Kunati i Lulit legalizon shoqatën e ish pronarëve të Lanës

20 Gusht 2011, 21:59Antena TEMA
Kunati i Lulit legalizon shoqatën e ish pronarëve të Lanës

Kunati i Lulit vendosi dje të bënte një shtetitje buzë Lanës. Disa militantë të PD-së  sapo morën  vesh lajmin, ju ngjitën pas. Kunati e nisi inspektimin nga kthesa e Bërrylit.

Bari ishte tharë dhe ishte mbuluar me gjethe rrapi të thara dhe gjethe blinjsh. Blinjtë ishin vyshkur dhe dukej që nuk e kishin të gjatë. Kunati po i shikonte i çuditur!

-Pse të ketë ndodhur kjo- i tha një militanti të PD-së që po e shoqëronte.

-O, vend i mallkuar zoti kunat- i tha militanti. Kam pas unë kioskën këtu he burrë, kur ma ka pas prish ai Ed Rama. I  thash mos bafsh hajër e  s’boni hajër. Po i thahen pemët krejt.  Unë jam duke prit me u tha e me e ba prapë atë kioskë or burrë, se e kena tokë babe.

Kunati nuk foli po vazhdoi rrugën më poshtë.

-Edhe këtu njësoj tha, po u thakan.

-Po vallai- i tha militanti tjetër. Kena pas dy godina këtu, unë dhe Lymi, o ai që ka pas rregullu biçikletat tek Bërryli. E nisëm për me ngjit goma e pak na pak e bom të madhe. Erdhi ai i çmendmi na e prishi, po Allahu o i madh, ja s’po i bojnë hajër pemët, po i thahen. Po ikin bashkë me të ligat jarabi.

Kunati nuk fliste, po vazhdoi rrugën më poshtë.

-Edhe këtu po thahen, tha pak para ATSH-së.

-Ktu ka pas Meti nji hotel për së mbari- tha ai që e shoqëronte. E jepte dhjetë mij lek të vjetra ora, e bonte lek me thasë, se ka qenë lagje e njoftun kjo për tabakhone.

-Çfarë është tabakhania, pyeti Kunati, kështu nga ajo që shërben llokume?

-Ah mor lal, se zotrote je dhe me nder lab, po ne tironsit tabakhane i thojna asaj gjos që oshtë si llokume, jo asaj që jep llokume. Hajt mos se kena me ti mësu dhe ty kto gjona.

Kunati vazhdoi më posht tek Ura e Lanës. E njëjta situatë. Tani dhe njerëzit që bënin shurrën poshtë urës dukeshin që larg.

-Po këtu ça ka pas, e pyeti Kunati?

-Ktu kena qen ne, ehu burrë- i tha militanti tjetër. Jena vendali ktu, kena prej 91. Erdhi ky kauri më 2000 e na zboi. Po s’jena ka ikim mor burrë, shyqyr që na erdhe ti.

-E keni me letra, pyeti Kunati?

-Si nuk e kena me letra mor burrë, ca je ka thue. Kena fjet për ditë të tëra ktu më 1991, kur kena zbrit nga Bajram Curri, se s’kishim ku me fjet. Kush ka fjet më shumë se na në këtë tokë mor burrë, që e paska me letra, ca je ka thu, pash zotin?

-Dakord, dakord, pyeta- tha Kunati. Po pse janë tharë pemët?

-Po s’ka kush me i vadit mor burrë. Vijnë do gabela ktu me i vadit, por i kena zbu, u kena thanë asht toka jonë, boll mo, keni 11 vjet që na e mbani.

Kuanti vazhdoi më poshtë. Nga bulevardi pamja dukej dhe më keq. Gjethet e verdha kishin mbuluar krejt Lanën dhe pemët po thaheshin. Asnjë punëtor gjelbërimi nuk dukej askund.

Mori gocën e tezes në telefon dhe pyeti kush është drejtor gjelbërimi.

-Ka ik, i tha goca tezes.

-Po s’kemi caktuar njeri tjetër ne, i tha Kunati?

-Kemi caktuar- i tha goca e tezes që është bërë shefe kuadri në bashki, por ajo nuk komunikon me puntorët, se u thotë duhet të jepni dorëheqje.

-Po pse nuk japin dorëheqje punëtorët- pyeti Kunati gocën e tezes, që është shefe kuadri në Bashki?

-Ku di unë e shkreta. Shumica e atyre thonë jena gabele, nuk kena shkoll e s’dijna me ba letra.

-Po si do t’ia bëjmë, se po thahen pemët dhe bari- i tha kuanti gocës së tezes?

-Nuk e di, po më ka thënë shefi që kemi një projekt të ri për Lanën, do ta mbushim me ujë dhe do bëjmë ndërtesa anash, si në Venecia, se kanë dal pronarët e tokës dhe i kanë ardhur në takim.

-Aha, e kuptova- tha Kunati. Po, po dhe unë me ata jam.

Uli telefonin dhe pa nga ata që e shoqëronin.

-Po ti fol mor burrë,  ça të ngeli fjala në fyt- i tha një burrë i gjatë, që shihej larg që ishte tropojan.

-Duhet me kriju një shoqatë të ish pronarëve të Lanës- tha Kunati, që t’ua ndajmë tokën që keni patur, se do mendojmë diçka për ju.

-Po ti fol mor burrë, se na bone merak- i tha burri i gjatë. E kena bo shoqatën ne e krejt letrat i kena gati. Ça na ka prish ai i ngjati, i dum krejt. Janë dhe do tirons të vjetër, nuk kanë qenë burra të kqinj, na kanë bo konak më 91, po i fusim dhe ata. Me të tjerë mos na ngatërro heu burrë, se shkon gjaku në gju, e kena tokë babe.

-Dakord, dakord- tha Kunati dhe u larua me nxitim.

9 komente në “Kunati i Lulit legalizon shoqatën e ish pronarëve të Lanës”

  1. mira says:

    mjere kjo tirane cdo i shohin syte edhe njehere…..mos e dhente zoti me ate qe kaluam ta kalojme serisht……..vetem kjo mbetet te thuhet….mjere ne e lum ata

    1. XHEP-MEDANI says:

      Per ata qe menduan se Luli te nesermen do e bente Tiranen si Berlinin, ku rruget do ishin te pastra e te vizuara, ku trotuaret do ishin me lule dhe pallatet do vinin era parfum, tashme besoj eshte e qarte se ishte nje ender, ishte nje ender e bukur, por gjithesesi ender. Per mua, si Tiranas i vjeter, kishte rendesi qe sa u arrit keto vite, ne perplasje me orangutanget e maleve, te mbetej, te konsolidohej, e te shkonte ashtu dale ngadale per mire perpara. Por, me sa duket gjerat do shkojne per keq, ai bari i thate dhe ata bliret e vyshkur nuk do jene ndonje humbje e madhe. Do jemi e do shohim akoma me keq. Pse do thoni ju> Se ne krye te puneve Partia e Saliut na vuri nje dembel, nje hajdut, nje vrases, nje mashtrues, nje pinjoll te Enverit te gershetuar me nje kelysh te Vehbi Alimuces, qe e ka mendjen per pune te medha, takime me artiste, me ambasadore, me muzikante e politikane te dores se trete qe ju bie rruga per Tirane dhe nuk ka bythe per pune. Bythen e ka per ne Hollande. Dhe ne ketu do shohim se si gjerat do behen bythe e pertej saj, me nder mut.

  2. goca e tezes says:

    Goca e tezes thone qe ka fillu nga kontrollet si naziste neper bashki. Do ket’ pas ndonje kusherire shefe kuadri ne ndonje kamp perqendrimi s’e nuk ka mundesi.
    shpejt bashkia do te kthehet ne burg. goxha projekt.
    rrofshin kuneterit e gocat e tezeve.

  3. Ali Margjeka says:

    Kjo eshte fatekeqesi kerkojme rregull po nuk na pelqen kush te na kerkoje llogari e leme sic’ e PATEN LENE DHE SHAJME E THEME ESHTE KETHYERE TIRANA NE NJI GERMADHE PRANDAJ KETU DUHETE ME FILLUE ME U NJOHUR ME RREGULLAT LEGJITIMORE NJERZORE DHE SHTETRORE .

  4. Kurveleshi says:

    Edhe goca e tezes ka të drejtë të punojë..madje edhe shefe kuadri…por në fillim është e domosdoshme të mos thahen as pemët që janë mbjellë këtyre viteve që Lulka ish në hollandë..apo kur bënte pare me thas në rrugën e kombit…Dhe as barakat e kasollet të mos popullojnë më dy anët e atij lumi në vdekje e sipër…!Në fakt,ligji e ndalon konfliktin e interesit,dhe nepotizmin…për më tepër,kur e dimë se një pjesë e mirë e shqipove jemi të gatshëm që: për të përvetësuar të bëjmë klane dhe grupe edhe me armiqtë e kombit.. Prandaj goca e tezes..duhet të mos ketë firmë në dorë..por jo të mos punojë..në bashki..

  5. Lir Koka says:

    Ket pune jua kisha thone, tash po ju jap nje mendim tjeter, nese ne shtator nuk fillohet me protesta me parrullen `BERISHA IK“, qe mund te arrihet keshtu ne largimin e tij deri ne nentor 2011, atehere mendoj se;“Shqypja ka me ik`ose me e than me thjesht,“Shqypja ka me ìk per lesh“ ne 1-4 vjetet e ardhshem.
    Kjo asht situata :“O koken ne lume, o karin ne sume“. Nuk osht humor osht tragjedi.

  6. Nje qytetare says:

    Pu, pu cdo e gjeje Tiranen me kete?! Mezi e pastroi Edi Rama nga kioskat e pislleqet qe i kishin lene peshqesh parardhesit, dhe tani ky do ta prishe prape. Si nuk dine keta te PD’se te bejne nje gje per se mbari. Vetem shkaterrime e te keqija.

  7. kjoskezimi ne qender says:

    po te kaloni ne qender nga pallatet 9-kateshe te pallati ku kthehesh per te prokuroria e pergjitheshme
    eshte nje rulet-kafe qe e ka nje nen/drejtor burgu i pd, ai sa fitoi ( vodhi ) lulka bashkine ka rrethu
    vendin me ca vazo lulesh e ka qit ca tavolina e karige qe te pine kafe evgjiteria e tij e banoret e pallatit duhet te kalojne o midis tyre o te devijojne ruge , kjo jo nonje gje e madhe ,por boll halle kemi mos na i shtoni me teper , pastaj eshte dhe ajo shif rushi rushin e shto kjoske , filmoheni se ndoshta lulka nuk ka kohe

  8. Arbeni nga vlora says:

    kjo humbje sipas te gjitha gjasave e pamerituar mund te kthehet ne nje fitore te madhe per edi ramen ne 2013, apo ndoshta me pare….Tirana do pune dhe personalitet te forte….dy gjera qe basha per fat te keq nuk i ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje