Tani i Rulit u sqaron gjermanëve barazinë ekonomike me ne

14 Shtator 2011, 21:33Antena TEMA
Tani i Rulit u sqaron gjermanëve barazinë ekonomike me ne

Një ngatërresë e madhe lindi dje pas takimit në Fondacionin Fridrih Ebert. Ndërsa Edi Rama po tallej me deklaratat e Berishës se Shqipëria dhe Gjermania kanë rritjen më të madhe ekonomike në Evropë, Berisha filloi të bërtiste nga vendi, “Mos e besoni, mos e besoni, editorial, editorial… Mos e besoni… Editorial, bëj një editorial…”.

Lajmi u përhap gjithandej dhe shkoi në vesh të Tan Hoxhës. Ai u shqetësua shumë. Halli i tij ishte shumë i madh. E para kishte të bënte me ata që e besonin dhe nuk e besonin. Në këtë rast, Rama po citonte shifrat e tij dhe Berisha po akuzonte Ramën për gënjeshtar, ç’ka i binte që ai kishte gënjyer. E dyta ishte se Doktori sapo kishte cituar atë paradite në një mbledhje qeverie.

I vendosur ta sqarojë situatën ngrihet dhe shkon në fund të Konferencës dhe takohet me gjermanët.

-Unë jam Tani nga Instituti i Studimeve Bashkëkohore, i tha. Ndryshe më thonë Tani i Rulit. Se një kohë ka pasur disa Tana, ka qenë Tani i Topit, Tani Rulit, Tani i News-it dhe Tani i Firences.

-Gëzohemi, i thanë gjermanët. Shpresoj t’iu ecë puna dhe të arrini të funksiononi.

-Ne si institut kemi partneritet të gjerë në Evropë, tha, jemi celulë e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit dhe furnizojmë me të dhëna gjithë kërkimet e tyre.

-Gut, gut, i tha gjermani që drejtonte Fridrish Erbert.

-Ne po ashtu kemi shumë projekte rajonale, kombëtare, por dhe ndërkombëtare, tha Tani.

-Gut, gut, i tha gjermani.

-Ne kemi pasur vitin e kaluar një vit shumë të suksesshëm, i tha Tani dhe Instituti ka bërë rreth 11 milionë euro xhiro nga projektet.

-Gut, gut, tha gjermani. Paska të drejtë kryeministri juaj, ju qenkeni më të fortë se Fondacioni ynë. Ne 10 milionë euro projekte kemi pasur vitin e kaluar.

-Ne shpresojmë që sivjet ta rrisim këtë shifër në 13 milionë euro, i tha Tani.

-Gut, gut, tha gjermani. Ju admiroj për punën tuaj. Stafi juaj duhet të jetë i mrekullueshëm dhe unë do të kisha shuam dëshirë t’i takoja ata.

-Këtu është kyçi i suksesit, i tha Tani, se unë e përballoj vetë gjithë punën, bile jo vetëm këtë punë, por dhe nja tre të tjera, si rektor universiteti privat dhe analist në media.

-Gut, gut, tha gjermani. Kjo qenka mrekullia e 11-të e botës. Një njeri i vetëm bën 11 milionë euro punë në gjithë institutin, bën dhe rektorin dhe analistin, por ju qenkeni për librin Gines. Gut, gut, tha, dhe e shikonte me admirim djaloshin. Ne si institut kemi 600 të punësuar dhe nuk bëjmë dot kaq punë sa ju, tha. Kjo qenka një mrekulli. Po si arrini t’i bëni gjithë studimet vetë, i tha.

-Unë kam marrëdhënie shumë të ngushta me kryeministrin, i tha Tani. Sa herë që duhet të bëjmë një studim, shkoj tek kryeministri flas me të, e kuptoj pak a shumë se çfarë pret ai nga studimi dhe pas 5 orësh maksimumi, ai e ka gati.

-Po kur i di gjërat kryeministri, ç’i duhet studimi, i tha gjermani.

-I duhet se atë s’para e besojnë, i tha Tani, dhe lexon studimet e mia dhe e besojnë…

-Gut, gut, i tha gjermani. A mund të na ofroni ndonjë studim ta kemi si referencë dhe ne, meqë u njohëm, i tha gjermani.

-Patjetër, i tha Tani. Se e pashë pak në TV dhe u bë situata joserioze aty brenda, pasi lideri i opozitës u tall me kryeministrin. Por e vërteta është se unë jam autor i studimit që vetëm Shqipëria dhe Gjermania e kanë përballuar krizën ekonomike që ka kapur Evropën, i tha Tani.

Gjermani këtu heshti.

-Më vjen keq, tha. Ne mezi e përballuam dhe jemi ende me probleme. Kancelaria Merkel është ende e pakënaqur nga fakti se çdo gjerman, nga 40 mijë euro që i ka të ardhurat në vit, i ka rënë në 39.900. Ju sa i keni?

-Ne e kemi 3 mijë euro, por na kanë rënë në 2.950 i tha Tani, pra jemi më mirë se ju në ritmin e rënies së GDP.

-Ah, gut, gut, e kuptova pse qeshën në sallë, tha gjermani, se s’po e kuptoja. Gut guy, gut guy. E kuptova.

 

 

 

 

11 komente në “Tani i Rulit u sqaron gjermanëve barazinë ekonomike me ne”

  1. denny says:

    Mashtrues ordiner se abuzon me shifrat.

    1. CFURKU says:

      SHQIPERIA KA VITE QE VJEN ERA MUTTTTTTTT. TANI QE ERA E MUTIT PO MERR EUROPEN – A THUA VALLE NE TA NDJEJME NDRYSHIMIN. UNE VETE THEM SE NUK NA DEL ERA SA TE JENE NE QEVERISJE MALOKET. MALOK -MUT – MILET

      1. Durim Sosuri says:

        Mero, ke harruar edhe dy Tanat e TVA, Tan Leprin dhe Tanin e DEKA-s. Prit se ka edhe te tjere, por ti them me vone

  2. mali says:

    Ndonjehere dhe ne vdekje te vjen per te qeshur, dhe nastradini i saliut thote qe ritmi i renies eshte me i mire se i gjermaneve. A do vije ajo dite qe kete krimb qe vjen ere gjiriz, ta lesh me 2950 euro ne vit ( e zeme se shifra eshte e sakte).

  3. gjethi says:

    O mero dukesh qe nuk dii anglisht. Nuk thuhet Gut Gay(perkthimi:pederas i mire), por thuhet: Good Guy(djale i mire).Keshtu si thua ti Ani Habibi ish bashkeshortja e Ministro Bambino-s dmth Tanit te Rrulit, paska bere mire,qe e ka ndare dhe eshte martuar me nje plakush gjerman.

    1. raimondi says:

      Ore trap –Ai aty po ben humor –Ate gut e thote gjermanisht dhe tjetren fjale e thote anglisht per te tsallur koqet –pot i qenke me koqe se koqet tona ndaj nuk e kupton

      -Po gjemranet sa roga te larta kane shkerdhatat –40,000 ne vit — P……semes

      1. ela says:

        O Rajmond me ke kenaq sa mire ja ke bere ketij gut gay-it..keta as humorin se kuptojne. ca gallate

  4. Latif Dreqi says:

    Mbaj mend kur ky komentonte: Numri 3 tek 20 hyn 6 here, pra nqs pjestojme 20 me 6 na del 3..dhe mbetja perpjestohet me nenfishin e 3…pra kaq i duhen PD per te marre edhe nje deputet..

  5. Ana says:

    O Gjeth Trapi. nuk eshte gut gay por gut guy dhe eshte ne gjermanisht. ?

  6. valbona says:

    o po ky gjethi do jete nga ato gjethet e fishkura,ketij do ti jene thare dhe trute dhe te gjitha me rradhe

  7. Ruli Buçe says:

    shume i neveritshem ky T.K.K,qe do te thote tani- kokra -k…..,sa do kisha qejf ta shkruaja me qarte kte tfundit.Ka te drejte ai boti larte qe tha se e para e pa çfare kari ishte dhe e la ,dhe kjo tjetra e di qe ky keshtu eshte, por kjo nga qe eshte shpirt zeze se merte njeri e ngeci te ky qe na ben si koka me zgjuar e rulit,te ballina larte lexoni.Punonjese ne tatime eshte nusja,ne zyren juridike me duket ,kush e njeh nga afer e miratone kete qe them.. .Skam per ta haruar kure Tan hijenen ne mbrojtje te vjedhjes se 8 majit ,LEGEN eshte pak! Uturak invalidesh…..!Fare e qelbur. Kjo e share e fundit do i beje me sh. pershtypje ( hajdut votash)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje