Kunati i Lulit konsultohet për justifikimin mbi dorën e thyer të Lulit

2 Shtator 2011, 20:55Antena TEMA
Kunati i Lulit konsultohet për justifikimin mbi dorën e thyer të

Kunati i Lulit u vu në siklet pas Iftarit të fundit të Lulit, ku ai  u shfaq me dorë të thyer para kamerave.  Shumë gazetarë donin të dinin shkakun pse ishte thyer dora dhe Kunati duhet të gjente një arsye të besueshme. Për këtë thirri një konsulencë paraprake në kafen e Bashkisë, disa njerëz që të merrte një ide. Mes të ftuarve ishin Sandri, Gimi i Puros, Zamiri, Kaçi dhe Flamuri.

I pari që e mori fjalën ishte Sandri.

-Dil e sqaroje dhe mos e rruaj fare për shkakun. Thuaj që Luli ka pasur probleme kur hipi në ashensor, u rrëzua dhe theu krahun.

-Nuk e themi dot,  se i ndjellim ndonjë gjë të keqe, tha Kunati, se është ai ashensori që ka shpërthyer një herë.

-Aha, vari k.. po gjej një arsye kot, thuaj për shembull po lozte basketboll në një nga këto fushat e Bashkisë dhe për shkak të gjendjes së keqe ku i ka lënë Edi Rama, ra dhe theu dorën.

-Unë mendoj se duhet gjetur një arsye më serioze, tha Kaçi.  Për shembull, të krijohet një ide konspirative, sikur një nga banditët e Edi Ramës ka dashur ta godasë për vdekje, po ai i ka shpëtuar dhe ka thyer krahun. Por, kjo jo të thuhet, po të shpërndahet me gojë nëpër kafe. Ja, unë e Gimi tek Rogneri rrijmë, e shpërndajmë dhe ne.

-Më dëgjo mua, duhet një arsye më e fortë, tha Gimi i Puros. Njerëzit nuk do besojnë as njërën, as tjetrën.  Duhet një gjë që ka lidhje me vetëmohimin e tij si kryetar i ri bashkie. Për shembull, unë kam një ide. Të hapet fjala sikur këta të PD-së i kanë kërkuar Lulit menjëherë leje ndërtimi. I kanë shkuar në zyrë me leje gati dhe i kanë firmosur pak këtu. Luli ka thënë, unë fjalën që jap e mbaj dhe me jetë, dhe nuk firmos kurrë për një vit asnjë leje ndërtimi, se kam dhënë fjalën. Ata të PD-së u nxehën dhe i thanë o firmos, o të vramë dhe atëherë Luli vuri dorën sipër tavolinës dhe u tha, më thyeni krahun po deshët, po unë nuk firmos. Dhe ata ja thyen.

-Or ti, kush je ti që flet në emër të PD-së. Ku e njeh PD-në ti njëherë, ndërhyri Flamuri i nxehur. Unë jam numri 2 këtu dhe nuk po flas. Pse, çfarë e dini PD-në ju, kope hajdutësh që duan leje. E ngatërron me PS-në zotëri, se andej vjen ti. PD nuk bën presione të tilla. Dhe, nuk besoj se do shkelë ndonjë nga PD në zyrë të Lulit. AI le ta tregojë vet pse e ka thyer, s’kemi pse vrasim mendjen ne.

-Mos u nxitoni, ndërhyri Zamiri. Kam unë një ide. Në fakt, unë ja thashë dhe Lulit, se takohem çdo ditë me të, e kam mik dhe shumë nga idetë e tij ja kam sugjeruar unë. Ai në të vërtetë ka disa ide të mira për qytetin, por nuk duhet tëi shpërdorojë, duhet të konsultohet me njerëz që marrin vesh nga kjo punë. Dhe, nuk është puna t’ia hedhim fajin Edi Ramës për këtë gjendje, se unë kam muhabet me Edin, fola qeparë kur po vija këtu dhe i thashë që më mirë që ike ti, se ka për t’u rregulluar Tirana. Pra, desha të them që nuk është puna të fajësojmë Edi Ramën, por thyerja e dorës duhet të lidhet me diçka që ky e bën ndryshe nga Rama. Mos ma merrni për ters, se nuk kam gjë me Ramën, thashë që qëparë e takova dhe fola në telefon, por i kam thënë dhe Lulit se fola dhe me atë dje në darkë, biles më mori dhe pak minuta më parë, po nuk e hapa se isha në një takim me ata të BERZH-it për kredinë e supermarketit..d.m.th unë them ta lidhim disi, që të ketë kuptim.

-Më fal, tha Kunati, se nuk e mora vesh çdo thoshe, d.m.th ti thua ia hedhim fajin Edi Ramës….

-Në një farë mënyre po, por jo se kam gjë me Ramën. se unë e kam mik. se më tha dhe Gimja i Red Bullit, që ky Rama duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe i thashë mos u nxito o burrë, pse e merr me kaq inat, por në këtë rast mendoj se duhet gjetur diçka që të ngjisë tek njerëzit.

-Po hë, si ta themi për shembull…

-Po ju e keni gati rastin, ndërhyri Kaçi, se ma ka thënë dhe pak motra që punon këtu në Bashki. Rastin e pastrueses që shkarkuat. Është bërë bujë e madhe pse Luli ka shkarkuar pastruesen. Unë them të dalë me takt që pastruesja kishte larë banjën me sapun kastile dhe kishte vënë sapun rrëshqitës. Sa hyri, Luli rrëshqiti dhe u pa që ishte me qëllim. Me këtë rast justifikohet dhe heqja e pastrueses dhe lidhja me Ramën, siç thotë Zamiri.

-Kaçi, mos ma merr personale, se ti e di që s’kam gjë me Ramën, por e thashë si ide. Do t’ia them dhe Ramës po më telefonoi, se ndonjë gabim duhet të pranojë dhe ai, tha Zamiri.

-Mirë, tha Kunati, u sqarova. Faleminderit për takimin.

-Ore mirë ti që u sqarove, po ne nuk na sqarove, ku e ka thyer dorën ky Basha, tha Sandri?

-Tani e vërteta është se ai nuk e ka thyer dorën, tha Kunati. Është diçka midis asaj që tha Kaçi dhe asaj që thotë Zamiri. Atë e ka kapur frika nga hedhja e firmave dhe ma ka deleguar mua firmën me një vulë. Vetëm unë dhe goca e tezes sime kemi të drejtë ta mbajmë atë vulë. Ai e mban dorën e lidhur, pasi kështu edhe nuk firmos vetë, edhe nuk takon më qytetarët çdo te premte, pasi ai sa mbaron, ikën me avion në Holandë të premteve dhe shkon takon vajzat. Pasi u jep dorën gjithë qytetarëve, atij i duhet ta dizinfektoj që të takojë gocat. Atëherë, unë, motra dhe goca e tezes vendosëm t’ia fashojmë dhe t’i duket e thyer. Kështu ka shpëtuar dhe nga firmat dhe nga dhënia e dorës. Idetë tuaja ishin shumë të mira, ju faleminderit. Do t’ia them Lulit.

9 komente në “Kunati i Lulit konsultohet për justifikimin mbi dorën e thyer të Lulit”

  1. Vlora says:

    po ben piramiden ku e kishin?????? se ai di ti japi idete origjinale….

  2. eli-Tiv says:

    …besoj se nuk ka thyer doren…eshte thjesht nje menyre per te hequr vemendjen e publikut..( jam semure..kam thyer doren…me ka vdekur gjyshja..etj)…e per ta lene te qete Lulin…kam pershtypjen se ai ka frike te perballe realitetin…Luli eshte nje hajdut e vrases potencial ne qarkullim…e keqja eshte se eshte nje vertete absolute e jetuar nga shqiptar on line..

  3. Lir Koka says:

    Tamom nip Allimuce.Mashtrim i gjalle.

  4. CFURKU says:

    GIMI I GAQKES – OSE SI I THONE GIMI I PUROS KA THENE IDENE E SAKTE, SE ESHTE INXHINIER BIRI I BOTES, ESHTE DELI KAPACITET, ME FALNI GOMAR. UNE MENDOJ QE GIMI I GAQKES, NIPI I GRUAS SE HYSNI KAPOS, TE BEHET PRESIDENT I KOMBIT, PRA MBRET MBI SHQIPERI E KOSOVE. SE GIMI ESHTE ME BUDALLAI QE NJOHIM NDER GIMAT.

  5. Vicidol Tropoja says:

    Mire e the, Daiel: me keta kafshe qe ka kjo PD-ja jote, ka rrojtur ca si shume.
    Le te na e rruaje tani qe eshte ne prag te vdekjes!

  6. akil says:

    ore ky kunati lulit cfare pamje ka duhet te jete cun i mire holonde se keta tjeret jane mostra te komunizmit.O mero na nxirr ndonje foto.

  7. geno says:

    kunati Lulit e ka fytyren si qen i bere operacion plastik

  8. collenga says:

    sa per GIMIN ne qofte se doni ndonje puro kerkoini pa turp se eshte djale me zemer te madhe dhe do tju a jap

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje