Doktori teston i pari formularët e regjistrimit

15 Shtator 2011, 21:19Antena TEMA

Dje Doktori inauguroi qendrën e regjistrimit të popullsisë. Pasi mbaroi fjalimin, dhe pasi sulmoi Aleancën Kuq e Zi që është kundër regjistrimit etnik dhe fetar, Berisha hyri në sallë ku një vajzë e re ishte ulur me formularë përpara për të bërë një eksperiment.

-Mirdita, i tha Doktori, dhe i zgjati dorën.

-Mirdita, i tha vajza.

-Hë, çfarë janë këta formularë?

-Janë formularët e regjistrimit, i tha ajo. Mund t’i testojmë bashkë…?

-Patjetër, i tha Doktori.

-Atëherë, tha vajza, këtu ke emrin, mbiemrin, kombësinë, fenë, pastaj vijnë të dhënat për bashkëshorten dhe fëmijët.

-Patjetër, fillojmë, i tha Berisha. Emri: Sali, babai: Ram, Ditëlindja…, prit, këtu ka një problem. Unë kam lindë më 1 korrik 1944, por babai ka ra në qytet më 15 tetor 1944 e atëherë e ka regjistru se duhet me qenë të saktë se është census…

-E drejtë, tha vajza, atëherë duhet ta shënojmë 1 korrik 1944.

-Ashtu e kam dhe në pasaportë, por gjithë njerëzit e dinë më 15 tetor dhe s’po e ndryshoj.

-Mirë, tha vajza, vazhdojmë, të dhënat e gruas…

-Emri: Liri, Babai: Rexhep, Nëna: Milica…, kombësia, tani s’di si ta them kombësinë si e kemi ne si rregull, nga nëna apo nga babai quhet…?

-Është e lirë, deklarohet si të dojë, tha vajza, por ne po e shkruajmë gjsyëm serbe- gjysëm shqiptare.

-Ashtu shkruje, duhet me qenë të saktë se është census…

-Feja, cila është feja juaj, e pyeti vajza.

-Feja… s’di si me ta thënë… Ne jena katolikë, por në katundin tonë të parë, në Iballë, kena qenë përtej Drinit, stërgjyshi im u nxeh me priftin e fshatit se dikush i kish rrëfyer diçka dhe ai kish tregue dhe e vrau. U mblodh fshati e na zboi. E na kena ardhë në Viçidol. Aty jena ba myslimanë, por një degë e familjes vazhdon akoma me kenë katolik, pra kushërinjtë e tretë i kena katolikë.

-Nejse, mysliman quheni, tha vajza dhe e shënoi myslimanë.

-Jo, prit, i tha, se një prej vëllezërve të mi ishte ba bektashi, se pinte raki me babain e teqes…

-Nejse, mysliman jeni, tha vajza, po e shënoj mysliman.

Tani të kalojmë tek fëmijët e tu, … të dhënat i marrim nga kompjuteri, duhet vetëm kombësia dhe feja…

-Kombësia shqiptare, i tha Doktori, jo, prit, duhet me qenë të saktë, dy të tretat shqiptare- një e treta serbe.

-Shumë mirë, tha vajza. Feja?

-Feja myslimane. Janë praktikantë të rregullt mysliman, janë kundër bektashinjve dhe çdo sekti tjetër, janë syni, të Rrugës Kavajës.

-Në rregull, tha vajza, me fenë dhe kombësinë mbaruam. Të shkojmë tek pasuria….

-Pasuria, jo, unë s’kam pasuri. Për këto duhet të pyesësh vajzën, djalin dhe gruen. Unë vetëm rrogën time mbaj.

-Mos u shqetësoni, tha vajza. Nuk duam pasuritë që keni me letra, por dhe ato informale se ky është census. Nuk duhet doemos të kenë letra për ato që deklaroni. Këto janë të dhëna konfidenciale, s’i merr vesh njeri, duhen vetëm për statistikë.

-Nuk të ndihmoj dot. Nuk di asgjë. Duhet të vijë djali nga Tajlanda, vajza nga Amerika dhe gruaja dhe të konsultohen bashkë se ata i dinë, unë s’di asgjë. Unë kam veç një apartament të vjetër te Rruga Fortuzi dhe rrogën, asgjë tjetër.

-Mirë, në rregull se pyesim ata, tha vajza. U thuaj mos të kenë frik të tregojnë gjithçka se s’dihet ç’ndodh me vonë dhe e ka si dokument që i kanë pasë pronat. Se ç’nuk po na dëgjojnë veshët. Vdes njeriu dhe pastaj i mohojnë pronën duke thënë është e imja, s’ma ka falë askush.

Doktori nuk foli. Përshëndeti vajzën e regjistrimit dhe doli jashtë.

