Gimi i Puros uron Benin për suksesin tek Miss Bjeshka

23 Gusht 2011, 21:49Antena TEMA
Gimi i Puros uron Benin për suksesin tek Miss Bjeshka

Gimi i Puros mezi po priste Benin të kthehej nga Malësia, për ta uruar për suksesin tek Miss Bjeshka.  Rrugës për në Rogner pati një incident të vogël. Sapo kaloi tek dyqani i purove, një nga vajzat doli në rrugë dhe e thirri për një sqarim. Gimi u zverdh se mendoi se do ti kërkonte lekët e muajit.

-Xhaxhi Gimi, i tha ajo, kemi pasur një debat me shefin dhe kemi vënë bast se kush është Gimi i Puros, je ti, apo është ai Gime Bjondi, që del ne televizor me puro për Skënderbeun.

-O, pse moj të keqen xhaxhi, ç’më di mua ti, alabak sporti. Po un kam qenë ambasador, e kam mik pronarin tuaj, kam fol mirë në Departament të Shtetit për të. Si më krahasoni mua me Gime Bjondin.

-Po pra, tha goca, se atij i thonë Bjondi, po njerëzit e ngatërrojnë ngaqë mban puro. E pamë atë ditë që rrahën tifozat e  Tiranës, edhe në mes të sherrit nuk e hiqte puron, derisa  u dëgjua një zë.-“Epo kur u bë dhe ky agai nga fshati të pijë puro”, atëhere e hoqi.

-Të lutem, s’kam asnjë lidhje me alabakë. Jam diplomat dhe mos më shikoni që eci rrugëve vetëm, se kam natyrën time, por deri në Rogner ku më presin ambasadorë dhe ministra për kafe, preferoj të shkoj me këmbë.

-Faleminderit xhaxhi Gimi për sqarimin, i tha goca dhe u kthye e lumtur që kishte ftuar bastin.

Në Rogner, Beni e priste i qeshur.

-Zoti Ministër, si kalove në Bjeshkë- i tha Gimi. Të pashë në foto, ishte fantastike që gjithë ata burra zakoni ishin mbledhur aty për të të respektuar dhe të kishin nxjerrë para femrat më të bukura të bjeshkëve.

-Faleminderit Amabsador- i tha Beni. Nuk ma dëgjove fjalimin, se thashë dhe nja dy fjalë aty. Në fakt e kisha përgatitur gjatë, por më tha një mik që më shqoqëroi, që këtu nuk kuptojnë shumë labçen, ndaj fol shkurt. U përpoqa të flas shkurt. U thashë që ne duhet të jemi një forcë koherente, e cila duhet të shmangë superpozimin e fuqisë sonë tradicionale me energjitë e lidershipit të ri flegmatik, që nuk përkon me induligjencën tonë politike….

-I madh zoti Ministër. I paske lënë me gojë hapur ata. I madh je. Jo po ta shikojnë se kush do ta qeverisë Shqipërinë. I madh je. Më thanë, më thanë. Ishte prit mirë dhe në Departament të Shtetit. Fola me njërin dje në mbrmje, e di ti, është një komshi që kemi pas ne në amabsadë në Nju Jork, që  ka një dhëndërr që punon tek security e Departamentit të Shtetit dhe kishte rastisur në ashensor me desk oficerin që mbulon Shqipërinë. E kish pyet ai me takt dhe i kishte thënë ai desk oficeri, që e ardhmja e Shqipërisë është Arben Malaj, por duhet të siguroj mbështetje në Veri. Kur i thashë dje që ka shkuar tek Miss Bjeshka, më tha “That’is”. U bë. Kaq duhej. I madh je. Po fjalimin e paske pas të shkëlqyer. Duartrokitën besoj…

-Jo, pati një pauzë një herë, u hutuan, se nuk e prisnin të flisia aq shkurt dhe aq thellë. Pastaj foli më plaku prej tyre, tha “hajt për hajër na koft në ish lajm i mir, e shnosh të gjallëve në ish lajm i keq”.

-I madh je, kjo është shenja më e lartë e mirënjohjes që ata kanë për një mysafir. Po ka thënë këtë e ke fitu davanë. I madh je. Po të kishe ndenjë mo zoti Ministër deri të shtunë, të kishe ndenjë, kot ike më shpejt. Ishin dhe zgjedhjet në Shalë, dhe i ka fitu ky pisi. Të kishe ndenjë t’u thoshe një fjalë, t’u thithje të vërtetën se kush është ky plehër.E ka fitur për 2 vota, e kupton apo jo? Duhet të ishte bërë diçka.

-Ç’është e vërteta, unë bëra sa munda ambasador, por nuk ka pas rezultat. Vizita ime u prit shumë mirë. Doli i pari i Bajrakut të Thethit aty dhe tha: “Or ti, s’ke me u harru kurrë në këto anë, se krejt dynjaja kan ardh këtu me u taku me burra, veç ti ke ardh me pa femrat sa të bukura i kena”. Kthyen kokën të gjtihë nga unë dhe u ndjeva shumë i respektuar në fakt.

-I madh je. E shikon. E dija unë. Janë të zgjuar ata. Po ti vësh re, dhe Saliu nga zgjuarsia e tyre ka marrë. Dinë ta çmojnë mikun. Por, do kesh prish pak punë, se ata mendojnë që je me Edi Ramën dhe ndoshta ndaj i kanë dhënë votat atij në Shalë.

-Jo, jo, ishin të qartë. Ma tha kryeplaku i fshatit. Jena të nderu tha, që dhe ju vlonjatët më në fund e kuptuat se Salihi ishte i mirë. Të kena si djalin tonë, më tha.

-E shikon ti. Jo po janë të zgjuar ata, e di unë. I madh je treguar, i madh. Hajt urime. Kena për ta shkatërruar fare. Po të kishe ndenjë dhe të shtunën në Shalë, mos t’ia kishe lënë në dorë atij Paulinit dhe Tomës, mund të kishte humb dhe atë komunë ai. Se tani u bë pak keq. Shkodra ka barazur në komuna, 8 me 8 e majta me të djathtën. Nuk është mirë. Po sidoqotë ke bërë një hap të madh.. Po si të thanë, si të thanë… Or ti, s’ke me u harru kurr në këto anë, se krejt dynjaja kan ardh këtu me u taku me burra, veç ti ke ardh me pa femrat sa të bukura i kena….janë të mdhenj për zotin, hajt urime. Do t’ua them atyre në Departament të Shtetit urgjent.

 

 

6 komente në “Gimi i Puros uron Benin për suksesin tek Miss Bjeshka”

  1. CFURKU says:

    Bole njeri e koqe tjetri. Keta do e qeverisin Shqiperine kur te kene mbetur ketu vetem qorrat, morrat dhe te kene ikur horrat.

    1. ZARBUA says:

      e ke gabim komplet – ata jane ekstemitete genitale jashte funksionit te destinuar per te perfunduar ne kazanin e plehrave te shoqerise. Ghadafi i Libise iku; ai nuk iku vete; ate e shporren trimat e Libise. Asadi i Sirise do ike shume shpejt edhe ai, se Siria ka trima qe e duan jeten, e duan familjen, por duan shume dinjitetin, barazine dhe drejtesine.Trima te tille ka kudo, kudo ku jeta eshte me e mire dhe qyteterimi triumfon mbi injorancen. Me sa duket, do jemi vendi unik ku injoranca drejton, sundon dhe vrare cdo gje, para se gjithash burrerine e trimerine. prandaj kemi Gimin e puros, Ben kllounin dhe shkerdhata si kac islami e ai Andisi me mbiemrin qeresteja,

  2. denny says:

    Destinacioni i ardhshëm i ish-qefliut-ministër: Miss Komuna Ljipjan në Kosovë…

  3. Lir Koka says:

    Ky Beni duket pak edhe si qose( pa lesh ne faqe)m te hyj dhe vete me keto misset.

  4. korcari vip says:

    Do i kete nxjerre Sala ndonje dosje pe te Gjallices ketij Ben malajt qe po e dredh bishtin sa andej kendej ky. Sala eshte bere si Espinoza tani po perdor lloj lloj presionesh .

  5. Linda says:

    Ku comentet e tjera nuk eshte e ndershme kjo.Per kete do te beje me dije gjithe Shqiperine e boten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje