Kabllogramet e Wikileaks e lanë pa fjalë dhe Kunatin! Gjithë ato raporte për Lulin ishin të nxira. Në njërën quhej i paaftë, në tjetrën hajdut, në tjetrën trafikant, në tjetrën i lidhur me vrasës. Pastaj vazhdonin analiza për lidhje me vajzën e kryeministrit, familjen në tërësi. Sikur të mos mjaftonte kjo, ambasadori paskësh bërë një analizë, ku përpiqej të përshkruante politikanët më të lidhur me trafikun dhe paratë nga e majta dhe e djathta. U shokua kur nga e djathta i dilte Luli me Olldashin. Të dy të njëjtat akuza, ato të lidhjes me kriminelë dh trafiqe. I alarmuar ja tregoi Lulit. Meqë ky i fundit ka thyer dorën e djathtë dhe nuk e hap dot kompjuterin, Kunati ja hapi tek kabllogrami dhe po ja lexonte.
-Po tani, si t’ia bëjmë, i tha?
-Nuk e di, tha Kunati. Kot ta fshehim, se do ta botojnë gazetat.
-Lëre se lidhem unë me Panoramën, i tha Luli, dhe t’u them të nxjerrin me gërma të mëdha vetëm Olldashin.
-Po njerëzit do bëhen kurioz dhe do ta lexojnë, i tha Kunati…
-Le ta lexojnë, por shumica shikojnë vetëm titullin, i tha Luli. E japin televizionet në pasqyrën e shtypit, e fut News 24 gjtihë ditën me titra dhe i ngelet vetëm Olldashit.
Kështu u bë.
Mori në telefon tek redaksia dhe kërkoi faqosësin, se kishte nja dy sugjerime. Sekretaria ja kaloi.
-Foli pak shefit, i tha, se ka diçka për titullin e madh.
Faqosësi e njohu sa i dëgjoi zërin.
-Ç’kemi shef, si je, si t’u bë dora, i tha.
-Mirë, faleminderit, i tha Luli, ja po punojmë. Kush punon dhe e pëson. Dëgjo pse të mora, e ke mbyllur faqen e parë?
-Jo shef, nuk e mbyllim kurrë pa marrë ti. Nuk e ha më atë unë. E kam mbyllur nja dy herë pa marrë ti dhe pastaj më kanë marrë nga shtëpia e më kanë kthyer në punë për të ndryshuar faqen e parë. Tani e kam mbledhur mendjen. Dhe, kur më thotë kryeredaktori mblle tani, se vajti vonë, i them, pa marrë shefi nuk e mbyll, namin të bëni. Ndryshe faqoseni vetë pastaj.
-Bravo, king je. Dëgjo, thuaja pak dhe kryeredaktorit, se është një lajm nga këto kabllogramet për politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin. Titullin vërja, SHBA, vër dy pika, hap thonjza: “Olldashi, i lidhur me krimin dhe drogën”, mbyll thonjza.
-Ok shef, e bëra. Nëntitullin vëre: Zbulohet kabllogrami tronditës për lidhjet e Olldashit me mafien dhe drogën…
-Ok shef, e bëra.
-Ashtu, në rregull. Shikoje për ndonjë gabim ortografik dhe tregoja kryeredaktorit. Thuaj, më tha Luli kështu e do faqen e parë, tani ato brenda mbushini vetë.
-Shef, a t’u them që më the ti, apo e dinë vet ata.
-Si ta shikosh, mirë është mos t’u thuash, se i bëjnë sms Olldashit ata, e di unë.
-Po pra, ashtu them dhe unë, mos t’u them. T’u them ma dha titullin pronari, se nuk guxojnë të pyesin për atë.
-Ashtu bëje, i tha Luli. Dhe shiko, ki pak kujdes, kur t’ua tregosh titullin do marrin në telefon ndonjërin, apo jo? Më thuaj dhe nëse bëjnë ndonjë koment.
-Patjetër shef, i tha faqosësi.
Pasi u faqos siç tha Luli, erdhi kryeredaktori.
-Kush e vuri këtë titull, tha, apo e kë vënë se do të ikësh në disko.
-Jo shef, fola me pronarin, më mori në telefon.
-Ashtu, tha kryeredaktori. Po pse s’më mori mua, ç’është kjo punë. Do ketë ndonjë qejf mbetje? Po ne mirë ja kemi mbajtur gazetën…
-Nuk e di shef, po më tha: “i thuaj kryeredaktorit ta mbushë vet brenda”.
-Po ç’ta mbush, kabllogrami thotë Basha dhe Olldashi, të dy të lidhur me kriminelë. Pse, kriminelët e Fierit qenkan më të këqinj se të Elbasanit….
-Nuk e di shef, kështu më tha.
-Mirë o mirë, se po flas me Lulin, tha kryeredaktori. T’i them më mirë ta heqim fare, se bëhemi gazi i botës. Presim Lulin kur të marri vet, pastaj e mbyllim titullin, tha kryeredaktori.
-Shef, se nuk desha të të them, por Luli mori. Është mësuar që më merr direkt mua dhe unë ja lexova titullin dhe tha shumë mirë.
-Po ndonjë gjë tjetër shtoi?
-Më tha, po doli mirë ky titull, nesër do t’ju jap një më të bukur. Basha e mban fjalën, do ndryshojë planin urbanistik të Tiranës. Kompleks pallatesh në Uzinën Traktori…
-A, shumë mirë, tha kryeredaktori. Fute, je në rregull.
E keqja eshte mpleksur keq fare .Me e shkaterru duhet vetem nje force e madhe qe te cmplekse gjithe lidhjet e ngaterruara.S’ka me rruge negociatash etj, etj,.Nese duam nje progres te shpejte ne te kunder vetem do te perpiqemi si Sifizi me ngjit gurin ne maje pa sukses.
GIMI I PUROS – OSE NDRYSHE I NJOHUR SI PINJOLLI NESHO- MENJEHERE I TELEFONOI HAXHINASTOS DUKE I THENE: SHPETOVE, U MBYLL AJO PUNA E PORDHES, SE TANI PLASI MUTI KEQ FARE – JANE DHJERE TE TERE, MADJE EDHE BERISHA ESHTE DERI NE FYT. UNE JAM ENDE I PALAGUR, SE ME KURSEJNE MUA AMERIKANET, TA DISH, ME DUAN PER PRESIDENT. MADJE EDHE LULI E DI DHE ME KA OFRUAR NDIHMEN E TIJ, MU BETUA PER KOEKEN E CUNIT, DHE ME HABITI, SE UNE E DI QE KA VETEM DY VAJZA. POR ME THA, MOS U HABIT, SQAROJE ME ARGITEN SE EKAM NJE CUN, MADJE SI PELLUM.
Te lumte o sfurg ja hoqe kashten fare.Kush po pyet me per pordhe atyre tani u ka mare muti shalet mjere ne qe do qelbim ere gjersa te na vijë rradha e ujit per ti lare keta plera.
Ja cdo te thote more Mero: Been there before!