Gimi i Puros shpjegon pse sulmoi me hakersa Wikileaks

1 Shtator 2011, 22:12Antena TEMA

Gimi i Puros e gjeti më në fund ngushëllimin nga Wikileaks. Sapo mori vesh që hakersat bllokuan faqen e famshme, vendosi mos ta humbasë rastin. E la për kafe me Ben Piramidën dhe Kaçin tek Rogneri dhe u përpoq të mblidhte ndonjë informacion ndaj sulmit të hakersave. Gjithë sa mblodhi ishte se faqja e Wikileaks ishte sulmuar dhe ishin zhdukur shumë materiale mbi Shqipërinë.

-E shkatërrova, tha ende pa u ulur akoma.

-Hajde mo burrë, mos bëj sikur merr vesh dhe nga kompjuterat tani, i tha Kaçi mosbesues.

-Nuk më beson, e di. I Madh je. Iku, e shkatërrova. Të kam thënë që kur kam qenë në Nju Jork kam takuar një herë në kazino një tip, që kishte një djalë të dhënë pas kompjuterave dhe ngaqë e ndihmova, i dhashë disa xhetona atë ditë, më tha sa herë të kesh ndonjë nevojë për djalin, më thuaj. I bëra një telefonatë para tri ditësh, i dhashë adresën dhe i thashë dua të më heqësh disa materiale dhe të më shtosh ndonjë tjetër. Pa merak tha, të kam mik për ditë të vështira. Pas gjysmë ore e theu faqen dhe më tha ç’duhet të bëj? Gjeta unë një shkrim të atij anglezit që paguan Ilir Meta dhe i thashë merre këtë shkrim, fute tek Wikileaks dhe bëje sikur janë mendime të ambasadorit. Ai në fakt e futi, por e la si shkrim të tij komplet. Dhe ashtu bënte punë, se e hanë shqiptarët po të jetë kundër Ed Ramës. Pastaj doja të fusja një tjetër, por ai djali s’kishte shumë nerva. A e di çfarë ke ti, i thashë, më mirë prishe fare. Këtë e kam më të lehtë më tha, dhe e bllokoi. Vetëm ai ka akses tani në Wikileaks.

-Po çfarë ka ndonjë gjë, na thuaj ndonjë gjë që nuk e kemi parë dhe ne, tha Beni.

-Po ka plot mo flori. Donin të nxirrnin një për vajzën e Doktorit. si u jep licensa për nismën Shqipëria 1 euro këtyre të huajve dhe u kërkon 3 për qind, deri dhjet për qind të investimit. Skandal. Janë shpifje i thashë, fshihje. E fshiu ai menjëherë. Pastaj mo flori ishte një për Kaçin?

-Për mua, ç’kishte për mua, pyeti Kaçi?

-Sikur ty të të kish thirrur Jozefina dhe të kishte thënë mos ki merak për fëmijët në Francëm se t’i mbajmë ne në apartament në ambasadë. Ti vetëm na bëj kujdes për Kodin, me ba si të të mësojë ai Bylykbashi. Dhe t’i  i kishe thënë dakord. Është skandal. Në asnjë mënyrë, i thashë. Ç’është ky çapaçul që mësoka Kaçin. Kaçi mëson dhe Doktorin. E hoqi ai direkt. Ka qenë shumë budalla ai ambasadori amerikan, i besonte të gjitha ça dëgjonte, tha Gimi i Puros.

-Pastaj o flori kishte një për Benin. Duhet të kishte raportuar ambasadori, sikur ai është pretendenti kryesor për kryetar pas Ramës, sidomos pas zgjedhjeve të vitit 2009. Kjo është e vërtetë, lëre i thashë. Kur ma dërgoi mua, ç’të shikoja, ishte për Ben Blushin. Dhe në një vend ai i kishte thënë ambasadorit në një drekë private, që partia jonë nga shumicë fshatare, ka kaluar në shumicë qytetare dhe Ben Malaj nuk votohet më as nga roja i partisë. Ai ka më shumë prespektivë tek partia e Berishës, se aty është shumica fshatare. E hoqa mo flori, se ky Blushi është shumë shkërdhatë. Edhe do ta mund Ramën, edhe nuk do njeri rrotull, tallet me të gjtihë. Ja hoqa fare nga inati. E kam vënë re që ai pret të dalë, por nuk e  di që ja kam hequr unë, tha Gimi.

-Ashtu është, tha Ben Piramida. E kam vënë re dhe unë që ai nuk më do as mua, as ty, i tha Kaçit. Kot jemi lodhur me atë. Bën dhe si qytetar, dhe shkrimtar. Më tha një ditë a ma ke lexuar romanin e fundit për Arapin e zi të Vlorës. Po pse o, i thashë, ne vlonjatët ty do të besojmë se ç’ka ndodhur në Vlorë ahere. Pastaj leximi është reciprok, i thashë. T’i mi ke lexuar mua fjalimet? Ngeli aty, nuk ishte ç’të thoshte dhe më tha, mua më ka dënuar zoti të mos më hapë udhë Rama, s’ka pse më dënon të lexoj dhe fjalimet e tua. Se është njeri i vogël ai, nuk pranon që dhe ne të tjerët dimë të shkruajmë, mendon se vetëm ai di të shkruajë.

-Po pse mërzitesh mo flori, ja hoqa unë fare këto, nuk ja lashë. Ndenja dje deri në mesnatë me djalin. Pastaj ai u lodh dhe më dërgoi nja 50 copë të tjera. Çfarë shpifjesh nuk kishte aty! Jo po Berisha i ka premtuar Nanos kompani avionësh, jo po Lul Basha po bën pasaporta biometrike jashtë sistemit për kriminelë, jo po fëmijët e Doktorit po blejnë Gjirin e Lalzit dhe Palasën përmes Zamirit dhe disa biznesmenëve të tjerë të familjes, plot akuza. Unë isha dhe i lodhur. I thashë hiqi fare. Nuk heqim dot kaq shumë,  më tha, po më mirë të prishim faqen. Epo prishe i thashë, dhe e prishi.

-Mirë ja paska bërë, faqe idiote, tha Kaçi.

-Unë të kam thënë ty që ne, kur ishim në Harvard, na ka thënë profesori që kjo faqe është shembull se si terroristët e informacionit sulmojnë intelektualët dhe njerëz me vlera që janë burra shtetesh, por ishte java e parë dhe unë s’dija mirë anglisht, dhe mendova se na tha që kjo është faqe e burrave të shtetit kundër terroristëve. Prandaj unë e kam pasur shumë qejf në fillim, por pastaj e mora vesh, tha Ben Piramida.

-Po jo mo flori, e njoh unë atë Assange, ai është një njeri kot, pas tij fshihen një lob politikanësh që duan të përmbysin status kuon. Është i lidhur me Edi Ramën, e di unë. Ka fjetur tek shtëpia e një kosovareje në Londër, që ka një lidhje në Tiranë me Edi Ramën, me një njeri të afërt të tij dhe ky e ka dërguar njeriun e vet disa herë tek ajo kosovarja, për të futur materiale sikur janë të Wikileaks. Kështu bën me gjithë botën mo flori, po e shkatërrova tani, se ngre dot më kokën. Dhe më tha ai çuni. E futa fjalën Albania tek motori i kërkimit tha, dhe sa herë të shafqet kjo në Wikileaks, do ta shkatërroj faqen, përfundoi Gimi i Puros.

3 komente në “Gimi i Puros shpjegon pse sulmoi me hakersa Wikileaks”

  1. CFURKU says:

    GIMI ESHTE IDIOT: E VETMJA QE JA KA VLEJTUR TEK AI KA QENE MAMAJA DHE MOTRA E BUKUR. E PARA KA JETUAR E LUMTUR, E VLERESUAR DHE PALLUAR SA E SI DUHET. MOTRA, E SHKRETA KA VUAJTUR NDERSHMERINE DHE BUKURINE E SAJ.

  2. Or taj! says:

    Apartamentet e ambasadave rrine te zena gjate gjithe vitit me kelyshet e buceve te partise. Eshte menyra me e lire per te bere nder.

  3. une says:

    sa idiot duhet me qene robi me qesh me ket lloj letyre?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje