Kunati i Lulit fillon spastrimin e pastrueseve të Bashkisë

25 Gusht 2011, 21:11Antena TEMA

Dje Kunati u shfaq prapë në Bashki. Punonjëset sapo e panë, filluan t’i pëshpërisin njëra-tjetrës dhe qeshnin fshehurazi. Kunati, i cili e ka kuptuar se sa hyn në Bashki, kohët e fundit shkakton të qeshura, vendosi t’u japë një leksion force.

Thirri pastruesen e parë që i doi para.

-Eja pak në zyrë, i tha dhe u nis para. Pastruesja shkoi në banjë, la kovën dhe fshesën dhe u ngjit në kat të tretë.

-Qyqja, ku e ka zyrën ky mi, i tha sekretares?

-Kush, e pyeti sekretarja?

-Ky Kunatni moj goce, që osht ma i modhi ktu. Më tha eja tek zyra, po s’di ku me shku.

-Tek Kryetari, i tha sekretarja. Ja ta marr unë në telefon.

Pas pak pastruesja hyri.

-Ulu pak aty, i tha Kunati. Si e ke emrin?

-Bukurije, i tha pastruesja.

-Kur ke filluar punë këtu t’i Bukurije?

-Qyqja, qo kur ka qenë Komitet mo çuno, Llampi Gegprifti ka kon atëherë.

-Qënke komuniste d.m.th?

-Qyqja mo çuno, po në ato kohë komunistë mo kanë qenë të gjithë, masandaj iku Komiteti, erdhi Bashkia u bom demokrat, pastaj s’kena pas më probleme.

-Mirë, të kam thirrur se ke vërejtje me paralajmërim për pushim nga puna, i tha Kunati.

-Mu vrejtje, po pse mo çuno, ça kam bo unë?

-Kena gjet një fotografi të Edi Ramës në banjë, sipër pasqyrës së tualetit, dhe mendojmë se e ke vënë për provokim.

-Qyqja, po ça ke dasht atje mo çun me kërku. S’di vallai kush e ka vu, po do ketë mbet nga kohë e Edit. Nji tash që ne u gëzum që iku Edi e të rijna ca rehat,  do më hiqni mua ju?

-Pse, çfarë ju bënte ai, ju torturonte?

-Eh mo çuno, ça na bonte. Dhjetë herë në ditë duhej pastruar banja, se të bonin namin. Kur kanë qonë këta demokratët nuk vrtishim mendje fort, ai ka qenë tmerr. Ne thomi shyqyr që erdhën prapë kto demokratët me i la banjat një herë dita.

-Dil përjashta, se do ta analizojmë masën, i tha Kunati.

Doli Bukurija e shkretë dhe e tmerruar dhe thirri pastrueset e tjera. U qau hallin dhe pastrueseve të tjera. Kunati osht egërsu, tha se kanë gjet një foto të Ed Ramës mbi pasqyrë të banjës. Do ketë mbet që asohere, dhe se kena heq. Ene do më heqin mu.

-Qyqja moj Bukuri, po atë e kena fut ne me e fsheh një ditë kur erdhi ky i riu, mos me e pa rrugëve. Pu pu ç’na ka gjet. Kena e pësu të gjitha.

Shkoi ora 3 mbasdite dhe Kunati e thirri prapë. Bukuria shkoi me zemër të ngrirë.

-Zonja pastruese, keni dhe vërejtjen e dyte me paralajmërim për pushim nga puna, i tha. –—-Merreni, dhe ja dha në dorë.

-Po kjo përse osh të keqen Bukuria, se s’kena bo gjithë ditën, veç muhabet me shoqet.

-Po, e ke të shënuar aty, i tha Kunati. Ke vërejtje se nuk e ke pritur mirë vërejtjen e parë. D.m.th, ke reaguar negativisht ndaj vërejtjes sonë të parë për paralajmërim për pushim nga puna.

-Ça thu mor çun. Po pse mo, do gëzohesha unë që po më hiqni ju nga puna? Qyqja çuno, s’qeke mirë ti. Mirë që të ka kunot ky Kryetari, se me të pas vëlla do mendofshim që qenkeni xhins budallësh.

-Mirë zonja pastruese, dilni jashtë. Nesër në mëngjes do paraqiteni prapë në zyrë të merrni vërejtjen e fundit dhe largimin nga puna.

-Po të jetë kshu, s’po vi hiç mor çun, pse keq për letra jam unë!

-Si të duash. Ta dish që je e pushuar. Njoftoji dhe koleget e tjera që i pret e njëjta gjë. Do shkoni tek zyra e kuadrit, do pyesni kush është vajza e tezes së Kunatit, ajo do t’u japë letrat dhe do ikni. Dhe provojeni më të qeshni shkallëve kur ndesheni me mua.

-Qyqja mo çun, une ene një vit e dal në pension, su bo qameti se më mbajnë çunat. Po zotrote ke non a, ke bab?!

-Po, babai është vjerri i Kryetarit, nëna është vjerra e Kryetarit.

-Epo t’i kesh me jet çuno. Po ik Bukuria të haj një çap bukë në shpi. Kam gjithë jetën që kam pas punë vetëm me mutin dhe shurrën e e kryetarit. Tani që u shtua dhe vjerri, vjerra dhe kunati, nuk e boj dot më këtë punë.

 

 

 

5 komente në “Kunati i Lulit fillon spastrimin e pastrueseve të Bashkisë”

  1. gjethi i thate says:

    Ka per ta bo bashkine e Tiranes ai lulka qe,ne çdo vend pune do ket edhe nga nje perkthyes ne krahe,ose duhet me mesu ne te gjithe çeçenishten.

    1. ZARBUA says:

      THUAJI ASAJ PASTRUESES TE MOS MERZITET SHUME SE NUK KA PROBLEME: VJEHRRI KA PROBLEME ME KAPSLLEKUN DHE 1 HERE NE JAVE DEL JASHTE. VJEHRA ESHTE KEQ ME PORDHET, POR EDHE AJO 1 HERE NE JAVE SHKON NE BANJE. KESHTU QE DO KENE PUNE VETEM ME LULIN, SE AI SHKON NE BANJE SHPESH, SA HERE QE I KUJTOHET RRUGA E KOMBIT, 4 TE VRARET DHE DETI I SHITUR. DHE, QETESOHET VETEM NE HALE, ATJE KU E KA VENDIN.

  2. akil says:

    haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa,gjigande fare po cfare pallash na drejtojne dhe keto gjera ndodhin vertet.

  3. amerika says:

    funny funny funny.
    I really enjoy reading this funny stories.
    After a long day at work this is what you really need.
    Thank you so much.
    You really made our day.

  4. Baca says:

    Mos u trembni eshte kunati i shokut Xhemal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje