Kunati i Lulit, i lumtur me planin e ri urbanistik

8 Shtator 2011, 21:27Antena TEMA
Kunati i Lulit, i lumtur me planin e ri urbanistik

Kunati i Lulit dje doli i kënaqur nga takimi për planin e ri urbanistik të Tiranës. Plani ishte gati dhe Kunati kishte një vit që e studionte. Qyshkurse Edi Rama e kishte dorëzuar atë në qeveri, Kunati kishte marr një kopje dhe kishte piketuar ndryshimet. Nuk do bëhet ndonjë ndryshim i madh, por do të ndryshohen disa njolla që janë lënë zonë e gjelbër dhe do tu jepet prioritet dhe disa trojeve që kanë marrë njerëzit e tij.

Luli ishte i shqetësuar më shumë për publikun në sallë, por Kunati ja hoqi makthin.

-Kemi këta intelektualët që përdorëm në fushatë, tha. Marrim prapë ata. Ata i dinë dhe vendet ku të ulen dhe çfarë të thonë dhe çfarë të kërkojnë. Ua shkruam të gjitha.

-Shumë mirë, tha Luli, vetëm duhen marr masa se mos flet ndonjëri pa letër dhe na ngatërron programin.

-Jo, s’ka problem, i tha Kunati. Ua kemi shkruar, dhe u kemi thënë do flisni pa letër vetëm për hallet tuaja. Për shembull Kujtimi mund të qajë hallin që të mos ndërtohet në oborrin e tij se i prishet Akademia, ky Civici do thotë të prishet një ndërtim pa leje që është në krah të Universitetit Evropian se ka vënë dhe ai tabelë që është universitet, ata pedagogët e fakultetit të ndërtimit të kërkojnë të marrin ndonjë honorar sa të bëhet KKRT e Tiranës, ai Kasaruho s’do gjë se burrë plak dhe s’i kanë kthyer pronat akoma, ky Zhani s’do ndonjë gjë, vetëm t’i lejohen punonjësit të hyjnë në Opera nga sheshi Skënderbej…

-Mirë, këto lejohet t’i thonë, tha Luli. Dhe diçka tjetër. Kur të fillojnë të flasin të mos fillojnë nga këto lavdërimet për fitoren se më vënë në siklet. Dihet që kam fituar tani, s’ka më nevojë ta përmendim.

-Jo, mos ki merak se këta që thashë nuk janë shumë të gojës. Këta pedagogët e filozofisë dhe të universitetit publik që i kemi fut kot, ata duan mbështetje në zgjedhjet në universitet, s’duan gjë tjetër.

-Mirë, mirë, po ti e di që kam merak. Tani nga ana teknike ç’të themi se mos bën dikush pyetje se bëhet lëmsh puna?

-Në asnjë mënyrë, i kemi marrë masat. Do të pyes dikush nga këta ekspertët për perspektivën e zhvillimit të Tiranës sipas planit të ri urbanistik dhe ti do thuash fjalë të përgjithshme. Nuk duhet të prononcohesh për tokën tek Liqeni se mërzitet Bashkimi, nuk duhet të përmendësh më punën e stadiumit këtu ku është, por ta lëmë aty përtej Urës së Lumit se këtu do bëjmë pallate, duhet të spostosh ca njolla që ka Bashkimi këtej nga burgu. Do kthesh destinacionin tek disa toka afër fakultetit të gjeologjisë se i ka Zeni dhe Zamiri, të tjerat mirë janë, s’e ka bë keq ai Rama.

-Mirë, mirë, në rregull, i di unë këto, por kam hall mos pyesin konkretisht dhe më vënë në siklet, se u hapet oreksi të gjithëve.

-Mos ki merak, i kemi marrë masat. Aty do jesh njësoj siç ishe në fushatë. Janë po ata njerëz, po ato pyetje, po ajo kamerë, ne do montojmë kasetën dhe do ta çojmë në TV. Mos ki merak.

-Dhe diçka tjetër, i thuaj dhe këtij arkitektit të pallatit tonë në Vlorë të vijë aty që ta prezantoj si drejtor të lejeve të ndërtimit.

-I kam thënë të vijë, po atij i vjen turp, tha Kunati.

-Po pse i vjen turp, tha Luli.

-Po janë ca pedagogë të tij aty dhe ata e njohin të gjithë që ka qenë student i dobët dhe atij i vjen turp. Pastaj ka frikë mos i thonë ç’ne ti që u bëre kaq i madh, kur vetë ndërton pa leje në Vlorë?

-Pse, mund t’ia bëjnë këtë pyetje, pyeti Luli i habitur.

-Unë i thashë që s’ka njeri bythë të të pyesi kështu, por ai i shkreti ka frikë. Por e kam urdhëruar të vijë, mos ki merak.

-Mirë, shumë mirë. Ke folur me babin, kemi ndonjë tjetër për të futur në punë këtë javë?

-Po, kemi dhe vajzën e bebisiterit, më tha motra. Kam harru t’i them Lulit, tha, por kjo gruaja që na mban fëmijën paska një vajzë, dhe duhet bërë drejtoreshë. Ja ta shikoj, vend kemi dhe të njofton gocë e tezes se çdo bëhet.

-Mirë, shumë mirë, rrofsh se kisha shumë emocion.

 

2 komente në “Kunati i Lulit, i lumtur me planin e ri urbanistik”

  1. Kunati ia fut Lulit says:

    Bravo Kunat, me keto ’emerime’ fisnore e klanore do ia fusesh pak nga pak Lulkes, sic ia fut Gita Pita e Xen Lejfeni babit shpirteror te Lulkes. me ket popull te pjerdhur e opozite te zverdhur cakejte do hane nje tjetrin. Edhe plani urbanistik i Tiranes brenda 10 mujorit do behet leter higjenike si stadiumi dhe parlamenti qe do jen gati per 100, me fal 1000 vjetorin e pavaresise. Hajde pacavure hajde, do kemi gallata deri per vit te ri.

  2. j.pani says:

    Një Fabul nga Ezopi përshtatur në vargje:

    LUANI NDAN VETË PRENË

    Na u bënë bashkë ortakër,
    Luani një e dhelpra dy,
    Ujku tre e çakalli katër
    E na nisen për gjueti.

    Ujku një ditë
    I zuri pritë
    Një dre ka kapë,
    Thërret ortakët
    Pjesën t’u japë.

    “Ju nuk dini që të ndani,
    Ndaj, m’u hiqni!- u tha luani.

    E ia nisi pa përtesë
    E ndan drerin në katër pjesë.
    Tre të tjerët nuk po ndihen,
    Kanë nisur të lëpihen,
    Por në fund na u zhgënjyen.

    Të tre luani do i pyesë:
    “Si mbret mua, a më njihni?
    Si më të fortin a më dini?
    Nga të gjithë, a jam më trimi?
    Ja pra, më takojnë tri pjesë.
    Këtë të katërtën po u a lë
    Të kënaqeni me të.
    Në se kini ndonjë ankesë
    Të tre, ma thoni në sy…”

    “Jo, jo, nuk kemi Madhëri!
    Se pushteti e fuqia
    Gjithë të drejtat t’i japin Tya.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje