Tani që kabllogramet janë bërë temë e ditës në çdo tavolinë, Gimi i Puros është vënë në siklet. Emri i tij nuk del në asnjë kabllogram. Kjo ka shtuar dyshimet shumë tek rrethi i tij i miqve dhe të njohurve, të cilët e kanë ditur Gimin si njeriun që i lidhte me Departamentin e Shtetit.
E para ja tha shqetësimin vajza që shet puro në Bllok. Kur Gimi hyri brenda dhe porositi katër Petro Robusta, vajza ishte duke lexuar gazetat.
-Çfarë lexon mo, thashetheme shtypi, i tha Gimi.
-Jo xhaxhi Gimi, po shikoj mos del gjëkundi emri yt se më ka thënë pronari që ti gjithë ditën lidhesh me Departamentin e Shtetit.
-Janë budallaqe ato, tha. Nuk janë të vërteta. Këto tonat i ka shkruar vetë Asange. Unë kam ndërhyrë vetë disa herë për të hequr dhe për të shtuar disa kabllograme. Janë kot këto. Nuk janë ato realet.
-Ua, po ata në SHBA thonë që janë reale, por është gabim që botohen. Vetëm ti dhe ai Olldashi thoni që nuk janë të vërteta.
-Tani këto punë i di më mirë unë, tha. Dhe dje fola me Departamentin e Shtetit, se kam pasur një komshi aty në SHBA, që kishte miqësi me një hidraulik, djali i të cilit ishte martuar me një femër që punon në Departament të Shtetit. I çova fjalë, i thashë shiko se mos më nxjerrin emrin mua. Mos ki merak, më thanë, ti je nivel i lartë, nuk citohesh. Ti je tek ajo pjesa anonime që u referohet ambasadori.
Vajza tundi kokën pa ditur të gëzohej apo të ishte indiferente ndaj shpjegimit. Gimi pagoi dhe iku dhe vajza u lehtësua.
Tek Rogneri e priste gjithë makth Kaçi me Ben Piramidën.
-Ç’ka ndonjë të re, i tha Kaçi. I kam lexuar dje gjithë natën se mos më dilte ndonjë tjetër. Sikur nuk pashë, di gjë ti?
-Nuk ka më flori. Dhe ajo më iku mua se desha ta marr atë komshiun që njeh atë hidraulikun që i është martu çuni me atë gruan që punon në Departament të Shtetit, dhe nuk i çova dot fjalë në kohë. I thashë emrin e Kastriotit, Arbenit, Genc Rulit, ku t’i gjesh hiqi se janë agjentë të nivelit të lartë. Por ai s’i kish mbajtur mend, ka heqë vetëm emrin e Genc Rulit.
-Ore mos na gënjen ky Genc Ruli që është agjent amerikan, se sa herë e pyes si ja bën që nuk bën sherr me Doktorin, picëllon sytë dhe thotë ja bëj gjëmën në ambasadë, e nxi atje, ke për të parë ç’i kam bërë. Janë një grup i madh që na gënjejnë këta. E hëngra vetëm unë me Bojaxhiun. Bojaxhiu dëgjonte Rulin që thoshte unë e spiunoj Doktorin në ambasadë dhe ja ka nisur dhe ai.
-Po jo mo flori se këto e di unë si bëhen. S’kanë faj ata. E kam unë fajin se e nënvleftësova dhe nuk i check-ova më parë pa i hiqja unë këto. Më ikën disa nga pakujdesia. Ja ajo e djalit Doktorit ishte shumë e rëndë. S’më shkoi mendja që e ka spiunu Shefi i Shtabit. Kontrollova Mediun, qe në rregull, kontrollova Bumçin, qe në rregull, nuk e prisja nga ai.
-Po ky Remzi Lani që merr rrogën 20 vjet duke thënë punoj me të huajt, pse nuk dilte asgjëkund?
-Po jemi nivel i lartë mo flori, ne nuk na citojnë se na ruajnë burimet…
-Ore, se ti je budalla më duket, i tha Kaçi. Ti e pe që kabllogramet ishin sterrë, ç’të duhet që merr përsipër të jesh dhe ti pjesë e tyre? Thuaj më mirë që s’kam punë me këto të ambasadës, kam punë me Uashingtonin.
-I madh je. Po dihet që me Uashingtonin jam. Këta e kanë nxirë Doktorin çdo ditë, por unë e kam zbardhur në Uashington dhe as ka pyetur fare për këto. Megjithatë pak kujdes duhet të kisha bërë se ndonjë gjë për djalin e Doktorit mund ta hiqja, dhe ndonjë për Ramën mund ta shtoja.
-Ore, le ato se ikën, i tha Kaçi, po si t’ia bëmë të shtojmë ndonjë që të thotë ambasadori që e ardhmja e PS është Arben Malaj?
-Po e rregullojmë mo flori, çfarë ka? Ja pyes Olldashin unë, se ai e di kush i shkruan tamam këto kabllogramet, i japim ndonjë lek dhe e bën ai. Na duhen nja 100 mijë euro për këtë se kam gjermanët unë, ua japin gjermanët atyre, po duhet mbledhur ndonjë lek se jemi keq dhe pa lek s’bëhet asgjë.
GIMI BEN PLAN TE VERE NJE FIZIKAN TJETER SI PRESIDENT. SEKRET EMRI – NUK ESHTE KASTRIOT ISLAMI.
…i takon ta fusin ne kabllo…nuk eshte inxh. elektrik???…ka punuar me kabllot..!!