Dje Gimi i Puros u pa i mërzitur në Rogner. Kish qenë në një takim me Ben Piramidën dhe Kaçin. Tema e bisedës ishte ndryshe nga herët e tjera. Për herë të parë Beni dhe Kaçi nuk ishin të mërzitur me Ramën, por me Berishën. Kjo e tronditi fare Gimin.
-Unë mendoj se jemi në pozitë të vështirë, tha Beni. Sapo bëhemi gati për luftë ne, ky na e prish. Ky shikon vetëm punët e tija, por punët tona nuk pyet fare.
-Po pse, çfarë ka bërë, e pyeti Gimi i Puros i habitur.
-Po ja gjithë këto që dalin nuk janë të mira. Tani del që djali i tij ka kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe u harrua fare ajo që mua më ka kërcënuar Paulini mos të shkoj tek Miss Bjeshka.
-Ke të drejtë vëlla, po e përgënjeshtroi gjenerali. Paska qenë kot ajo. Do ta ketë shtuar ai Withers-i vetë atë. Se ai kishte politikë personale. Dhe kur e takoja unë, sa herë i flisja kundër Ramës bënte sikur nuk e kishte mendjen.
-Po ç’më duhet mua kjo, puna është çfarë thonë njerëzit. Sa bëhemi gati ne t’i biem Ramës, ky del në televizor dhe na la në hije ne. Gjithë dynjaja merret me të. Ne nuk themi dot gjëra kaq të forta sa ai. Ja për shembull, del kabllogrami që njeriu i policisë kriminale, ish bodogradi i tij ka paguar Dritan Dajtin. Ça na ngelet ne. Sa bëhemi gati t’i themi ne Edi Ramës, që komshiu i tij në kat të katërt ka një djalë që ka qenë në burg dhe ti e ke përshëndetur në shkallë një ditë, sfumohemi fare se del kjo e Kuliçit.
-Ke të drejtë, i madh je, çfarë vëzhgimi të hollë ke, po ja prit se dhe nja dy ditë dhe mbaruan këto kabllogramet, nuk e ka mendjen më njeri tek ato pastaj.
-Dakord mo, dakord, po puna është që ky Doktori po na lë në hije. Se ja për shembull sa bëhemi gati ne ta bëjmë copë Ramën për këtë demokracinë e brendshme në parti, ky na e dhjet se ka dy vjet e gjysëm dhe akoma s’ka mbaruar Kongresin dhe të zgjedh Sekretarët. Ne na erdhi koha të përjashtohemi, ky nuk i ka zgjedhur akoma, ndërkohë që kongreset i bëmë në një kohë.
-I madh je, sa vëzhgues i hollë i je. Epo ç’t’i bësh atij, i ka këto huqe, po është burrë i ndershëm aman. E dëgjove mbrëmë apo jo? Ka pasë dashë Zeni të hedh në gjyq Wikileaks dhe nuk e kë lënë. Atij i them burrë shteti unë, jo Ramës që ngeli gjykatë më gjykatë duke bërë padi për shpifje.
-Dakord, nuk them gjë, por na la në hije fare. Nuk kemi ku dalim e çfarë të themi. Se na vë në pozitë të vështirë. Ja dhe një rast tjetër. Sa u bëra gati unë të dilja t’i thoja Ramës që është klientelsit dhe ka biznesmenët e vet, del ky Doktori dhe mbron atë Bashkimin për tenderin e kabllove të internetit. Po kjo na vë në vështirësi se ne kishim në plan të akuzonim Ramën, që ka mbajtur afër një biznesmen që ka pasur restorant dhe që ne kemi të dhëna të sigurta se katër herë ka hëngër pa paguar. Del ky mbron atë Bashkimin dhe atje ha gjithë qeveria pa lek, është si mensë qeverie.
-E vërtetë, tha Kaçi. Dhe mua kur duan të bisedojnë, atje më thërrasin. Hajt se hahet me mirë dhe vetëm hidhet një firmë më thonë. Kam vajtur unë disa herë. Bile një ditë gjeta dhe Mejdanin në rrugë, i thashë dhe atij hajde pimë nj kafe se është restorant i mirë, por s’më erdhi se tha do shëtis qenin.
-I madh je, dhe mua më kanë ftuar disa herë. Po s’ka problem, Rama ka plot pika të zeza që mund të sulmohet.
-Ka, ka, por sa bëhemi gati ne, na e prish pazarin Doktori se hap një debat që e nxjerr atë më keq se Ramën dhe na vë në hall.
-Hajt mo burrë se kështu qahen gjithë palët, tha Gimi. Dhe ata që janë të mërzitur me Doktorin kështu thonë, ne e bëjmë copë Doktorin, por na prish punë ky Rama se është shembull i keq.
-Unë po të qaj hallin tim ty, ti s’më beson i tha Beni. Mirë, ta bëjmë me provë. Shiko çfarë tha Berisha për Wikileaks e çfarë tha Rama. Rama tha janë të vërteta dhe duhet të falenderojmë Amerikën që ishte në anën tonë, Berisha tha nuk janë të vërteta dhe janë shpifje personale të Withers-it. Tani ne na vë në pozitë të vështirë se ti e di unë kam ecur me këmbët e mia nga Llakatundi në Harvard. Tani unë s’them dot këto gjëra, na ka vënë në hall.
-I madh je. Ku nuk të shkon mendja për krahasime. Apo sa bukur flet. Je tamam kryeministri i ardhshëm. Po mirë mo flori ç’të them unë, ishalla qetësohet ky Doktori dhe fillojmë prapë luftën.
-Duhet të qetësohet patjetër se na la pa punë, dolëm jashtë loje, tha Beni. Më shikojnë njerëzit në rrugë e më shajnë, je me atë të çmendurin, më thonë. Duhet ta ndalim patjetër. Ndryshe na mbeti Rama s’e heqim dot.
-Rama është i vdekur i madh. Të siguroj për këtë. Dhe dje ma çoi një mesazh ai miku im nga SHBA, ta kam thënë ty, le që ti e njeh, se është ai hidrauliku që ka pas ardhë në ambasadë për punë që ka një komshi që ka një djalë, i cili njeh një vajzë e cila punon në Departament të Shtetit për Shqipërinë dhe ajo i kish thënë që Rama ka marrë fund se kabllogramet e fundit janë kundër tij, por ne kemi lënë qëllimisht këto të vjetrat në qarkullim të shikojmë kush do gëzohet që t’i biem kokës. E kam të sigurt i madh se ti e di që unë me ta flas gjithë ditën. Rama iku, po si t’ia bëjmë këtij Doktorit të mos na prishë kaq shumë punë.
ube gazeta si ne kafe e nerit ketu ne ridgewood ny mjere ne per politikanet qe kemi ne krye
KJO ESHTE NJE TRESHE SHUME E GODITUR. KUR I SHEH TE TRE BASHKE TE KUJTOHET AI MIKU (GIM NESHO) ME DY BOLET ANASH, NJERA ME E VOGEL (KAC ISLAMI) DHE TJETRA ME E PLOTE (ARBEN MALAJ).
Nuk eshte thjeshte humor,por nje sarkazem therese.Keta palo politikane kemi e keta hijena rrine ne pritje petr te marre ndonje brinje nga pushteti.Mjere ne.
Ka nje shprehje mos na lente perendia pa budallenj se nuk do kishim me ke te qeshim
te qenit e saliut ne krye…. i ka qamet te keqia por nje te mire e ka na ben te qeshim me budallalliqet e tij edhe kur jemi te merzitur
Shikoje mbreme emisionin fiks fare me ato rekordet e qendrimit ne ,uje ngjitja ne malin e dajtit 1612 m ,murin e madh kinez qe ja kalon 400 kryeministave te botes,KUR BOTA NUK KA AQ SHTETE.
Shikon top allin qe thot se fashizmin vetem shqiptaret e kane luftuar
Per te qeshur e per te qare
Ekskluzive/ SHBA mesazh Berishës: Përgatitu të largohesh nga pushteti
Tronditet karrigia e kryeministrit Sali Berisha. Në një valë të gjatë “lëkundjesh” sizmike të marrëdhënieve diplomatike dhe precedentëve të rrezikshëm të abuzimit me pushtetin, duket se ajo që ishte paralajmëruar nga Bashkimi Evropian gjatë muajit gusht, po nis të marrë jetë. “Një fillim i ri për Shqipërinë” quhet misioni i ri i Trojkës, e inatosur sa më s’ka me politikën shqiptare. Por burime të analistëve pranë qeverive më të mëdha, SHBA dhe BE, saktësojnë se qëllimi i ndërkombëtarëve është më i madh; Largimi i Sali Berishës nga pushteti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se janë bërë promotori final për një rotacion në horizont politik dhe pushteti. Shkaku, vetëm pse Berisha nuk e përdori siç duhej shansin e fundit që ndërkombëtarët i dhanë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Burimet i thanë agjencisë AMA, duke analizuar të gjitha lëvizjet e fundit të ndërkombëtarëve dhe deklaratat e tyre, se tashmë nuk ka më asnjë kthim pas. Vendimi është marrë që prej muajit korrik të këtij viti. Por meqenëse kryeministri nuk dha asnjë shenjë jete për kompromis dhe ndryshim timoni, atëherë ia kanë behur nxitjet nëpërmjet kabllogrameve me Wikileaks.
Strategjia
Metoda e kabllogrameve mësohet se ka qenë e parapërgatitur për t’i dhënë shkelmin e fundit pushtetit abuziv, duke i nxjerrë të gjitha pazaret sheshit. Për të rrëzuar të gjitha dyshimet, analistët shprehen se në Tiranë janë kryer disa vizita të fshehta, jozyrtare, të përfaqësuesve të lartë të BE-së dhe SHBA-ve. Sidomos këta të fundit. Duke e quajtur si problem tejet të vogël bashkinë e Tiranës pas vendimit të Kolegjit, agjencitë e huaja ligjzbatuese kanë urdhëruar dhe sugjeruar autoritetet e tyre që me Shqipërinë të veprohet sa më fortë, pasi rrezikoheshin indicio të pakorrigjueshme me kalimin e kohës. Dhe për të shuar të tjera dyshime, përmenden vizitat në muajin korrik të një grupi “qytetarësh” gjermanë përgjatë Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri. Në të vërtetë nuk ishin “qytetarë”, por zyrtarë tepër të lartë në Gjermani, që vendosin për mendimin final të vendit të tyre dhe për raportet që kancelaria Merkel do të mbajë me vendin tonë. Dhe gjëma nuk vonoi, Merkel nuk e shkeli Shqipërinë, siç ishte premtuar nga Berisha. “Qytetarët” erdhën të kamufluar me furgona e makina rasti, shëtitën vendin, takuan dhe Berishën, morën esencën e situatës dhe u larguan.
Gjëma
Po në muajin korrik dhe në vazhdim, ia beh në Tiranë në vizitë sekrete, të paktën dy herë, një prej drejtuesve të lartë të Shërbimit Inteligjent Amerikan. Nuk jepet asnjë informacion, edhe pse kryeministri e takon personalisht. Diskutime në ambasadë, direktiva, analizë e situatës dhe informacioneve dhe më tej kthim në atdhe. Përshtypja ishte shumë negative. Për më tepër që gjatë vizitës së fundit, kreu i CIA-s ka mësuar që qeveria dhe vetë Berisha po finalizonte transaksionet e dyshimta dhe kalimin e aksioneve nga Telekom tek kompania e rrezikshme kineze, e përfshirë me rreth të kuq nga CIA. Të tjera informacione lidhjet me terrorizmin, shitja e sekreteve, trafiku i armëve nga të afërm të kryeministrit, korrupsioni, pastrimi i parave dhe rreziku nuklear. Edhe ky zyrtar u kthye i dëshpëruar në SHBA.
Fratini
Për bashkimin Evropian nuk ka më nevojë të përmenden alarmet dhe paralajmërimet publike. Të gjitha Berisha nuk i dëgjoi. As këshillën e Stefan Fule. Ky i fundit mësohet se shprehet korridoreve të Brukselit se me Berishën nuk ia vlen të diskutohet më për asnjë temë, politike apo sociale. Dhe në fakt nuk ka shkelur prej shumë kohësh në Tiranë, që prej 21 janarit. Dhe kur e thotë komisionari për Zgjerimin në BE, që gjithnjë është në një mendje me ministren e jashtme te këtij organizmi, Katrin Ashton, sipas analistëve pranë kësaj selie, diskutimet për Shqipërinë janë të mbyllura. “Mbërritja e dy negociatorëve nga BE, italianit Fratini dhe ministrit te jashtem grek, nuk janë asgjë tjetër veçse përcjellja e mesazhit ndaj Berishës se tashmë koha e tij ka mbaruar dhe vetëm duhet të lëshojë sa më shumë në favor të opozitës në kompromisë pa kufi”.
Frika
Por nga ana tjetër mësohet nga burime të sigurta se kryeministri nuk ka ndër mend të largohet pa një garanci të paktën familjare. Lëvizjet e fundit që po kryhen në institucione të varura dhe të pavarura, por edhe në udhëtimet e personave të dyshimtë jashtë shtetit, tregojnë qartë se “kriza” qeveritare, por edhe familjare është më shumë prezente. Fratini ka ardhur në Shqipëri të bëhet vetëm garanti i Berishës në emër të Berluskonit dhe të paralajmërojë opozitën se po u prek doktori, kostoja do të jetë e lartë. Nga ana tjetër brenda mazhorancës krisja po thellohet çdo ditë dhe më shumë. Kurse NATO nuk na llogarit më në operacionet e saj në Afganistan, Irak, apo Libi dhe e ka vendin në investigim për disa çështje, deri tek lidhjet e dyshimta me Rusinë, Kinën dhe Iranin.
Obama
Në samitin e fundit, Barack Obama, presidenti Amerikan, ka kërkuar nga qeveria e tij dhe vendet aleate, që demokracia dhe stabiliteti të jenë prioritare, pa cenuar sigurinë e vendeve mike. Por gjithashtu përmendi se lufta ndaj atyre që ndihmojnë terrorizmin dhe godasin Aleancën do jetë pa kompromis. Prej muajit qershor, politika amerikane ndaj Shqipërisë ka ndryshuar ndjeshëm, pavarësisht se lobingjet e errëta që nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar, po përpiqen të mbrojnë ethshëm aksionet dhe asetet e tyre me kryeministrin tonë. Deklarata e Countryman, thonë analistët, është e nxitur nga sekretarja Hillary Klinton dhe kjo e fundit ka direktiva të qarta sipas zonave në hartën e botës për lëvizjet politike dhe çdo zhvillim. BE-SHBA për herë të parë kanë rënë dakort, se Shqipëria duhet të ndryshojë.
Fillim i Ri
Më parë agjencia AMA i ka bërë një analizë të plotë të gjitha këtyre lëvizjeve diplomatike dhe politike, që i pasqyruam edhe në këtë shkrim. Vetëm tre javë më parë direktiva e BE-së ishte “Për një fillim të ri në Shqipëri”, duke cilësuar shkaktar pikërisht institucionin e parlamentit që drejtohet nga Topalli. Kurse kriza qeveritare dhe zgjedhjet i faturohen Berishës. Kurse më pas shkruam për “Vjeshtën e fundit”, që faktikisht e tronditi kabllogrami i Wikileaks, “Rruga e Elbasanit” dhe “vjeshta ra!”.
Ambasadorët
Nuk i kishim dëgjuar asnjëherë ambasadorët të flisnin kaq hapur, ashpër, apo përballë kryeministrit, duke i thënë gjëra të tilla se “ligji është njëlloj për të gjithë”, “ushtria ka qenë vdekjeprurëse”, “nuk po luftohet korrupsioni” e të tjera si këto. Po këto burime i thanë agjencisë se ky muaj do të jetë “katarsisi” më i fortë politik që ka njohur vendi ndonjëherë dhe surprizat nuk do të mungojnë.
The End
Mesazhi i SHBA-ve për Berishën ka qenë final; “se tani nuk e ka më mbështetjen e tyre dhe duhet të bëjë gati valixhet”. Zëra pranë mazhorancës shprehen se kryeministri ka nisur t’i dëgjojë kambanat dhe po përgatit strategjinë e humbjes së pushtetit…