Po bëhet një muaj në Bashki dhe Kunati i Lulit është si mbi gjemba. Vajza e Tezes që ka emëruar Drejtoreshë të Kuadrit, është hutuar dhe nuk bën më asnjë veprim përveçse firmos për të hequr njerëz nga puna. Një ditë, në fillim të kësaj jave ishte xhindosur me vajzën e Tezes pasi ajo thuajse nuk bënte asgjë. Shkonte në mëngjes në zyrë, firmoste pushimet nga puna që i fuste Kunati poshtë derës dhe mbyllte derën nga brenda se mos e shanin ata që hiqeshin nga puna. Kunati i xhindosur e merrte në telefon dhe ajo nuk i përgjigjej. Ai shante e mallkonte. Mori tezen në telefon dhe i shpjegoi situatën.
-Shiko se vajzën tënde e kemi mësuar keq, tha. Ja kemi dhënë Lulit nga pas në çdo Ministri që ka qenë. Tani e morëm dhe këtu. Po këtu duhet ta dish që nuk është Luli i pari, jam vetë, dhe unë e kam kushërirë, por nuk lejoj të mbyllet brenda e të mos bëjë asnjë punë.
-Ku di unë e zeza ç’të them, tha tezja. Më thotë që është e stresuar se e shajnë ato gratë që heq nga puna. I vjen dhe keq të keqen tezja se ti e di që ne jemi socialistë, pavarësisht krushqisë që bëmë dhe na dhimbsen socialistët kur i heqim nga puna.
Kunati nuk u qetësua nga tezja dhe vazhdoi të shfrynte në makinë. Shoferi nuk dinte si ta qetësonte.
-Me se mund të ndihmoj shef, i tha. Ça halli ke?
-Si mor çfare halli kam, i tha, kam vene një gocë teze debile Drejtoreshë Kuadri dhe mbyllet në zyrë nga frika. Ka shkarku gjithë zyrën e tatimeve nga puna dhe thotë nuk gjej dot një drejtoreshë operative për tatimet.
-Po kam unë një motër punonjëse banke, i tha shoferi, pse nuk bëjmë atë drejtoreshë?
-Po ti fol mo burrë, ç’më rri si guak, i tha Kunati.
Pas gjysëm ore gjithçka u vendos. Motra e shoferit të Kuantit u bë drejtoreshë. Dje në mëngjes situata ndryshoi menjëherë. Ajo thirri policinë bashkiake dhe i kërkoi të nxirrte me dhunë dy punonjëse nga zyra që nuk pranonin të largoheshin.
Drejtori i policisë bashkiake hyri brenda dhe lexoi emrat e dy punonjësve. Dy gratë refuzuan të lëvizin nga vendi. Motra e shoferit të Kunatit i tregoi policit se kush ishin dhe ai i mori nga krahu t’i nxirrte jashtë. Të gjithë këtë skenë Kunatit ja raportonte shoferi, i cili qëndronte online me motrën, e cila ishte në skenën e përleshjes.
-Ka lezet, tha Kunati i kënaqur. Më në fund gjeta një njeri që i del zot punës. Ke ndonjë kushërirë apo motër tjetër, i tha shoferit.
-Jo, i tha shoferi i hutuar, por komshiu im ka një vajzë që ka mbaru shkollën e lartë tek Kristali dhe më tha një ditë mos ka ndonjë vend pune në bashki.
-Ma sill menjëherë, i tha Kunati. Vetëm shiko se mos ka ndonjë lidhje me PD, d.m.th me këto strukturat e PD-së se ata na rrjedhin informacione tek Jozi. Duhet të jetë pa lidhje politike.
-Nuk besoj, i tha shoferi. Por do pyes.
-Shiko dhe për ndonjë tjetër. Se unë s’kam më as kushërira. Kam plot andej në Kurveleshi, po janë pa shkollë se kanë qenë të varfër. Shumica kanë ikur në Greqi në emigracion.
-S’ka problem shef se gjej unë ndonjë tjetër. A ti mor noj lek atyne që s’janë tonat?
-Do flasim rast pas rasti, tha. Vetëm duhet të jemi të kujdesshëm mos të biem në ndonjë kurth siç ramë me makinën e Edi Ramës. Ti më the që kur të hyjë Luli në Bashki duhet të hyjë me makinën e Edi Ramës, atë të madhen. Unë të besova, shkova bëra namin në Bashki të më jepnin makinën e tij, kur doli që ajo ishte makinë private e tij. Ngela si idiot unë dhe aty bëra ngatërresën dhe me atë djalin që theri dashin për iftar. Ai ishte nga Tepelena dhe e paskësha nga fshati unë. Më tha kam sjell këtë kurbanin për Lulin, më thuaj kur të vij ta ther. There, i thashë, se s’di kur do vij se s’po gjejmë dot makinën. Ai e theri, ata e filmuan dhe na nxorën bojën. Prandaj mos më dizinformo më.
-O shef, unë të thashë nuk e dija. Mendoja që ishte makinë e Bashkisë. S’i boj mo atë. Po këtë punën e emërimeve them ta mbajmë nën kontroll. Mos ki merak se s’del llafi nga unë. Vendosim vetë një shifër dhe nga aq u marr unë. Pastaj gocë e tezes tek kuadri u bën letrat dhe jena në rregull.
-Mirë, mirë, po rast pas rasti se na qesin bojën këta.
Goca e tezes, Lindita Dedegjoni, pasi punoi mire ne shtepite e grekut erdhi ne Shqiperi te beje zyrtaren. I mori ministrite me radhe. E mban Luli me vete se vetem ajo ben pune te pacipa, u kerkon punonjesve doreheqjen pa ju dredhur qerpiku…thua se s’ ka familje vete.
Vetem per nje gje jemi te sigurte qe lulja nuk na i ngacmon kete linditen, jo per gje po ai atrahoet nga sexy mashkull. Keshtu qe lindita ka edhe nevoje per shtypje nga fundi i barkut. Kjo shpjegon agresivitetin me punonjeset.
Skenat e keqtrajtimit te punonjesve te Bashkise ne detyre, sido qe te kene rrjedhur ngjarrjet, jane shokuese.
Ju siguroj se ne çdo vend tjeter demokratik, te gjitha Institucionet pergjegjese do te kishin luajtur mire vendit…Ne se nuk do ta kishin bere kete, atehere opinioni publik do ti kishte kryqezuar!
ju lumt bytha kur e kane zaptuar shqiperin dhe bejn pordh na vrasin ne bejm sehire na shesin ne prap sehire na vjedhin ne prap sehire na flakin nga puna ne rruge ne prap sehire dhe rim bejm sikur komentojm shkrimet ketu qe jane per te vene duart ne koke po na i pijn gjakun dhe nuk ka per tju hyre as dhe maja e gjembit ne grijm sallat
E ta dija se Allah-u nuk me denonte nuk do mendoja shume per keta pisa, i lumtur do isha dhe ne dispozicion qe neser. Ka pasur burra njehere ne njekohe Shiperia tani e kan mar Bucet dhe Qente ne dore (Buce: Nena Qenit) Njerez te degjeneruar.
:
Legen ai qe godet grate
Legen luli qe e mban
Kulmi i ironise te emisioni i Bashkim Hoxhes kishte gra qe gezoheshin nga rahja qe u beri grave bashkia e lulit
hahahahaa, kush me gjen nje nr te ketij shoferit te kunatit te….
Muti kunder mutit, kurvat kunder kurvave, ikin ndyresira e vijne plehera. Mocali mbeti mocal.