Kunati i Lulit djeg fotografitë e Gadafit

22 Gusht 2011, 20:24Antena TEMA

Kunati i Lulit dje iku nga Bashkia. Të gjitha punët ja la gocës së tezes, që është shefe kuadri. I la disa porosi për të hequr tetë pastruese që kanë mbetur akoma tek ndërmarrja e pastrim gjelbërimit, si dhe pushimin e atyre që kanë mbjell pemët buzë Lanës, me qëllim që të sabotonin punën kur të vinte Luli , duke ju tharë pemët. Vet mori porosi nga Luli të merrej pak me pastrimin e fotografive të Lulit me Gadafin.

Mori çelësin e shtëpisë së Lulit afër Liqenit. Luli ka ashensor personal që ruhet nga një roje. Kunati u afrua serbes tek ashensori dhe e shtypi. Ai nuk punonte. Kunati u hutua. Nga pas u dëgjuan hapa dhe roja i buzëqeshi duke nxjerr çelësin e ashensorit. E kontrolloi me detektor dhe pastaj e la të hipte.

-Është e kunatit tim, i tha Kunati.

-E di e di, por për siguri se ky ashensor ndonjë herë shpërthen dhe vet tha roja.

Kunati hyri brenda dhe shkoi drejt e tek rafti i fotografive. Filloi të kontrollojë fotografitë, po nuk po gjente gjë. Kishte vetëm fotografi me Doktorin, Gitën, Zenin, Damirin dhe ca personalitete perëndimore. Gadafi nuk ishte gjëkundi. Zuri të kontrollonte raftet me radhë, por prapë nuk po gjente gjë. I mërzitur hyri nga dhoma e gjumit. Hapi dollapin. Në raftin sipër ishte një kuti dhuratash. E uli në tokë. Fantastike. Gadafi i kishte dhuruar Lulit një veshje të tij, dmth një kostum të zi si ai që vesh Gadafi, një orë të shtrenjtë, një Kuran të përkthyer në shqip dhe botuar nga Gadafi në vitin 1992 dhe një set fotografish. Tani nuk dinte ç’të bënte. Kë të hidhte poshtë më parë. E mori një herë orën, e kontrolloi mos kishte ndonjë shenj libiane, por ishte Rolex.

-Po e mbaj vet këtë, tha dhe e vuri në dorë.

Hapi veshjen. Dukej që Luli nuk e kishte prekur me dorë.

-Ça ta bëj këtë, tha. Kujt t’ia çoj?…Kë kemi mysliman që ka qejf të vesh kështu rrobash.

U kujtua për Iftarin. Pas nja dy ditësh Zeni e ka ftuar për iftar dhe Kunati e gjeti peshqeshin.

-Po ja çoj atij, tha. Nuk po i themi fare që është e Gadafit. I themi ke një “nishan” mysliman aty, dhe i bëhet shuam qejfi atij.

Tani ngeleshin fotot. Ato i mori siç ishin dhe i hoqi mënjanë. Zuri t’i shfletonte. Luli në avion me Fevzun. Luli në aeroport me Fevziun. Luli dhe Fevziu me gardën presidenciale. Luli dhe Fevziu me infermieret e Gadafit. Luli dhe Fevziu në harem me infermieret. Luli dhe Fevziu afër çadrës së Kolonelit. Luli dhe Fevziu në çadër. Luli takon Gadafin (Fevziu nuk është). Luli përqafohet me Gadafin. Luli pozon me Gadafin. Pastaj Luli prape me infermieret e Gadafit. Luli në aeroport.

I grisi menjeherë të gjitha. I futi dhe një kontroll shtëpisë dhe doli. Zbriti prapë nga ashensori privat dhe kur doli jashtë e mori në telefon.

-I grisa të gjitha ato që ke në shtëpi. S’besoj se ke të tjera?

-Kam, si nuk kam, i tha Luli. Tek shtëpia në Golem duhet të shkosh urgjent, se i mora ca që t’ia jepja Fevziut, por Fevziu nuk erdhi atë natë, se më tha aty ka shumë zhurmë dhe të vjen ai Babaramo në kafe të bezdis. E kam me dy mendje më tha- ose do vij aty, ose do iki në Montekarlo. Dhe iku në Montekarlo. Mua më kanë ngelur fotot aty në shtëpi, ndaj shko grisi dhe ato, mos përto.

Kunati u nis në Golem. Shkoi drejt e tek dollapi ku mbante fotot. Gjeti fotot dhe disa kontrata anglisht. U Hodhi nj sy. Ishin kontrata për shitje armësh me Gadafin. Ishin tre copë dhe gjithsej 23 milionë euro.

E mori Lulin prapë në telefon.

Fotot i gjeta, ato që kishte taksur për Fevziun, por gjeta dhe tri kontrata, ca të bëj me to.

-Ah, po kontratat. I mora me vete se ka shtëpinë Ben Imami aty dhe mi kërkoi të dinte çfarë nderi i kishim bërë Gadafit që më priti aq mirë mua dhe Fevziun. Dhe unë desha t’i tregoj kontratat. Por as ai nuk erdhi atë natë, se ishte ajo koha kur ai lobonte për t’u bërë anëtar kryesie dhe mendonte që Këshilli Kombëtar do mblidhej shpejt. Ai u mblodh pas dy vitesh në fakt dhe më ngelën aty.

-Po un ç’të bëj, t’i gris, i tha Kunati.

-Grisi patjetër- i tha Luli, se na prishin punë.

-Tani jemi në rregull, i tha Luli. Ato gjërat e shtrenjta që më ka dhënë i kam hequr, i kam në Hollandë. Aty s’na i gjen njeri. Jemi të qetë të paktën. T’i them Doktorit të dalë të flas kundër tij, se fiton pikë.

-Po prit njëherë, se mos nuk është dorëzuar, tha Kunati?

-Po ç’rëndësi ka, do dorëzohet, tha Luli. Rëndësi ka që të flasë Doktori i pari, pasi po foli Rama i pari duket sikur Doktori është si Gadafi. Po foli Doktori i pari, del Rama si Gadafi.

-Ide e mirë, i tha Kuanti. Ta dinim kështu, ta bënim për të gjithë, dhe kur ra Mubaraku dhe kur ra Ben Alia të kishim dal të parët dhe t’ia kishim ngec  atij, se po na krahasojnë të gjithë Doktorin me këta diktatorët, meqë Doktori është në pushtet. Duhet të dalë e ti thotë Go scarface.

 

6 komente në “Kunati i Lulit djeg fotografitë e Gadafit”

  1. gjethi says:

    O mero 23 milion euro kontrata me gadafin jane vetemper dava 150 000 predha mortaje kaliber 82mm apo edhe per arme te tjera sic raporton Susan Kirkpatrik e New york Times-it nga Libia?Pash zotin Mero na e sqaro se kur u diskutua kjo pune ne komisionin e sigurise Majkot dhe Gjiknuret e PS-se nuk kishin takat ta zhbirilonin se edhe vete ishin perlyer me trafik armesh.

  2. Devolliu says:

    Ky mender kunati i të menderosurit Lul Rroboti, ka për të pasur shumë punë.
    Do t’i duhet të grisë e të djegi së shpejti edhe fotot e shumta të Lulit me Sal Geddafin , me Lilin, me Gitën, me Xenin, me Fasliçin, me Ilir Kokëmadhin e me plot mafiozë, kusarë, vrasës e tradhtarë të tjerë.

  3. Lir Koka says:

    PS per keto pika te kerkoje hetim parlamentar per Lulin, ta kerkojne e ta udheheqin, vete, nqs e ka taku Gadafin ti shkoje nga pas se e meriton.

  4. AK says:

    GADAFIN E KANE TAKUAR GJITHE UDHEHEQESIT E BOTES. SA ISHTE ZOT I NAFTES . KUR E SHTERNGOI RRIPIN JA FUTEN GADAFIT. KJO PUNE KESHTU ESHTE LLUM GJITHE ANDEJ PUNA ESHTE SE NE SHQIPTAREVE PO NA TAKON TE JETOJME NE PEHRA E LLUMIN E LLUMIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje