Dje Kunati ishte më i qetë. Sherri i grave të tatimeve ishte qetësuar dhe emërimet e tij të para ishin stabilizuar. Vajza e tezes dhe motra e shoferit ishin tani në pika kyçe në Bashki, njëra tek kuadri, tjetra tek tatimet. Por pika kryesore e Bashkisë mbetet zyra që jep lejet e ndërtimit. Këtu i duhej patjetër njeriu më besnik i tij.
Po vriste mendjen kë të gjente. -Ta pyes një herë babin, tha dhe e mori në telefon.
Të gjitha porositë t’i kam mbaruar deri tani, tha. Më duhet një njeri për drejtor të lejeve të ndërtimit.
-Po çfarë zanati duhet të ketë ky, pyeti babai.
-Mirë është të jetë arkitekt, i tha Kunati.
-Po ne kemi arkitektin e pallatit në Vlorë, i tha babai. Djalë shumë i mirë dhe shumë i zoti. Ja jep detyrën e projektimit dhe të bën dy variante, një për në bashki dhe një si do të ndërtohet realisht. Ai është tamam për aty.
-Mirë të shkoi mendja, i tha Kunati. E paska dhe mbiemër si shkodran, nuk bie në sy që është yni.
Brenda gjysëm ore gjithçka u zgjidh. Kunati mori gocën e tezes në telefon dhe ajo bëri shkresën e emërimit.
Këtu filloi dhe komedia. Kunati merr në telefon arkitektin.
-Kunati jam, tha, si i ke punët. Kam një surprizë për ty tani, ku je?
-Në punë, i tha ai, tek objekti.
-Ok, për dhjetë minuta të jesh në Bashki se je emëruar drejtor i lejeve të ndërtimit.
Arkitekti heshti një minutë se nuk fliste dot nga emocioni.
-Vërtet, u jam shumë mirënjohës, tha. Me këtë rast e mbyllim dhe problemin që na është hapur.
-Tani i kemi vetë në dorë të gjitha, tha. Shko paraqitu në Bashki dhe nis punën. Shkresa është firmosur.
Arkitekti hipi në makinë i hutuar.
-Si më tha Kunati, thoshte me vete… duhet të jem për dhjetë minuta në Bashki… Epo më paskan emëru në Bashkinë e Vlorës.
U nis nga Uji i Ftohtë drejt Bashkisë. Pas dhjetë minutash ishte tek zyra e kuadrit në Bashki.
-Unë jam arkitekti i pallatit të Kunatit Lulit, i tha shefes kuadrit.
-Ik ore ti lamash me gjithë Kunatin e Lulit, i tha shefja e kuadrit.
-Më falni zonjë, mos ofendoni se unë po ju prezantohem kështu se kështu më tha Kunati. Më tha shko tako gocën e tezes se ajo ka bë shkresën që unë të jem drejtor i lejeve të ndërtimit.
-Po ik mor lamash të them, ulëriti gruaja. Kujt i thua gocë teze ti…?
-Po kështu më tha Kunati i Lulit, drejtoreshë kuadri është gocë e tezes….
-Për kë kunat të Lulit thua ti, e pyeti gruaja e xhindosur.
-Kunatin e Lul Bashës, tha arkitekti i hutuar.
-Po ti kush je, pyeti prapë ajo.
-Unë jam arkitekti i pallatit që po ndërtojmë mbi det në Ujë të Ftohtë, i tha arkitekti.
-Epo ulu se na ke ardhë si cjapi tek kasapi, i tha gruaja. Merre këtë shkresën që i kemi dërguar prokurorisë dhe këtë tjetrën që i kemi dërguar Sokol Olldashit për të prishur pallatin tuaj se keni shkelur lejen dhe po ndërtoni në det.
-Po mua më thanë të vij të filloj punë, i tha arkitekti i hutuar.
-Po punë po të jap dhe unë, i tha gruaja, ja merr këto shkresat dhe nis punën, fillo prishe pallatin.
Arkitekti doli i hutuar nga zyra dhe mori prapë Kunatin.
-Shefo, unë shkova në Bashki, tha, po ajo gocë e tezes më priti keq, më tha do ta prishim Pallatin në Ujë të Ftohtë.
-Po unë të thashë në Tiranë mor burrë, jo në Vlorë, i tha Kunati. Ç’punë kemi atje ne, atje kanë fitu socialistët.
-Më fal shefo, tha, se unë rri gjithë ditën me babën tënd dhe ai gjithë miqtë këtu në Vlorë i ka socialistë dhe harrova fare. Po nisem urgjent në Tiranë, po kë do lëmë këtu tek Pallati?
-Hajde o burrë se ti do jesh prapë, por eja firmos sa për rrogën se lejet i jap dhe unë me Lulin.
Pse Mero do ti bej emrimet ne Bashki! I madh je Mero Baze parashikon cdo gje. Me vjen mire se qytetaret e Tiranes nuk jan zhgenyer nga Lulzimja, cdo gje po jua realizon sipas premtimeve… Hajt ma grate bejne mrekullira.
kshu si e ka nis luli pastrusen e shtepise se vet do e boj dhe ate naj shefe
Babezia ka filluar. Shihni gropen qe eshte hapur per pallat kur shkon per nga liqeni nga ana e Fakultetit Gjeologjik. U hap nje dite te premte me kengen e Lul Bashes. I kishin bere nje bejte dhe nga ana tjeter kerciste ekskavatori qe germonte e shkulte pemet. E nderton vellai i Shaban Memise. Ne tabele thuhet se eshte me “leje te 2008”! Si mund te ndertosh me nje leje te 2008 kur sipas ligjit te ndertimit nese nuk e shfrytezon lejen per 6 muaj ajo te skadon. Plus qe nuk eshte ruajtur asnje distance nga pallati ngjitur dhe eshte zhdukur trotuari. Esthe ndertim komplet abuziv. Kete te shohe ai Florenc rrugaçi i policise e jo te rrahe grate apo te prishe shtepite e fukarenjve. Flasin dhe per plan urbanistik pa le, per t’i hedhur hi syve njerezve. Po nuk ka budallenj sot.
opozita eshte akoma me pushime