-Po sikur me m’i nxjerr dikush këto të dhëna, tha, familja më del gjysëm serbe, feja më del gjysëm myslimane, pasuritë me i tregu krejt, çmendet Shqipëria… Kjo Aleanca Faq’ e Zi e ka fajin se po të mos kishin qenë ata kundër, do isha bërë vetë kundër tani.

 

 

 

 

 

 

14 komente në “Doktori teston i pari formularët e regjistrimit”

  1. DJ Achmed Infidel says:

    ehhhhhh sa e hidhur dhe sa e vertete per te qene nje shkrim humoristik———-

  2. Gusmari says:

    E holle, shume e holle dhe e kendshme, por ky derr do plumb. Nuk ja fyen inteligjincen ketij ky lloj shkrimi. Ai do trakte, neper mure, nen deren e shtepise se tij. Atehere i hyn frika ne palce. Asgje nuk harrohet, dikur, ky dhe soji i sorrollopi i tij do te japin llogari. Edhe sikur per 1 te 1000 te atyre qe kane bere te japin llogari, prape se prape do t’u duket si fundi i botes. TE RROJE 100VJEC! Me breke neper kembe, e me pelena, dhe e gjette aty ku i dhemb me shume, tek femijet! Ky dhe fara e tij dolen edhe me te keqinj, nese tani vuajme akoma kusuret e komunizmit, neser do vuajme kusuret e ketyre. ne fakt edhe ky, pjelle e komunizmit eshte! Mua personalisht me “nxjerr mallin” e atyre sekretareve te devotshem te partise se punes. kam njohur disa, por ky ua kalon te gjitheve. Keq, shume keq puna jone!

  3. geno says:

    Saliu dueht te dekalroj vetem racen: QEN

  4. Albann says:

    Vertete mo.Po me emigrantet si do behet ky regjistrim??? Do raportohen pasurite e tyre si pasuri shqipetare nderkohe qe ata kane dhe nenshtetesine e vendit ku jetojne dhe ku kanepronen ?Po qe keshtu kushedi sa do ritet mireqenia e shqipetareveme pasurite qe i perkasin nje shteti tjeter dhe qe jane deklaruar ne censusin e atij vendi…

  5. CFURKU says:

    TERE SA DEKLARON E NXJERRIN GJYSMAK. QE NE GJUHEN E PERDITESHME DO TE THOTE KAQOLLLLLLLLLLLLLLLL, TRAPPPPPPPPPPPPPP, LOQEEEEEEEEEEEEE, BOLEEEEEEEEE, SHKURT IDIOT

  6. saliu burri i shkines says:

    diktatori plak i rjedhur

  7. amantia says:

    per saliun talluni sa te doni e thoni cte doni por nje gj smund tja ndryshoni qe eshte shqiptar dhe e do vendin e tij

    1. Ton says:

      Me qafsh, po ti nga e di?

      1. lola says:

        hahahahahahahahahahhah do kosoven me shume nga vendin e tij ai se me ata eshte bere bythe e breke aman mi le ta mohoje vendin e tij vetem te na zhduket nga syte se nuk duam patriote te tille

    2. spata pret edhe drut e thata says:

      ku bazohesh ti qe edo vendin e tij apo pse ja dha detin greqis po te kishte drejtesi do denohej si tradhetar dhe jo si atedhe dashes,po drejtesin e ka shkaterruar per tju shpetuar tradhetivet qe ben por mos harro nji dit do vej ne bangen e te akuzuareve

  8. amantia says:

    per ton dhe lola, kjo gje duket, por spo kuptoj ku e shihni te keqen nese e do kosoven, kosoves ja ka pa hajrin gjithe shqiperia, gjithe veren po vijne dhe po lene euro ne durres se per ndryshe gjithe ai beton ne bregdet do kishte mbetur muze i frigshem. akoma ju me keto mentalitete, doni te hyni dhe ne evrope, duhet te jeni me open mind , shqiperi e kosove, po behemi nje me europe jo me me kosove qe jemi nje

    1. lola says:

      hahahahahahhahahahhah aman se nuk i duam ato euro vetem vendin mos na qelbni po e di ti moj ppppthate qe durresi nuk eshte me vend turistik vetem prej kosovareve se aty ku flene aty dhe dhjesi e kane bere si turinjte e tyre plazhin e durresit megjithate nejse sa te keni salen hic mos e rruani se nje surrat keni me te

    2. bubi kacurrel says:

      Per ata lloj turiste specash te pjekur qe jeni ju mos e merrni mundimin te vini fare o Amantia ,kur te vish ne Shqiperi here tjeter futi dhe nje kurs te gjuhes shqipe se qenke cope – cope fare zogu

  9. Endi says:

    Po Tani i Credinsit si do e deklaroje kombesine?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje