Gimi i Puros përgëzon motrën e Kaçit dhe takimet e Ben Piramidës

29 Gusht 2011, 20:53Antena TEMA

 

Gimi i Puros fluturonte kur mori vesh që pushimet nga puna në bashki i kishte bërë motra e Kaçit. Sapo Luli kishte shkuar në zyrë, kishte pyetur se si mund të shkarkohen gjithë inspektorët.

“Tezez”, siç i thonë kushërirës së Kunatit, që është punësuar aty, i shkoi mendja tek motra e Kaçit. E thirrën motrën e Kaçit aty.

-Çfarë pune bën ti këtu, i thanë?

-Unë jam përgjegjëse për të ardhurat nga tatimet, tha ajo?

-Si t’ia bëjmë që të themi se nuk i kemi realizuar të ardhurat nga tatimet, e pyeti Tezja?

-Ne i kemi realizuar, tha ajo, por po më siguroni që nuk më dënoni mua, e quajmë që nuk i kemi realizuar.

-Rri pa merak, i tha Luli. Vëllain tënd e kam pasur në shtab, nuk jam i pabesë unë.

-Atëherë ua them unë të gjithë, tha motra e Kaçit. Janë 51 vetë . U bëj po deshe dhe vendin ku kanë qenë komisionerë, ose vëzhgues në zgjedhje.

Kaq duhej dhe gjithçka u mbyll për dy ditë.

Kur ja tregoi Kunati i Lulit Gimit të Puros këtë skenë, ky i fundit u shkri fare nga lumturia.

Mori në telefon Kaçin dhe Ben Piramidën dhe e lanë me urgjencë të takohen tek Rogneri.

-E paske të fortë motrën, i tha Kaçit. Po mirë që s’ta ka hequr ky plehra, ky i gjati më pare!

-Nuk jam mban atij nga unë, tha Kaçi. I thashë që në fillim, më 2009: “Po më hoqe motrën nga puna, ndahesh me gjak me mua”. Dhe nuk ja mbajti.

-I madh je. Po dhe ajo e madhe është treguar. Më tha pak Kunati i Lulit, e kemi kryesoren tani tha. Ajo na tregon gjithë pisllëqet e Ramës. Biles e kishte thirrur një ditë Luli në zyrë dhe i kishte kërkuar mendje si ta prishë këtë zyrën, të bëj një zyrë të tijën. Prishe i kishte thënë, “se kjo është simbol i urryer për Tiranën. Të gjithëve u kujton Edi Ramën. Duhet ta prishësh, të heqësh dhe dritaret, të ndryshosh dhe ngjyrën nga jashtë. Biles unë mendoj se një blu e kaltër qielli shkon shumë…”. Luli e kishte dëgjuar me vëmendje dh e kishte mbajtur shënim. Ma tha Kunati vet..

-Ajo punë iku tani- tha Kaçi, nga bashkia e nxorrëm, po si ta nxjerim nga Partia. Ti Beni duhet të lëvizësh me shumë. Fola dhe me Doktorin dje pak në darkë dhe ishte i pakënaqur me takimin e Kuçovës. Më tha se i kishin thënë ata të parties, vetëm Pilo Kerri kishte shkuar në takim. Duhet ta zgjerojë sallën.

-Po nuk vjen njeri, i tha Beni. Janë të frikësuar nga Rama. Nuk di si t’ia bëj.

-Më tha Doktori, ai vetëm të njoftojë, se sallën e gjen plot. Ma ka thënë disa herë. Dhe kur shkove në Kukës, më mori disa herë Flamuri, “e do sallën plot apo gjysëm?”. Ti i kishe thënë gjysëm dhe ai gjysëm ta kishte mbushur. Por, duhet të më njoftosh një ditë para dhe më ka dhënë garanci Doktori, që ma mbush ai.

-Patjetër, tha Beni, po nuk di si t’ia bëj me këta të Temës, se më kanë vënë në dyshim inteligjencën time dhe nivelin kulturor.

-Mos u merr me ata. Kam folur unë me Doktorin, tha Kaçi, dhe ai më qetësoi. Tha mos u merrni me të, ça si kam bërë unë, e s’ja dal dot, lëreni.

-Po jo mo flori, ndërhyri Gimi i Puros. Kam folur unë me Departamentin e Shtetit për të. Më kanë thënë mos u shqetësoni, se ne kemi pyetur Lubonjën dhe na ka thënë që ka afera fianciare, s’kemi punë me të.

-Po mire mo, mire, si t’ia bëj, se ai më ka marrë dëftesën e shkolës së mesme në Llakatund, që nuk e kam mbaruar ditën, por e kam pasur shkollë nate. E kupton ti se çdo të bëj ai apo jo? Ne ishim shumë fëmijë dhe unë shkoja në shkollë nate, se ditën shkoja në punë. Ai do të më vërë në dyshim shkollimin tim akademik. Biles tallej sikur i kishte thënë një plak në fshat që “edhe kungulli që është kungull do dy orë diell të piqet, ky Beni i ka bërë gjithë shkollat natën.”

-Po rri o flori, pse vret mendjen? Ti shiko takimet. Kështu siç tha Kaçi. Para se të nisesh thuaji Kaçit, Kaçi doktorit, ai mbledh njerëz të PD-së, mbushim sallën, e filmojmë dhe  e japim në TV. Pastaj e heqim publikun nga ekrani dhe u themi njerëzve që e ka censuruar Edi Rama nga frika.

-Dakord, unë dakord jam. Unë shkoj ku të më thoni ju e ku të thotë doktori. Puna është që të futemi në kryesi, se po nuk na futi në kryesi në Kongres, ngelem jashtë dhe pastaj e kemi keq.

-Po ç’ke o flori. Doktori e bëri ligjin për pensionin. Një rrogë e keni të sigurtë. Luftoni për më shumë, i tha Gimi i Puros.

5 komente në “Gimi i Puros përgëzon motrën e Kaçit dhe takimet e Ben Piramidës”

  1. besa says:

    Arben edhe ti je bere pjese e ketyre gjerave. Turp. Gelltit nje luge çorbe dhe do e vjellesh gjithe jeten. Do dalin leket e piramidave. Eshte djersa dhe haku i popullit.Mos u lodh kot, edhe po nuk te erdhi nga njerezia do te vije nga perendia. KETU DO TI LASH, NE KETE DYNJA.

  2. 21janari says:

    Kunati, sapo mesoi nga Wikileaks rreth “rrefimeve” te Tosit ne Ambasade, i tha Lulit :

    -Ta pyesim edhe Lubonjen per zyren e re, sepse ai eshte edhe “i dale” me zyrat e shteteve.
    -Mire te vajti mendja, i tha Luli.

    Tosi sapo mesoi se do te jepte “ide gjeniale” rreth shberrjes se zyres se atij bojaxhiut, rendi me vrap i ngazellyer per ne Bashki.

    Luli hyri direkt ne teme :

    – Si t’ja bejme qe te mos ngelet as nam e as nishan nga ai i tjetri, i tha Luli.
    Kaq deshte Tosi. Mprehu shpaten e nihilizmit, u fut nen petkun e Zaha Hadid dhe filloi te shpaloste ide origjinale fare rreth “kollona pushtetesh e muresh”, arkitrare” lidhes Lul-qytetare”, ngjyra te befta qe shkelqenin si dielli rezatues …
    Tosi nuk po ndalej. Kunati nderhyri :
    -Kemi pyetur edhe motren e Kaçit.
    Lubonja u mek.
    -Te kujt , se nuk e degjova mire, tha me gjysme zeri.
    – Motren e Kaç Islamit, qe e kemi ketu ne Bashki ja ktheu Luli.
    Tosi u pre, filloi ti vinte zyra rrotull.

    Kjo eshte loje e Doktorit mendoi. Ka vene Lulin te na çbiriloje ne “te kuqve”, se sa sinqerisht e kemi mbeshtetjen ndaj doktorit.

    Tosi nuk e hapi me gojen. Deri kur u largua nuk i ndahej mendimi se ai Mero plehra paska patur te drejte kur thote se Luli nuk ben asgje me koken e tij…

  3. geno says:

    Arben Malaj eshte skuth, ka firmosur nje cope leter tek Gazidede ne vitin 1992 kur u fut nepune en banken e Vlores. Benusi eshte mashkull me ze femre

  4. zani_tirane says:

    Benin e kane skopitur Sala e Nano,ndaj mos prisni te fekondoje njeri,ndaj mos u cudisni kur nesallat qe i mbush pd-ja te gjeni vetem njerez sterile dhe nga trute.

  5. besa says:

    Beni largohu nga keto pune sa nuk eshte von. Ky eshte turp. Kjo tregon se ti nuk ke dinjitet. Te behesh lolo kur ti i ke dy pare tru, te perdoresh nuk e kuptoj si pranon. Ke humbur lirine dhe qetesine i dashur, edhe pse ke lek nuk je i qete dhe je pa dinjinjitet, jo fisnik por tamam harbut dhe i shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje