani që i ikën këta të tatimeve, s’ka më asnjë lek Rama. Këta e mbanin, dëgjomë mua. Është i vdekur tani. Iku. Fola me një në Uashington sot, më tha s’ka më shpresë. Aio e kishte të sigurtë, se kishte shkuar tek një dyqan që blen rroba Fatmir Mediu dhe i kish thënë shitësi që kjo fotografia është e një politikani shqiptar dhe ishte hapur biseda dhe në bisedë e sipër, ai shitësi i kishte thënë se kam dëgjuar që ai lideri i opozitës në Shqipëri s’ka më shans për pushtet dhe ishte i kënaqur, se kjo do të thoshte që Mediu mund të vazhdonte të blinte rroba atje.

-Prit, prit, se kam akoma- thoshte Beni duke buzëqeshur me vete dhe duke shkruar mesazhe në emër të stafit, në emër të fansave dhe në emër të vet.

 

 

 

5 komente në “Gimi i Puros raporton i kënaqur tek Ben Piramida shkarkimet në Bashki”

  1. besa says:

    Beni, N.qe.se keto jane te verteta kjo ty te ul shume. Nuk eshte profili juaj me ate te Gimit, Ju jeni djale i zgjuar e nuk duhet kursesi te merreni me te tilla gjera.Mos beni lojen e te tjereve. Mos u shit per pak. Tregohu zoteri,

    1. jimy says:

      cfare jane keta njerez qesharake idjote kriminele terrorista per qytetaret e saje

  2. Bajram Curri says:

    Keto adresat e email-it qe perdor Ben Piramida,shume te goditura: [email protected], vebiugjallë@yahoo.com [email protected] , [email protected].

  3. roksi says:

    nuk eshte i zgjuar Arben ziu moj moter jo. Nano i tha rashe dakort me Saliun te te bejme ty kryetar te PS dhe ai u hodh ne sulm, nuk eshte i zgjuar Arben ziu kur kujton se kryetarin e opozites e cakton Saliu

  4. geno says:

    ne vitin 1999 Ben Kurva u ngrit ne parlament dhe akuzoi Saliun se do ti rrembenin vazjen, mbasi Astrit Patoz Ballshi kishte kishte botuiar nje shkrim RD qe vajza e Arben Malajt 9 vece kishte 8 milion dolare deposite ne Peleponeze te Greqise, te vjedhura nga firmat piramidale. Tani vazja e tij eshte 21 vjece dhe ka 21 milion euro depozite ne Zvicer e Turqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje