Gimi i Puros shkoi në Rogner qysh në mëngjes, duke shmangur dyqanin e purove. Ben Piramida kishte premtuar që do t’ia paguante këtë muaj gjithë borxhin, por e kishte shtyrë për shkak të shpenzimeve nga aktivitetet politike. Shkoi në Rogner, thirri një djal të ri kamerier dhe i dha paret në dorë.
-Do shkosh tek dyqani i purove në bllok- i tha, dhe do më blesh katër Petro Robuste, por po të pyeti për kë i ke, mos trego.
U nis djali dhe shkoi në dyqan. Sa i tha markën e cigareve, vajza e kuptoi që e kishte nis Gimi.
-Më vjen keq- i tha, po i thuaj Gimit, po nuk pagoi të prapambeturat, nuk ka më cigare.
-Nuk i dua për Gimin e Puros, i dua për një tjetër, i tha kamerieri i skuqur.
-Po ti jap- i tha vajza, por jam e sigurt se i do për atë, se ai na i ka porosit këto.
Kur u kthye kamerieri me katër puro, Gimit i shkëlqyen sytë.
-I madh je, tha. Merre një zoti Ministër, ja ti kemi dhe dy të tjerët kur të vijë Kaçi. Tani duhet të bëjmë një strategji për median, i tha. Tek zyra ime do ulemi pak unë dhe ti, dhe do t’i dërgojmë komente gazetës Tema. Do t’i dërgojmë 50, 1000, derisa të botojnë padashje ndonjë. Do t’i shajmë, t’i kërcënojmë. E di unë, janë frikacakë ata. Po e bëmë këtë, e fituam davanë. Dëgjomë mua, zoti Ministër.
-Po emrat si ti vëmë, tha Beni.
-Emrat si të na vijnë. Por, dëgjomë mua, e mbysim në komente, se s’ka ku shkon. Vetëm kështu mund t’i përgjigjemi.
-Ja të vij dhe Kaçi- tha Beni, se ai merr vesh nga kjo puna e kompjuterëve.
-Çfarë pisash që janë mor burrë. Po dëgjomë mua, i paguan Edi Rama. Ai i bën të gjitha këto. E ke parë që bën dhe editoriale kundër zotit kryeministër. Po si mund të bëj editoriale kundër zotit kryeministër, i cili është i pari që ka përshëndetur rënien e Gadafit. Ai ka marrë fund me këtë. Takova një mikun tim qëparë, punon këtu në Tiranë, merret me plehra kimikë dhe një amerikan që punon me të, i cili ka një kushëri që punon në Nju Jork dhe ka një komshi që punon në Depratament të Shtetit dhe e njeh atë zonjën që është Desk Oficere për Shqipërinë. I kishte thënë ajo atij komshiut, të këtij amerikanit që njeh ky miku im, që nuk e prisnim këtë nga Edi Rama. “Si mund ta bënte ai këtë, se mora vesh”- tha. “Ne prisnim që Rama të dilte i pari pro rënies së Gadafit, para Obamës, doli Berisha i fitoi pikët”. Me këtë që ka bërë, i tha, nuk ka për të ardhur kurrë në pushtet. Le pastaj ishte skandalizuar nga shkrimi. Ç’ishet ai shkrim paçavure tha, ç’është ai kryetar opozite që shkruan editoriale…
-Po ja, shumë mirë, këto të shkruajmë në ato komentet, tha Ben Piramida.
-Jo, ato duhet t’i kemi agresive, ti trembim. Shkojmë te zyra ime ti bëjmë, mos ça kokë. E di un si bëhet. Më ka treguar një amerikan kur isha një herë në Pentagon, ai ma mësoi se si është kjo teknika që të dërgosh emal.
-Po ajo ëshët e thjeshtë- i tha Ben Piramida, ç’ne që ta kanë mësuar në Pentagon,.
-E thjeshtë është tani, po atëherë ka qenë e vështirë. Se unë kam lidhje shumë të forta me ta qysh në fillim dhe ata më kanë premtuar mua që po pas internetit në shtëpi, ne të sigurojmë dhe email.
Ben Piramida po priste me padurim Kaçin, se biseda me Gimin e Puros nuk po i shtyhej më. Mezi priste të iknin tek zyra dhe ti përvisheshin gazetës që kishte tallur takimin me Miss Bjeshkën. Kur befas në ekranin e kafes u shfaq Doktori me fjalimin e tij për Gadafin. Pastaj për Asadin e Sirisë, i cili tha që është i biri i babit…
-I madh është- tha Gimi, e pe, e kishte për Ed Ramën, i biri i babait tha për Asadin. Pse, kujton ti se e ka për Asadin, po e ka për Ed Ramën. I madh është.
Ben Piramida u ngrit vërtik në këmbë sapo Kaçi u shfaq në derë.
-Eja se kemi një plan, i tha, ta shpjegon dhe Gimi.
-Prit, se këtu përgjohet, tha Kaçi. S’kemi marrë as rroba banje të futemi në pishinë dhe bisedojmë atje, se atje s’kanë ku të na përgjojnë. Dhe me Ilir Metën kur shkoj në Lalëz, futemi në det që bisedojmë. Atje as e përgjojmë dot njëri-tjetrin, as na përgjojnë dot.
-Po jo mo burrë, ca pishine thua ti, se muhabet të thjeshtë kemi, duam të bëjmë ca komente të frikësojmë ata të gazetës së Ed Ramës.
-Shhëëët, tha Kaçi duke vënë gishtin para hundës. E bëjmë- tha dhe shkeli syrin, por mos flisni. Dhe u nisën.
O Kac te kane filmuar qe bete seks me Meten ne det keni ndru dhe drejtimin seksual jo vetem orientimin politik, njesoj si Tos Qorri.Edhe Sala ke ju do vije se shpejti, beheni grup edhe per seks.
Sa e bukur! “Dhe me Ilir Metën kur shkoj në Lalëz, futemi në det që bisedojmë. Atje as e përgjojmë dot njëri-tjetrin, as na përgjojnë dot”. E paarritshme!
sh e bukur, me e bukura deri tani.
Gim hesapi, gim. Qe te gjithe keta agimer po na dalin personazhe per lloj lloj gazetaresh qe edhe vetequhen “editorialiste”. Vetem ne gazetarine shqiptare ndodh kjo. Editorialiste vjen nga fjala editor qe do te thote botues, dhe kudo ne bote vetem botuesit shkruajne editoriale ne gazetat e tyre. Bie fjala, Merua eshte ekzakt orgjinal sepse shkruan shkrime problemore ne krye te gazetes se tij, por halli eshte qe editorialiste sot ne gazetarine shqiptare quhen edhe ata qe nuk hedhin firmen ne asnje bordero gazete, pra, koorespodente vullnetare, dhe te japin mend. Sidomos ata qe kerkojne qe ti pelqejne Berishes dhe stanit te tij. Deri kur kjo race sahanlepiresash qe enden si hijenat naten neper ekrane televizionesh rreken qe te sjellin “lajmin e mire” se Sala eshte mesia vete, edhe pse vjedh e plaçkit diten per diell. Shet edhe teritore nga vendi sikur ti a kishte lene Rama dhe Sheqeria ne Viçidol.
Tung